Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

kastriot

Primus registratum
Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

url]



Shumë herë disa prej tyre vinin natën me makina të shoqëruar me ndonjë femër të bukur. I ndërronin dhe vinin me ndonjë të re. Mbylleshin në dhoma dhe qëndronin me drita të fikura deri në mëngjes

Flet Faik Daja, ish-roja i parlamentarëve për orët e pasmesnatës në hotel

"Aventurat e deputetëve me femrat tek "Arbana"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

LAJMI

Quhet Faik Daja, ka kryer studimet e larta në Shkollën e Policisë, është 64 vjeç dhe rrëfen historinë e tij të rrallë, por të vërtetë gjatë punës së tij si roje i deputetëve te hotel "Arbana". Duke shërbyer edhe gjatë orëve të natës, Faiku tregon disa prej lidhjeve sporadike të parlamentarëve me bukuroshet shqiptare. Me vërtetësi dhe korrektesë ai tregon se si gjatë orëve të pasmesnatës deputetët ktheheshin në hotel të shoqëruar nga vajza të reja, të cilat e kalonin natën në dhomat e katit të tretë. Sipas ish-rojes, deputetët shqiptarë bëjnë një jetë nate aktive, ndërsa në mëngjes ata nisen në kohën e duhur drejt seancave parlamentare. Gjatë punës së tij 9-mujore pranë deputetëve të hotel "Arbanës", Faiku tregon se në sjelljet ndaj femrave, socialistët dhe demokratët ishin të urtë dhe xhentilë.

JETA NE HOTEL

- 60 deputetë flenë tek "Arbana"
- Shumica janë nga koalicioni qeveritar
- Dy ditë në javë shkojnë në shtëpi
- 7 deputetë hanë darkë në hotel
- 90 për qind janë të martuar
- 10 deputetë luajnë me letra në darkë
- Të gjithë e pinë kafen e mëngjesit në hotel

Shumë prej deputetëve vinin në hotel "Arbana" pas mesit të natës, të shoqëruar me vajza të reja, ndërsa në mëngjes ato iknin herët dhe asnjëherë nuk ka pasur incidente". Kështu shprehet eskluzivisht për "Gazetën Shqiptare", ish-roja i deputetëve, Faik Daja, i cili është i njohur prej të gjithëve për shërbimin e tij korrekt gjatë 9 muajve të punës në hotel. "Ata mbylleshin në dhoma dhe qëndronin me drita të fikura pa bërë asnjë zhurmë", thekson ai.

Cila ishte detyra që kryenit ju te hotel "Arbana"?
Për 9 muaj rresht unë shërbeva te hyrja kryesore si roje. Detyra ime ishte që të ruaja makinat e deputetëve dhe vetë deputetët. Që në fillim, ju them se punën time e kam bërë me ndërgjegje dhe askush nuk kishte vërejtje për mua.

Në ç'orë e fillonit punën?
Orari i punës sime niste më 15.00 të drekës deri në 07.00 të mëngjesit të ditës tjetër. Një ditë e kisha punë dhe një ditë pushim. Sapo shkonte ora 11 e natës unë kisha detyrë t'i vija drynin portës.

Në ç'orë ktheheshin deputetët në dhomat e hotelit?
Kthimi i deputetëve në hotel vazhdonte deri në orët e pasmesnatës. Disa vinin në orën 12, ndërsa të tjerë i binin borive rreth orës 1 ose 2 pas mesnatës.

A ishin të dehur apo esëll?
Kishte raste që e mbanin veten, por shpesh herë deheshin keq. Kishte edhe raste që i mbante dikush prej krahësh ose mbaheshin te parmakët dhe nëpër mure derisa hynin në dhomë.

A fusnin deputetët femra gjatë orëve të natës?
Po. Por jo të gjithë. Shumë herë disa prej tyre vinin natën me makina të shoqëruar me ndonjë femër të bukur. Ndodhte që pas dy-tri ditësh i ndërronin dhe vinin me ndonjë të re. Mbylleshin në dhoma dhe qëndronin me drita të fikura deri në mëngjes.

Si reagonit ju në këto raste?
Detyra ime ishte që t'i mbroja nga keqbërësit dhe jo nga femrat. Unë i ndihmoja vetëm kur më kërkonin ndihmë. Por ata s'më flisnin fare në kësi rastesh. Vetëm kur u vinin njerëzit e familjes ose gratë, më kërkonin ndihmë për t'u mbajtur valixhet.

Cilët deputetë ishin më të suksesshëm me femrat, socialistët apo opozitarët?
Te femrat nuk kishte ndarje të tilla. Të dy palët ishin në garë se kush gjente femra më të bukura. Për hir të së vërtetës do të them se ato vajza që hynin aty, ishin me të vërtetë të bukura?

Si ishin?
Ndonjëherë me minifunde, ndonjëherë me dekolte dhe shumë rrallë të veshura me pallto dimërore. Ata vinin aty pas darkave që kishin ngrënë nëpër lokale luksoze. Ngjiteshin në katin e tretë. Kur ishin të dehur, gati e përplasnin makinën te hekurat e portës, duke i rënë fort borisë.

Ka pasur raste kur një deputet është mbyllur në dhomë me dy femra njëkohësisht?
Po. Ka pasur disa raste me një deputet nga Shqipëria e Mesme. Ai ishte i pashëm dhe femrat e pëlqenin. Ndërsa një tjetër nga Veriu hyri në dhomë me tre vajza, në orën 2 të natës.

A mendoni se femrat paguheshin prej deputetëve apo shkonin pa parà?
Nuk e di. Vetëm mbaj mend një rast kur një vajzë e bukur zbriti një mëngjes nga lart dhe tha: "I kam marrë kot së koti 100 dollarë, sepse nuk ishte i zoti të bënte gjë fare". Por kjo ndodhte me ata që ishin të vjetër. Mendoj se kryesisht femrat shkonin pa pagesë.

Çfarë mbani mend tjetër?
Një herë erdhi një bukuroshe dhe kërkoi një deputet. Ai më kishte thënë që, po të më pyeste kush, t'i thosha se nuk është në dhomë. Unë i dhashë këtë përgjigje, por ajo u nxeh dhe më tha: "I thuaj se për ato sytienat që më ka mbajtur si kujtim, do t'i çoj letër Parlamentit". Pastaj u qetësua, qeshi dhe iku.

A e përgjonin deputetët njëri-tjetrin gjatë natës?
Jo. Në hotel ishte qetësi. Askush nuk përgjonte, sepse të gjithë ishin seriozë. Por në mëngjes, kur hipnin në makina, hidhnin ndonjë kunj për njëri-tjetrin.

Keni hyrë ndonjëherë në dhomat e deputetëve?
Po. Kur më thërisnin për t'u blerë cigare. Janë me kushte të mira dhe me vaska. Gjatë kohës së lirë ata lexonin ose luanin me letra. Ndërsa dikur në katin e gjashtë ka qenë një bilardo që u prish.

Përse nuk pranoni të punoni më pranë deputetëve?
Sepse më datën 16 shtator në orën 11 e 30 të natës disa policë më kanë rrahur padrejtësisht e mizorisht dhe më kanë shkaktuar shumë dëmtime në trup. Megjithëse gjatë kësaj kohe të gjitha strukturat e prokurorisë dhe të shtetit më kanë dhënë të drejtë, fajtorët nuk janë ndëshkuar. Unë e respektoj shtetin dhe pres vendimin e drejtë. Kam mbaruar Shkollën e lartë të Policisë dhe gjithmonë kam qenë korrekt në punën time.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

Kastriot.
Une per deputetet do them vetem nje shprehje te popullit shqiptar per keto raste.
"Nevojtores nuk i vjen turp nga pordhet"
 

kastriot

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Kastriot.
Une per deputetet do them vetem nje shprehje te popullit shqiptar per keto raste.
"Nevojtores nuk i vjen turp nga pordhet" [/qb]
Jam plotesisht dakort me ty, por edhe Nevojtorja e ka nje nje ane pozitive se kryen nje funksion ne dobi te njeriut. Po keta "deputetet" as me Nevojtoren nuk mund ti krahasosh.


Kastriot
 

atleti

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

50 VJETET E FUNDIT KEMI PASUR GJITHMONE FIGURA QE
SHARAKE DHE KRIMINELE NE PARLAMENT.
POR KETA TE FUNDIT JANE ANTARET E PARLAMENTIT TE
NJE KOHE VERTETE KRITIKE PER FATET E VENDIT KU ME
I DALLUARI ESHTE NERITAN CEKA QE DIREKT FITOVI
VETEM 112 VOTA.
MJERE NE PER KETA QE NA KANE ZAPTUAR DHE NUK LEVI
ZIN SE JANE BERE EDHE PJESTARE TE KUALICIONIT
ANTIIRAK!
 

Prim

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

Mortja qe si ha te gjithe bashke, e te shpetoje popull ziu, se po te dalesh ne rruge, ju garantoj une gjen 140 burra e gra 100 here me te mire se ata qelbesira.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

Fillimisht postuar nga Prim:
[qb] Mortja qe si ha te gjithe bashke, e te shpetoje popull ziu, se po te dalesh ne rruge, ju garantoj une gjen 140 burra e gra 100 here me te mire se ata qelbesira. [/qb]
Po pra dakort jam une me ty por keta "deputetet" e mbajne vehten edhe per "Baballaret e Kombit" dmth perfaqesuesit e tij dhe per kete perfaqsim paguhen me siguri jo pak, per te mos folur per hajdutlliqet qe bejne dite e nate.


Kastriot
 

u74

Primus registratum
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

He mor edhe ju ... pse iu bjeni ne qafe ketyre deputeteve qe jane nga rrethet dhe jane te detyruar te qendrojne ne hotel.
Fundja edhe ata njerez si gjithe te tjeret jane!

Pa kane nevoje edhe ata te gjoret per nje cike ngrohtesi,ne fund te fundit ata s'po i detyrojne me zore femrat qe te shkojne ne dhomat e tyre ,ju e dini se femrat bejne shume pas njerezve me pushtete.

Ne duhet qe ti falenderojme deputetet tane qe nuk shpenzojne parate e shtetit(te taksave) qe te shkojne 2 ose 3 here ne jave ne shtepite e tyre anembane Shqiperise vetem se te flejne nje nate me grate e tyre,se fundja keshtu do te pengoheshin edhe punimet e Parlamentit.

Po ata deputete te cilet jane beqare,sipas jushe edhe ata duhet qe te ruajne "virgjeritetin" !?

Nje fakte mua me duket shume negative ne kete histori,p.s kur nje deputete gjen dy femra ose tri
(keta patjeter jane te PS-se)duhet qe te mendoje edhe per te tjeret qe nuk jane dhe aqe te sukseshem me femrat qofshin keta opozitare.
A ju kujtohet si ka pase thene axha Pjeter(Arbnori) "opozitare por vellezer"!

Me erdhi shume keqe qe nje deputet i moshuar nuk kishte mundur qe te bente detyren e mashkullit me nje femer,po te kisha qene une aty do te isha solidarizuar me kete deputet qofte ky edhe Shaban Memia i PD-se dhe do ta kisha kryer detyren me sukses, pa u kursyer aspake.

Ne fund te fundit meshkuj jemi dhe duhet te jemi nje cike me solidare,nuk e di se c'fare mendojne grate?
 

mostro

Putraku
Re: Imoraliteti i Deputeteve tane "te dashur"

ejjj po as edhe nje emer deputeti!!!!
na paska thon nji xhaje tane keto gomarrliqe ene nji emer nuk e qiti pre vedit.
dhe nqs deputetet shkojne me kesi lloj femnash ateher mire bejne.a ja u kini pa nonji here grate atyreve te shkreterve.njona si dhi tjatra si fuci.mall i vjeter komunizmi.
ore me tere keto halle qe kane deputetet a nuk paskan te drejte per nje cike defrim me shale gjatat e tirones <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top