Hollanda dhe Belgjika kandidate zyrtare për Botërorin 2018

Hollanda dhe Belgjika kandidate zyrtare për Botërorin 2018

wc-150x150.jpg
Hollanda dhe Belgjika kane zyrtarizuar kandidaturen e tyre per te organizuar Kampionatin Boteror te futbollit ne vitin 2018. Dy shtetet kane paraqitur planin e tyre per te organizuar kompeticionin me te madh futbollistik, duke prezantuar projektet per te ndertuar 12 stadiume te rinj moderne qe do te kushtojne nga 60 deri ne 100 melione euro secili.</p>


Ne nje konference per shtyp te zhvilluar ne stadiumin e PSV Eindhoven, presidenti i komitetit organizativ Harry Been ka paraqitur edhe disa prej kompanive me te medha evropiane qe do te jene dhe sponsor te këtij projekti.</p>


Hollanda dhe Belgjika duhet te mundin konkurrencen e kandidateve te tjere si Australia, Anglia, Indonesia, Japonia, Korea e Jugut, Meksika, Katari, Rusia, Spanja dhe Portugalia si dhe SHBA, per te organizuar Boterorin 2018. Nderkohe yjete e futbollit holandez si Johan Cruyff e Ruud Gullit, notari Pieter van den Hoogenband dhe ciklisti belgt Eddy Merckx jane zgjedhur si ambasadore te këtij projekti.</p>


Boterori i ardhshem do te zhvillohet ne Afriken e Jugut ne vitin 2010, ndersa ne 2014 ai do te organizohet nga Brazili. Sipas organizatoreve holandeze dhe belg, keto dy shtete jane shume te favorizuara per te pritur kete kompeticion ne vitin 2018, pasi ndodhen shume prane njeri-tjetrit si dhe kane nje infrastrukture shume moderne. Gjithsesi, vendimi përfundimtar do te merret nga FIFA ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te saj qe do te mbahet me 22 dhjetor.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22794
 
Top