Ilace te nje cilesie me te dobet!?!?

Al-Punk

Still here
Shqiptarët kujdesen më shumë për makinat, sesa për shëndetin e tyre

Tiranë – Mjekët shpesh na drejtohen: “Mos ejani tek ne kur jeni në gjendje të rëndë. Kujdesuni paraprakisht, kryeni kontrolle mjeksore edhe kur konstatoni një problem të vogël, pa e lënë atë të bëhet shqetësues”. Por a veprojmë ne kështu, apo i drejtohemi mjekut kur sëmundja e ka bërë punën e saj?
Hiç fare nuk kujdesemi për shëndetin, kur kemi ndonjë dhimbie ia fusim me Aulin në farmaci, pa u konsultuar me mjekun fare” - shprehet Mimeko Shino duke dalë nga QSUT – ja. Në vend që t’i drejtohemi mjekut, ne shpesh themi: “Hë se do të kalojë, është nga koha, e kam nga lodhja, nga stresi etj”.
S`kam kohë, s`kam asgjë, thjeshtë lodhja, stresi, këto dhe shumë justifikime të tjera përdoren nga shqiptarët për të evituar kontrollin tek mjeku. Gjë kjo, që i duket normale vetëm kur ndiejnë se nuk mund të vazhdojnë ta kalojnë me një justifikim apo një qetësues në farmaci, por ka ardhur koha të marrin vesh se çfarë po ndodh me to.
Por a është vetëm indiferentizëm i yni ndaj shëndetiti tonë? Qytetari Flamur Ahmeti, ndërsa futet i nervozuar në QSUT thotë: “Ke frikë të shkosh të vizitohesh se nuk ta var njeri. Bëra një analizë dhe doli në rregull, kur unë në fakt kam problem, dhe e ndiej që s`jam mire”.
Kemi probleme ekonomike, s’kemi ti paguajmë vizitat. Lekët s`na mjaftojnë për vizita e ilaçe, kështu që nuk vete, ose vete vetëm kur jam vërtetë shumë keq. Pastaj pse të vete te mjeku? Siç ju thashë, vajta bëra analiza dhe më thanë se isha mirë, ndërkohë që unë ndihesha keq. Mu desh të bëja kontrolle të ndryshme për të zbuluar problemin që kisha” – shtoi Ahmeti.
Problemet financiare dhe neglizhenca e shqiptarëve janë faktorë kryesorë që shpesh çojnë në përkeqësimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe shpesh i marrin jetën shumë qytetarëve.
Mjekët: Pacientët vijnë kur sëmundja ka agravuar
Lidhur me çështjen Eral Myrto, mjek në repartin e kardiologjisë tha për Gazetën IDEA se shqiptarët duhet të mesohen me kulturën e vizitës te mjeku, dhe jo të kontrollohen vetëm kur e ndjejnë se nuk mund ta përballojnë më dhimbjen me një qetësues.
Sa kujdesen shqiptarët për shëndetin e tyre?
Me keqardhje mund të them se shiptarët nuk kujdesen për shëndetin e tyre, pasi vizitohen vetëm kur sëmundja është agravuar dhe ndiejnë se nuk mund t`ia dalin më me një qetësues
Kur vijnë shqiptarët të vizitohen?
Askush nuk vjen kur janë shfaqur simptomat e para, vijnë vetëm kur sëmundja e ka bërë gjysmën e punës”.
Si ju duket raporti mjek – pacient?
I mirë deri në momentin kur i jep recetën e ilaçeve, pasi shpesh e refuzojnë pirjen e tyre
Pse ndodh kjo?
Ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë. Së pari, është gjendja ekonomike”.
Si veprohet me ato pacientë që nuk kanë mundësi financiare për të blerë medikamente?
Ne ilaçet i japim kur i kemi, por kur mungojnë i japim një recetë. Por kur pacienti nuk është në kushte të mira ekonomike i japim një recetë me ilaçe me çmime më të përballueshme, por që janë cilësi pak më e dobët. Nuk kemi si të veprojmë ndryshe”.
Çfarë mendoni se duhet bërë për të parandaluar sëmundje, kurimi i të cilave kërkon kosto të larta financiare?
Duhen qëndra diagnostike pa pagesë, gjë kjo që do ndihmonte në parandalimin e sëmundjeve. Sepse kur pacientët s`kanë para, s`bëjnë grafi dhe përkeqësohen duke ardhur këtu me një gradë të avancuar të sëmundjes”.
Myrto shtoi gjithashtu se konstaton mungesë informacioni tek shqiptarët për të kuptuar sëmundje të ndryshme, dhe neglizhencë për tu kujdesur në mënyrë sistematike për shëndetin e tyre.
Batuta e një mekaniku, se ne shqiptarëve nuk na zë gjumi pa e gjetur se nga i vjen zhurma motorrit të makinës, ndërsa kur na bën shurmë koka, nuk shkojmë të vizitohemi, duket se është mëse reale.

------------
Po lexoja shkrimin me siper dhe me beri pershtypje nje pjesez e intervistes se mjekes: qe thote I japim nje recete me ilace me cilesi pak me te dobet, por me cmime te perballueshme!?
Tani une e kuptoj qe cmimi dhe perceptimi i luksit ne nje shoqeri konsumi si kjo e sotmja jane dicka normale. Por kur vjen puna tek ilacet, ndryshimi i cmimit dhe percaktimi i disa ilaceve si me te dobeta apo me te mira (duke u nisur dhe nga cmimi me duket pak i cuditshem.

Ilacet, ashtu si uji, o jane te mira, o mos i perdor! Cfare po ndodh keshtu me mjekesine kur mjeku percakton cmim ilacesh si cmimi i rrobave te luksit!?
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
Cmimi mund te jete i ndryshem sepse nuk mund te mendohet qe nje kompani qe ka gjetur ilacin te vendose te njejtin cmim me ate kompani qe ka filluar ta prodhoje ilacin pasi qe i ka skadu licenca. E para duhet te nxjerre leket edhe te kerkimeve qe ka bere, studimet e deri ne momentin qe e ka hedh ne treg ndersa e dyta e ka gjetur gati. Duhet thene qe pamvaresisht se ilaci xhenerik duhet te jete i njejte me ilaçin origjinal, gjithsesi kane ndryshime te vogla. Mund ta vesh re nese merr antibiotike origjinale dhe ato xhenerike. Nje pjese e mire e ktyre te dyteve te japin diarre psh. Principi aktiv eshte i njejte, por mund te jete e ndryshme menyra e perpunimit.
Gjithsesi, ne Itali psh i japin shume prioritet xhenerikeve qe kushtojne me pak sepse jane njelloj me origjinalet dhe natyrisht paguhet me pak! Eshte nje stimul per ti bere njerezit qe te harxhojne me pak dhe njekohesisht te kryejne terapite. Edhe farmacistet te thone qe ky ilaç kushton kaq por kemi edhe xhenerikun qe kushton me pak. Nese personi deshiron mund te marre xhenerikun ose te mbaje origjinalin duke paguajtur me shume. Ka kontrolle natyrisht qe i kontrollojne keto xhenerike! Kush kerkon pastaj mund te marre edhe origjinalin.
 
Ndoshta eshte pak territor qe nuk e njoh mire (nuk e njoh fare). Por ai qe ka bere kerkimin/studimin ka dhe patenten dhe mund te percaktoje nje cmim per ilacin e tij. Nje tjeter po perdor nje tjeter ilac. Ideja eshte qe per nje gjendje shendetesore perdoret nje ose me shume ilac qe ndihmojne trupin te rimarre veten. Sic po kuptoj ka ilace te ndryshme qe ndihmojne per te njejten gjendje shendetesore dhe ca shiten me shtrenjte e ca me lire!? Kjo ka sens.
Por te thuash te nje cilesie me te dobet, nga nje mjek me duket e frikshme kur flitet per ilacet. Cilesi me e dobet do te thote qe reagimin i ilacit ndaj gjendjes shendetesore nuk eshte i sigurte, dhe shpeshhere sjell dhe "rrezik" me vete. Kete kuptoj une kur me thone "kjo [gje] eshte me cilesi te dobet"
 
Top