HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

genti

Primus registratum
HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Nga Ali Eltari

Anetar i Akademise se Shkencave te Ballkanit.

Lexoni vete ne kete artikull dhe do te shikoni se ka lindur nena "Burra" qe jane krenare dhe qe guxojne te thone me ze te larte te verteten.

www.kohajone.com/lexo.php?id=24243
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

e lexova po kujt ti thuash se grekeve apo botes.
tashi eshte teper vone te ndryshosh mendimin e tyre te ndryshosh ate ne te cilen gjitha bota "beson" sepse te gjithe thone ashtu.Keto klishe te botes sic e thashe duhet po aq kohe burreri,maturi dhe rracionalizem per ti ndryshuar sa me duket e pamundur.

NDIKON KEQ IMAZHI I SHQIPERISE NE BOTE QE JEMI POPULL PA KULTURE DHE PA HISTORI.

NUK E DI SE NGA I KANE MARRE MESIMET KETA NJEREZ.POR PER NJE GJE JAM I SIGURTE NGA PADITURIA DHE NGA ANTI-SHQIPTARIA.

NDONJEHERE HISTORIA TE BEN TE VUASH PA FAJ DHE PA SHKAK. :shrug:
 

genti

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

E verteta nuk mund te fshihet pergjithmone, por eshte ironi kur studjues te huaj ngrene zerin ne brojtje te vlerave tona nderkohe kur keta te tanet mbrojne me fanatizem tezat Greke dhe ne shkollat tona mesojne historine e shkruajtur sipas interesave te fqinjeve tane :smash:
 

balforum

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Xhino te ndihmoj pak duke e nxjerr shkrimin ne siperfaqe ,qe ta lexojne dhe ata dembelat qe pertojne te shtypin. /pf/images/graemlins/laugh.gif

HOMERI, I CILESUAR "GREK" - KY GJIGAND I PELLAZGJISE
Nga Ali Eltari

Anetar i Akademise se Shkencave te Ballkanit

"Te thuash burre shteti, eshte njesoj si te thuash tradhetar" - shkruan Viktor Hygo. Ndersa intelektuali, do te ishte nderi apo turpi i kombit, sipas asaj qe i ka dhene atdheut. Kjo ngaqe njerezit e ditur, shpesh kulturen e tyre e plotesojne duke marre shume nga vendet e tjera. Ketyre njerezve per fat te keq e te mire, u besohet gjithcka. Por a jane te besueshem? Kjo varet nga sa ndergjegja e tyre punon per te verteten. Fatkeqesisht, shume intelektuale nuk jane te afte te dallojne cila eshte e verteta dhe cila e gabuara, jo rralle "gabojne" edhe me qellim. Nuk perjashtohet rasti kur ndonje intelektual, e di qe e ka gabim, por e ben per "te rregulluar" gjendjen e tij ekonomike. Pasojat i vuajne popujt e vegjel, te cileve u mohohet kontributi i dhene popujve fqinje, te cilet me pas pasi jane rritur ne kurriz te tyre, ushtrojne agresion mbi te, per te shkaterruar perfundimisht dhe per t'i integruar ne jeten e tyre. Dhe gjithcka niset nga kultura. Faza e pare e saj eshte t'i rrembeje yjet.


Ylli me i madh i botes eshte Homeri

Ylli me i madh i botes eshte shkrimtari gjigand, Homeri. Per fat te keq ende ne tekstet shqiptare vazhdohet te quhet "poeti i madh grek", ndonese tek librat e tij nuk permendet asnjehere fjala grek dhe nuk gjen ne te shembuj nga karakteri i grekeve apo ndonje emertim te shembelleje me ta. Ne veprat e tij, sidomos libri i tij i pare "Iliada" gjen heronj qe edhe vete greket, pasi ata erdhen ne Ballkan, direkt ose indirekt tregojne qe ishin pellazge. Keshtu, ai qe do te vendoste mbi fatin e luftes 10 vjecare Akili, historiani grek Plutarku shkruajti "vendasit e quanin aspeti" pra i shpejti, duke na dhene fjalen shqipe te lashtesise. Heroi tjeter Udheseu, te cilet grekerit e perkthyen ne Odise, por qe gjithnje do te ruante aq sa te ishte e mundur idene e nje udhetari, i cili ishte kureshtar te zbuloi te panjohura, edhe se mund ta shpagoje me jeten e tij dhe te shokeve. Ndersa latinet, edhe ata e perkthyen nga pellazgjishtja dhe jo nga greqishtja, nuk e quajten Odise, sic e quajten grekerit, por ashtu si iu pershtat me mire gjuhes se tyre, Uliks. Nuk do te ishte aspak e arsyeshme qe ky popull, i kulturuar per kohen e tij, ta perkthente nga greqishtja, kur ky liber gjendej atje ne pellazgjisht, ne gjuhen e popullit qe i mesoi te shkruaje dhe te lexoje. Eshte e natyrshme qe latinet, pasi mesuan te shkruajne e lexojne ne fillim pellazgjisht, te perkthenin edhe kryeveprat e kultures boterore te asaj kohe, qe e sollen udheheqesit e tyre te pare, kur vajten dhe krijuan qyteterimin ne Lacium nga lindi latinishtja. Kjo eshte arsyeja pse shume emra te perendive te lashta pellazgjike ndryshojne nga greqishtja ne latinisht. E rendesishme eshte se te dy emrat Odise dhe Uliks, kete zbulim e ka bere per here te pare Zaaria Majami, nje izrealit nga Franca, i cili pa ngjashmerite dhe e zgjidhi ate duke vendosur mes tyre emrin shqip Udhes, meqe ky emertim i pershtatej karakterit te tij prej udhetari. Eshte ky shkak qe Aristidh Kola i madh beri zbulimin gjigand, qe e vuri gjuhen shqipe ne themel te kultures europiane dhe ate boterore duke shpjeguar emrat e perendive.

Arti i Homerit, nuk lindi ne truall djerre

Homeri nuk ishte njeri i zakonshem. Edhe arti i tij nuk lindi rastesisht ne nje truall djerre. Homeri perfaqeson kulturen e fuqishme, qe lindi dhe u zhvillua ne shume shekuj, madje rreth 10 000 vjet me pare thekson Kola, ne nje vend qe kishte zhvillim te jatezakonshem. Ai ishte perfaeques i nje populi, qe ne menyre te ngadalshme, por te vazhdueshme, kishte akumuluar kulturen e te gjitha popujve te asaj kohe, qe kishte arritur suksese te jashtezakonshme ne te gjitha drejtimet: kulture, art, shkence, teologji, organizim qytetesh shume te fuqishem e demokratike. Ishte pra ne nje faze madhore, kur beheshin zhvillime cilesore. Ne ndryshim nga disa zhvillime, qe ndodhen ne vendet prane, kur ata zmadhuan nje qender te vetme, dhe sigurisht arriten kulme te paperseritshme si Babilonia e Egjypti, perkundrazi pellazgjia krijoi shume qendra te fuqishme te cilat kishin kulturen qe i lidhte, por qe secila ruajti te vecanten aq sa sot, per fat te keq nuk i studiojne si nje te teren, por vec e vec, duke mos arritur te zbulojne te pergjithshmen qe ky popull i jashtezakonshem me zhvillimin e tij te qete, e nxori Europen dhe vendet perreth saj nga komuniteti primitiv, per ta vendosur ne rrugen e qyteterimit.

Perse u be lufta e Trojes?

Por a do te ishte e arsyeshme qe ato qendra apo qytetshtete te qendronin perjetesisht te vecuara? Shembujt e popujve prane gjithnje kane qene modeli per njerezit qe e ndienin veten pak me te fuqishem se te tjeret. Dhe pergatiteshin t'i pushtonin. Shembull trondites eshte ajo qe ka hyre ne histori me emrin "Lufta e Trojes". A mund te behej ajo lufte per nje femer? Vetem nje njeri naiv mund ta besoje kete pretekst. Duhet te pranojme ate qe na thote Homeri ne pershkrimin e jashtem se edhe perendite e Dodones pellazgjike, sapo shihnin nje vajze te bukur, shnderroheshin ne forma nga me te ndryshmet per ta shtene ne dore. Ndersa heronjte e Iliades i rrembenin me force dhe i mbanin ne shtatoret e tyre te lufte, kur ishin larg grave. Keta njerez, qe nuk e kishin per gje te rrembenin vajzat e huaja, qofshin ato edhe te prifterinjeve te faltoreve te perendive qe ndiznin zemerimin e zotave, do te besohet se lane grate e femijte e tyre e do te shkonin per te marre nje femer, qofte ajo edhe Elene te bukur e cila u rrembye me nje tjeter? Homeri, njeriu me fantazi dhe kulture te jashtezakonshme, ka gjetur nje truk artistik te kendshem, per te terhequr lexuesit, por kursesi per t'i bindur ata. Ai e kishte te qarte se njerezit do te thelloheshin e do te arsyetonin e kerkonin me shume se thoshte fjala e tij. E ketu qendron forca e artit, te jete i permbajtur e te mos i thote te gjitha.

Shkrimtari i barabarte me perendite

Arsyeja qe i shtyu ata njerez vigane te ndermarrin nismen me pasoja te rrezikshme per jeten dhe familjet e tyre, ishte nje ideal shume me i madh. Duke lene familjen per dhjete vjet, ata lane pas dore ekonomine e tyre, femijet,gjithcka. Ata qe i shpetuan vdekjes, kur u kthyen pane gjithcka te shkaterruar moralisht dhe ekonomikisht. Nese do t'i kishin parashikuar te gjitha ato, veshtire se do t'i kishin hyre asaj aventure te tmerrshme. Arsyeja qe se ishin te bindur se do ta nenshtronin lehte Trojen, por njerezit e kulturuar te qytetit te kulturuar, shume me te kulturuar se ata te Ballkanit te Jugut, arriti te forconte lidhjet me pellazget e Ballkanit Lindor dhe Verior dhe i qendruan me heroizem sulmeve te tyre. Keshtuqe u zhvilluan perleshje nga me te pergjakshmet ne histori, qe tronditen imagjinaten e Homerit, shkrimtari i barabarte me perendite, te krijoje ato qe do te mbetet kryevepra e njerezimit.

Ne lufte, ndonese ne krahun e ballkanasve ishte nje gjysme zot- gjysme njeri, Akil kembeshpejti, asnjehere nuk munden te arrijne fitoren me arme, edhe se ne luftime merrnin pjese edhe zotera, nga te cilet disa dilnin nga lufta edhe te plagosur. As gjaku i derdhur, as numri i te vrareve, qe rritej me shpejtesi, nuk e tundi vullnetin e tyre per te arritur qellimin. Lufta do te vazhdonte perjetesisht ne se nuk do te punonte dinakeria e Udheses. Kjo mendje e ndritur arriti te shkepuse me ne fund fitoren, por shume vone. Ajo qe fitore pa vlera, qe i shkaterroi perfundimisht te dy palet; trojanet mbeten pa atdhe, duke u shperndare neper pellazgji, Buthros e Europe, derisa qendroje ne Latium dhe krijoi qyteterimin e pare e me pas Romen, Ndersa dega tjeter udhetoje neper Afrike e ndaloi ne Tunizi te krijoje Kartagjenen. Keta dy popuj te fuqishem do te zhvillonin perleshje te pergjakshme, shekuj per vone, per te vendosur hegjemonine e tyre mbi tjetrin, derisa me ne fund triumfoje Roma. Por edhe pellazget e Ballkanit mbeten te gjymtuar. Pas me shume se dhjete vjetesh shume gjera kishin ndryshuar ne vendet e tyre dhe nuk u arrit te rivendosej gjendja e me parshme. Kete Homeri e shpjegon shume mire ne librin e tij te dyte "Udheseu"

Perse u krijua nje qender e vetme?

Por cila ishte qellimi qe ata, te dy palet, mbeten te gjymtuar? Arsyeja ishin te krijonin nje qender te vetme, ashtu sic kishin bere me pare Babilonasit dhe Egjyptianet. Por ne sa ata e nisen nga nje qytet e vogel, i cili arriti zhvillim te madh ekonomik dhe kulturor, pellazget e Ballkanit, e nisen ne nje stad te zhvilluar, kur deshira per nje bashkim ishte ne rruge te gabuar. Troja kishte arritur zhvillim me te fuqishem kulturor dhe ekonomik, gje te cilen e lakmuan pellazget e Ballkanit. Keshtu qe nuk mundet kurrsesi te sigurohej fitorja e shpejte nga ata te Ballkanit edhe pse ishin dhjete here me te shumte ne numer. Ishte mendja e gjalle e Udheses, i cili, do te bente te siguronte ate qe nuk arriti shpata, fitoren e deshperuar. Lufta dhjetra vjecare siguroi me ne fund deshtimin e te dy grupeve te medha pellazge. Po ndersa trojanet, pasi pane te mbulohej me hi qyteti i tyre i shenjte, ngritur me aq madheshti, moren rrugen e mergimit. Edhe pellazget e Ballkanit do te riktheheshin te shtepite e tyre, por pjesa me e madhe humbin perfundimisht neper bucitjet e dallgeve te katerta detare. Edhe ata pak, qe arriten ne shtepite e tyre, u ndjene se ishin bere te tepert. Jeta kishte ecur perpara dhe ata tanime qene harruar dhe ishin bere te panevojshme, madje ndonje edhe i urryer. Edhe keta "triumfatore" do te perjashtoheshin nga rrjedha e kohes. Keshtu as pellazget e Ballkanit nuk perfituan nga ata te Azise se Vogel dhe nukpane dite te bardha. Lufta e Trojes tregoje se pellazget e paten te veshtire te pranonin humbjen e lirise, per hire te bashkimit dhe fuqizimit ne nje perandori te vetme, po mbeten perjetesisht "te lidhur", por secili ne vend ne tokat e vet.


Deri ku arrinte popullsia ilire?

Duke mos krijuar nje qender te fuqishme, secili zhvillohej sipas menyres se tij, aq sa sot per fat te keq, nuk gjejme nje studim te thelluar per te percaktuar se deri ku arrinte kjo popullate qe njihet pak nga burimet e shkruara, por qe ndjejne krenari shume popuj qe kane folur dikur gjuhen pellazge (ilire). Greket nuk erdhen ne keto troje me kulture te formuar. Eshte i njohur fakti se asnje popull i kulturuar dhe i zhvilluar nuk i braktis trojet e vendit te tij. Ai ka punuar per shume breza te arrije ate zhvillim. Ne vende te reja njohja eshte e paket dhe nuk mund te sigurohen kushte te pershtatshme per jetese, ashtu sic ka arritur per shekuj ne vendin e tij te origjines. Por eshte normale te dynden popujt e prapambetur dhe te varfer, te cilet, ne vendet e tyre nuk mund te sigurojne jetese te mire, por shkojne e kapin me force vende me te zhvilluara, per te bere jetese me te mire dhe nivel jetese me te siguruar.

Greket e ardhur nenshtruan sllavet dhe latinet

Greket e ardhur perdoren brutalitetin e mangesise se kultures se tyre, duke nenshtruar me force vendasit shume te kulturuar. Eshte e tepert te perfytyrohen skenat e uzurpimit, mbasi te ngjashme me to kane ndodhur edhe nga latinet, sllavet, turqit e deri ne lufterat e shekullit XX. Ata, greket qe erdhen ne nje truall shume te zhvilluar, te populli me i kulturuar i kohes, ne fazen e pare si te pazhvilluar qe ishin, duke u perpjekur t'i nenshtronin bene barbari te padegjuara. Me pas, qyteterimi i mrekullueshem pellazg i gjetur, zgjoi mendjet e tyre te fjetura. Nuk duhet te ishin te paket njerezit qe per fuqine e intelektit, u nderuan nga grekerit e ardhur por edhe u imituan. Dhe femijeve tyre u pranuan ne shoqerine, per njohurite e thella. Po edhe rrembyen e u martuan me force me vajzat e bukura vendase. Keshtu do te krijohej populli grek, qe nuk ishte krejtesisht ai barbari i ardhur, por nje shkrirje me hir ose me pahir i adhacakeve me vendasit. Shkrirje nuk arriti te behet ne tere Greqine. Ende sot, shume qytete greke jane te rrethuar nga fshatra, ne te cilat vazhdohet te flasin ende gjuhen pellazge (shqipe). Eshte e vertete se shume shqiptare kane shkuar dhe jane vendosur ne Greqi ne rrethana te ndryshme, t'i shpetonin zgjedhes turke, por atje kane gjetur fshatra te tere pellazge (arvanitas), ndaj edhe e kane ndiere veten si ne vendin e tyre te vjeter.

Po Homeri, kush ishte?

Po Homeri, kush ishte? Nga poeti me i madh i te gjitha koheve na ka mbetur nje biografi te shkurter. Ai ka lindur ne Azi te Vogel, Turqi e sotme, qe banohej nga Dardanet pellazge dhe sundohej nga Priam Dardani. Te mos na mjaftonte emri dhe mbiemri i atij prijesi legjendar, na ndihmon edhe simpatia e Homerit per pellazget e Azise se vogel, ku thuajse gjate gjithe vepres se pare "Iliada". Ndonese ne pamje te pare gezohet per fitoren e bujshme te pellazgeve te Ballkanit, ne te vertete keta te fundit ishin te rrezikuar te shkaterroheshin, mbasi thuajse te gjitha lufterat zhvillohen ne kampin e tyre dhe jo perreth keshtjelles se Priamit. Dhe me kryesorja, ne vepren adhore te tij, nuk permendet asnjehere fjala grek. As edhe ne vepren e dyte madhore "Udheseu". Ne to permenden fiset e Akejve dhe Danajve. As me pare e as sot ne Greqi nuk ka pasur dhe as ka njerez me kete mbiemer, ndonese ne Shqiperi, qe tradita e emrave jane trasheguar brez pas brezi, vazhdon te kete Danaj. Kjo tregon me se miri vazhdimesine e tyre. Ne anen e mendimit, qe Homeri nuk eshte grek, por vendas po shtohen edhe studiues te huaj. Nje nga ata, Edein E. Jacques studiues amerikan, ne librin e tij "Shqiptaret", ka arritur ne perfundim se Homeri ka jetuar rreth 700 vjet para se te shfaqeshin fiset greke ne vendin ku kane mbetur edhe sot e kesaj dite. Ky perfundim logjik shpjegon edhe mendimet e shumta, qe bien ne kundershtim njera me tjetren, me qellim qe ta bejne me cdo kusht te tyren, poetin e madh te pellazgjise. Ato tregojne se edhe ne shekuj te ndryshem, kane bere te gjitha perpjekjet per t'u mbushur mendjen per kete pellazgeve, por qe njerez te ndryshem e kane kundershtuar me fakte. Kuptohet qe ato kane "humbur" ashtu sic kane humbur te gjitha ato qe nuk u kane pelqyer "Fitimtareve" si shkrimi pellazgjisht etj.

Kultura e famshme e pellazgeve tek Homeri

Por pa u zgjatur me sofizma greke, mjafton te themi se veprat e Homerit jane permbledhje e zgjuar e kultures shume te fuqishme te pellazgjise, kur ishte ne kulmin e saj. Ajo nuk mund te ishte kurrsesi arritje e nje popullit te ri, qe sapo ka dale nga faza e barbarise. Ne te mire te kesaj ideje, mund te permendim faktin se e tere kultura greke nuk eshte gje tjeter vecse imitim i Homerit dhe zberthim i temave te tij. Keshtu, sado qe kultura greke arriti stade te medha dhe fitoi me te drejte mirenjohjen e dashurine e popujve te mevonshem, asnjehere nuk mundi t'i afrohej kultures 10 000 vjecare pellazgjike, kulmin me te larte ne kultures boterore te arritur te Homeri. Si e tille, ne shqiptaret dhe arvanitasit e Greqise, qe jemi pasardhes te paster te pellazgeve, duhet te ndiejme krenari per origjinen tone te lashte dhe ta mbrojme ate me krenari, sic beri i madhi Aristidh Kola, qe grekerit te trembur nga te vertetat gjuhesore qe ai zbuloi, duke shpjeguar nga kishin ardhur emrat e perendive pellazge e vrane ate, per t'i shtuar vetes edhe nje krim te ri ne koherat e sotme moderne.


Fatkeqesisht mesohet Homeri grek

Fatkeqesisht nxenesve shqiptare vazhdohet t'u flitet per "Homer grek". Heronjte tane te medhenj, ndonese ata folen dhe u edukuan me karaktetin pellazgjik i quajne "grek". Per Akilin gjysme njeri- gjysme perendi autori i nderuar grek i lashtesise Plutarku te libri i tij "Pirroja", e pranon qe nuk eshte grek kur thone se vendasit e quajne "aspeti" (i shpejti). Atehere...

Te shtremberosh te verteten dhe te shkruash "Homeri ishte grek", ka disa shkaqe. E para: ate mund te kete lexuar te tekstet greke dhe ngaqe mundesia e autorit per te marre te dhena eshte e paket, mjaftohet nga ato qe shkruan fqinji yne dashakeq dhe ky autor e quan veten "te nderuar". E dyta eshte se edhe shume te huaj, duke mos marre te dhena nga Shqiperia, i marrin per te verteta theniet e grekeve. Dhe autoret shqiptare "te nderuar" pa u thelluar, ua servirin femijeve tane t'u mbushin mendjen se "Homeri eshte grek". Se treti, meqe greket abuzojne, duke thene se pellazget nuk paskan pasur aftesi te shkruajne, atehere pranohet logjikisht qe ai nuk ishte pellazg, por grek ndonese latinet ulerijne duke thene se alfabetin e tyre ne Lat ia sollen pellazget. Megjitate, per fat te keq, meqe "nuk gjejne shkrime ne Shqiperi" nuk e degjojne ulurimen e historianeve latine. Studiuesit tane, per fat te keq, nuk thellohen sa duhet (nuk ma thote zemra te them jane te paafte), ndaj pranojne me modesti "mesin e arte". Studiuesit, nga cektesia e kultures se tyre, mbeten te kenaqur me ate qe predikojne te huajt dhe flasin me gjuhen e tyre. Ne se do te udhetonin neper histori do te shikonin se cdo pushtues, gjeja e pare qe benin, crrenjosnin cdo gje, qe mbante gjalle, krenarine e vendasve. Nje nga pikat me te fuqishme ishte kultura dhe shkrimi, ndaj perpiqeshin te zhduknin cdo gjurme te tyre. Edhe ne shekujt pas Skenderbeut, ka shume te dhena, se vazhdohej te shkruhej gjuha shqipe, por ne sot ato nuk i kemi, se i zhduken pushtuesit e mevonshem. Mbetet edhe shkaku i fundit: mos valle hartuesit e teksteve tona kane ekonomi te "dobet" dhe shkruajne keshtu te permiresojne ate, ne dem te vlerave te kombit tone?
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Ky problem ka nje zgjidhje.
Thjesht thoni edhe juve botes qe jemi Grek dhe ja u vu guri tek vendi, u bet edhe ju me kulture dhe histori.
Ja thjesht fare:
Ata ju vodhen kulturen dhe historine dhe shume te tjera, juve i vidhni emrin.
 

zog

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

shkrimi i akademikut Ali, eshte shume i dhi, hihihi!
shume i DOBET ne fakt, shume naiv.

njerez si ai do te benin mire te HESHTIN kur nuk kane çfare shtojne, ndryshe ata bejne me shume dem sesa mire, me inisiativat qe ndermarrin.

gabimi kryesor i tij e shume te tjereve ketu e gjetke, eshte qe duan te na nxjerrin edhe TE VJETER, por edhe me KULTURE.
eshte njesoj si te duash te ruash ne te njejten kohe, edhe ullirin (kokren) por edhe vajin qe nxirret prej tij. po a mundim?

shqiptaret padyshim qe jane popull i vjeter, si dhe padyshim qe jane popull i eger e te pa kulture. vjetersia ta detyron kete.

Kolia e pat thene bukur: grek do te thote shqiptar me shkolle, me kulture. pra greku eshte vaji, ndersa shqiptari kokra e ullirit ose ndoshta rrenjet e tij.

ps; bukuroshe, shume ironike po m'dukesh, po me veten (duke u nis nga nicku qe ke vene) a sillesh njesoj. pra ti je me vertet e bukur, tu ka mush mendja per ket pike apo ja ke vjedh emrin dikujt tjeter.
 

genti

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

O zog para se te flasesh si Zeri i popullit, mundohu te japesh argumentet e tua qe e kundershtojne ate qe u tha me siper dhe mos kundershto me pasjon thjesht sepse ty nuk te pelqen ai shkrimi apo analiza,
nuk e di nese e ke lexuar deri ne fund apo por ai nuk ishte vetem nje mendim i autorit por nje permbledhje faktesh dhe provash te pakundershtueshme.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Zog,nqs ne ditet tona Anglishtja eshte nje gjuhe nderkombetare,kjo nuk do te thote qe Anglezet kane me kulture se sa Italianet apo Francezet apo Gjermanet,apo jo,mirpo hajde e mbushjau mendjen njerezve mbas 1 mije vjetesh,ata do thone :Anglezet kane qene me te zgjuarit sepse flitej Anglishtja nga e gjithe bota.E njejta gje ka ndodhur edhe me Greqishten,ka qene nje gjuhe nderkombetare ne ate kohe dhe opaa greket kane qene me te zgjuarit me te vjeterit me te shkolluarit!!Pallavra.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Edhe une ne injorancen time me lejohet te mendoj se pellazget ishin jo indoeuropian, kurse shqipja eshte indo-europiane, si dreqin mundet te jemi ne pellazg? Shpresoj te jem une gabim. Gjithashtu me sa di une, Homeri shkruajti ne vitet 800 B.C. ku fiset indo-europiane ishim tashme te themeluara ne kte rajon. shkruajti ne Linear B greek, forma me e heret e alfabetit grek. Njifet qe shume fjale nga homerishtja mundet te perkthehen ne shqip, kjo tregon vetem qe shqipja dhe greqishtje njeher e dikur kane qene nje gju(prape ku fakt behet akoma me i pabesueshmen kur konsiderohet fakti, qe greqishtja i perket grupin CENTUM te gjuheve indo europiane, kurse shqipja grupit SATEM. SA per librin e kolas nuk kam pas privilegj ta lexoj ndonjeher kshu qe nuk mundet te komentoj per te. nje pyetje kam. a eshte perkthyer ne anglisht, neqoftese jo, qeveria shqiptare duhet te perpiqet ta perkthej ne sa gjuhe te jete e mundur kshu qe bota do kete nje kuptim te historise nga perspektiva shqiptare.
 

tola77

Primus registratum
Re: HOMERI, i cilesuar "Grek"- Ky gjigand i pellazgjise!

Po shkruaj nje artikull qe e kam lexuar pak kohe me pare per Homerin
Shkruajtur më 04 Shkurt, 2004 18:4604. Shkurt 2004 19:46 Marre nga gazeta shekulli:Homeri ka qenë në Shkodër.Indro MontanelliLibri i tije me titull : "SHQIPERIA NJE NE NJEMIJE .500 lekLukë Prela më çoi fjalë se, meqë për atë burrë unë isha burrë i veçantë, mik i zemrës dhe jo i barkut, të shkoja ta takoja në shtëpinë e tij. Dhe unë i çova fjalë se, duke qenë për të burrë i veçantë, mik i zemrës dhe jo i barkut, do të shkoja ta takoja të nesërmen. Lukë Prela më përgatiti një drekë të mirë. Por para drekës, shtruan mezen, si të thuash antipastën; e qe një e papritur e madhe për mua që nuk dija asgjë për këtë institucion; na patën vënë përpara një pulë të pjekur dhe unë, që e pata marrë për drekën e vërtetë, hëngra aq shumë saqë, kur shtruan drekën e vërtetë, nuk dija më si t’i pajtoja detyrat e mikut me të drejtat e stomakut. Isha dhe pak i trullosur nga rakia, aperitivi lubrifikant, shoqëruesi i ngrënive shqiptare që nuk e di se si e bëjnë atë shqiptarët, por tashmë dija se çfarë bën ajo në trurin tim, një liker me ngjyrë të papërcaktuar e me dukje të pafajshme, i shërbyer në një gotë të vogël, një gotë e ashpër që të ftuarit e kalojnë dorë më dorë me një përkulje të ëmbël, por që qarkullon vrullshëm, e mbushur herë pas here nga shërbëtori, kështu që në çdo fund minuti të vjen përpara e pakundërshtueshme si një urdhër kategorik që ndaj teje, të qëndron si një shok në pritje. E gjitha kjo zgjat më tepër se gjysmë ore, e matur me akrepat e kësaj gote që vjen, shkon e kthehet, gjithnjë po ajo, gjithmonë plot, gjithnjë zhuritëse. Pula e pjekur është atje mbi një pjatë druri ngjyrë kafe, e tymtë dhe e lyrosur, në mes të hasrës që zëvendësoi tavolinën. Nuk ka mjete për ta copëtuar, as thika, as gërshërë. Secili e kap me dorë duke e gozhduar në pjatë dhe me tjetrën e tërheq, i shkyen krahun ose kofshën, por ngadalë, me një delikatesë prej të dituri, duke i zhbërë tejzat me gjallëri bindëse, duke i thyer eshtrat me një lëvizje të prerë e të saktë: më shumë se ta pëkulësh, duket se të ndjell. Pastaj i vënë në gojë majat e dhjetë gishtërinjve të ngjyer në lyrë dhe një nga një, në mënyrë të ndërgjegjshme, i lëpijnë. E gjitha kjo bëhet me elegancë të përkorë, me një hir disi solemn. I vetmi ngathalaq dhei pagdhendur në atë mes isha unë, por Lukë Prela dhe miqtë e tij nuk ma vinin re dhe bënë ç’është e mundur të më largonin çdo siklet. Ndërkaq, bisedohej ulur këmbëkryq. Më dhimbnin kyçet e këmbëve dhe peshën e trupit e lëshoja në mënyrë alternative, duke u tundur herë mbi njërën e herë mbi tjetrën, si një buf në degë të pemës; kush rrinte përballë meje, duhej të ndihej si ta zinte deti. Pas mezes, filloi dreka, një drekë e thjeshtë dhe e fortë për njerëz të thjeshtë e të fortë, që fillonte me djathë e mbaronte me djathë, por midis këtyre dy djathrave shtronin gjithçka tjetër; çorba tradicionale, ragu me erëza, lakrori. Shërbëtori i kishte sjellë të gjitha bashkë, në tabaka të mëdha prej druri dhe i kishtë vënë në mes të hasrës, dhe secili merrte në mënyrë evangjelike herë pas here me duar. Buka ishte e çastit: e pjekur enkas për miqtë; një galetë e rrumbullakët dhe e sheshtë, që i zoti i shtëpisë e thyente me dorën e tij dhe pastaj t’i vinte copat përpara. Edhe ky gjest ishte i përkorë e i bukur, kur merrja copën që ma kishin vënë përpara, ndihesha gati i druajtur, si të bëhej fjalë për një naforë të shuguruar. “Me nderim të madh “, thoshte Lukë Prela. “Me nderim të madh” , përsërisja unë. Dhe që të dy përnderoheshim. Lukë Prela ishtë një poeti i këtij vendi. Kjo nuk do të thotë asgjë; të qenët poet nuk është një titull, sepse në Shqipëri poetë janë të gjithë nga pak. Dua të them se Lukë Prela është një profesionist i poezisë, një industrialist i vargut, një krijues vargu tetërrokësh: njëri prej më të famshmëve; dhe në fakt, fama e tij është e madhe nga Alpet gjer në Adriatik, dhe vepra e tij është e kërkuar në çdo rast: në ceremoni vdekjesh e martesash nga njerëz që duan të nderojnë emrin dhe namin e shtëpisë, nder ose nam që vuloset me këngë vaji ose këngë dashme të Lukës. Dhe është e nevojshme që ta rezervosh me kohë, gjithashtu të mos jesh kurnac për çmimin, nëse do me të vëretë të sigurosh vargjet i tij. Por duhet dhe t’ia vlejë barra qeranë, sepse Luka, nëse për të vdekurin apo dhëndrrin s’ka ndonjë gjë për të thënë, nuk thotë asgjë. Ai e di se himnet e tij fluturojnë në gjithë vendin nga fisi në fis, nga Shkodra në Korçë e Gjirokastër, dhe menjëherë shndërrohen në këngë popullore që të gjithë e mësojnë përmendësh dhe e përsërisin: e tij është firma që garanton kambialin e pavdekësisë dhe konsakron pasaportën për historinë. Kjo pasuri duhet administruar me nikoqirllëk dhe duhet ruajtur mirë nga inflacioni. “Lukë Prela”, i thashë në një çast të caktuar, “më kishin thënë për ty se ishe qorr dhe po e shoh se paska qenë gënjeshtër. Por më kishin thënë edhe se je poet. Edhe kjo është gënjeshtër? ”Lukë Prela më vështroi ashtu si shikohet një fëmijë i pafajshëm dhe m’u përgjigj: “Asgjë s’është e gënjeshtërt për sa të kanë thënë. Qorr nuk jam dhe miqtë e mi e dinë, madje e dinë edhe armiqtë e mi. Por në vendin tonë poetët thirren qorra, sepse i pari dhe më i madhi i tyre, Homeri, ka qenë qorr. E dije ti këtë?”U përgjigja i turpëruar se nuk e dija. “Përsa i përket tjetrës, është e sigurt që unë jam poet. E mësova artin në dyqanin e poezisë së qorrave të Kolgecajve, e që kur munda të blej një lahutë, gjithnjë kam kompozuar këngë në nder të heronjve”. “Vetëm në nder të heronjve?”, pyeta i zhgënjyer. “Asnjëherë në nder të gruas dhe të dashurisë?”Më vështroi rreptë e m’u gjegj:“Këto nuk janë këngë, janë kange të leuta.” Isha gati ta pyesja se ç’mund të jenë Kange të leuta, por u përmbajta: përreth kishte rënë një heshtje e madhe, duhet të kisha ofenduar njeri. Djali që i vinte hasrës qark dhe që para drekës na kishte sjellë ibrikun e ujit për të larë duart, tani shërbente kafen dhe vetëm mua më vuri përpara një nga dy gotat prej druri, tjetra shërbente për të gjithë. Edhe sheqeri ishte vetëm për mua, të tjerët e pinin sade. Dreka kishte zgjatur plot katër orë dhe jashtë shihej se po binte nata. “Meqënëse ma ke kërkuar dhe një miku asgjë nuk mund t’i mohohet”, tha Luka, “do të të tregoj historinë e kalasë së Shkodrës”. Tashmë miqtë kishin shkuar. Luka dhe unë kishim ngelur vetëm, jashtë kishte zbritur nata e e thellë e malësisë së madhe ghega-e. Nga dy oxhaqe të ndezura arrinte fërfëllima e kërcurit që digjej dhe një erë e këndshme rrëshire; dhoma ndriçohej nën flakën e lartë të zjarrit. Ishte e vetmja dhomë përdhese e kula-së, por që e ndarë nga një mur i hollë, formonte në fund një vend misterioz, prej ku arrinin zhurma të mbytura, si të njerëzve që flisnin me zë të ulët e të druajtur: ishte gruaja Lukës dhe shërbëtorët e saj, që nuk i kisha parë. Luka mori lahuta-në dhe, duke shoqëruar vetveten me kordën e vetme të saj, tha me një rezitim pa emfazë: “Kjo është historia e kalasë së Shkodrës. Një nënë e ve kishte tre djem jetimë. I rriti derisa u bënë njëzet vjeç dhe i martoi me tre gra të bukura. Ata filluan të ndërtojnë një kala, duke vënë në punë tridhjetë mjeshtra. Por, me dëshirë të Zotit, kalaja nuk mund të përfunohej: çdo ditë mjeshtrat punonin dhe çdo natë muret shëmbeshin. Atëherë vëllezërit shkuan te një i ditur dhe i thanë: “Kemi filluar të ndërtojmë një kala. Gjithë ditën punojmë, por natën ajo shembet.” I dituri u tha: “Sakrifikoni një krijesë njerëzore në kala dhe atëherë ajo do të forcohet.” Tre vëllezërit zbritën në pyll dhe lidhen këtë besa-ë. “Atë që nesër do të na sjellë mëngjesin, atë do të murosim në kala.” Dy vëllezërit e mëdhenj e thyen besa-ën duke ua treguar sekretin grave të tyre. Vetëm i vogli i mbajti besa-ën. Kur Zoti zbardhi ditën, tre vëllezërit shkuan të punojnë në kala. Kur erdhi vakti i ngrënies së mëngjesit, vjehrra u tha nuseve: “Ku je, nusja ime e parë, që t’u çosh bukën mjeshtrave? Jam e sëmurë dhe më dhembin gjinjtë.” “Ku je, nusja ime e dytë që t’u çosh bukën, mjeshtrave?” “Jam e sëmurë dhe më dhemb koka.” “Ku je nusja ime e vogël që t’u çosh bukën mjeshtrave?” “Jam duke larë e lidhur foshnjën.” “Laje, lidhe dhe vëre në djep, se do ta përkund gjyshja e vet. Të jesh e lumtur, nusja ime e vogël, sepse sot trupi yt do të shërbejnë për të ndërtuar kalanë eShkodrës.” Nusja u nis për t’u çuar bukën punëtorëve. Duke u ngjitur drejt kalasë, lotët i mbulonin faqet: “Lamtumirë shoqe dhe komshinj. Lamtumirë shtëpia e burrit tim dhe e babës tim. Lamtumirë, o njerëzit e mi, lamtumirë , biri im. Kurrë nëna s’do të të mbajë më në prehër.” Por me të mbërritur midis punëtorëve, tha: “Puna e mbarë ju, mjeshtra.” “Fat të mirë ty, o vajzë e bardhë.” “Çfarë ka imzot që duket i nervozuar?” “Eshtë zemëruar se ka humbur unazën.” “Por me unaza është plot pazari.” “Ditë e zezë është kjo, se ty i duhet të të flijojë në mur.” “Për mua mos u shqetësoni aspak. Vetëm më bëni një kamare prej guri, kur unë të jem në themelet e murit. Sisën e djathtë ma lini jashtë dhe ditën e tretë silleni këtu tim bir që të thithë këtë gji. Që trupi im të shndërrohet në gur dhe kalaja të bëhet e fortë. Im bir të jetë krenar, të bëhet mbret dhe ta mbrojë kalanë. Por ditën kur ai do ta braktisë dhe do të vijë turku që ta pushtojë, ferrat e drizat le të mbijnë në të, rrufeja le ta godasë dhe ta shkatërrojë.” Kjo është historia e kalasë së Shkodrës.“Një histori e bukur”, thashë. “E ke shkruar ti, Lukë?” Luka qeshi:“Jo. Ajo është më e vjetër se unë dhe se babai im dhe gjyshi im. Por, me thënë të vërtetën dyshoj që të ketë qenë vetë Homeri që e ka shpikur. E dije ti që Homeri ka qenë në Shkodër?“Jo”, u përgjigja, “nuk e dija” .“E mirë, ta them unë. Homeri ka qenë në Shkodër. Madje, besoj se ka lindur këtu.”“Mundet”, thashë, “mundet të jetë ashtu siç thua ti. Por çfarë ndodhi pastaj me nusen e re dhe me birin e saj?”“Ndodhi që e murosën në kala dhe ajo u shdnërrua në gur si muret, me përjashtim të gjirit të djathtë që vazhdoi t’i japë qumësht dhe forcë të birit. Por ditën që i biri qe mundur, dhe erdhën turqit për të marrë kalanë, ferrat mbinë dhe e mbuluan, rrufeja e goditi dhe e shkatërroi. Tani siç e keni parë, kanë mbetur rrënojat dhe mbi ato rrënoja një lug pa ujë që është gjiri i nuses më të re i shndërruar edhe ai në gur.“Një histori rrënqethëse”, thashë, “por sigurisht këtë nuk e ka shpikur Homeri.”“Jo”, tha, “këtë e ka shpikur djalli, sepse është një histori e vërtetë.”Tashmë ishte bërë vonë, shumë vonë dhe shërbëtori erdhi që të sillte për mikun rrogozin, me jastëkët e mbulesat prej leshi, një lesh i butë, shumë i bardhë, i thurur nga gratë e shtëpisë . Ndihesha në siklet të madh që të flija në rrogoz pranë Lukë Prelës, cili vetë do të flinte përtokë dhe kisha frikë mos e shqetësoja me gërhitjet e mia.“Lukë Prela”, i thashë “pse nuk i mbledh këngët e tua më të bukura dhe nuk i shkruan? Do të më pëlqente t’i përktheja në gjuhën time dhe ti të bëheshe i famshëm edhe në Italinë e madhe.”“Po unë”, tha, “nuk di të shkruaj. As dhe mjeshtrat e mi, qorrat e Kolgecajve, nuk dinin të shkruanin. Dhe as Homeri s’ka ditur.”Ndihesha i turpëruar që unë dija të shkruaja. Heshtëm gjatë. Ai vazhdonte të qëndronte i ulur përgjysmë përballë oxhakut që, me flakën e tij përshkëndritëse i nxirrte në pah fytyrën e tretur dhe unë mendoja se ndoshta flinte kështu, pothuaj më këmbë, e se ndoshta edhe Homeri po kështu flinte.Scutari, 1939
 
Top