Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Universal

AnonymouS
Psikologji – Humori te një femër është një nga karakteristikat më të preferuara nga seksi i kundërt. Si shenjë e inteligjencës dhe të qenët person i hapur, ata që janë në kërkim të një partnereje, e perceptojnë humorin një nga tiparet kyç

grate-me-humor-1.jpg


Një studim ka zbuluar se në klasifikimin e karakteristikave më të kërkuara, të qenët lozonjare është më e rëndësishme se inteligjenca në një takim dashurie.

Personat beqarë mund të kenë një listë tiparesh të atyre që kërkojnë në një partnere kur përfshihen në një lojë dashurie.

Një studim i ri ka zbuluar se të qenët lozonjare është më lart në listën e kërkesave ndaj një partnereje për një kohë të gjatë. Ekspertët thonë se sensi i humorit është më i rëndësishëm për shumicën e njerëzve sesa dikush që ka një diplomë, apo është besimtar.

Kërkuesit nga Universiteti i Zyrihut zbuluan se të qenët lozonjar është e rëndësishme për të dyja sekset dhe vjen pas miqësisë, inteligjencës dhe sensit të humorit.

Sipas studimit, njerëzit që bëjnë vetë shaka, ata që janë miqësorë dhe që krijojnë, e kategorizojnë humorin te partnerët e tyre si më të rëndësishëm, sesa njerëzit që janë seriozë.
Ata i përshkruan të rriturit shakatarë si persona që shijojnë ngacmimin, janë spontanë dhe i pëlqejnë të ndërmarrin sfida e të luajnë. Të qenët lozonjarë dhe shakatarë është një tipar i dëshirueshëm në përzgjedhjen seksuale.

René Proyer dhe Lisa Wagner nga departamenti i psikologjisë në Universitetin e Zyrihut, kanë treguar se në kulturën europiane të qenët shakatar ka shumë rëndësi në përzgjedhjen e partnerit.

Ata pyetën 327 persona nga Gjermania, Zvicra dhe Austria për të bërë një listë me 16 karakteristika dhe për të treguar nëse ishin një nga tiparet që dëshironin të kishte partneri i tyre.

Rezultatet treguan se meshkujt dhe femrat bien kryesisht dakord në listën e preferencave, pavarësisht se kanë disa ndryshime në kategorizimin individual. Për shembull, femrat e përcaktuan sensin e humorit si më të rëndësishëm te meshkujt dhe meshkujt thanë se një personalitet entuziast, ishte më i rëndësishëm për femrat.

Të qenët miqësor, inteligjent dhe me humor, ishin në krye të preferencave.

Vullnetarët e studimit, të cilët ishin të lidhur, e vlerësonin veten si më të lirshëm dhe më shakaxhinj, sesa ata që ishin beqarë.

Por…

Kërkimi më i fundit ka treguar se meshkujt nuk tërhiqen shumë nga femrat mendjemprehta. Të vënë përpara zgjedhjes së një femre që i bën për të qeshur dhe një femre që qesh me batutat e tyre, meshkujt do të zgjidhnin këtë të fundit
. Për fat të mirë, femrat nuk janë shumë të shqetësuara për meshkujt që nuk qeshin me batutat e tyre. Ato duket se pëlqejnë meshkujt që i bëjnë të qeshin.

Mendohet se femrat e shohin aftësinë e njerëzve për t’i bërë të qeshin si një shenjë të inteligjencës dhe meshkujt kanë evoluar për të treguar se sa të mirë janë me fjalët.

Kërkuesit nga Universiteti i Majamit pyetën më shumë se 80 burra dhe gra rreth rëndësisë që i jepnin një partneri që i bën për të qeshur. Ata pyetën gjithashtu se sa e rëndësishme ishte për ta që partneri i tyre t’i shihte si argëtues.

Përgjigjet zbuluan se femrat pëlqenin burrat që i bënin për të qeshur, ndërsa burrat preferonin femrat që e vlerësonin humorin e tyre. Në një eksperiment të dytë, vullnetarëve iu dhanë sasi hipotetike parash për të ‘shpenzuar’ në dizenjimin e partnerit të tyre ideal. Ata u pyetën sesa para kishin dëshirë të shpenzonin për të krijuar dikë që i bënte ata të qeshnin dhe sa para do t’i jepnin dikujt që të qeshte me shakatë e tyre.

Teksa sasia e ‘parave’ u rrit, meshkujt filluan të shpenzonin më shumë para për femrat argëtuese ndërsa femrat të shpenzonin më tepër për meshkujt që i mendonin ato si mendjemprehta.

Kërkuesja Liana Hone tha se kjo nënkupton që në një botë ideale, ne i vlerësojmë të dyja karakteristikat në një partner.

Megjithatë, në botën reale, priremi të jemi më të dhënë pas njërës prej tyre. Ajo beson se femrat shohin aftësinë për t’i bërë njerëzit të qeshin si një shenjë e inteligjencës – dhe llojet e gjeneve të cilësisë së lartë që ato do dëshironin te fëmijët e tyre.

Pavarësisht se të dhënat nuk janë të prera me thikë, zbulimet tregojnë se serioziteti gjithsesi është një karakteristikë e hequr nga lista.
G.shqip
 
Top