Re: Homazh 26-28 Majit 1996! - Diktatura Fshatareske e Berishes!
Per ti vene vulen 96 apo 97 -es nuk mjaftojne fotot e gazetave greke te cilat kishin "flethyrje" per te hyre ne zonat qe i moren nen kontroll spiunet e asfalise ne Vlore e Sarande etj.
Duhen dhe pak te dhena per biografite e burizaneve te turmave qe shkaterruan shtetin.
Ja njeri prej tyre i mirnjohur ne zonen myzeqeare.
Panorama:
Acarohet fushata mes të majtëve në Fier, cenohet Kodi i Etikës
Dritan Prifti: Petro Koçi është ish-spiun i Sigurimit
Gezim Hajdini/ fier
Tensionohet skajshëm fushata elektorale mes të majtëve në Fier. Kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, ka akuzuar rëndë kandidatin socialist, Petro Koçi, duke e quajtur ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të shtetit.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Koçit, i cili e ka vlerësuar si shpifje, si akt më të ulët se burgu i pësuar prej tij nga Berisha apo qethja e kokës nga policia kur PD-ja ishte në pushtet.
Akuza
Pseudonimi “Korabi” dhe emrin e Adem Puplit ish-funksionar i Sigurimit të shtetit, kanë qenë argumentet që, sipas Priftit, konfirmojnë aktivizimin e Koçit në organet e Sigurimit të shtetit para viteve ‘90. Sipas akuzave të publikuara dje nga Prifti, Pupli ka qenë shefi i Koçit në aktivizimin e këtij të fundit si kontingjent i Sigurimit të shtetit, dhe se “Korabi” ka qenë pseudonimi që ka mbajtur Koçi në këtë proces. “Petro Koçi është mirë që të sqarojë popullin e Fierit për disa pyetje: A ka qenë ndonjëherë Koçi bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. A ka qenë ndonjëherë Petro Koçi rezident aktiv i Sigurimit të shtetit. A ka pasur ai pseudonimin “Korabi” kur ka qenë rezident aktiv i Sigurimit të shtetit? Ç’lidhje ka ai me njëfarë Adem Pupli, që flitet se ka qenë epror i tij në kohën që Petro Koçi ka qenë rezident aktiv i Sigurimit të shtetit. Eshtë mirë që Petro t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, se të gjithë kemi dëgjuar për një histori të errët të karrierës dhe jetës së tij. Eshtë mirë që Fieri t’i dëgjojë këto pohime nga goja e Petros. Ai është një njeri me dy fytyra. Petro Koçi është një njeri tjetër në publik dhe tjetër në jetën private”, tha dje Prifti.
Reagimi
Reagimi i djeshëm i kandidatit për deputet të LSI-së në Fier, Dritan Prifti, ka ardhur pas akuzave të Koçit se Prifti vuan nga papërgjegjshmëria mendore. Prifti ka deklaruar dje se, gëzon një shëndet të plotë, duke rreshtuar një sërë akuzash të rënda për Koçin. “Për sa u përket thënieve për papërgjegjshmërinë time mendore, unë mund të them se shëndetërisht kurrë nuk kam qenë më mirë se tani. Petro Koçi është në fakt një peng i kryeministrit Nano. Ju keni dëgjuar se sa karagjoz është Petro Koçi kur vjen fjala për të kritikuar Nanon. Ai në mëngjes shan dhe kritikon Nanon apo bashkëshorten e tij, në darkë atë që pështyn në mëngjes, shkon dhe e lëpin. Në fakt për të fliten shumë gjëra edhe midis deputetëve”, tha Prifti. Ai nuk ka hezituar ta akuzojë gjithashtu Koçin edhe për nxitje të luftës fetare në Fier gjatë fushatës elektorale. Ai tha se, Koçi e bën fushatën, duke sharë nga njëra anë myslimanët dhe nga ana tjetër myzeqarët për të fituar sa më shumë vota.
Konflikti me Stefën
Pas incidentit të pak ditëve më parë me kandidaten socialiste, Rajmonda Stefa, Prifti ka përsëritur dje kërcënimet që, sipas tij, ka bërë rivalja e tij në bashkëpunim me njerëzit e saj të afërt. Prifti tha dje se, Rajmonda Stefa kërkon t’i imponohet Prokurorisë për të ndaluar hetimet ndaj djalit dhe nipit të saj, pas kërcënimeve për jetën që i kanë bërë këta dy të fundit Priftit. “Ajo kërkon ndalim të procesit hetimor të nisur ndaj nipit të saj, Artur Bare dhe djalit të saj, Theodhori Stefa. Megjithatë unë kam besim të plotë se Prokuroria do të vazhdojë të hetojë në mënyrë të pavarur, do të nxjerrë para drejtësisë ata që kryen këtë akt kriminal”, tha dje Prifti. Deklarimit të Stefës se Preifti ka qenë i pari që ka nxitur konfliktin, Prifti iu përgjigj duke përsëritur situatën e pak ditëve më parë kur, sipas tij, kërcënohej për jetën nga Stefa dhe njerëzit e saj. “Të gjithë në atë debat televiziv kanë dëgjuar kërcënimin gojor të kandidates socialiste, se kishte aq njerëz të mjaftë për të më zhdukur mua”, tha dje Prifti.
Deputeti socialist çon akuzat në Prokurori
Koçi: Prifti më turpëroi më shumë se Berisha
“Në vitin 1996 figura ime rezultoi e pastër”
Deputeti socialist, Petro Koçi, ka hedhur poshtë akuzën ndaj tij, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. Akuzën e bërë nga kandidati për deputet i LSI-së, në Fier, Dritan Prifti, Koçi e ka vlerësuar si akt të ulët dhe më të rëndë se sa goditjet që, sipas tij, ka pësuar nga Berisha në vitet ‘97 në Fier. “Ky është një akt i shëmtuar, biles më i ulët sesa qethja e kokës që më beri Sali Berisha në Fier”, tha dje Koçi. Ai u shpreh se sipas procedurave tw kandidimit nw vitin 1996, ishte rregull tw ccertifikohej pastwrtia e figurws, dhe se nga kjo procedurw figura e tij ka rezultuar e pastwr. Kjo sipas Koccit hedh poshtw akuzwn e Priftit. Koçi ka preferuar të reagojë me mesazh elektoral ndaj akuzës së Priftit, duke e vlerësuar si shpifje akuzën e bërë në dëm të tij. Deputeti socialist i Fierit ka deklaruar dje se, do të fillojë menjëherë procedurat për hapjen e një procesi gjyqësor për akuzat që Dritan Prifti i bëri dje publikisht. “Këtë shpifje do ta hedh në kanalin e ujërave të zeza prej 1.3 km që po konstruktohet në lagjet “8 Shkurti” dhe “Bishanak” Fier. Ndërsa fjalën e regjistruar të Priftit do ta çoj në Prokurori. Pra këtij nipçeje politike të Sali Berishës po i përgjigjen me një akt të pastër institucional”, tha dje Koçi.
Ai ka përsëritur akuzën ndaj Priftit, duke e cilësuar atë si njeri i përfshirë nga krizat psikologjike, ndërsa të njëjtën akuzë ka hedhur edhe për njerëzit e LSI-së në tërësi. Kjo akuzë ka shkaktuar edhe reagimin e deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, dhe akuzën e tij për Koçin si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. Koçi tha dje se, Prifti dhe partia e tij vuajnë nga kriza psikologjike dhe se shpifjet nuk janë mënyra më e mirë për ta kuruar këtë krizë. “Prifti është në një krizë psikologjike për shkak të humbjes së thellë që do të pësojë në Libofshë, në zgjedhjet e tre korrikut dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore për të cilën më vjen keq. Por kjo nuk kurohet, duke përdorur shpifje për kundërshtarët. Me shpifje nuk fitohet por humbet”, tha dje Koçi. Ai u shpreh se ndjehet i indinjuar nga kjo akuzë, duke deklaruar se do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe prostitucionin politik. “Natyrisht që çdo njeri fisnik indinjohet nga shpifje të tilla, por unë do të vazhdoj të kem kurajën qytetarë për të luftuar korrupsionin, prostitucionin politik. Unë e kam për nder që më sulmon një njeri i kallepit Prifti dhe më ka ardhur turp kur ai këmbëngulte në grupin parlamentar socialist kur ishte anëtar i tij, dhe propozonte që të futesha si figurë e pastër në qeveri”, tha dje Koçi.
prifti
Kam qenë së bashku me kandidatin e PD-së, Leonard Grëmi, rreth 1 orë pas debatit televiziv në studiot e një televizioni lokal në Fier, kur njerëzit e afërm të Rajmonda Stefës më prisnin te hyrja për të më kërcënuar. Kush tjetër veç Rajmonda Stefës i kishte lajmëruar njerëzit e saj se do të dilja andej dhe në atë orë. Veç kësaj një javë më parë unë kam shkuar në Prokurori për këtë gjë dhe është katërcipërisht e provuar se më kanë bërë një kërcënim për marrje jete, nëse do të vazhdoja të kandiddoja përkrah Rajmonda Stefës.
stefa
Dritan Prifti më akuzon se e kam kërcënuar, kur në të vërtetë ai nuk kishte pikën e taktit dhe logjikës edhe në debatin televiziv të TV Apolon. Ai më shau dhe më fyeu publikisht, në moral si dhe në karakter. Ka qenë sedra mashkullore e burrit, djalit dhe vëllait, të cilët nuk kanë duruar dhe i kanë kërkuar atij llogari për fjalët e papërgjegjshme që tha publikisht. Ua kam thënë edhe personaliteteve të OSBE-së, që ai të shkojë të ekzaminohet, pasi nuk është mirë mendërisht.
koÇi
Dritan Prifti është një deputet, i cili ka përdorur të njëjtën taktikë që kanë përdorur deputetët e Shkodrës, të cilët vetëm kanë penguar thithjen e projekteve dhe investimeve për zonat e tyre për t’i lënë fajin qeverisë. Prifti i ka lënë qëllimisht projektet e zhvillimit që të ngecin në Libofshë vetëm e vetëm për të akuzuar qeverinë. Ka qenë gabim fatal i PS-së që e kandidoi në vitin 2001, dhe Priftit nuk ka sesi t’i dhembë Libofsha, i dhemb vetëm karrigia e deputetit, sepse ai nuk ka qenë kur Berisha përgjaku zgjedhjet e 29 majit të ‘94.
-