Ikona amerikane përfundon në duart e kinezëve

Albforumi

Primus registratum
Ikona amerikane përfundon në duart e kinezëve

hummer.jpg
Vetëm katër muaj pas fillimit të supozimeve se General Motors (GM) do ta shes Hummerin tek prodhuesi kinez i motorëve industrial Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery, marrëveshja është arritur edhe zyrtarisht.

Sipas draftit të marrëveshjes, prodhuesi kinez do të merr përsipër 80 për qind të aksioneve në Hummer, derisa 20 për qind do ti takojnë investitorit privat Suolang Duojiu.

Edhe pse amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë sa para kanë marrë për Hummer, burimet jozyrtare pohojnë se bëhet fjalë për një shumë prej 150 milionë dollarësh.

Sipas marrëveshjes, kinezët do të vazhdojnë të prodhojnë automjetet e mëdha sportive në fabrikat e GM në Shreveport e Mishawaka deri në muajin qershor të vitit 2011, apo më së largu deri në qershor të vitit 2012.

Në mënyrë që blerja të kryhet edhe zyrtarisht, duhet tua bëjnë aminin edhe agjencitë rregullatore amerikane dhe kineze./telegrafi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=838. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=838

Top