Ideologjia e spektaklit

Albforumi

Primus registratum
Ideologjia e spektaklit

Ideologjia e spektaklit

Lulzim Hoxha

Rreth dyzet vjet më parë, në periudhën kur shoqëria moderne po pësonte një evolucion të rëndësishëm në planin socio-politik, filozofi francez Guy Debord shkruajti librin Shoqëria e spektaklit (La société du spectácle) , tezat e të cilit duket se do ti përgjigjeshin më së miri konfigurimit të sotëm të ideologjive dominuese. E dekontekstualizuar nga realiteti i atyre kohëve, teoria e shoqërisë së spektaklit kthehet në një fenomen universal që mund të shihet si një lloj manuali mbi mënyrën e funksionimit të fenomeneve socio-politike të kohës sonë. Jemi në kohën kur imazhi preferohet ndaj objektit në vetvete, kopja preferohet ndaj origjinalit, përfaqësimi ndaj realitetit, shëmbëllimi ndaj së vërtetësajo çka për këtë kohë është e shenjtë nuk është veçse iluzioni, por ajo çka është profane është e vërteta. Ideja e kësaj teorie është se në një moment të caktuar të historisë funksioni i ideologjisë do të sofistikohej deri në pikën ku iluzioni do të arrijë të fitojë autonomi ndaj realitetit dhe i gjithë rendi social ekzistues do të funksionojë vetëm për të mbajtur gjallë këtë iluzion.

Ajo çka e sjell akoma më tepër në kontekstin tonë këtë teori është fakti se ndryshe nga vendet e perëndimit, shteteve ballkanike si rezultat I një të shkuare totalitare iu është dashur një modifikim thuajse I plotë të rendit social dhe gjithë mënyrës së ushtruarit të ideologjisë, në krahasim me regjimin e shkuar.  Eshtë e qartë se një regjim është shumë e vështirë të ekzistojë në mungesë të një ideologjie që e legjitimon atë, po kështu është e qartë se mënyra e ushtrimit të ideologjisë në kohën e komunizmit tashmë nuk është veçse një karkasë e dekompozuar në gjëndje tI ngjallë neveri edhe ish-fanatikëve më të betuar të saj. Veçanërisht vendi ynë përbënte një rast par excellence duke qenë se jo vetëm që ideologjia sunduese komuniste kishte kohë që nuk ngjallte më besim në popull, por ajo nuk entuziazmonte më as elitat qeverisëse, gjë që i kishte kthyer në një agoni të mjeruar vitet e fundit të jetës së atij regjimi. Kulisat kishin rënë dhe ideologjia sunduese nuk ishte më në gjendje të legjitimonte atë regjim. Dhe në momentin që kulisat bien, bashkë me to bie dhe I gjithë iluzioni që ishte ndërtuar për dekada të tëra falë atyre kulisave. Shfaqja kishte përfunduar dhe bashkë me të, marksizëm-leninizmi bashkë me enverizmin kishin marrë fund. Kësisoj nuk mund të thuhet se ishte tranzicioni që I dha fund atij regjimi, përderisa ky regjim kreu vetëvrasje që në momentin kur ideologjia e tij nuk funksionoi më dhe për pasojë ai përdori dhunën si instrument për ta ruajtur gjëndjen ekzistuese (parim I cili është në një kontradiktë ulëritëse me tezat marksiste, të cilat e presupozojnë njeriun si një qënie gjithnjë në një dialektikë lëvizëse.) Tranzicioni  nuk e ndërpret lëvizjen e një regjimi të shkuar për arsyen e thjeshtë se tranzicioni e ruan realitetin dhe nuk e ndërpret atë, gjë që duhet thënë se do të ishte një akt tepër radikal (dhe që për hir të së vërtetës anon më tepër nga marksizmi) për një koncept si tranzicioni. Përkundrazi, tranzicioni shënon instalimin e një forme më të sofistikuar të ideologjisë sunduese. E veçanta e kësaj forme dominimi është se aktorët tashmë nuk kanë më nevojë as për kulisa, as për maska, madje këta aktorë nuk kanë më nevojë as që të jenë aktorë. Tashmë realiteti është kthyer në maskën e vetvetes dhe njeriu nuk është veçse maska e qënies së tij.

Për të ilustruar funksionin e ideologjisë në komunizëm dhe në demokraci Zizek përdor një anektodë tepër interesante: Për ta çuar fëmijën që të vizitojë gjyshen, prindi – duke u bazuar në stilin totalitar I drejtohet fëmijës në formë urdhri: duhet të shkosh nga gjyshja pavarësisht nëse ke dëshirë ose jo ! E ndryshme do të ishte taktika e një prindi sipas stilit demokratik: djalë I dashur ti e di që gjyshja të do shumë dhe ajo mezi pret të të takojë, asaj nuk do tI vinte mirë nëse nuk do ta vizitoje. Kësisoj shpjegon Zizek në rastin e dytë fëmija jo vetëm që duhet të shkojë të takojë gjyshen, por duhet të ketë edhe dëshirë për ta takuar. Një efekt të ngjashëm ka industria e spektaklit në vëndin tonë nëpërmjet monopolit të imazhit, që megjithëse është tërësisht I shkëputur nga realiteti, tashmë jo vetëm që ka zëvendësuar realitetin por është shndërruar në formën ideale të tij. Në të gjitha format e tij të veçanta, informacionin apo propagandën, publicitetin apo konsumimin e të mirave materiale, spektakli konstituon modelin aktual të dominimit social.

Nga ana tjetër spektakli duke i kundërvënë reales iluzionin, tashmë bën të mundur që ai të instalohet deri në caqet e ngushta të jetës së individit. Këtë ai e realizon nëpërmjet instrumentalizimit të mallrave. Ky fenomen (që tek ne falë kontrastit me regjimin e shkuar bie më tepër në sy) në vendin tonë vë përballë njëra-tjetrës kontradikta absurde të tipit: papunësi e lartë/lokalet 24 orë në ditë të mbipopulluara, spektakël dhe festë për 1 Maj/punëtorë me pagë mesatare më të ultën në Europë, apo qëndra tregtare që vijnë duke u shtuar/hapësirat e gjelbra që janë drejt zhdukjes. Shpeshherë në këtë situatë njeriu nuk është më pronari i mallrave të tij, përkundrazi ai kthehet në një pronë të mallrave që disponon duke e kthyer ekzistencën e tij në një industri mallifikuese ku aftësia dhe suksesi i tij në jetë është gjithmonë në varësi të sasisë së mallrave që ai posedon. Nëpërmjet ideologjisë së spektaklit të pushtetshmit mund të përforcojnë pozitat e tyre duke u servirur njerëzve atë çka atyre u intereson më shumë: spektakël. Vështirë ti thuash jo këtij spektakli !

Brenda këtij totaliteti nuk ka më vend as për artin. Kinemanë, muzikën, librin, tashmë i rregullon tregu nëpërmjet mallifikimit të tyre me synim unifikimin e mospërputhjes së përjetshme të shpirtit të artistit me territorin ekzistues. Tashmë gjithçka rrotullohet përreth këtij totaliteti territorial. Artisti nuk i përket më artit, por tregut si dhe spektaklit që ofron ky i fundit. Artisti nuk i përket më ateliésë së tij sepse ai është pronë e BBF-së.

I gjithë ky kaos në rendin social konservohet nga spektakli politik. Spektakli propagandistik që ka karakterizuar këto 20 vjet tranzicion kërkon gjithnjë të paraqitet si një pjesë e integruar e shoqërisë duke kërkuar të unifikojë tensionet sociale nëpërmjet prodhimit të antagonizmave të rinj realisht inekzistent. Sipas Debord nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin deri atje sa të mbizotërojë ndaj realitetit, kjo tregon se i gjithë rendi social është në një krizë të thellë legjitimiteti. Mandej mund të dalim në konkluzionin se në qoftë se dhuna në regjimin e kaluar ishte instrumenti që sistemonte problemet kur regjimi përjetonte kriza të rënda legjitimiteti, tashmë regjimi aktual dhunën e ka zëvendësuar me spektaklin. Spektakli performohet në çdo sektor që çalon në vendin tonë dhe mbi të gjitha ai evidentohet në politikë dhe në ekonomi, me një sukses të jashtëzakonshëm. Nëse dhuna përgjatë regjimit të shkuar thjesht pasqyronte situatën reale në vend, tanimë spektakli e zhduk realitetin duke iu shmangur problemeve që ai paraqet. Kësisoj ky instrument ideologjik jo vetëm që nuk synon trajtimin e fenomeneve sociale të vërteta por ai i mënjanon ato duke i zëvendësuar me antagonizma false. Kështu për shembull, nëse hipotetikisht një ditë jepet lajmi se ekonomia shqiptare është në gjëndje alarmante, debati që do të diskutohej nuk do të kon
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1407

Top