I pret hundën gruas

Një grua në Tiranë është dëmtuar në fytyrë nga i shoqi, sipas një akti barbar të së kaluarës, kur nëse një femër shkelte nderin e familjes asaj i pritej hunda.
10615339_10152684877858151_5075393210367574577_n.jpg

41-vjeçari Shkëlqim Hysaj doli para gjykatës për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe dhunës në familje, pasi i ka prerë hundën të shoqes, e cila sipas tij ka tradhëtuar marrëdhënien bashkëshortore.

Por i pandehuri u përpoq të vetëmbrohej nga dënimi i mundshëm me një alibi tjetër, duke pretenduar se kishte vajzën të mitur dhe nuk ka kush e rrit.

“Unë e kafshova në hundë time shoqe dhe ja këputa, sepse ndonëse më tradhëtoi, unë e fala, lashë Poliçanin ku jetonim dhe erdhëm në Tiranë për t’i dhënë një mundësi martesës. Në kohën që unë punoja në Greqi, djali ynë e kapi në shtëpi me dikë tjetër e për shkak të dhunës ai tani ndodhet në burg. Unë e fala, por në orën 5.30 të mëngjesit, ditën e shtunë, kur unë po flija ajo hyri në dhomë për të më vrarë. Madje më këputi edhe gishtat. Atëherë, në gjaknxehtësi e sipër unë i këputa hundën”, ka treguar i pandehuri.

Por prokurori Ervin Karanxha pretendon se ky episod nuk ka ndodhur në sherr e sipër. “Si pasojë e kafshimit një pjesë e hundës ka rënë në tokë dhe është dëmtuar. Në këtë rast kemi plagosje me dashje dhe dhunë në familje, akuza të parashikuara në Kodin Penal. Hunda që ka rënë në tokë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, ka deklaruar Karanxha.

Ndërkohë, avokatja Vjollca Pustina i kërkoi gjykatës të vendosë masën ‘detyrim paraqitjeje’ për Hysajn, pasi siç tha ajo, klienti i saj është viktima në këtë rast, duke qenë se sipas saj ai ka vepruar për t’u vetëmbrojtur. Aq më tepër, tha avokatja, që ai është ende i tronditur nga tradhëtia.

Në mbyllje të seancës gjykata shpalli masën ‘arrest me burg’ për Shkëlqim Hysajn, i cili do të presë përfundimin e hetimeve në paraburgim. / Top Channel
 
scadarsko

Locus omnem
La uote="El@, post: 999086, member: 13259"]Nuk habitem, u mesuan me lajme te tilla nga vendi yne :D[/quote]
Ka me keq dhe ketej....
ne lidhje me temen lajme...mendoj se femrat n shqiperi,kane si shume mungese respekti ndaj bashkshorteve tyre.njoh femer n shkoder 40vjece, e frekuentohet me nje djale 28vjec,burrin e ka ne greqi lodhet ne pune i dergon euro me western union,e ajo mban dashnorin e ri me jeans,makine e tjera gjera.e sikur eshte bere mode n shqiperi ky fenomen.gjykata nuk duhet gjykuar ket person egersisht me shume se 8muaj burg nuk meriton me shume per arsye se duhet konsideruar gjendja e tij morale n kete situate.ky person ka nevoje per mbeshtetje sociale e psikologe .
 
scadarsko

Locus omnem
Mistrec said:
Kanibal
Pas nje martese kaq te gjat ta kishe djegur fare e beje tamam burgun
Pse t shkatroj gjith jeten?keshtu asaj i mbetet shenje gjith jeten e ai nje dite rifillon jeté te re.hajde mentalité i mbyllun shqiptar hajde...
 
Mistrec

Forumium maestatis
Pse t shkatroj gjith jeten?keshtu asaj i mbetet shenje gjith jeten e ai nje dite rifillon jeté te re.hajde mentalité i mbyllun shqiptar hajde...
Ore i keni trut ju i bet te gjith europian .... ca jan kto re pse te shkatrroj jeten e vet i keni trut ju... ai i shkreti vete punon per femijen e per nusen ajo te dali me burra tjer...? Po ajo kur e martoji ja vuri gishtin vetes e pyeti veten mir apo hajd mo shyqyr qe u martua dhe ec .... avashni re plako ca jan kto me mir qe sberi gje thot ..... un jo se jam me mentalitet te vjeter kupton se te gjith mund ta bejm nje levizje te till qe mos ti bejm gje nuses.... po ajo kur martohet dhe un martohem me te i jepet njeri tjetrit besa ..... pik kti muhabeti ti hante trut ti hante jo hunden .... hajd te rujt zoti dalsh sa me shpejt
 
Po europiane doli kjo katunarja mo qe paska zbrit n tirane.... Tradhetia n kete rast per mendimin Tim ,eshte fryt i pa pjekurise dhe qendrueshmerise besnike ndaj partnerit,zotnija seriozisht pas à fillu jeten. Deri n tirane zonjen e paska zbrit,imagjinoj ndoshta do jete si alto femrat que thyejne gjujte se sdine ecin me taka t larta, me rroba pa shije e te set belane per injorante que Jane.trute nul i hahen se pression ndaj personit konsiderohet me shume rrezik ndaj gjyqsorit, ai as hunden sduhej tja kafshonte asaj qurraceje..... Por vetem ta debonte nga banesa
 
Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
La uote="El@, post: 999086, member: 13259"]Nuk habitem, u mesuan me lajme te tilla nga vendi yne :D
Ka me keq dhe ketej....
ne lidhje me temen lajme...mendoj se femrat n shqiperi,kane si shume mungese respekti ndaj bashkshorteve tyre.njoh femer n shkoder 40vjece, e frekuentohet me nje djale 28vjec,burrin e ka ne greqi lodhet ne pune i dergon euro me western union,e ajo mban dashnorin e ri me jeans,makine e tjera gjera.e sikur eshte bere mode n shqiperi ky fenomen.gjykata nuk duhet gjykuar ket person egersisht me shume se 8muaj burg nuk meriton me shume per arsye se duhet konsideruar gjendja e tij morale n kete situate.ky person ka nevoje per mbeshtetje sociale e psikologe .[/quote]
Po edhe qe beri kete veprim ai cfitoi? Vetes i hapi probleme me shume me clexova . Nese ajo e tradhetonte shume fare mire mund ta linte, ja pse ekziston ndarja nuk eshte nevoja te ushtrosh dhune
 
scadarsko

Locus omnem
[quote="El@, post: 999095, member: 1eshte]Ka me keq dhe ketej....
ne lidhje me temen lajme...mendoj se femrat n shqiperi,kane si shume mungese respekti ndaj bashkshorteve tyre.njoh femer n shkoder 40vjece, e frekuentohet me nje djale 28vjec,burrin e ka ne greqi lodhet ne pune i dergon euro me western union,e ajo mban dashnorin e ri me jeans,makine e tjera gjera.e sikur eshte bere mode n shqiperi ky fenomen.gjykata nuk duhet gjykuar ket person egersisht me shume se 8muaj burg nuk meriton me shume per arsye se duhet konsideruar gjendja e tij morale n kete situate.ky person ka nevoje per mbeshtetje sociale e psikologe .[/quote]
Po edhe qe beri kete veprim ai cfitoi? Vetes i hapi probleme me shume me clexova . Nese ajo e tradhetonte shume fare mire mund ta linte, ja pse ekziston ndarja nuk eshte nevoja te ushtrosh dhune[/quote]
Vulgariteti n shqiperi dhe ballkan, eshte pjese e jetés. Femra gjithmon eshte goditur n shqiperi. Tradhetia falet nga nje mashkull, qe tradheton po dhe ai e vetem alto d'y munden ta kaperdine ket style. Ketu ou jetoj une toleranca zéro ne konflikte familjare, ka zbut situaten por prap ka dhune fizike ku vetem burri bie viktime. Gjyqsori po e dobeson imazhin mashkullor, duke e vendos aq poshte sa qe neser ky burre kot i thuhet i tille.... Shikjoj cdo dite njerez te tille ou vuajne deri fitojn dépression, nga femrat perbindeshe.
 
Universal

AnonymouS
Nderi eshte gjeja me e cmuar qe ka njeriu,por ndonjeher duhet te veprosh me dinakeri sepse 1 veprim i till mund te te kushtoje jeten!
 
Universal

AnonymouS
I shoqi i kafshoi hundën, gruaja: E fal për fëmijët

93484_1.jpg
TIRANE-“Më ka hequr zemrën, nuk më ka hequr hundën”. Miranda Hysaj e nis me këtë fjali rrëfimin e saj në “Panorama” për tmerrin e përjetuar mëngjesin e 30 gushtit, kur u dhunua nga bashkëshorti i saj, i cili i këputi hundën duke ia kafshuar me dhëmbë. Teksa qëndron në një nga shtretërit e repartit të kirurgjisë faciale në Spitalin Ushtarak, në një dhomë në kat të dytë, Miranda nuk mban dot lotët kur kujton ngjarjen.

“Nuk mund ta bënte këtë. Të paktën të kishte menduar për fëmijët”, thotë, duke folur me vështirësi. Plagën e rëndë në pjesën e hundës e ka të mbuluar, ndërsa fasha e vendosur aty ka marrë atë ngjyrën e kuqërremtë të betadinës. Nën të duken buzët të ënjtura e të mavijosura. Plaga e dhëmbëve të shoqit në buzë shquhet lehtë. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen, janë sytë e saj. Në të djathtin është e vështirë të shquash beben, për shkak se gjithë pjesa e bardhë e syrit ka marrë një ngjyrë të kuqe të errët.

Sipas saj, Shkëlqim Hysaj, para se t’i këpuste hundën, ka dashur t’i nxjerrë sytë. Miranda është shpërfytyruar. E fal agresorin e saj, por nuk do të jetë më bashkëshortja e tij. Tregon se i erdhi keq kur e pa në kronikat e lajmeve, pas hekurave në sallën e gjyqit.

(d.b/BalkanWeb)
 
Top