I penduari Coli, pesë orë para gjykatësve
I penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, dëshmoi dje për mbi 5 orë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke treguar një pjesë të veprimtarisë kriminale të bandës ku bënte pjesë. Pas 85 seancave të shtyra, Coli ka mundur të rrëfejë katër episode të ngjarjeve kriminale në qytetin e Durrësit, duke filluar nga njohja me Lul Berishën, tentativën e vrasjes së Marsel Sotirit dhe plagosjen e tij. Megjithatë, në seancën e djeshme avokatët e të akuzuarve të Bandës thanë se dëshmia e Colit nuk mund të merret parasysh për shkak të paqëndrueshmërisë së tij mendore dhe i kërkuan gjykatës ekspertim psikik të tij. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila vijoi seancën me dëshminë e plotë të Colit. Ai ka zbuluar para gjykatësve pas një maratone të gjatë pyetjesh dhjetëra krime, zanafillën dhe zbatimin e tyre. Mësohet se dëshmia e Colit ka nisur me episodet e vitit 1998 në momentin kur së bashku me të fejuarën e tij është plagosur nga anëtarë të tjerë të bandës. Ai ka shpjeguar në detaje si u njoh me Lul Berishën dhe si u përça Banda e Durrësit. Në rrëfimin e tij përfshihen vrasje të bujshme, pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të bandës. Dëshmia e tij u ndërpre në momentin që Coli u tha palëve në proces se ishte i lodhur. Gjatë gjithë kohës që dëshmonte në gjykatë, dhjetëra forca speciale të policisë kanë rrethuar godinën e gjykatës.

Dëshmia
Në fillim të seancës së djeshme gjyqësore, të gjitha palët ishin prezente në sallën e gjyqit, teksa kreu i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, i dha fjalën prokurorit Anton Martini që të zhvillonte seancën e pyetjeve me të penduarin Adriatik Coli. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa Coli ka filluar të tregojë momentin e ikjes së tij në Itali. Sipas burimeve brenda gjykatës, Coli ka treguar se ka ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, pasi ka qenë bashkautor në këtë vrasje. Në Itali ka qëndruar 4 muaj, ndërsa i ka treguar prokurorit se kishte marrë vesh që kishin ardhur persona për ta eliminuar. Më pas tha se ka ardhur në Shqipëri dhe të paraqitet para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat ka qenë pjesëmarrës. Duke treguar peripecitë për ardhjen në Shqipëri, Coli e ka zhvendosur dëshminë te jeta e tij gjatë viteve 1990 dhe ikjes së tij në Itali. Pasi ka treguar disa krime që ka realizuar gjatë vitit 1991 në Itali, i penduari ka vazhduar se gjatë vitit 1995 ka shkuar në Gjermani për të transportuar heroinë, ku edhe ishte kapur dhe dënuar me 4 vjet burg. Në muajin dhjetor të vitit 1997, është kthyer në Shqipëri dhe komshi me të ishte Lulzim Berisha. Coli është pyetur deri në detaje nga ana e prokurorit Anton Martini dhe më pas ka treguar njohjen me Lul Berishën gjatë një plagosjeje. Coli ka treguar se Luli nga mesi i verës të vitit 1998, filloi ndërtimin e një shtëpie në një truall të cilin e zuri pa leje, ndërsa fillesa e njohjes së tyre datonte në vitin 1994, pasi Lul Berisha ka qenë në Rimini dhe kishte shkuar në Monza me një femër që punonte si prostitutë.

Futja në bandë
Coli ka rrëfyer se në vitin 1998, Lul Berishën e qëllojnë me kallashnikov te shtëpia e tyre. Më pas rezultoi se e kishte qëlluar Dritan Sallaku dhe Ilir Nela. Luli e ngarkon Coli me një detyrë, teksa i thotë se duhet të shkonte në Tiranë për të marrë një automjet i cili u duhej për të eliminuar Dritan Sallakun. Coli rrëfeu dje se Lul Berisha, Klodian Saliu, Plaurent Dervishaj dhe të tjerë u nisën për të eliminuar Sallakun dhe pas 10 minutash ata ishin kthyer me shpejtësi dhe Luli ia bëri me dorë nga makina që Coli të ikte. Pas kësaj ngjarjeje Coli tha se kishte marrë vesh se ishte vrarë Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Gim Rexhepi. Kështu rrëfeu i penduari momentin e futjes në bandë për të dalë prej andej pas një dekade me një rrëfim të gjatë ku tregon të gjitha episodet e ngjarjes.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23572. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23572