Huntelar-Milan, lidhje e menduar apo e kushtëzuar

Foto : Huntelaar

Për karakteristikat që ka sulmuesi hollandez do të kishte më shumë sukses në Angli ose Spanjë.Jan Huntelari është një provincial i mirëfilltë, nga i njëjti fshat tipik si edhe grupi holandez i hard-rokut, Normaal, i famshëm tani me hitin e tij Oerend Hard (Oohrend Fast). Me blerjen nga Milani, me gjasa, Huntelari do të ketë menduar se edhe ai është një popstar. Ai fluturoi në biznes klas me avionin Madrid?Milano dhe atje u përball me një det paparacësh, si dhe nga një turmë tifozësh histerikë.

Golashënuesi udhëtoi me limuzinë në një hotel me pesë yje, ndërkohë që menaxherët e tij, Arnold Osterver dhe Edvin Olde Riekerink negocionin hollësitë e marrëveshjes së tij me drejtuesit e Milanit. Huntelari do të rikthehet në Akhterhoek si multimilioner, me shpresë që të rikthehet edhe si njeri i lumtur. Kur të kërkon Real Madridi, nuk ke se si dhe nuk duhet të thuash jo. Huntelari smund të jetë një futbollist me karizmën e Bekhamit, por pa asnjë fije dyshimi është një golashënues i mirë. Ai nuk dështoi në Madrid, vetëm dhe thjesht ishte viktimë e politikave.

Presidenti i ri premtoi superyje dhe u ofroi tifozëve Kakanë dhe Kristiano Ronaldon. Jani shënoi tetë gola në 13 ndeshje ku u aktivizua si titullar që në fillim, por edhe kështu i dhanë rrugën. Reali, madje gjeti edhe një klub të ri për të, por Huntelari iu përgjigj: Jo, faleminderit!. Huntelari i kishte hedhur sytë tek Milani, duke refuzuar edhe disa klube angleze, me shpresë që nuk do të pendohet për këtë qëndrim. Natyrisht, AC Milan është një klub shumë i madh dhe më tepër duhet të ketë peshuar në atë vendim, fakti që idhulli i tij, Marko van Basteni kishte veshur me aq lavdi fanellën kuqezi. Sidoqoftë, ai tip futbollisti, sipas specialistëve, do të ishte më rezultativ, nëse do të luante në Gjermani apo Angli.

Në Itali klubet paguajnë që të mos humbasësh dhe çdo futbollist vjen i dyti pas këtij objektivi. Në Serie A, mbrojtjet janë mbushur me futbollistë që të sharrojnë, ndërsa sulmuesit, hera?herës janë si të jashtëligjshëm. Vetëm më të mirët e të mirëve, Van Basteni, Batistuta jetuan aq gjatë, suksesshëm atje. Nga ana tjetër, tribunat që zbrazen gjithnjë dhe më shumë tregojnë se tifozëve, spara u pëlqen drejtimi ku po ecin klubet italiane. Spanja, Gjermania dhe më së pari dhe më shumë Anglia janë më tërheqëse për futbollistë krijues, me prirje sulmuese. Huntelari me gjasa u tërhoq atje më shumë për romanticizëm, duke pasur ende në mendje posterat e Van Bastenit, Gulitit dhe Rajkardit sipër krevatit të tij fëminor.

Dirk Klas Jan Huntelari u lind në gusht 1983. Babai i tij ishte mësues dhe instruktor noti; po kështu, ai menaxhonte fushat sportive vendore. Trajneri i dëgjuar, Henk Ten Kate, e pikasi gjatë një udhëtimi, por largësia e shtëpisë së tij nga Deventeri ishte kaq e madhe, saqë e shtrëngoi të transferohej tek De Grafshapi. Talentzbuluesit e PSV?së e ndoqën nga afër dhe në moshën 17-vjeçare u zhvendos në një familje mikpritëse, pranë Eindhovenit për të luajtur dhe për tu stërvitur me PSV?në. Tek PSV?ja, legjenda e klubit, Uili van der Kojleni u bë trajneri i tij vetiak. Sidoqoftë, atje asnjëherë nuk shpërtheu. Gjuetarit, siç e ka nofkën, iu kërkua të largohet, ndërkohë që i vetmi klub i interesuar për të ishte AGOV.

Pasi shënoi 26 gola në një sezon, trajneri i Herenvenit, Gertjan Verbeku, e afroi. Herenveni e bleu për 100 mijë euro: një vit më vonë ai u transferua tek Ajaksi për nëntë milionë euro!!! Ajaksi realizoi një përfitim të majmë, duke e shitur tek Real Madridi për 27 milionë euro në janar 2009. Reali, vetëm tetë muaj më vonë e shiti tek Milani për 15 milionë euro. Atje Huntelari drejtohet nga një trajner brazilian, Leonardo, që kërkon apo, të paktën, predikon futboll sulmues. Pyetja kryesore shtrohet: a do të vihen në punë optimalisht aftësitë e Janit? Lëvizja e Huntelarit tek Milani më shumë duket e nxitur nga nocione romatike, aty?këtu edhe për para, por në vështrimin teknik aftësitë e tij do të ishin përshtatur shumë më mirë në lojën e një klubi anglez, pikërisht Arsenalit.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=862