I dashur ditar i'a dola, Carls eshte i imi

Hellena

Primus registratum
I dashur ditar i'a dola, Carls eshte i imi

Mendoj se dhe ky shkrim hyn ne historine boterore sepse ka te beje me Mbretin e ardhshem te Anglise .. "TE FAMSHMIN" CHARLES /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gif



E Diele, 24 Prill 2005
Marredheniet me mbretereshen, lojerat qe cmendin princin, veshtiresite paramartesore... Te gjitha sekretet dhe prapaskenat e marteses se vitit, te treguara nga vete Kamila ne ditarin e saj



10 Shkurt

I dashur ditar, nuk do ta besosh kurre, po martohemi! Dje, pas asaj lojes ne stalle qe i pelqeu shume, Carls tha: "Mjaft, shkopin tim e dua vetem per vete! E bejme!". Keshtu vrapoi per ne pallat dhe i dha plakes nje ultimatum. Dhe sot ne mengjes zedhenese beri te ditur martesen. Me 8 prill ne keshtjellen Uindsor. Kur plaka me pa ne gisht unazen e nenes se tij, u be jeshil. Por tani me duhet te te le. Carls me ka fiksuar nje takim me nje make-up artist te famshme: Xhulia S, ajo e Beni Hill, jo ndonje vari bidonat. Do qe te dukem me femerore, keshtu me ne fund do te pushojne se theni se po martohet me nje tranvestit.

17 Shkurt

I dashur ditar, me fal qe te kam lene pas dore, por mes leksioneve te sjelljes se mire dhe hormoneve femerore kam patur shume pune. Por, per fat te keq gjerat nuk shkojne dhe aq mire. Sigurisht, jam e lumtur qe do te behem mbretereshe, por plaka ka shpulurosur nje vendim te vitit 1742, i cili iu pengon sovraneve te ardhshem te Anglise te bejen seks deri ne martese. I shkreti Carls ishte i deshperuar.

"Nuk martohem me me ty", me tha. Pastaj per fat te mire nderroi mendje. Por perfundon me kaq. Per nje hallke burokratike nuk mund te martohemi ne Uindsor. Mesa duket nese plaka autorizon nje martese ne nje vend jo te parashikuar duhet te lejoje cdokend te celebroje martesen aty per tre vjet.

Dhe e imagjinon dot ate zog te balsamuar, qe eshte Elisabeta me turiste qe vihen ne rradhe per tu martuar ne dhomen e saj te gjumit? Keshtu duhet te spostojme gjithcka ne bashki. Per me teper ne dhomen ku mbajne fshesat pastruset. Me ballkonet e pallateve perballe te marra me qera ne eBay per pak sterlina. Dhe na duhet ta bejme dhe me ngut, pasi 20 minuta me vone vjen nje tjeter cift. By the way (Meqe ra fjala),

Carls ka ftuar ne martese kater ish te fejuara. Keshtu mendova te ftoj dhe Endrjun. Pastaj praktikisht ai eshte nje pjesetar i familjes: ai dhe Ana bejne seks qe para meje dhe Carlsit.

23 Shkurt

I dashur ditar, e dija: plaka ka thene se nuk do te marre pjese ne ceremoni! Ka nxjerre justifikimin e nje 'low profile', ka frike se mos e ngre shume nivelin e evenimentit. Po kush kujton se eshte? Te gjithe e dine se askush nuk do te kete sy vecse per mua. Nderkohe kane filluar te vijne dhuratat e marteses. Po kush eshte ai idiot qe ka sjelle nje pikture, ne te cilen shfaqet Carls mbi nje kale te veshur si nuse?

17 Mars

I dashur ditar, cfare dite! Sot Carls donte ti jepet fund dhe te conte ne kosh cdo gje.

"Te gjithe e kane me mua", uleriu "mjaft ta harrojme te gjithe kete histori". Vetem sepse ai plaku matuf,. Filipi na beri bisht. Ka sajuar nje udhetim pune ne Gjermani, ndersa mesiguri do te shkojne per ndonje orgji ne Polinezi. Por Carls ishte bere bishe. Padyshim qe per ta qetesuar mu desh te vija ne funksion te gjithe sharmin tim (me qe ra fjala, e di qe keto kurat e bukurise funksionojne? Carls me thote se i ngjaj gjithnje e me pak nje burri) eshte pak nga ato lojrat qe i pelqejne shume. Por tani me dhemb pulsi i dores dhe nofullen e kam te derrmuar...

21 Mars

I dashur ditar, fati i keq vazhdon. Tani ka dale nje takse prej gati 20 mije sterlinash qe Carls duhet te paguaje per unazen e fejeses qe me ka dhene. Ajo plaka ka shfrytezuar menjehere situaten per ta rimarre serish. Por kaq ta beje dhembin s'kam per t'ia dhene. Unaza eshte e imja dhe do ta mbaj vete.

23 Mars

I dashur ditar, plaka u tregua vertet e sjellshme qe mori persiper te dizenjoje stemen time mbreterore. Nuk e prisja. Ka vene edhe nje kale, qe te me beje qejfin. Kush e di pse, te gjithe kur e pane ia plasen te qeshures. Ai piciruku, Herri thote se eshte ngaqe me ngjan kali, por une nuk e shoh gjithe kete ngjashmeri. A thua te kete marre mall?

25 Mars

I dashur ditar, sot me ka kontaktuar Tampax. Kane shpikur nje tampon te modeluar mbi historine e Carls. Quhet Princi i Uellsit dhe do te donit qe te isha prezantuese e spotit te tyre. Cfare mendon per kete fraze? "Pasi gjerat e mira here pas here duhet ti mbash brenda. Fjala e Kamiles".

27 Mars

11 a.m. I dashur ditar, e mendon sikur Carls te me lere vetem dhe te shkoje per ski per nje jave ne Klosters si lamtumire ndaj vejushllekut. The bastard! Kane menduar

per gjithcka princerit, te cilet mesiguri do te kene organizuar ndonje hallakatje. Atehere e di se cfare do te bej? Do te shkoj ne Beverly Hills te California Dream Men (meshkujt qe bejne striptiz). E dashuruar po, por jo budallaqe.

3 p.m. Dhe meqe jam aty po kaloj dhe nga klinika e fertilitetit e doktor Marik. Keshtu ia tregoj une asaj plakes. Pastaj une i kam premtuar se nuk do te kisha avancuar te drejtat mbi titullin e mbretereshes, por nuk kam thene asnjehere se nuk do ti kisha dhene Carlsit nje trashegimtar te fronit. Do te shihja pastaj fytyren e zoterushit Uilliam.

31 Mars

Lajme te mira, gjerat nuk jane kompromentuar. Pavaresisht nga vitet mjeku thote se mund te kem serish femije. Fustani i Robinson-Valentine me rri per mrekulli. Te enjten ne mengjes do ti bej floket me fije te bardha tek Jo Hansford, nje Mayfair. Por cfare bezdie ti lash floket me shume se nje here ne muaj. Mire, sic e sheh gjithcka po shkon per se mbari. Dhe jo martese e mallkuar sic shkruan Daily Express.

2 Prill

Dreqin, vdiq Papa!

3 Prill

Martesa eshte shtyre per te shtunen. Carls e ka marre me te vertete shume keq: duhet te perfaqesoje familjen ne funeralin e Papes. Por edhe plaka eshte nxehur keq, pasi 9-ta eshte dita e Grand national. Aq sa do ta celebroje martesen ne hipodromin e Liverpulit per mos humbur garen. Me pak fjale eshte nje delir i vertete. Mu desh ti merrja ne telefon te gjithe ftuarit, si te isha nje centraliste. Gjithsesi Carls thote se kam nje dite me shume per tu bere e bukur. Edhe pse kur e tha kishte nje mimike te cuditshme. Me qe ra fjala duhet te kujtoj qe te spostoj depilimin, pasi perndryshe me qimet e nje dite do me shpohen corapet.

6 Prill

Vdiq dhe Ranieri! E sheh qe muaji i mjaltit ne Skoci rrezik po na bekohet? Ketu na duhet ezorcizem.

7 Prill

Jo, jo dhe akoma jo: une kete fraze ndeshkuese nuk e germezoj. Cfare akte perverse! Vetem sa kemi shpikur nje pozicion te ri dhe jemi pak fetishiste, kaq. Por kalin nuk e kemi futur ne mes, edhe pse tani qe po e mendoj...Gjithsesi, i dashur ditar, e kam vendosur. Neser, ndersa Carls do te jete i impenjuar ne Rome me funeralet e Papes, une do te pres monsinjor Milingon per te hequr fantazmen e Dianes.

8 Prill

8 a.m. Fantazma ka ikur perfundimisht ka thene Milingo. Nga ky moment gjithcka do te shkoje mire, jam e sigurte.

3 p.m. Dreqin. Ernesti i Hanoverit eshte ne kome! Te bllokohet pagesa e Milingos.

6 p.m. Dreqin, aeroplani i Carls ka pesuar nje defekt. Ketu rrezik perfundon qe te martohem vete.

9 Prill

I dashur ditar me ne fund mbaroi. Gjithcka shkoi shume mire, pervec nje ere e cila rrezikonte ti merrte paruken Carlsit. Sigurisht edhe ndonje problem te vogel ka pasur. Pol Burrel filloi te vrapoje nudo neper rruget e Uindosr dhe Sheri Bler gjeti ne torten me fruta protezen e dhembeve te Eta Ricardson. Tani Carls eshte andej gjysem i zhveshur: ka pare Tampax me fytyren e tij. Une jam e lumtur. Mu deshem 35 vjet, por me ne fund ia dola: Carls eshte i imi. Po tani cfare te bej?

10 Prill

Jam zgjuar pak e zbudallepsur, por e lumtur. Ketu ne Skoci ka dicka romantike, madje dhe era e peshkut te zgares qe ka ngrene Carlsi? Oh, well! Gjithsesi e kam menduar? Tani fillon jeta ime e re si princesha e Galles. Do te jete perfekte. By the way, sa i lezetshem eshte ai kopshtari....


Marre nga Korrieri .
 
Top