Tiranë – I dënuari me burgim të përjetshëm Dritan Dajti, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila i ka dhënë katër dënime të përjetshme.
Mësohet se Dajti e ka apeluar personalisht vendimin, pa u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Ai akuzohet se për vrasjen e katër policëve, gushtin e vitit 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Seria e seancave gjyqësore në ngarkim të tij ka shkuar mbi 200 dhe përbën një nga rastet e rralla në historinë e gjyqësorit shqiptar.