.htaccess

Al-Punk

Still here
.htaccess

.htaccess?

.htaccess është një nga ato skedarët magjik që ndryshon tërësisht konfigurimin e faqes suaj bazuar në dy-tre rrjeshta të shkurtër. Mbaj mend që ky skedar më dukej magjik kur isha më i ri dhe pata nisur të merresha me zhvillim faqesh web. Duke qenë se është një nga ata skedarët me . në fillim, FTP klientët e mi e fshihnin në shfaqje dhe jo pak herë kam humbur shumë kohë për të kuptuar gabimin. (Skedarët me pikë në fillim përdoren në sistemet *nix për t’i fshehur publikisht).

Rregullat e përdorimit

[*] .htaccess mund të vendoset në çdo dosje të direktorive web (të një faqe interneti). Ajo ka efekt pasues (rekursiv). Efekti pasues do të thotë që çdo nëndosje e dosjes bazë ku ndodhet .htaccess do të gëzojë të njëjtat konfigurime të .htaccess, përderisa nuk është përshkruar ndryshe në një tjetër .htaccess.[*] Komandat apo direktivat .htaccess janë të gjitha në një rrjesht.[*] Komentet në .htaccess fillojnë me një “#”.[*] .htaccess duhet të jetë e lexueshme nga Web Serveri (Apache e të ngjashëm). Zakonisht të drejtat e këtij skedari janë 644.[/list]

http://armandbrahaj.blog.al/2009/06/10/htaccess/

Al-Punk

Still here
Re: .htaccess

Artikulli më poshtë ju tregon si të krijoni mesazhe të personalizura në faqet 404 e të ngjashme.

Protokolli HTTP ka një sërë mesazhesh errori që gjeneron sipas kërkesës dhe përgjigjes që jep serveri.

Në një situatë normale, kur faqja që kërkohet nga vizitori gjendet nga serveri (psh: index.php), serveri do përgjigjet me një mesazh 200: Ok që do të thotë që po, e kam skedarin që kërkon dhe do ta jap tani.

Por jo gjithmonë kërkesat që bëhen nga vizitorët kthejnë këtë mesazh. Raste të tjera janë:

400 Bad Request - Kërkesë e gabuar në sintaksë

Serveri ka marrë një kërkesë por nuk mund ta proçesojë pasi ka një gabim në sintaksë (ose nuk kupton parametrat e thirrjes)

401 Unauthorized - Nuk jeni i autorizuar për këtë qasje

Një gabim i tillë ndodh kur nuk keni qasje pasi dosja është e mbrojtur nga një .htaccess që kërkon dhe fjalëkalim

403 Forbidden - Ndaluar qasja

Ky gabim shfaqet kur keni një komandë Ndaloj (Deny) ose një dosje nuk ka index.

404 Not Found - Nuk u gjet

Ky gabim tregon se adresa e kërkuar nuk gjendet (skedari, dosja etj, mungojnë)

500 Internal Server Error - Gabim në proçesim

Serveri nuk mund të proçedojë kërkesën. Zakonisht ky error gjenerohet pas ndonjë gabimi në skedarët CGI, ose .htaccess.

Duke përdorur .htaccess, ju mund të ndryshoni faqet e paracaktuara që përdoren nga apache për të njoftuar për këto gabime. Webserveri duhet të ketë të aktivizuar AllowOverride FileInfo për të lejuar përshkrimet më posht. Shumica e webserverave e kanë të paracaktuar këtë metodë)

Duke përdorur një error të paracaktuar, ju mund të mbani vizitorët në faqen tuaj dhe ti drejtoni ata diku tjetër në rast gabimi.

Për ta bërë këtë në .htaccess duhet të shtoni vetëm një rrjesht si më poshtë:

ErrorDocument 404 /errors/404.html

Rrejshti më sipër i tregon webserverit që nëse do gjenerohet një gabim 404, drejtoje vizitorin tek faqja që gjendet nën shembulldomain.al/errors/404.html.

Siç e shikoni sintaksa është

ErrorDocument

dhe mund të përdoret për secilin nga kodet më sipër, (duke i shtuar në rrjeshta të rinj).

Një listë me të gjithë kodet e HTTP i gjeni tek kjo W3.org

http://armandbrahaj.blog.al/2009/06/10/error-documents-404-400-401-403-410-500/

Al-Punk

Still here
Si të bllokoni vizitorë bazuar në IP adresa me .ht

Për të bllokuar vizitorë nëpërmjet IPve është tepër e thjeshtë

Kodi është pak a shumë si më poshtë:

Order allow, deny

Deny from 200.223.

Deny from 78.161.121.250

Deny from 1.2.3.4 5.6.7.8

Allow from all

Rrjeshti i parë i kodit “Order allow, deny” i tregon webserverit rendin në të cilin do të konsiderohet Lejimi “Allow” dhe Ndalimi “Deny”. Nëse do e trajtonim kodin më sipër do thonim: “Jepu access të gjithë hosteve të cilët nuk janë në direktivat Ndalo dhe gjenden në direktivat Lejo”.

Në rastin më sipër, të gjitha IPtë nën nën/rrjetin 200.223.0.0/16 do të bllokohen, bashkë me IPtë 78.161.121.250, 1.2.3.4, 5.6.7.8.

Nëse do ndryshohej rendi në “ndalo, lejo” (”deny, allow”), atëherë logjikisht vetëm përdorues në listën e të ndaluara do bllokohen, por duke qenë se më pas vjen “lejimi” dhe “Allow from all” (Lejo për të gjithë”, atëherë komandat për ndalim nuk do të ekzekutohen dhe të gjithë do kenë leje vëzhgimi në direktori. (Kodi kthehet në kod të pavlerë)

Apache procedon normalisht (by default) në rendin “ndalo, lejo” (deny,allow). Nëse doni të ruani këtë rend, atëherë mund të shmanget rrjeshti i parë në .htaccess

Deny from IP

Deny from NënRrjet.

Rregullat më sipër mund të përdoren për të bllokuar një përdorues apo disa të kenë qasje në faqen tuaj, duke ndarë IPtë me TAB

Deny from 1.2.3.4 5.6.7.9

por mund të bllokoni dhe një rrjet të tërë, psh:

Deny from 189.

Për të bllokuar çdo kënd nga qasja në faqen tuaj

Deny from all

dhe mund të shtoni një rrjesht për të lejuar vetëm veten tuaj:

Allow from 80.78.80.xx

ku xx janë numrat e fundit të IPsë suaj.

Al-Punk

Still here
Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess

Shpeshherë, kur kryhen modifikime në faqe lind nevoja të ridrejtohen të gjitha thirrjet nga një vend, dosje ose domain, në një vend tjetër. Zakonisht kjo nevojë lind në ridizenjime të faqes, apo ndryshime të domainit.

Webserverat kanë disa mënyra për të ndihmuar në këtë proçes, por më i thjeshti është me anë të Ridrejtimit (Ridirect).

Metoda më e thjeshtë është të shtosh këtë rrjesht në .htaccess:

Redirect /dosjavjetër http://www.blog.al/dosjare

Me një rrjesht të tillë, çdo vizitor i faqes do mund të drejtohet automatikisht nga http://www.blog.al/dosjavjetër tek http://www.blog.al/dosjare. (Nëse si në rastin më sipër, asnjë direktivë nuk përcaktohet, atëherë serveri do e trajtojë ridrejtimin si të përkohshëm HTTP status 302)

Gjithashtu ekziston dhe ridrejtimi i përhershëm (permanent, HTTP status 301). Ky ridrejtim duhet të përdoret kur modifikimi juaj është final dhe doni të njoftoni makinat e kërkimit që informacioni i vjetër gjendet në direktorinë e re. Në këtë mënyre nuk do humbet trafik dhe listim në këto makina kërkimi.

Redirect permanent /dosjavjetër http://www.blog.al/dosjare

Për të lehtësuar jetën e makinave të kërkimit dhe për të drejtuar të gjitha kërkesat http://blog.al (shembull) në http://www.blog.al (duke njoftuar makinat e kërkimit që të indeksojnë vetëm çfarë gjendet nën www dhe pa dublikuar përmbajtjen), mund të përdoret kodi më poshtë:

RewriteEngine on

RewriteCond %{HTTP_HOST} blog\.al[NC]

RewriteCond %{HTTP_HOST} !^www\.blog\.al[NC]

RewriteRule ^(.*) http://www.blog\.al/$1 [L,R=301]

Kodi më sipër përdor një tjetër mënyrë ridrejtimi, por kryen të njëjtin funksion duke gjeneruar një 301, lëvizur përfundimisht.

Një tjetër ndihmesë është dhe përdorimi i “regular expressions” në ridrejtim, por nuk po zgjatem duke dhënë thjesht një shembull:

RedirectMatch "\.html$" http://www.blog.al/index.php

Kodi më sipër do drejtojë çdo skedar që përfundon me .html tek index.php

SiL3nT

Super Moderator
Anëtar i Shtabit
Re: Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess

Ka ndonje problem nqs htaccess eshte .txt ? Apo thjesht mund te lexohet nga domain ? Sepse e vura re ne host qe une kshu e kisha
smile.gif
.. Me duhet ta bej .htaccess apo ta ler sic eshte htaccess.txt ?

Al-Punk

Still here
Re: Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess

.htaccess vetem. htaccess.txt eshte dhene per shembull dhe per ta vene re pasi skedaret me . perpara fshihen ne Unix

SiL3nT

Super Moderator
Anëtar i Shtabit
Re: Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess

E bera .htaccess por me duket se donte nje config fillestar pastaj mund ta editoje sepse me doli error kur hapja webin pastaj
smile.gif
.. Se ku e kan fshehur ato se gjej
laugh.gif
.. Nejse dicka shume interesante dhe qe hyn shume ne pune .

Al-Punk

Still here
Re: Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess

.htaccess duhet te jete i krijuar shume qarte dhe me nje editor te mire.
Shpeshhere notepad i shton elemente DOS qe nuk ecin ne ambientin Windows.
Shih ti besh modifikimet me notepad++ ose te ngjashem

Top