ILDKP: Fshehja e pasurive, prokuroria po mbyll dosjet
Inspektorati i Pasurive: Po sfidohet drejtësia

Hetimi për fshehjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit përplas dy prej agjencive kyçe të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kurseu dje “tonet” e larta ndaj prokurorisë. ILDKP

deklaroi ankimimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit të organit të prokurorisë për pushimin e procedimit penal ndaj subjektit, me funksion ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, i kallëzuar penalisht nga ky institucion për veprën penale akuzën e “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal. Për rastet e kallëzuara penalisht, ILDKP vëren se organi i prokurorisë aplikon standarde të ndryshme për raste të ngjashme, pavarësisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vërtetimi me prova shkresore është i njëjtë për të gjitha rastet. ILDKP konstaton se për zyrtarë, kryesisht lokalë, prokuroria realizon një punë serioze për dërgimin e çështjeve për gjykim. “Kjo iniciativë nuk vihet re për rastet kur ILDKP kallëzon penalisht zyrtarë të nivelit të lartë e që vërtetohet se nuk justifikojnë legjitimitetin e pasurive disamilionëshe të krijuara”, theksoi zëdhënësi i ILDKP-së, Albi Serani. Inspektorati i Lartë vlerëson se një praktikë e tillë nuk i shërben qëllimit të përbashkët të dy institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Më datë 21.01.2009, ILDKP dërgoi në organin e prokurorisë kërkesën për nisjen e procedimit penal ndaj subjektit, pasi, në përfundim të kontrollit të plotë mbi vetëdeklarimin e këtij zyrtari, rezultoi me burim të pajustifikuar likuiditetesh në shumën prej 300.000 euro, në gjendje “cash”. Në deklarimet e subjektit në ILDKP është shprehur se kjo shumë është “dhuratë nga nëna dhe kursimet familjare të prindërve me deklaratë me shkrim jo noteriale”, e cila vërtetohet me dokumentin firmosur nga shtetasja E.N., datë 06.07.2005, e administruar si provë në dosje. Më pas, i pyetur në ILDKP për saktësimin e burimit të kësaj shume, subjekti është shprehur se “këtë shumë nuk e kam pasur asnjëherë në dispozicion”, pavarësisht faktit që e ka të deklaruar në deklaratat e dy viteve të ndryshme (2007 dhe 2008). Njëherazi, sipas ILDKP-së, ky zyrtar nuk ka deklaruar një apartament banimi të blerë në Tiranë, si dhe të ardhurat e realizuara nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Më dt.11.09.2009, organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e procedimit penal ndaj subjektit, me arsyetimet absurde se “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale” dhe se “nuk vërtetohen dashja dhe qëllimi për të bërë deklarim të rremë apo për të fshehur pasurinë”. Në vendimin e prokurorisë bëhet e ditur se, lidhur me burimin e shumës prej 300.000 eurosh, shtetasja E.N. ka deklaruar se kjo shumë “nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se ajo e kishte gënjyer djalin e saj…”, duke shpjeguar më tej edhe arsyet personale e familjare për këtë veprim. Me të njëjtën logjikë, prokuroria ka argumentuar pushimin e procedimit dhe për banesën dhe pagat e padeklaruara nga ky zyrtar. Pranimi i bërë nga organi i prokurorisë për këtë justifikim nuk është bindës për Inspektoratin e Lartë. Për këtë arsye, ILDKP i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për prishjen e vendimit për pushimin e procedimit penal dhe urdhërimin për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23502. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23502