Al-Punk
Still here
TIRANE-Shqipëria dhe Serbia kanë arritur kështu një marrëveshje reciproke për heqjen e taksës doganore, për të gjitha produktet bujqësore. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit". Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.
Ne nje prononcim per Gazeta Shqiptare, Ismail Beka, ekspert në fushën e tregtisë, thotë se Ballkani është një treg, ku eksportet shqiptare i kanë humbur shanset. Sipas tij, Shqipëria nuk ka avantazhe konkurruese, krahasuar me një treg solid si ai i vendeve ish-Jugosllave. Pjesa më e madhe e eksporteve bujqësore tona janë perime, të cilat eksportohen të freskëta me shumë pak vlerë të shtuar. Ndërsa, prodhime tradicionale që njiheshin në këtë treg si pijet alkoolike (konjak, raki) apo duhan, sot nuk eksportohen më. Kompanitë shqiptare nuk i ruajtën ato tregje që ndërmarrjet shtetërore patën krijuar, ndërsa është shumë më e vështirë hyrja e një produkti të ri. Do të duhej një përpjekje e madhe për të bërë që një konsumator maqedonas, serb apo kroat të zgjedhë të konsumojë një pije freskuese shqiptare, ndërkohë që me një çmim më të ulët (në rastin më të keq aq sa ai i prodhimit shqiptar) zgjedh një produkt, të cilit i njeh shijen, arrin të lexojë etiketën dhe mbi të gjitha, e njeh si markë, - thekson ai.
Nga Serbia importojmë sheqer, misër, fara, e prodhime të tjera, hyrja e të cilave në tregun shqiptar është lehtësuar nga "rruga e kombit". Ndërkohë, me Kosovën një marrëveshje e tillë ende nuk është në fuqi dhe më shumë se një herë autoritetet dhe biznesi kosovar janë ankuar për taksat doganore, që vendosen nga Shqipëria me çmime referencë të ekzagjeruara, si për shembull në rastin e patates. Sipas ministrisë, kjo ndodh se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave.
(s.g/Genci Kondi/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Keto jane marreveshje qe bejme paraprakisht per te hyre ne EU kur ne EU na duhen dhe 15 vjet per te hyre tamam. Normalisht ka disa standarte qe EU tenton t'i harmonizoje me vendet qe po aplikojne, por keto vende kane dhe te drejten te zgjedhin cfare u intereson (te pakten aty ka qene futur marreveshja dikur me Maqedonine, ndersa kjo me Serbine bente pjese ne nje tjeter marreveshje/direktive).
). Shkulja do leke, mbledhja do leke, e vendos ne thase (edhe keto blihen natyrisht), pastrim! E kur ja ke bere gjithe kete pune vjen tjetri ta blen me cmim qesharak me te cilat nuk nxjerr as shpenzimet qe ke bere! Provo mos e shit po deshe me shpresen e nje cmimi me te mire. E provuam me prodhimin e vjetshem te fasuleve dhe ne zonen time ndodhi nje permbytje dhe iku edhe gjysma e prodhimit me ujin perpara! Ne gjithe ate zinxhir me siper, shteti nuk nderhyn ne asnje pike per te dhene nje dore ama taksat ne fund i kerkon deri ne pike te fundit! Tani sipas teje, sa pare kerkohet per te arrit deri tek prodhimi final? Sipas teje, sa pare ka nje bujk dhe sa kohe mund ti duhet serish nese digjet heren e pare?