Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!
Pervec te tera atyre me lart do shtoja:
Nepermjet bankes ka edhe dy alternativa te tjera:
Nese perfituesi i shumes nuk eshte klient i bankes,
-Per transferimin e shumave te cilat kryhen nga 3-5 dite (pune)komisinotet qe mbahen jane afersisht ne keto kufij-->0.2% e shume se transferuar qe shkon minimalisht USD 10 dhe maximalisht USD 70 ne varesi te shumes se transferuar.Ketij komisioni i shtohet edhe nje USD 15-20 si komision bankar ne rast se trasnferimi kryhet nepermjet nje banke ndermjetese, qe do te thote qe banka qe t'i po perdor nuk ka mardhenie direkte me Baken ku do i dergosh parate.Ne kete rast, eshte e mira qe te informohesh ne Banken qe ti perdor se me cilen prej bankave shqiptare ka lidhje direkte, ne menyre qe t'i kursesh keto komisione.
Per te kryer kete lloj transferte mjafton emri i personit dhe numri i pasaportes, mos harro te shtosh ndonje numer telefoni ose/edhe adresen.Me pas perfituesi interesohe ne Sportelin e Benkes ne te cilen te eshte derguar shume pasi perfitusi i shumes ka marre lajmerim nga derguesi qe parate jane nisur dhe natyrisht derguesi ka marre dijeni nga Banka derguese ne c'kohe mund te arrijne parate.Me pas me nje pasaporte perfituesi paraqitet ne sportel dhe ben terheqjen.Banka ka nje llogari te pergjithshme per jo-klientet e saj me ane te se ciles ben te mundur kete sherbim.
Nese perfituesi vendos te behet klient i Bankes kur ke transferta te perhershme,
...
mjafton qe perfituesi i parave te hape nje llogari individuale rrjedhese per te cilen i duhet te depozitoje minimalisht 50 USD (varet nga valuta qe do i vijne parate dhe kjo eshte shuma minimale e mundur per te hapur nje nr llogarie individuale) per ta bere aktive ose ekuivalenca ne leke eshte 50,000 Leke.Llogarine mund ta hapesh edhe ne Euro dhe nuk perben ndryshim, 50 Euro minimumi.Po keshtu edhe per cdo lloj monedhe tjeter te cilen Banka ne fjale e ka ne perdorim (momentalisht jane vetem 4 te tilla: Franga zvicerane, Euro, Sterlina Angleze dhe Dollari amerikan.)
Komisionet ne keto raste jane edhe me te uleta, sic do e shohesh edhe me poshte.
-Ne rast se kane nje date valute dy ditore (date valuta presupozon diten e dorezimit te parave perfituesit nga banka, thene me thjeshte dita e pageses), atehere paguan 0,2% te shumes minimalisht USD 5 dhe maksimumi i komisioneve te mbajtura per shume te medha eshte USD 50.Mos harro banken korrespondente (banka korrespondente quhet banka qe vihet si ndermjetese ndermjet bankes nga i con parate dhe asaj qe i pret, kur keto dy te fundit nuk kane mardhenie te drejtperdrejta).
Ne kete rast derguesi i parave duhet te dije Nr.Llogarise se perfituesit, nr.llogarie te cilin perfituesi e ka hapur ne banke, si dhe adresen e bankes.Kur derguesi ploteson formularin e paracakton llogarine qe do te kreditohet.Keshtu Banka kur merr shumen e kalon direkt ne llogarine individuale te perfituesit.
Ka raste kur perfituesi e ka nje Nr.Llogarie ahere Banka e pyet nese do t'i konvertoje ne monedhen qe ai ka Llogarine dhe t'ja depozitoje aty(gjithnje nese parate e perfituara jane ne monedhe te ndryshme nga ai i hapuri me pare ne banke), ne mos po i terheq ne monedhen qe i kane mberritur.Edhe ne kete rast trajtohet me komisione preferenciale si klient i bankes (shih me lart se sa 5-50 USD)
Keto jane pak a shume kushtet ne te gjjitha bankat shqiptare.
Tani po ua ilustroj edhe me dy shembuj qe ta kini edhe me te qarte punen e komisioneve ne minimum dhe maximum.
Supozojme se do transferosh 1,000 Euro.Thame qe per jo klientet e Bankes mbaheshin 0.2& e shumes min.USD 10 dhe max.USD 70.Keshtu 1,000 x 0.2% = 2 USD, por sic thame me lart minimumi i komisioneve te mbajtura eshte USD 10, keshtu per 1,000 USD komisioni i mbajtur eshte 10 USD, ose per 10,000 USD aplikojme 10,000 x 0.2% = 20 USD, sic e sheh eshte brenda kufirit 20-70 te vendosur nga banka e keshtu paguan 20 USD per kete shume. Nese shume eshte shume e madhe dhe pas perllogaritjeve komisioni e kalon kufirin 70 USD, banka mban vetem 70 USD, panvaresisht se me % i bie me shume.
Ne te njejten menyre mund te besh perllogaritjet edhe per komisionet ne rast se JE klient i bankes e qe sigurisht jane edhe me te ulta, por thene me thjesht komisionet shkojne nga 5-20 USD se s'ma merr mendja qe kini per te transferuar shuma marramendese.
Shpresoj t'ju kem sqaruar...
