Igli Tare: Linçim politik familjes sime

komino

Valoris scriptorum
shkarkimet ne administrate sipas opozites

PS: Ja harta e shkarkimeve ne administrate
E Merkure, 12 Korrik 2006
Partia Socialiste deklaron zyrtarisht, se numri i personave te shkarkuar nga administrata shteterore pas nderrimit te pushteteve ka arritur ne 10 mije. Sipas te dhenave qe disponon selia roze, rezulton se numrin me te madh te te larguarve nga puna e mban Tirana, me 4400 te tille. Ndersa ndiqet nga Berati, Dibra e Durresi, perkatesisht me 440, 420 dhe 420 te shkarkuar. Lista e hartuar me kujdes nga partia me e madhe e opozites numeron 47 te larguar ne Malesine e Madhe, 265 ne Shkoder, 49 ne Puke, 130 ne Kukes, 38 ne Has, 23 ne Tropoje, 65 ne Bulqize, 94 ne Mat, 130 ne Lezhe, 90 ne Mirdite, 70 ne Kurbin, 61 ne Kruje, 51 ne Kavaje, 44 Rrogozhine, 185 ne Elbasan, 78 ne Gramsh. Te njejtin fat kane pasur edhe nepunesit e qyteteve te tjera, nder te cilet Peqini me 40 te larguar, Librazhdi me 92, Fieri me 378, Mallakastra me 190, Lushnja me 68, Kucova me 78, Skrapari me 46, Gjirokastra me 400, Tepelena me 69, Permeti me 49, Korca me 530, Kolonja me 70, Devolli me 207, Pogradeci me 180, Vlora me 396, Saranda me 63 dhe Delvina me 54 te shkarkuar. Sipas sekretarit Per Burimet Njerezore, Blendi Klosi, qeverisja e re nuk ka zbatuar asnje kriter ligjor ne shkarkimin e ketyre personave. Ndersa shton se emerimet e reja jane kryer ne kundershti me rregullat dhe ligjet e shtetit dhe konkretisht, me statusin e nepunesit civil. Ne ambientet e Partise Socialiste, dje kane qene te pranishem edhe perfaqesues te forumit te te shkarkuarve nga administrata, te cilet kane koordinuar qendrimin dhe kane shkembyer informacione me deputetet e majte ne komisionin hetimor per shkarkimet ne administraten publike. D.M.






www.korrieri.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shkarkimet ne administrate sipas opozites

Brukseli: Të zhgënjyer nga reforma në polici


Vladimir Karaj
18-07-2007



TIRANË- Reforma e fundit në Policinë e Shtetit ka hedhur "në erë" milionat e financuar për trajnimet e oficerëve, është kryer në mënyrë jo transparente dhe kanë sjellë dobësimin e një sërë departamenteve, që konsiderohen jetësorë për përmbushjen e standardeve për në BE e në NATO. Këto janë përfundimet e misionit të Bashkimit Evropian për Asistencën e Policisë Shqiptare, PAMECA, e cila në një njoftim për shtyp të nisur dje, është shprehur e zhgënjyer për reformën e re në polici, që sipas saj ka larguar nga detyre dhjetëra oficerë të trajnuar. Ministria e Brendshme nuk ka reaguar zyrtarisht pas deklaratës së PAMECA-s, por burime jo zyrtare bëjnë të ditur se do të ketë një prononcim ditën e sotme, ku pritet të sqarohet se personat e shkarkuar ishin liruar nga detyra për shkak të suprimimit të vendit dhe nuk janë shkarkuar me dashje nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme.
***

Për PAMECA-n, milionat e shpenzuara deri më sot në trajnimin e oficerëve shqiptarë, jo vetëm kanë rezultuar një shpenzim i kotë, por janë shkatërruar pikërisht në momentin kur prej tyre mund të pritej ndonjë përfitim. "Këto largime kanë bërë të pamundur përfitimin ekonomik që pritej si rezultat i trajnimeve me kosto të lartë të kryera nga organizata ndërkombëtare, si të individëve të veçantë apo në fusha specifike të kompetencave",- thuhet në njoftimin për shtyp. Misioni i BE thotë se ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje më mënyrën se si është vendosur për këto largime, të cilat sipas tyre cënojnë rrugën e ndërmarrë nga Shqipëria për në BE. "Si një nga organizatat më të rëndësishme që bashkëpunon me Policinë e Shtetit me qëllim modernizimin e saj, misioni PAMECA ka shprehur shqetësimin e madh në lidhje me mënyrën se si janë bërë largimet e kohëve të fundit nga Policia e Shtetit",- thuhet në deklaratë, ku njoftohet njëkohësisht se para se të ndërmerrte bërjen publike të shqetësimeve të saj, PAMECA ia kishte paraqitur këto me shkrim dhe me gojë drejtuesve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Por duket se asnjë prej vërejtjeve të PAMECA-s nuk ka shqetësuar drejtuesit e këtij dikasteri, të cilët vijuan programin e tyre "reformues", edhe pa bekimin e këtij misioni.

***

Misioni që prej vitesh funksionon në asistencë të policisë shqiptare dhe që është një nga ndihmësit kryesorë në reformimin e kësaj strukture, duket se këtë herë është lënë krejtësisht jashtë reformës, e cila ka përfshirë edhe një numër personash të trajnuar nga ky mision për të shërbyer në policinë shqiptare. Sidoqoftë, misioni sqaron se "numri i personelit të punësuar është pa diskutim një çështje e qeverisë shqiptare, pasi lidhet me kapacitetet e saj financiare dhe me prioritetet e saj". Por nga ana tjetër ajo kërkon më shumë trasparencë përsa i përket mënyrës se si është kryer kjo reformë, një gjë të tillë sipas saj e kërkojnë edhe ligjet shqiptare. Ndërkohë, akuza më e rëndë e PAMECA-s është fakti që reforma ka sjellë vetëm prishjen e asaj çfarë ishte arritur të ndërtohej deri tani. Largimet e fundit sipas misionit kanë sjellë jo vetëm një dëm të madh financiar, por edhe dobësim të strukturave të policisë që rrjedhimisht çon në dobësim të luftës kundër krimit. "Ato kanë sjellë dobësimin e një sërë departamentesh apo sektorësh, të cilat konsiderohet të jenë vitalë për vazhdimësinë e projekteve të filluara dhe njëkohësisht për përmbushjen e kërkesave të pranimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO",- thuhet në deklaratën për shtyp të PAMECA-s.

REAGIMI

Ministria hesht për kritikat

Zyrtarisht nuk pasur asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Brendshme apo e Policisë së Shtetit, po burime nga ministria thanë se ditën e sotme do të kishte një prononcim zyrtar. Ndërkohë mësohet se versioni që do të mbështesë ministria, është se largimi i të trajnuarve ka qenë rastësor dhe ka ardhur vetëm si pasojë e eliminimit të strukturave të cilat në ndërtimin e ri të Policisë së Shtetit nuk përfshihen. Eleminimi apo shkurtimi i zyrave është sipas tyre edhe arsyeja kryesore e largimit nga policia e një numri të madh personash të trajnuar nga PAMECA.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shkarkimet ne administrate sipas opozites

Hakmarrja e Jozefines


Andrea Stefani

Një shkresë e Jozefina Topallit, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, është shembulli më i fundit i arrogancës dhe kërcënimit autoritarist të mazhorancës së sotme mbi institucionet e pavarura të shtetit. Shkresa hijerëndë i drejtohet Komisionit të Shërbimit Civil (KSHC) dhe bart të gjithë tonalitetin e rreptë të një urdhri gati ushtarak: "Ju kërkoj marrjen e kompetencave dhe përgjegjësive si kryetare e këtij komisioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri" - urdhëron Topalli. Dokumenti i drejtohet nënkryetares së KSHC, por ngjason më shumë me një urdhër që një kryegjeneral u jep vartësve të tij për të kapur pikat kyçe para një beteje ose një grushti shteti.

Dhe në fakt ngjashmëria nuk mungon, sepse jemi në situatën kur Kryetarja e Kuvendit po urdhëron nënkryetaren e një institucioni të pavarur, sesi t‘i bëjë puç kryetarit të sapozgjedhur të po këtij institucioni, duke marrë të gjithë "kompetencat dhe përgjegjësitë" e tij. Me ç‘të drejtë, bazuar mbi ç‘ligj kryetarja Topalli trazohet në punët e një institucioni të pavarur? Dhe më tej, përse ajo e urren kaq shumë kryetarin e sapozgjedhur, Saimir Mani, dhe përse kërkon ta zëvendësojë me çdo kusht me dikë tjetër?

Eshtë vështirë të gjesh ndonjë shkak ligjor për konfliktin e Topallit me KSHC, por nuk është e vështirë aspak të zbulosh në rrënjë të tij, ambicien tashmë të afishuar të shumicës së sotme "demokrate" dhe qeverisë së saj, për të kontrolluar të gjitha institucionet e pavarura, duke vendosur në krye të tyre, qoftë edhe me forma puçiste, shërbëtorë të bindur të pushtetit. Nuk mund të ketë skandal më të madh politik dhe alarm më të madh për një demokraci të brishtë si kjo shqiptare, kur vetë kreu i tempullit të demokracisë, organizon sulme antikushtetuese mbi një institucion të pavarur që është krijuar për të mbrojtur nëpunësit civilë nga padrejtësitë, arroganca dhe tirania e pushtetit të shumicës. Shqetësimi rritet kur konstaton se është pikërisht realizmi me besnikëri i këtij misioni nga Komisioni i Shërbimit Civil, që e ka zemëruar Topallin aq shumë, sa ka urdhëruar që "t‘i pritet koka" kryetarit të tij. Dhe guxojnë e flasin për demokraci!


***

Një nga plagët më të rënda të shtetit në tranzicion është dhunimi i të drejtave të nëpunësve civilë sa herë ndërrohen pushtetet dhe qeveritë. Flakja e specialistëve dhe mbushja e administratave me militantë të paaftë është bërë prej vitesh burim korrupsioni, paaftësie qeverisëse dhe politizimi të skajshëm të administratës publike. Pikërisht si barrierë ndaj këtyre abuzimeve të pushteteve me njerëzit dhe postet e administratës publike, është krijuar pak vite më parë, sipas përvojës Perëndimore Komisioni i Shërbimit Civil. Dhe që në krye të punës ky institucion (ndryshe nga shumë institucione të tjera që kanë mbetur të squllur nga presionet politike) i është kundërvënë padrejtësive të qeverisë në kurriz të nëpunësve publikë.

Ekzistojnë statistika të plota të hedhjes poshtë nga KSHC të vendimeve të padrejta, deri për përjashtimin nga puna, të marra në kurriz të nëpunësve të administratës publike në nivel qendror apo lokal. Komisioni ka kundërshtuar edhe shumë raste emërimesh jo të ligjshme në formë favorizimesh në administratën publike. Kjo mbrojtje e nëpunësve dhe e ligjit është zhvilluar për disa vjet nën qeverinë socialiste dhe po vazhdon prej dy vjetësh, edhe nën qeverinë e sotme. Po pikërisht qeverisja e demokratëve nga e cila shumëkush (për shkak të asaj që emri "demokrat" sugjestionon) mund të presë të shfaqë më respekt për institucionet e pavarura, nuk po e përmban dot urrejtjen ndaj tyre, si dhe epshin për t‘i vënë ato sa më shpejt nën tutelë.

Qeveria "Berisha" jo vetëm nuk ka përfillur vendimet e KSHC që kanë shpallur të padrejta shumë përjashtime nga puna të nëpunësve civilë (rreth 90 për qind e këtyre vendimeve janë shpallur të drejta edhe nga Gjykata e Apelit), por tashmë po përpiqet, këtë herë nëpërmjet Kryetares së Kuvendit Topalli, të pushtojë bolshevikisht këtë institucion, duke shkarkuar paligjshmërisht një kryetar të ligjshëm dhe duke emëruar "ligjshmërisht" një kryetar të paligjshëm. Përse? Sepse qeveria do që KSHC të heshtë për dhunën që qeveria ushtron mbi nëpunësit civilë, qeveria do që KSHC të ekzistojë, por njëkohësisht edhe të mos ekzistojë. Qeveria do që KSHC të jetë vetëm fasadë perëndimore prej kartoni e një realiteti gjithnjë e më despotik, të jetë sa për të mashtruar ndërkombëtarët për "reformën institucionale", por jo institucion aktiv dhe i lirë që mbron nëpunësit dhe meritokracinë nga abuzimi sa politik aq edhe korruptiv i pushtetit me postet e administratës publike.


***

Anëtarët e KSHC janë 5 dhe emërohen nga Kuvendi i Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar. Komisioni i raporton Kuvendit për punën e tij, por është krejtësisht i pavarur dhe organizon vetë zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarit me një shumicë unanime të përbërë prej jo më pak se 3 anëtarësh. Në këtë kuptim, Kryetarja e Kuvendit Topalli nuk ka asnjë të drejtë të diktojë (a nuk rrjedh nga kjo folje emri diktatori?) se kush duhet të jetë kryetar i KSHC. Incidenti shpërtheu në momentin kur Roland Përmeti, kryetar i këtij komisioni që nga krijimi i tij, dha dorëheqjen në muajin gusht të këtij viti. Sipas Përmetit, dorëheqja është shkaktuar, ndër të tjera, edhe nga fakti që qeveria po shpërfill thuajse të gjithë vendimet e KSHC duke mos treguar asnjë dëshirë për bashkëpunim.

Por cilado qofshin motivet e kësaj dorëheqjeje, ajo u pasua nga një mbledhje e rregullt e KSHC, ku 3 anëtarë (dy të tjerë mungonin) zgjodhën, sipas ligjit dhe rregullave, kryetarin e ri. Ky zhvillim e ka zemëruar shumë Topallin, e cila duket priste që me mbarimin e mandatit të Përmetit dhe të një anëtari tjetër të komisionit, shumica dhe për rrjedhojë edhe kryetari i ri që do të zgjidhej prej saj, të ishin mbështetës të qeverisë, që në këtë rast do të thotë jo mbështetës të nëpunësve civilë dhe padrejtësive që mund t‘i bëhen atyre nga qeveria. Shihet se "demokratja" Topalli nuk mund të durojë dot, edhe kur është në pushtet, që kryesia dhe shumica e një institucioni të pavarur si KSHC, të mos jetë e përbërë nga njerëz të mazhorancës. Prandaj, në mënyrë krejt të kundërligjshme dhe arrogante, urdhëroi zëvendëskryetaren e KSHC që të mos u bindet vendimeve të ligjshme të KSHC, të mos njohë kryetarin e zgjedhur, por të marrë "kompetencat dhe përgjegjësitë" e kryetarit.

A nuk duhej të qe e kundërta, a nuk duhej të ndodhte e kundërta pra, që kryetarja e Parlamentit të ishte e interesuar për ekzistencën e institucioneve të forta, të lira dhe të pavarura që kontrollojnë dhe baraspeshojnë qeverisjen dhe shumicën e saj? Ndryshe nga kjo pritshmëri, produkt i urdhrave të Kryetares Topalli është dhe shpërthimi i zyrës së kryetarit aktual (ndërsa ai nuk ndodhej në Shqipëri) dhe ndërrimi i bravës së derës së saj. Opinioni vendas është bërë para disa ditësh, nëpërmjet "Fiks Fare" dëshmitar i tragjikomedisë, kur kryetari i sapozgjedhur i KSHC, Saimir Mani, përpiqej më kot të hapte derën e zyrës së tij. Mani nuk po e kuptonte që ndërsa ai fluturonte për në Spanjë për një trajnim a tryezë të rrumbullakët, njerëzit e Jozefinës i kishin lënë atij në dorë vetëm "çelësin e kashtës" dhe ai vetë, ishte "shkarkuar" nga detyra si dikur ministri sovjetik i Mbrojtjes (edhe ai ndërsa largohen nga Shqipëria) Zhukovi. Dhe hajde mos prano se "demokratët" tanë të sotëm nuk kanë mësuar shumë nga bolshevikët!
 
Top