IMAZHI I NJE QYTETI

niky

Primus registratum
IMAZHI I NJE QYTETI

Imazhi I nje qyteti krijohet nga nderthurja e 5 elementeve:itineraret,anet,zonat,nyjet,sinjalet.por dhe pershtypjet personale dhe perjetimet e hapesires.Ajo qe duhet te bejme per te kuptuar imazhin e nje qyteti eshte ti zberthejme secilin nga 5 elementet me vete,duke i thjeshtezuar dhe me pas duke I riintegruar se bashku per te pare si funksionojne se bashku.Per kete fillimisht duhet ti identifikojme keto elemente,te bejme leximin dhe ne fund interpretimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve.
1-Itineraret,me to kuptojme kanale hapsinore,dicka qe pershkrohet dhe qe mundeson perjetimin e hapsires.Ato mund ti fiksojme ne varesi te vazhdueshmerise,pengesave qe hasin(nderprerja me nje lume),nga nje pamje e vecante,nga funksione/aktivitete qe mund te kete pergjate tyre,nga gjelberimi etj.Itineraret kane dhe role drejtues qe lidhet me origjine-destinacion dhe te japin mundesine te “masesh”qytetin,te dish ku je dhe sa rruge ke akoma per te bere.Ato duhet te kene identitet,mungesa e tij shkakton ngaterres,konfuzion dhe ankth te qytetaret.Kjo mund te shkaktoj ndjenjen e humbjes ,rast tipik jane metrot. 2-Anet jane kufizuese midis dy zonave/momenteve te ndryshme si: brigje,fronte zhvillimi,nje rrresht pemesh,silueta etj3-Lagjet/zonat jane sektore me madhesi te konsiderueshme ku mund te hysh brenda dhe mund te perjetosh hapesiren.Nje zone duhet te kete identitet,te kete vecantine e saj,e cila perforcohet nga:homogjeniteti arkitektonik,funksione/aktivitete,vlera historike,zhurma/konfuzioni,shenja,shtresa te ndryshme sociale,emri i zones etj.4-Nyjet jane fokuse strategjike,ku mund te hysh brenda,te tilla jane:pushimet e trafikut,stacionet e metrove,te trenit,aeoroporte etj.Ato mund te jene nderthurje itineraresh ose koncentrime tematike(jane brenda dickaje) dhe te shkaktojne ndjenjen e te ftuarit drejt tyre.5-Shenjat jane cdo lloj elementi i spikatur qe terheq vemendjen dhe sherben si pike orjentimi.Ato behen lehtesisht te dallueshme nqs kane:forme te qarte,kontrasojne me sfondin,kane vendodhje te rendesishme.Nje element mund te sherbej si shenje nqs ai shikohet nga shume pika,krijon kontras me elementet rreth tij,ka nje histori te vecante,dominon silueten e qytetit etj.Shenjat me te perdorshme nga njerezit jane ato lokale ,qe shihen nga nje zone e caktuar,me te cilat njerezit jene familjarizuar.
Metoda si baze projektimi
Hapat qe duhen ndjekur per te bere nje analize lidhur me imazhin e nje qytei jane:1-Vezhgim vizual,njohje e pergjithshme e qytetit,intervista bazuar ne nje model statistikor.Pasi eshte bere kjo behet nje krahasim me imazhin qe ka publiku.2-Studiohen problemet kritike dhe behen studime te detajuara te identitetit dhe struktures se zones.3-I gjithe materiali permblidhet ne harta dhe raporte qe duhet te japin imazhin baze te zones.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: IMAZHI I NJE QYTETI

me fal niky mos po ben gje detyrat ne AF?
pippiripi.gif
 

niky

Primus registratum
Re: IMAZHI I NJE QYTETI

pse te besdisi ty e ashtuquajtura "detyre",edhe mund te mos e kishe lexur.
 
Top