Immortality Drive...

Aki

Paint It Black
Nje pajisje me kapacitet shume te larte te memorjes me 12 tetor te vitit 2008 u transportua ne Stacionin Internacional Hapesinor. Kjo pajisje permban vargje te digjitalizuara te ADN-se se disa figurave te shquara boterore, sic eshte fizikanti Stephen Hawking, humoristi Stephen Colbert, nje model i playboy Jo Garcia, krijuesin e lojerave Richard Garriot, shkrimtaret e zhanrit te fantazise Tracy dhe Laura Hickman, mundesin profesional Matt Morgan dhe bicikletisti profesional Lance Armstrong. Ky mikrocip poashtu permban dhe nje kopje te nje libri per femije te shkruar nga Stephen Hawking dhe vajza e tij Lucy, qe titullohet 'Celesi i fshehte i George per Universin'...
Qellimi i krijimit te kesaj pajisje ka qene ruajtja e ADN-se se races njerezore ne forme te nje kapsule kohore ne rast se ndodh ndonje fatkeqesi globale qe mund te shkaktoje zhdukjen e njerezimit.

-Lexova diku komente se do ishte mire sikur te vendosnin ADN te dikujt qe permban mutacionin gjenetik CCR5- delta 32, qe paraqet gjenin e vetem rezistent ndaj infeksionit te HIV...

Cfare mendoni ju, a eshte ide e mire te ekzistoje nje pajisje e tille ne orbiten e Tokes?
A mendoni se jane zgjedhur vargjet e duhura te ADN-se, a vlejne keta njerez te perfaqesojne ardhmerine e njerezimit? Kush nuk ia vlen dhe kush mungon qe duhej te perfaqesohej aty?
 

Dreamer

Under the Dome
Aki, dicka e tille eshte bere para disa dekadash :)
440px-The_Sounds_of_Earth_-_GPN-2000-001976.jpg


440px-The_Sounds_of_Earth_Record_Cover_-_GPN-2000-001978.jpg


Voyager Golden Record është një disk gammofoni që u dërgua në dy sondat hapësinore te Programit Voyager, i filluar në vitin 1977, që përmban tinguj dhe imazhe të zgjedhura për të sjellë variete të ndryshme të jetës dhe kulturës në Tokë. Ai është projektuar për çdo formë të jetës jashtëtokësore apo të ardhmen e specieve njerëzore.Anija kozmike Voyager do te udhëtoje afro 40.000 vjet për tu afruar te një tjetër yll.

Shanset që dikush gjen janë jashtëzakonisht të largëta në lidhje me pafundësinë e hapësirës ndëryjore. Një zbulim i mundshëm nga një formë e jetës aliene mund të jetë vetëm në një të ardhme shumë të largët. Dërgimi i tij në fakt shihet më shumë si diçka simbolike sesa një përpjekje e vërtetë për të komunikuar me jetën jashtëtokësore.
 

Aki

Paint It Black
Kjo eshte si prezantim, domethene nese Voyager vjen ne kontakt me qenie intelegjente diku ne univers, te njohtoje ata mbi karakteristikat e races njerezore, ndersa Immortality Drive eshte me shume shprese qe pasi te zhdukemi ndonje qenie te na meshirohet e me replikim te ADN-ve te na klonoje e misheroje perseri njerezimin :)
 

gurax

Pan ignoramus
Po, keto pllakat me lart jane dy versione te ngjashme qe jane vendosur tek secila Voyager, 1 & 2. Permbajne regjistrime te dallgeve te detit, cicerima zogjsh, pershendetje te thena ne disa gjuhe te botes. Kjo ne njerin krah te diskut. Ne krahun tjeter jane instrusktionet se si te lexohet/intepretohet ajo qe gjendet ne krahun e regjistrimeve, si dhe disa fakte baze qe jane te verteta per te tere Universin dhe cdo qenie me arsye do te mund te dalloje se per se eshte fjala: shpejtesia e drites ne vakum, gjurma spektrale e hidrogjenit, edhe nja dy fakte te tjera qe s'i mbaj mend. Si dhe me pas, koordinatat e Sistemit Diellor ne Galaktike relativisht disa pulsareve te njohur dhe shume jetegjate ne galaktike (kjo psh eshte ajo qe shihet ne figuren e dyte, poshte majtas, ne formen e atyre segmenteve me gjatese te ndryshme qe bashkohen ne nje pike. Pika e bashkimit eshte Sistemi Diellor dhe gjatesia e segmentit korespondon me distancen e pulsarit perkates. Ndersa ato dy rrathet e bashkuar me nje vize ne mes, poshte djathtas, eshte raprezentimi i molekules se hidrogjenit nga dy atome hidrogjen, secili me nje proton ne berthame dhe nje elektron ne orbite).

Ok, red level geek alert. E lashe. :p
 

Aki

Paint It Black
Sa bukur, kemi derguar informata aq precize per t'ua lehtesuar mundesine te na zhdukin nga faqja e dheut :D
 
  • Like
Reactions: dev

gurax

Pan ignoramus
"Agent Smith? Is that you?" :p

Nderkohe, kjo ideja per te nisur e per te mbajtur ne orbite kete kapsulen me zinxhiret e ADN te ketyre personazheve, per mendimin tim eshte pak si ide disi femijenore ne realizim ne kete menyre, ndonese me pelqen shume si ide prej verteti.
Por per te qene prej verteti, nuk do te duhej te ishte keshtu. Do te duhej te ishte qe pervec ketyre personazheve qe jane permendur, te kishte edhe komplet rekordet e zinxhireve gjenetike te 'mapuar' te nja 100 ose me teper bankave te gjakut kudo neper bote. Nese ke zinxhiret gjenetike te 1, 10, apo 100 personave, nuk vlen per shume gje nese dikur do te kete nje katastrofe dhe ne te ardhmen do te duhet te rishikojme kasaforten per te nxjerre cfare na ka humbur (gjenetikisht). Por kur flitet per nje sasi prej 5000 individesh, nese disponohen zinxhiret gjenetike te 5000 individesh, ne natyre eshte demonstruar qe kjo sasi eshte me se e mjaftueshme per te patur nje "self sustainable population" (popullate qe mund te suportoje vetveten) ne kendveshtrimin qe lejon shkartisje gjenetike dhe riperzjerje te informacionit gjenetik pa patur rezikun e 'inbreeding' si dhe te kete individe mjaftueshem nese brenda 2-3 gjeneratash pasardhese, rreth gjysma vdesin dhe me pas gjysma e gjysmes se ngelur semuret nga nje X faktor gjenetik dhe perseri deshton te propagandoje informacionin gjenetik pas 2-3 brezash te tjere. Vetem ne kete menyre mund te kete ndonje shprese qe duke i bere nje simulim pothuajse si replika te fenomenin natyror te shkartisjes gjenetike, te mund te kemi 'rinovim' ne informacionin e humbur gjenetik ne ate te ardhme ne te cilen u desh te konsultohej kasaforta.
 

Aki

Paint It Black
E bukur si ide
Mua me intereson fakti se ne baze te cilave kritere kane zgjedhur keta njerez, ok ka logjike per disa, po pro wrestler? playboy model? Nuk e di si do i ndihmonin njerezimit gjenet e tyre, po sidoqofte kjo qe thua dhe ti, nese vjen deri ne ndonje kataklizem global nuk besoj se do ndihmoje kjo, as te mbijetuarve, nese ka, e mos flasim fare se ndonje race tjeter do behej aq kurioze sa te na rikrijoje duke e ditur se kemi qene aq idiote sa te zhdukim veten :)
 

gurax

Pan ignoramus
Mendoj se reziku me i madh i vetvetes jemi ne. Nuk jam i mendimit qe ndonje rrace tjeter do te jete ndonjehere shkaktare per shkaterrimin tone. Keto mund te jene ide shume te bukura dhe qe japin mjaft fantazi per skenare filmash, por ne realitet nuk duhet te harrojme nje te vertete aq te ftohte dhe te qete, sa eshte e frikshme: "Space is big. Really big. You just won't believe how vastly, hugely, mind-bogglingly big it is. I mean, you may think it's a long way down the road to the chemist, but that's just peanuts to space." -- Douglas Adams

Dhe ka edhe te verteta te tjera, po kaq te ftohta dhe si rrjedhim po kaq te frikshme ne vertetesine e tyre enderrthyese. Nese pranojme qe Universi eshte ky qe eshte, eshte po i njejti kudo dhe per te tere. E nese eshte keshtu dhe nese pranohet perseri qe burimi ultimat i energjise ne Univers eshte procesi i anihilimit, me clirim energjie maksimal teorik dhe qe asnjehere nuk do te mund te arrihet ne praktike, sipas formules ne fakt te thjeshte E=m*c*c, atehere po e njejta gje vlen jo vetem per ne, por edhe per cdo qenie kudo ne Univers. Nuk e mbaj mend se sa del llogaria, pertoj ta bej tashti por do e bej ne nje moment tjetr kur te jem me me shume nge per te luajtur me formula relativiste, :p por keto llogari japin disa shifra absurde ne kohen e kerkuar per nje udhetim vajtje-ardhje deri ne yllin me afert me Diellin, Alfa dhe Proxima Centauri, qe eshte vetem 4 vitedrite larg, me nje anije kozmike le te themi me permasat sa nje aeroplanmbajtese e sotme. Me nje motorr qe shfrytezon anihilimin, madje pa humbje ne ambient, 100% rendiment ne konvertim. Koha e duhur per udhetim eshte dicka afro 500 mije vjetesh, a dicka e ngjashme.

Nderkohe, Galaktika vertet qe ka miliarda yje, por keto miliarda yje jane te shperndare neper nje hapesire fantastikisht te madhe. Per te krijuar nje ide per shkallen per te cilen flitet, ja nje analogji. Imagjinojme Sistemin Diellor sa madhesia e orbites se Plutonit. Kete hapesire e zvogelojme derisa te arrije ne permasen e nje qelize gjaku. Ne kete permase, Rruga e Qumshtit do te ishte perafersisht me permasat e kontinentit te Amerikes Veriore.

Edhe une jam dakord me ty Aki, kam frike se ne jemi aq idjote sa te zhdukim veten. Shpresoj vertet ama qe ta kem shume gabim kete mendim.

-
Since, in the long run, every planetary society will be endangered by impacts from space, every surviving civilization is obliged to become spacefaring--not because of exploratory or romantic zeal, but for the most practical reason imaginable: staying alive. -- Carl Sagan
 

Dreamer

Under the Dome
Po lexoja verdalle qe me Propulsoret e ri* Ionic te Nasa (edhe pse projekt i 1929 pak a shume) Njeriu do arrije ne Mars ne 2 jave :D
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
Hahahahahahah
Me tha nje shoqe njehere, pse nuk regjistrohesh per te shkuar ne Mars, po tha ta kesh parasysh do duhet te besh shume femije ta shtosh popullsine :)
 

Aki

Paint It Black
sa do flisja per multiverset e realitetet e perseritshme qe krijohen sa here qe ne marrim ndonje vendim e si keto mund te ekzistojne ne ate pjese te universit qe ne nuk e shohim dhe se ne fakt mund te mos jemi vete ne univers po te jemi shoqeruar me kopje tona, po ku le lezet ti
 

dev

Forumium maestatis
Iteligjenca e njeriut eshte mbi ate te Ufove por 5 % ose 10 % e kemi ne pune dhe cmundet te bejme nese eshte e gjitha ose te pakten gjysma 50% njeriu mundtet te thyej cdo shpejtesi ku te kaloje nga planeti ne planet me minuta ne disa me ore :) me me shekuj ende jemi shum mbrapa.. gradualisht do arim te njofim pertej kufive edhe pse nuk duhet te perzihemi me jete te tjera me krijesa sepse del te fjala e AKI qe do na zhdukin me vetem nje BUTON si ENTER
 
Top