IELTS !

Sulo_Kapedani

Primus registratum
IELTS !

Kush nga ju e ka dhene kete test dhe kush mund te na ofroje matreale apo TIPs eshte i mirepritur.
Une e kam GENERAL TRAINING .
Shendet.
 

bengu

Primus registratum
Re: IELTS !

une e kam dhene kete test ne dhjetor te 2000.
eshte i ndare ne 4 pjese, pjesa e pare eshte listening, e dyta reading, e treta essay dhe interview. nuk di si ta krahasoj me TOEFL (se kete te fundit se kam pare kurre) po disa persona me kane thene se eshte me i veshtire. Per mu personalisht pjesa me e veshtire ka qene essay, se per 1 ore duhet te besh dy ese, me duket njerin me 150 e tjetrin me 250 fjale, ose dicka e ngjashme. per tjera informata provo tek www.ielts.org

nje e di, nese nuk e kalon me te paren, nuk ke 3 muaj te drejte ta perseritesh. Une e kisha Academic Version.
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: IELTS !

BENG te faleminderit per pergjigjen po ato te dhenat e tua jane shume te pergjithshme edhe i kam parasysh.Une desha ndonje ndihme ose rekomandim te ndonje teknike te caktuar + ndonje TIPs .
Shendet
RReBeLi
P.S Kot cfare rezultati arite edhe a te doli koha apo te duhej edhe me kohe shtese?
 

bengu

Primus registratum
Re: IELTS !

Ne ate kohe arrita 7.5 out of 9.0 qe nuk ishte edhe shume keq (duke marre parasysh se isha 17 vjec dhe se u pergatita vetem 1 jave per te), po mua me kreu pune se universiteti me kerkonte 6.5. Kohe plotesuese nuk kishte fare dhe nuk e di se a lejohet nje gje e tille ne procedure. TIPs nuk di cfare te jap, po nese ke ndonje pytje urdhero, do te mundohem te te ndihmoj. Mbase nje gje, provo tek British Council (nuk e di a ka ne Tirane, se une testin e bera ne Shkup) aty zakonisht ka libra dhe kaseta nga testet e viteve te kaluara.
 

Stela Pici

Primus registratum
Re: IELTS !

edhe une e kam dhene IELTS ne janar 2002 ne British Council ne Tirane(eshte afer muzeut ne qender ,afer bar Piaza).Librat qe te duhen jane "Inside into IELTS","Passaport to IELTS" dhe qe te dy jane te shoqeruar me kaseta.Po gjithashtu per te praktikuar te degjuarin ne english mund te marresh videokaseta,dhe per esete menyren se si ti pergjigjesh ke plot libra te biblioteka e british council.Taxa e regjistrimit vjet ishte $120 dhe nese do te regjistrohesh ne biblioteke ishte 2000 leke per 1 vit.
GOOD LUCK! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: IELTS !

Djema ju faleminderit.
Une ka 3 muaj qe jam regjistruar tek British Council po thjesht po kerkoja ndonje ndihme shtese nga ju qe e keni dhene.
Shendet
RReBeLii
 

alinos

Forumium maestatis
Re: IELTS !

Rebel cfare kupton me ndihme shtese?!
Po qe me thuaj se edhe une e kam dhene ne Tirane dhe di si eshte...
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: IELTS !

WAW.
Po ty po te prisja une qe te nxjeresh koken eheheheh.
E dashur me ndihme shtese dua te dij se cfare temash te rane ty tek testi, edhe cfare tipi ke pase Akademik apo General ?
Gjithashtu ndonje menyre personale shume e dobishme sipas teje per te kapur sa me shume pike.
Kaq.
Shendet
RReBeLii
 

alinos

Forumium maestatis
Re: IELTS !

e kam pasur te tipit akademik, dhe temat qe me kane rene me shkrim ishte nje per te mirat dhe te keqijat e TV dhe tjetra shpjegim i nje diagrami dhe tabele me te dhena.
Me goje nisi si pyetje nga isha, si ishte ai vendi nga isha, me cfare merresha, pse me duhej IELTS, cfare kisha bere per t'ja arritur asaj, dhe nga gjithe keto pyetje, lindin te tjera.
Nuk di sesa mund te te ndihmoj me shume online, por po deshe shifemi ne Tirane dhe mund te te ndihmoj ne ndonje fare menyre me te qarte /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bengu

Primus registratum
Re: IELTS !

po ashtu pyet he burre... /pf/images/graemlins/smile.gif
tema per mua ishte: a mendoni se ngjarjet sportive me karakter nderkombetar, si kampionati boteror i futbollit etj., jane nje menyre e mire per zbutjen e tensioneve nderkombetare... deri ne cfare mase pajtoheni/nuk pajtoheni?
nje teme te cilen e kishin dhene per ushtrim ishte: teknologjia dhe traditat qendrojne ne proporcion ne zhdrejte. deri ne cfare mase pajtoheni/nuk pajtoheni?
te them te drejten, per mua qe po aplikoja ne nje shkolle inxhinjerike, temat ishin pak ***, po perseri ka se cfare shkruan njeri ne to.
per intervisten, ishte njesoj sic tha alinos...
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: IELTS !

Te dy jeni shume te mire dhe ju falemnderoj.
Alinos po pata nevoje per konsulte" sy me sy" /pf/images/graemlins/smile.gif do te lajmeroj
Ti te flm shume per gadishmerine.
Je shume e mire edhe lum ai qe do kete fatin tet "gllaberoje" :thumbsup: ehehhe
Shendet
RReBeLii
 

alinos

Forumium maestatis
Re: IELTS !

Anytime /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s. Ma pershnet oqeanin dhe yllin e detit /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: IELTS !

Ca kohezgjatje ka vlefshmeria e certifikates ?
Kur kalon data e skadimit ajo e vjetra nuk vlen asnje lek?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: IELTS !

2 vjet fiks.
Edhe pse ne dokument thuhet keshillohet qe pas dy vitesh te rijapesh provimin, ajo qe do te thote eshte se eshte i pavlefshem dhe duhet ta japesh perseri.
Pac fat!
 
Top