Humori i vitit te ri dhe perspektiva shqiptare

arterie

Primus registratum
Humori i vitit te ri dhe perspektiva shqiptare

Ua nisa kete teme sepse me ka bere shume pershtypje humori i vitit qe sapo hyri. Vura re nje perdorim te nje fjalori qe s'me kishte shkuar mendja se do arrihet te perdoret kaq hapur ne televizione publike. Nuk dua te shkruaj ketu se une kam trup nga fjalet e pista sepse nuk jam as femer dhe as qenie e ndryshuar mashkullore, por shkruajta ne pikepamjen e kultures dhe asaj etike. Duhet ta dime shume mire efektin qe ka humori i fundvitit tek shqiptaret sepse ai riperseritet gjate gjithe vitit ne cdo ambjent shoqeror. Keshtu kane lindur ato historite e"Njeshit", "Figures" etj etj por qe tani do te shnderrohen ne ........ fale perkushtimit te humoristeve , televizioneve shqiptare, dhe fale vemendjes dhe mosreagimit te shoqerise ndaj tyre.
Ajo cfare desha nga ju eshte se a kuptojne shqiptaret nje lloj gjuhe tjeter te te berit humor apo kemi humbur edhe sensin e humorit dhe na eshte rritur sensi hor..... dhe na duket e njejta gje.
.....
 

Alesio1

Primus registratum
Re: Humori i vitit te ri dhe perspektiva shqiptare

arterie
Eshte shqetesim i drejte ky qe parashtron ti.
Une nuk kisha mundesi te ndiqja asnje nga programet e vitit te ri por lexova ne gazeta disa artikuj qe flisnin mbi ''banalitetin'' e perdorur nga humuristet Shqiptare pikerisht ne naten e vitit te ri.
Programi tradicional i vitit te ri i transmetuar nga TVSH-ja apo nga televizionet tjera ndiqet me nje ''%'' e madhe pa dallim moshe dhe ky fenomen i turpshem duhet ndaluar sepse ne kete menyre vritet me shume se c'eshte vrare kultura kombetare
Me sa kuptoj une keta ''hor-ista'' nuk kane pase materiale per ta bere teleshikuesin te qeshe dhe si pasoje kane perdorur ''humorin e turpit'' sepse e qeshura edhe nese nuk vjen nga humori , vjen nga ''idiotesia anti-kulture''

Une kam respekt per te gjithe humoristet Shqiptare por kthimin e disave ne ''banal-humoriste'' nuk mund ta mirepres.

Shendet.
 

arterie

Primus registratum
Re: Humori i vitit te ri dhe perspektiva shqiptare

Ngaqe humori ka qene i sukseshmem, dikush po na mbledh edhe fjalet e duhura per te na nxjerre nje fjalor te "rilindjes" se gjuhes shqipe dhe te normave komunikuese midis anetareve te shoqerise sone. Shpresoj qe kjo do te "ndihmoje" shume ne rregullimin e kultures shqiptare. Dhe nese ndjeheni ngusht para nje shprehje qe ndoshta nuk e dinit se ekziston ne shqip, hapni fjalorin dhe pergjigjuni me te njejten monedhe.
Qe tani me ka marre malli te komunikoj me brezat qe do vijne. Do jetojne kohe te lumtura midis kultures qe do t'ua trashegojme ne.
 
Top