Honda CR-Z i gatshëm për premierë në Tokio

Honda CR-Z i gatshëm për premierë në Tokio

Honda.jpg

Një prej automjeteve që pritet me padurim në panairin e radhës së automjeteve në Tokio është kupeja e CR-Z e Hondas. Ai është dashur të paraqitet në versionin serik, mirëpo, duket se japonezët janë bërë pishman dhe në të do ngjisin shenjën koncept.</p>


Automjeti sportiv me dy ulëse i cili me shumë gjëra na përkujton në modelin legjendar CRX do të duhej të futej në prodhim serik qysh vitin e ardhshëm në Japoni, e për një kohë jo shumë të gjatë të shihet edhe nëpër rrugët e Evropës.</p>


Automjeti, mu sikur edhe modeli i parë konceptual i cili është paraqitur në vitin 2007 në panairin e Tokios, është hibrid i cili përbëhet nga motori 1.5 litërsh me katër cilindra dhe elektromotori.
hondacrza.jpg

Fuqia në boshtin e përparmë transmetohet me anë të marshit me gjashtë shpejtësi, gjersa tani për tani në Honda fshehin informatat për fuqinë dhe performansat e tij.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1161. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1161
 
Top