Horoskopi ditor, 31 janar 2014

vasil1501

Forumium praecox
dashi.png
Dashi

Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga ana tjetër keni pasur debate te forta nuk është mire te mbani me force dike pas vetes. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe me pas do jene ata qe do vendosin ke do mbajnë pranë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire duke qene se do iu duhet te shpenzoni se tepërmi.
demi.png
Demi
Çështjet e zemrës do marrin udhën e duhur sot. Do mendoni vetëm si ta bëni atmosferën sa me elektrizuese dhe do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do jene romantike dhe do presin vërtet një princ te kaltër dhe pa defekte. Dëshira nuk do mund t’iu plotësohet. Për sa i përket financave duhet thënë se nuk pritet as problemi me i vogël.
binjaket.png
Binjaket
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me tepër me atë qe keni ne krah, nuk do mbani sekrete dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret ka shume gjasa te bien menjëherë ne dashuri me dike qe do takojnë. Edhe ai mund t’iu pëlqejë shume. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë yjet do iu ndihmojnë te ruani ekuilibrin.
gaforrja.png
Gaforrja
Jo për te gjithë çiftet kjo dite do jete e njëjtë. Disa do kenë debate dhe mosmarrëveshje te forta, ndërsa disa te tjerë do dashurohen plot pasion. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara, por do bëjnë mire t’ia lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar mos u kënaqni me situatën ku ndodheni, por gjeni mundësi për ta përmirësuar atë.
luani.png
Luani
Nuk do keni me besim si me pare tek partneri juaj dhe atmosfera ne çift do jete e turbullt. Tregohuni te kujdesshëm para se te flisni nëse nuk doni qe t’i përkeqësoni gjerat. Beqaret mund te fillojnë aventura kalimtare te cilat do iu sjellin emocione momentale, por me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar nuk priten probleme serioze, megjithatë tregohuni te matur.
virgjeresha.png
Virgjeresha
Ndikimi i madh i yjeve do sjelle përmirësime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret, te paktën për një here te vetme, duhet te bëjnë atë qe iu thotë zemra. Shpenzimet do jene shume te mëdha sot prandaj edhe financat do kenë goxha vështirësi.

....


Per me shume rreth horoskopit
 
Top