Identiteti Kombetar

Identiteti Kombetar

Duke lexuar debatin Qose vs Kadare, duke pare nje teme tjeter ne kete nenforum, dhe ne baze te shume reflektimeve personale, me ka lindur pyetja:

Cili eshte identiteti kombetar i shqiptareve? Ngase dallon ai nga ai i te tjereve? A jemi lindore apo perendimore? C'kuptim kane keto mbiemra per ne? /pf/images/graemlins/angel.gif
 

padyshim

Primus registratum
Re: Identiteti Kombetar

ju rekomandoj librin e Eqerem Cabejt "Shqiperia midis Lindjes dhe Perendimit", nje liber origjinalisht i botuar si seri artikujsh te porositur nga gazeta (ne mos gabohem) "hylli i drites" ne vitet 30, pra ne nje kohe kur Lindja dhe Perendimi nuk kishin keto ngarkesa emocionale qe kane sot dhe Lindja nuk perkthehej automatikisht me vetvrases psikopate ndersa Perendimi nuk perkthehej automatikisht "sexy". Libri i jep pergjigje shume pyetjeve te ngritura kotesisht ne kete debatin e ri "intelektual".
p.s. ne se nuk kam gabuar me emrin e gazetes, Hylli i Drites ka qene (dhe eshte) botim katolik, por jo domosdoshmerisht anti-musliman!
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Identiteti Kombetar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Duke lexuar debatin Qose vs Kadare, duke pare nje teme tjeter ne kete nenforum, dhe ne baze te shume reflektimeve personale, me ka lindur pyetja:

Cili eshte identiteti kombetar i shqiptareve? Ngase dallon ai nga ai i te tjereve? A jemi lindore apo perendimore? C'kuptim kane keto mbiemra per ne? /pf/images/graemlins/angel.gif

[/ QUOTE ]PËRKATËSIA ( dhe jo identiteti - nuk është fjalë shqipe ) KOMBËTARE e shqipëtarëve është të qënit SHQIPËTARË,pasardhës të PELLAZGËVE,ILIRËVE,ARBËRVE.Përshëndetje. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Identiteti Kombetar

Ajo qe ngaterron Kadareja, per mua eshte perdorimi i termit identitet.
Identiteti, pergjithesisht merret ne planin e percaktimit te perkatesise, e cila ne thelb permbledh vecantite qe perbejne nje perkatesi kombetare. Pra teresia e vlerave, botkuptimeve, menyrave te eteses, kultures etj. qe perben nje komb.
Te thuash "ne kemi identitet evropian" nuk ke thene thuajse asgje, perrvec faktit qe perkatesia jone eshte ne evrope, dhe kjo nuk ka ndonje dyshim.
Problemi eshte se cili eshte identiteti yne si shqiptare dhe jo si evropiane.
Pastaj, persa i perket ndikimeve kulturore (per te cilen kadare e ka llafin kur flet per identitetin evropian te shqiptareve) atehere cdo kulture (sidomos ajo e jona) huazon ngado. Nuk ka rendesi nqs iks vlere, model apo sjellje vjen nga lindja apo perendimi. Mjafton qe ajo te jete e dobishme dhe e pershtatshme per nje shoqeri.

Per mua Qosja ka bere nje zberthim te mire te problemeve te kadarese lidhur me kete teme, pavaresisht se e ka bere pak terkuze kete muhabet.
 
Top