Horror në Elbasan, nëna vret në gjumë djalin 4-vjeçar, tenton t’i japë fund jetës

HipHop-Girl

Papirus rex
TIRANE- Një krim makabër ka ndodhur sot pas mesnate në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një nënë 26-vjeçare ka vrarë në gjumë djalin e saj të vetëm dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas burimeve policore autorja e krimit të rëndë, Nexhmie Dushku ishte e divorcuar dhe vuante nga depresioni që në momentin e zgjidhjes së martesës.

Në kushtet e depresionit të thellë, gruaja ka vrarë me thikë të birin, e më pas është vetëqëlluar në fyt.

Mësohet se 26-vjeçarja ishte divorcuar para 3 vitesh, ndërsa që prej asaj kohe jetonte me te birin 4-vjeçar në familjen e saj të origjinës. Përveç depresionit, policia nuk përjashton edhe problemet ekonomike, si një ndër shkaqet e këtij krimi monstruoz.


---------
Dhe papritur me kujtohen fjalet e Migjenit

"Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi..."
 
Top