Hyseni: Vendimi i GJND-së, do te sjelle njohje te reja per Kosoven
Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, deklaroi se vendimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pritet të ketë ndikim në procesin e njohjeve të tjera të pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për BBC-në, Hyseni tha se duke mos qenë anëtare e OKB-së, Kosova e ka të vështirë të zhvillojë aktivitete në organizatën botërore, sepse një numër vendesh kanë shfaqur hezitime të natyrave të ndryshme. Sipas tij, një numër i vendeve anëtare të OKB-së preferojnë të presin deri në përfundimin e procesit në Gjykatën e Hagës por, duke mos e kushtëzuar njohjen e Kosovës me përfundimin. Hyseni, së bashku me presidentin Sejdiu ndodhen në Nju Jork dhe po lobojnë për Kosovën.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22907. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22907
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22907. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22907