iken Blair, vjen Brown...

iken Blair, vjen Brown...

pas frances nje shtet tjeter i rendesishem europian pritet te ndryshoje liderin. tony blair ne nje pronuncim te paralajmeruar ka vendosur te largohet nga detyra e kryeministrit te britanise pas 10 vitesh ne kete post. brenda qershorit blair do lere zyren dhe pritet qe pasuesi i tij te jete gordon brown...
roli i blair ne politiken globale ka qene i nje rendesie te vecante. ai do te mbahet mend per fitoret dhe deshtimet ne lidhje me ceshtje te ndryshme si psh. lufta ne irak apo qendrimi perballe euros.
 

MLK

Primus registratum
Re: iken Blair, vjen Brown...

Blair ka qene nga Kryeministrat me te sukseseshem te historise angleze, leader qe diti te ngreje ne piedestal partine e puntoreve dhe te majten angleze. Arritjet ekonomke te Anglise gjate "mbreterise" se tij jane te dukeshme dhe politika e tij e brendeshme ka qene teper efikase ne kete drejtim.
Ne pikat qe do mbeten negative hyjne deshtimi ne politikat sociale per ngushtimin e disniveleve, kure ne politiken e jashtme, perdorimi i argumentave per justifikimin e nderhyrjes ushtarake ne Irak, si psh ai i zoterimit prej Sadam Hussein te armeve te shfarrosjes ne mase, te cilat dolen me vone te rreme, i vune vulen kredibilitetit te tij ne opinionin anglez.
 

hawk

Primus registratum
Re: iken Blair, vjen Brown...

Deshtimi ne politiken sociale(ne disa politika) dhe aventurat agresivo-ushtarake me justifikime altruiste e largojne T.Blair nga vija "normale" e Partise se Punetoreve.Ajo parti ka qene historikisht e ndjeshme ndaj fenomeneve sociale.Ish lideri e shnderroi ne nje parti me tipare te djathta jasht qellimeve dhe fantazise se themeluseve te saje.
Nuk e di sa mund te quhet pjestar i nje partie puntoresh,partie te majte nje lider qe "lind" i tille por iken pa asnje gjurme te origjines duke projektuar levizjen puntore me nje prespektive te dyshimte per ekzistencen e saje.
 

MLK

Primus registratum
Re: iken Blair, vjen Brown...

Cdo njeri ka te drejte nga kendveshtrimi i vet!
Mos harrojme se partia e puntoreve ne Angli krahasohet me te djathtet ne France apo Itali, keshtu qe fjala social ne shqoerine angelz tingellon disi keq kur flitet per socializem.
Politikaneve moderne sot nuk u kerkohet iluzionizem po pragmatizem, rezultate te prekeshme e ne kete pike Blair arriti "misionin" e tij pas reformave drastike te periudhes se gruas te "hekurt" Thatcher.
Gjate 10 viteve qe udhehoqi Angline, ne menyre te vazhdueshme uli papunesine dhe sot Anglia ka % nga me te ultat ne bote te papunesise te vendeve te zhvilluara.
Permiresimi dhe efikasiteti i politikave sociale, fatkeqesisht nuk varet me nga qeverite pour nga kocshienca kolektive, pasi ka lidhje me projekte afatgjata 10-15 vjeçare ku kerkohet solidaritet nga shtresat e pasura, fjale te cilen kane kohe qe e kan fshire nga fjalori.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: iken Blair, vjen Brown...

Del me koken lart /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif ;
jan te paket "politikanet" qe kerkojn falje edhe kur bejn gabim - me mire vone,se kurre!
I ri dhe brilant,me gjith Madame.
 
Top