Il Caravaggio - pikturimi me drite hije

katsune

cherry blossom
Besoj se ketij nenforumi nuk duhet t'i mungoje nje teme mbi Caravaggion :)

Jeta

Michelangelo Merisi da Caravaggio ka lindur më 29 shtator 1571 dhe ka vdekur më 18 korrik 1610. Karavaxhio është përfaqësuesi i parë i teknikave të kontrastit të hije dritës në pikturën Baroke, e cila u quajt dhe kiaroskuro apo dritëhije. Ai u bë i famshëm dhe për një jetë agresive dhe të egër. Është thënë se ai ka vrarë një burrë dhe për këtë arsye është larguar nga Roma. Vdekja e tij ka qenë misterioze në 1610 dhe i ka intriguar dijetarët për një kohë të gjatë. Një nga teoritë është se u vra në një plazh të braktisur toskan dhe një tjetër është se u gjet i shembur në këtë breg për shkak të një sëmundje. Antropologët Italian, vetëm disa kohë më pare, njoftuan se kishin gjetur mbetjet e tij. Ai studjoi dhe u formua si piktor në Milano dhe ishte i dashuruar pas Ticianit. Në 1592, në moshën 21 vjeçare, Karavaxhio u vendos në Romë. Ajo ishte e zhurmshme, plot piktorë dhe dekoratorë. Gjatë shekujve XVI dhe XVII u ndërtuan shumë kisha dhe palate, të cilat prisnin të mbusheshin me vepra arti. Jeta e Karavaxhios u zhvillua përmes aventurës. dhe ajo qëndron mes dritës dhe errësirës. Ai ishte një burrë me natyrë pasionante, gjë e cila e çoi deri në vrasje. Qeveria e asaj kohe vuri një shpërblim për kapjen e tij. Kjo bëri që të fshihej në mënyrë të vazhdueshme. Gjithësesi të gjithë studjuesit e tij kanë zbuluar se kjo gjendje e vështirë për të jetuar në liri të plotë, nuk ndikoi në krijimtarinë e tij. Kjo bëri që të realizonte me gjëndje thellësisht të zjarrtë të gjitha pikturat e tij baroke. Kjo është mrekullia e Karavaxhios, një mrekulli e shenjtë e portretizuar në përmasa që vetëm ai i zotëronte. Pikturat e tij janë shprehje të njohjeve të thella mbi artin e të pikturuarit. Ai kombinoi vëzhgimin realist të gjendjes njerëzore: si fizike dhe emocionale duke përdorur dramaticitetin e dritave. Kjo shkaktoi një ndikim të madh mbi shkollën baroke të pikturës. Pas manierizmit që kishte drejtuar artin për gjatë një shekulli, u shfaq Karavaxhio, i cili u shqua si një risi në pikturë. Ai shfaqi natyralizmin radikal, i cili karakterrizohej nga pikturimi me dritë hije dhe dramaticitet emocional madje dhe teatror, ku kalimi i dritës në terr bëhej me vlera të vogla dhe mesatare. Ndikimi i tij në stilin e ri barok, që përfundimisht doli nga rrënojat dhe mënyrat e veçanta të manierizmit, ishte i thellë. Ajo mund të shihet direkt apo indirekt në punën e artistëve të tjerë të mëdhenj europianë si: Rubens, de Ribera, Bernini. Shumë artistëve që e ndoqën i‘u dha emri karavaxhistët.

Stili

Studjuesit e kanë përcaktuar risinë stilistike të Karavaxhios si një stil me vlerë, me thjeshtësi dhe vëmendje në detajet natyrore, gjë e cila e afron pikturën e tij më pranë me natyralizmin e Gjermanisë sesa të formalitet të stilizuar dhe madhështisë romake. Realizmi i tij mbi temat fetare nxjerr në pah anë shpirtërore të shquara. Studjuesit e tij kur i veçojnë temën fetare nga karakteret e pikturuara mendojnë se ajo nuk duket një pikturë fetare në të gjitha detajet...zbulon një vajzë të ulur në një fron prej druri… tharjen e flokëve …zbulon pendimin, vuajtjet, premtimin për shpëtim…është realizëm ose natyralizëm intensiv, për të cilat Karavaxhio është i famshëm. Ai preferoi të krijojë subjektet e tij siç i sheh ata, me të gjitha difektet e tyre natyrore dhe nuk i idealizoi, nuk i tjetërsoi, nuk i modeloi. Kjo e lejoi të shfaqë të plotë talentin e tij virtuos. Për kohën ky ishte një ndryshim i madh me klasikët e tjerë si me praktikën e pranuar standarde dhe idealizmin klasik të Michelangelos. Karavaxhio vuri në diskutim në njërën anë risinë e tij dhe në anën tjetër, atë çka ishte konfirmuar si, art klasik. Realizmi i tij ishte një tipar i rëndësishëm i pikturave të veta gjatë kësaj periudhe. Me krijimtarinë e këtij lloji i‘u ktheu shpinën përgatitjeve të gjata tradicionale në Italinë Qendrore. Ai e preferoi praktikën veneciane për të punuar direkt me vajra mbi subjektin e vizatuar, qartësoi teknikën e njohur të hije-dritës dhe i dha asaj një pushtet të madh, e ktheu në një teknikë përfundimtare, errësoi hijet dhe i transferoi mbi subjekt, ku u përplasën me kontrast të plotë mbi një bosht të dritës. Dhe ky ishte një verbim. Kjo i dha atij popullaritet të madh. Ai punonte shkathët dhe shumë shpejt në krahësim me procesin e sotëm në pikturë. Ai punonte direkt mbi kanavacë dhe trajtonte ngjyrën me fundin e furçës së përpunuar. Mbijetojnë shumë pak vizatime të Karavaxhios.

Pas vdekjes
Kur ai vdiq kishte famë, por ajo ishte famëkeqe. Karavaxhio ishte harruar pothuajse menjëherë pas vdekjes së tij. Vetëm në shek. XX u zbulua rëndësia e tij në zhvillimin e artit Perëndimor. Nga biografshkruesit mund të selektosh shumë thënie e situata të kundërta ndaj Karavaxhios. Piktori i njohur Nicolas Poussin filloi të bërtas dhe duke thirrur me zemërim është dëgjuar të thotë: “Unë nuk do ta shikojë më veprën e tij. Ai është i pështirë. Ky njeri ka lindur për të shkatërruar artin e pikturës. Ai bën një pikturë vulgare që mund të jetë vetëm punë e një njeriu të rëndomtë. Shëmtia e pikturave të tij do ta dërgojë në ferr. “ Kjo tregon se piktura e tij u kritikua dhe u thumbua për një kohë të gjatë. Kjo bëri që ai të harrohej për dy shekuj. Federico Zuccari e akuzonte si një imitues dhe përdorues i ngjyrave kuqërrme. Ai kishte dhe shumë probleme të shpeshta me komisionet e fetare, kur merrte porosi mbi vepra të ndryshme, pasi pikturoi me realizëm modele të gjalla të kohës së tij. Modelet ishin kërkesë themelore e artistit për realizmin e veprave. Ai mendonte se ata bënin dhe vetrealizimin e piktorit. Disa kanë qenë të identifikuar si Mario Marko dhe Francesco Boneri, të dy artistë. Ata i paraqiti si figura të ndryshme në punimet e hershme laike, por edhe si engjëj. Modelet e tij femra ishin ato që i shkaktuan më shumë probleme me kishën. Fillide Melandroni, Anna Bianchini dhe Maddalena Antognetti idhin konkubinat e Karavaxhios dhe të gjitha prostituta të njohura, të cilat paraqiten si figura femërore fetare duke përfshirë Virgjëreshën Maria dhe shenjtore të ndryshme. Vetëm në ekspozitën e Milanos e 1951, kur puna e tij u shfaq në ekran për një publik të zgjedhur u arrit që kritika e kohëve moderne të tregohej e vetëdijshme për thellësinë artistike që përfshihej në të gjithë veprat e Karavaxhios.
 

katsune

cherry blossom
1600 - 1601, Cappella Cerasi, Chiesa S.Maria del Popolo, Roma.

Conversion_on_the_Way_to_Damascus-Caravaggio_%28c.1600-1%29.jpg
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
9 shtator 1571 , Lindi Michelangelo Merisi i njohur si Caravaggio , piktor Italian , me nje ndikim prej piktures Baroke.

Caravaggio_-_San_Gerolamo.jpg
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Po edhe ky , nuk i hapa teme tjeter meqe paska nje ekzistuese te postuar nga broken edhe me shume informacion.
 

Aki

Paint It Black
Po lart ka shkruar se me 29 shtator eshte, mos kete ndonje gabim teknik tek datat?
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ah se po kontrrolloja tek faqet italiane me duket se ke te drejte , pavarsisht se ne google , shkruhet njehere 29 - 28 apo data te tjera. Gjithsesi se paskam gjetur burimin e sakte per kete :p
Ja presim pergjigjen e broken , si njohese e mire e artit italian.
 

Aki

Paint It Black
Ee se sidoqofte nuk ua preme ne kerthizen kur linden, me rendesi qe na kane lene vepra te bukura :)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ahahaha. E drejtë!
Duket absurde por ka njerëz që i fiksojnë datar e lindjes të njerëzve të medhenj , shkrimtareve , një pedagoge e imja ishte shumë e përpikte e interesuar për këto gjëra.
(Ne na dukej qesharake)
Mjafton që të shërbejne për qarkullim të informacioneve qe kemi ose nuk kemi për këto, se i harrojmë ndonjëhere , por për datat ja ashtu siç the ti ashtu është e drejta.
 
  • Like
Reactions: Aki

katsune

cherry blossom
bobo datat e lindjes une asnjehere nuk i fiksoj...meqe e kam akoma librin e artit te gjimnazit e mora per te kontrolluar nese eshte specifikuar, por edhe aty shkruhet se Caravaggio ka lindur rreth vitit 1571 (intorno al 1571), sic mund ta shikoni me poshte.



atehere i shkruajta nje shoqes time qe ka mbaruar studimet per Lettere e beni culturali, dhe ajo me tha se data e lindjes se Caravaggio-s ka qene mister per shume kohe...madje shume studiues te Artit jane munduar ta gjejne neper arkivat e kishave te ndryshme te Milanos, sipas disave ka lindur me 29 shtator qe eshte edhe festa e San Michele Arcangelo, prej ku edhe emri Michelangelo...derisa para ca vitesh nje person i thjeshte qe kishte pasion artin krejt rastesisht kishte gjetur dokumentin e pagezimit te Caravaggio, i cili daton me 30 shtator. pra ka shume mundesi qe Caravaggio te kete lindur nje dite me pare pagezimit, me 29 shtator. :)
 

Aki

Paint It Black
Jo qe mua datat numrat s'me pelqejne, i kam fiksim madje vete :p, por kam kuptuar shpesh qe per sa i perket historise jo perhere do kemi data ekzakte nga e kaluara, prandaj dhe ka shpesh te dhena kontradiktore :|
 

katsune

cherry blossom
Një stil të tillë pikture kishte edhe Rembrandi, me këto dritëhijet e forta.

e vertete. nuk e di nese rembrandt eshte frymezuar nga caravaggio. :) skenat e caravaggios gjithsesi kane nje dimension me dramatik, ndersa rembrandt nese ishte dramatik ne veprat e para me kalimin e kohes e zbuti doren.
 

Artin

Papirus rex
e vertete. nuk e di nese rembrandt eshte frymezuar nga caravaggio. :) skenat e caravaggios gjithsesi kane nje dimension me dramatik, ndersa rembrandt nese ishte dramatik ne veprat e para me kalimin e kohes e zbuti doren.
Kjo më shkoi edhe mua në mendje.
Unë besoj që Rembrandi është ndikuar nga pikturat e Karavaxhos. Dhe jo vetëm nga ai, po dhe nga të tjerë.
Çdo artist i madh, ka edhe idhujt e tij, që e kanë frymëzuar dhe kanë ndikuar në punën e tij.
 
Top