Imazhokracia

Imazhokracia

albin-kurti-150x150.jpg
Nuk bëhemi dot vend që përparon gjersa të mos i themi dy fjali themelore. 1. Ne jemi të mirë. 2. Ne mundemi. Pra: vetërespekt dhe vetëbesim.

Shkruan: Albin Kurti

Rrëfimi për imazhin në Kosovë, për dëmtimin a lartësimin e tij, është rrëfim për shitjen në treg, është rrëfim për shqetësimin se nuk do të shitemi, se nuk do të mund të shitemi, se do të mbesim pa u shitur, se nuk do të blihemi, se nuk do të na blejnë, se do të na bie vlera në treg, se nuk do tiu duhemi, se mund të jemi të papërdorshëm. Është frikë përgjatë shikimit të padronit klient mbi ne. Është frikë pas reduktimit të dyfishtë: së pari në mall dhe më pas në ambalazh të mallit. Frikë që mund ta zëvendësojë vetëm kënaqësia jonë për kënaqësinë e tjetrit teksa vendosi të na blejë.

Asgjë në Kosovë nuk theksohet e përsëritet sikurse njohjet e tyre dhe ambasadorët tonë. Kush do të na njohë, kush do të na njohë së shpejti, e kush paralajmëroi njohje. Paralelisht me emrat e ambasadorëve që aq shpesh u duhet të kthehen në Kosovë kur përcaktohen, emërohen, vërtetohen, konfirmohen e fjalë të tjera të ngjashme si këto. Ndoshta pse kjo është krejt çka kemi, ndryshe prej gjendjes para shpalljes së pavarësisë. Një Kosovë e ndryshuar së jashtmi, por jo përbrenda. Vetëm kaq: pagëzimi dhe ata që na e pranuan pagëzimin. Nuk jemi sikurse emri që kemi dhe pa emrin pothuajse që sjemi. Ambalazh pra. Jo vetëm shtet i ambalazhuar. Shtet (si) ambalazhë.

Na njohin shtete për të cilat kurrë skemi dëgjuar dhe kurrë sdo të dëgjojmë më. Me rëndësi që u dha lajmi për to. Që i njohëm duke na njohur. Secila njohje bëhet lajm i parë me të cilin pritet prej nesh që të magjepsemi. Secili pranim i Kosovës rrëfehet si një mrekulli thuajse do ta ngop të uriturin, do ta shërojë të sëmurin e do ti gjejë punë të papunit. Prej anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të panevojshme ndërkombëtare, e deri te secila deklaratë për anëtarësimin e Kosovës në NATO e BE, që askush nuk e di se kur do të ngjajë. Pranimin politikanët tonë e propagojnë ashtu siç e mendojnë: si hyrje në një VIP klub nate atëherë kur nuk i ke rrobat adekuate, por megjithatë arrin të hysh disi. Dhe, të shikosh e shikohesh aty brenda. Të shfaqesh atje, të dukesh në vendin në të cilin do të qëndrosh gjithnjë i sikletosur, meqë i vetëdijshëm se nuk e ke bash vendin aty. Të bëhesh veçse ashtu siç tashmë ishe: inferior gjer në dhembje.

Imazhi nuk është vetëm jashtë Kosovës, vetëm imazh i Kosovës. Një regjim që e bën Kosovën imazh për të tjerët, nuk na kursen neve banorëve të imazhit. Dominimin e imazhit e gjen kudo, saqë dominimi i imazhit dhe dominimi i regjimit nuk janë dy gjëra të ndryshme. Edhe shkollat i ndërtojnë, edhe rrugët i shtrojnë, edhe spitalet i renovojnë për syrin e kamerës. Për imazhin që ato paraqesin. Një shkollë e ndërtuar ose një pasjisje e sjellur në spital janë të mira për pushtetin nëse imazhi i saj është i mirë. Nuk ka gajle nëse ska energji elektrike dhe as ujë rregullisht, nëse nuk ka mësues të përgatitur e mjekë profesionistë. Qytetarët do ti bartin pasojat me atë rast, e jo pushtetarët. Këta kanë pasoja vetëm atëherë kur imazhi i asaj që paraqesin ka defekte, jo kur defektet janë te përmbajtja reale e asaj që xhirohet.

Kurrë nuk do të arrijmë të bëhemi shtet i njëmendtë duke prioritizuar imazhin tonë, duke e bërë imazhin masë të (mos)veprimeve tona. Dogma e imazhit po na ngujon. Ajo po i bën njerëzit pasivë e statikë, po prodhon njerëz që kanë shumë turp ndaj të huajve dhe fare nga vetvetja, njerëz pa vetëbesim dhe pa vetërespekt, njerëz që nuk besojnë sepse besojnë në dështim, dhe krejt çfarë brengosen është që të mos konsiderohen fajtorë mandej për atë që ngjau. Pra, njerëz në trotuar, njerëz që rrinë anash, e të cilët nëse eventualisht do ti thërrasin si dëshmitarë, do të thonë se kanë qenë duke fjetur. Dhe, do të mendojnë se kanë gënjyer!

Nuk bëhemi dot vend që përparon gjersa të mos i themi dy fjali themelore. 1. Ne jemi të mirë. 2. Ne mundemi. Pra: vetërespekt dhe vetëbesim. Përgjegjës sepse duam të veprojmë. Përgjegjës edhe atëherë kur nuk vepruam. Përkundër, pikërisht përkundër, propagandës që na vjen nga lart e cila mundohet të na bind se populli ynë svyen gjë, se puna e tij sështë gjë, se ai nuk është i mirë dhe mbase shyqyr që smundet. Nuk jemi të fyer e të poshtëruar pse na sundojnë në mënyrë jodemokratike; na sundojnë në mënyrë jodemokratike sepse paraprakisht na kanë fyer e poshtëruar, duke mos na llogaritur si njerëz tamam. Në sytë e tyre, kur nuk jemi fëmijë, u ngjajmë si të çmendurit, që duhen kontrolluar e mbikëqyrur pa u dhënë llogari.

Imazhi ynë, në të vërtetë, është ky vrapim pas imazhit, ndërkohë që jeta politike e kulturore dhe gjendja socio-ekonomike po rrëgjojnë me shpejtësi edhe më të madhe se ky vrap pas imazhit. Ishte qesharake ajo pamja teksa ambasadori amerikan Christopher Dell nënshkruante marrëveshje me Thaçin dhe Sejdiun për një ndihmë Kosovës prej 13 milionë eurosh. Pikërisht në ditën kur po demonstrohej në Prishtinë kundër protokolleve të bashkëpunimit EULEX-Serbi, Sejdiu e Thaçi merrnin para në emër të Kosovës që për nga shuma janë minore në krahasim me pasurinë që e kanë krijuar ata për vete. Në fakt, kjo sishte aspak qesharake. 13 milionë euro janë shumë qesharake për Sejdiun e Thaçin që slanë djem e vëllezër të tyre pa punësuar në pozitat ku ndahen tenderët nëpër ndërmarrjet e rëndësishme publike.

Mirëpo, duket që ndërkombëtarët i duan mu këta politikanët e korruptuar sepse ata janë posaçërisht të dëgjueshëm, ata mundësojnë që ndërkombëtarët as të mos kenë nevojë ti përdorin fuqitë e tyre ekzekutive, por edhe për shkak se mu ata e bëjnë të nevojshme sundimin e ndërkombëtarëve në sytë e popullatës, e cila e ndrojtur siç është, nuk do që të mbetet në duar të kriminelëve vendas.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23484

Top