Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

enkela

Primus registratum
Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Kam nje te aferm ne Shqiperi qe do te doja ti dergoja nje sasi te vogel parash cdo muaj per ta ndihmuar nga ana financiare mirepo nuk dua te paguaj $40 me Western Union sa here qe i dergoj parate apo te pres per ndonje shqiptar qe merr rrugen per ne Shqiperi. E kam provuar dhe me cek po pjese me ta madhe te kohes nuk arrin por edhe kur arrin do nje kohe te gjate.
Prandaj nese dini ndonje menyre me te lire dhe te sigurte per ti derguar mos e mbani sekret po me thoni dhe mua.

Faleminderit shume!
E
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Normalisht Western Union eshte rruga me e shpejte dhe e sigurt kam pershtypjen une. Varianti tjeter eshte padyshim transferta bankare por per kete duhet (mendoj) qe personi ne fjale te kete nje llogari korrente diku ne ndonje banke ne Shqiperi qe ndoshta kjo mund te mos jete dhe aq reale ne kushtet qe jo gjithkush arrin te plotesoje kriteret per te hapur llogari ne banka atje. Zakonisht procesi merr 3-5 dite dhe kushton gjysem per gjysem (ndoshta dhe me pak) ne krahasim me Western Unionin.
Variant tjeter eshte sikur te dergosh Travelers Cheques me poste. Normalisht thyhen shume me shpejt sesa çeqet personale dhe pranohen ne pjesen me te madhe te qendrave financiare/biznesit ne Tirane. Sikleti qendron ne faktin qe meqe mund te pritet cdo gje, ceqet mund te bien ne duart te gabuara gjate rruges nga posta qendrore ne destinacion /pf/images/graemlins/frown.gif . Personalisht me ka rene rasti dhe e kam provuar vete dhe ka ecur si variant fare normalisht... por ndoshta eshte dhe ceshtje fati ... /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Enkela,tani per tani rruga me e lire eshte nepermjet postes duke bere nji "mandat postal".Nepermjet bankave te kushton kushton shume sidomos qekur u fut € sepse doli e famshmja "zone e €".
 

mostro

Putraku
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

VALLAI JOM TU IK NE SHQIPNI PAS NJA TRE JAVESH KUSH KA ME CU TE HOLLA(CFARE DO LLOJ SHUMESH)LE TE MI JAPI MUEEEE...JOM I BESUM PER TRANSFERIME...ANZI JA U COJ ENE ME PERQINDJE /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Qe nga firma dukesh:putraku Morracaku
Me t'besum s'ka zone sikur thu boni sevap per fukarain e shkrete /pf/images/graemlins/laugh.gif
Une mund tua çoj ndryshe,me jepni paret k'tu dhe atje t'shkojne t'marrin nga paret e mija.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Pervec Western Union ekziston edhe MoneyGram qe kushton pak me pak dhe ka kurs kembimi te leverdisshem (dmth arrijne me shume leke ne Shqiperi). Agjenti shqiptar eshte Banka e kursimeve.
Ku jeton ti? Te pyes sepse nga Italia mund t'u dergosh leke edhe ne banke, dmth, rasferte direkt ne llogarine rrjedhee te familiareve te tu ose ne librezen e kursimeve.
Pershendetje!!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Pervec te tera atyre me lart do shtoja:

Nepermjet bankes ka edhe dy alternativa te tjera:

Nese perfituesi i shumes nuk eshte klient i bankes,

-Per transferimin e shumave te cilat kryhen nga 3-5 dite (pune)komisinotet qe mbahen jane afersisht ne keto kufij-->0.2% e shume se transferuar qe shkon minimalisht USD 10 dhe maximalisht USD 70 ne varesi te shumes se transferuar.Ketij komisioni i shtohet edhe nje USD 15-20 si komision bankar ne rast se trasnferimi kryhet nepermjet nje banke ndermjetese, qe do te thote qe banka qe t'i po perdor nuk ka mardhenie direkte me Baken ku do i dergosh parate.Ne kete rast, eshte e mira qe te informohesh ne Banken qe ti perdor se me cilen prej bankave shqiptare ka lidhje direkte, ne menyre qe t'i kursesh keto komisione.

Per te kryer kete lloj transferte mjafton emri i personit dhe numri i pasaportes, mos harro te shtosh ndonje numer telefoni ose/edhe adresen.Me pas perfituesi interesohe ne Sportelin e Benkes ne te cilen te eshte derguar shume pasi perfitusi i shumes ka marre lajmerim nga derguesi qe parate jane nisur dhe natyrisht derguesi ka marre dijeni nga Banka derguese ne c'kohe mund te arrijne parate.Me pas me nje pasaporte perfituesi paraqitet ne sportel dhe ben terheqjen.Banka ka nje llogari te pergjithshme per jo-klientet e saj me ane te se ciles ben te mundur kete sherbim.

Nese perfituesi vendos te behet klient i Bankes kur ke transferta te perhershme,

... mjafton qe perfituesi i parave te hape nje llogari individuale rrjedhese per te cilen i duhet te depozitoje minimalisht 50 USD (varet nga valuta qe do i vijne parate dhe kjo eshte shuma minimale e mundur per te hapur nje nr llogarie individuale) per ta bere aktive ose ekuivalenca ne leke eshte 50,000 Leke.Llogarine mund ta hapesh edhe ne Euro dhe nuk perben ndryshim, 50 Euro minimumi.Po keshtu edhe per cdo lloj monedhe tjeter te cilen Banka ne fjale e ka ne perdorim (momentalisht jane vetem 4 te tilla: Franga zvicerane, Euro, Sterlina Angleze dhe Dollari amerikan.)

Komisionet ne keto raste jane edhe me te uleta, sic do e shohesh edhe me poshte.

-Ne rast se kane nje date valute dy ditore (date valuta presupozon diten e dorezimit te parave perfituesit nga banka, thene me thjeshte dita e pageses), atehere paguan 0,2% te shumes minimalisht USD 5 dhe maksimumi i komisioneve te mbajtura per shume te medha eshte USD 50.Mos harro banken korrespondente (banka korrespondente quhet banka qe vihet si ndermjetese ndermjet bankes nga i con parate dhe asaj qe i pret, kur keto dy te fundit nuk kane mardhenie te drejtperdrejta).


Ne kete rast derguesi i parave duhet te dije Nr.Llogarise se perfituesit, nr.llogarie te cilin perfituesi e ka hapur ne banke, si dhe adresen e bankes.Kur derguesi ploteson formularin e paracakton llogarine qe do te kreditohet.Keshtu Banka kur merr shumen e kalon direkt ne llogarine individuale te perfituesit.

Ka raste kur perfituesi e ka nje Nr.Llogarie ahere Banka e pyet nese do t'i konvertoje ne monedhen qe ai ka Llogarine dhe t'ja depozitoje aty(gjithnje nese parate e perfituara jane ne monedhe te ndryshme nga ai i hapuri me pare ne banke), ne mos po i terheq ne monedhen qe i kane mberritur.Edhe ne kete rast trajtohet me komisione preferenciale si klient i bankes (shih me lart se sa 5-50 USD)

Keto jane pak a shume kushtet ne te gjjitha bankat shqiptare.

Tani po ua ilustroj edhe me dy shembuj qe ta kini edhe me te qarte punen e komisioneve ne minimum dhe maximum.

Supozojme se do transferosh 1,000 Euro.Thame qe per jo klientet e Bankes mbaheshin 0.2& e shumes min.USD 10 dhe max.USD 70.Keshtu 1,000 x 0.2% = 2 USD, por sic thame me lart minimumi i komisioneve te mbajtura eshte USD 10, keshtu per 1,000 USD komisioni i mbajtur eshte 10 USD, ose per 10,000 USD aplikojme 10,000 x 0.2% = 20 USD, sic e sheh eshte brenda kufirit 20-70 te vendosur nga banka e keshtu paguan 20 USD per kete shume. Nese shume eshte shume e madhe dhe pas perllogaritjeve komisioni e kalon kufirin 70 USD, banka mban vetem 70 USD, panvaresisht se me % i bie me shume.
Ne te njejten menyre mund te besh perllogaritjet edhe per komisionet ne rast se JE klient i bankes e qe sigurisht jane edhe me te ulta, por thene me thjesht komisionet shkojne nga 5-20 USD se s'ma merr mendja qe kini per te transferuar shuma marramendese.

Shpresoj t'ju kem sqaruar... :rolleyes:
 

jean

Primus registratum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

mendimi im eshte se asnje menyre eksistuse eshte interesante per te nisur leke ne shqiperi,kur rasti behet per shuma te vogla.sepse ne vend te ndihmosh te afermin tend do ndihmosh dike tjter.edhe bankat qe jane ne kete aspekt ''pak me te ndershme'' per trasferta 40eurosh nuk ja vlen.

ketu brenda E.U. e vetmja qe merr pak eshte money gram ose posta. merr 10euro deri ne 2000 euro. pastaj nuk di sa i marrin atij qe arrijne.
 

kbridge

Primus registratum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Une them qe menyra me e mire per shume te medha eshte dergesa me tranferte bankare (wireing transfer) Pagesa qe te mbajne bankat ne USA eshte 25-50$ (varet nga banka) te mbajne edhe nje shume prej 20$ kur i merr ne shqiperi (Banka e Kursimeve)
Nje menyre tjeter eshte PayPal. www.paypal.com
Fee: 2.9%+ $0.30 USD
Secila pale duhet te hapi nga nje llogari ne paypal. Pagesa behet nepermjet adreses se e-mailit. Nuk e di nese do te funksiononte Paypal mr ndonje banke ne shqiperi
 

genti

Primus registratum
Re: Ide per transferimin e parave ne Shqiperi!

Me zarf vella :shrug: futi edhe nje kartoline brenda dhe nise me expres dhe personi ne AL ta marri vetem duke pasur ndonje dokument identifikimi me vete dhe te firmosi.
Pse i beni gjerat te veshtira... /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top