Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

Dy vëllezër shqiptarë nga qyteti i Elbasanit janë vrarë në Holandë, në Roterdam, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se Flerenc Tola 27 vjeç dhe vëllain e tij Klevis Tola 25 vjeç, janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze. Gjithashtu raportohet se është plagosur edhe tjetër shqiptar, Serxhi Piku. Aktualisht mësohet se tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti.

Ndërkohëk, të kontaktuar nga “Panorama Online”, zytartë të ministrisë së Brendshme konfirmojnë këtë ngjarje.

Më herët, mediat e huaja raportojë se të tjerë persona janë përfshirë në këtë ngjarje, ku pas shkëmbimeve të zjarrit, një tjetër shtetas Italian ka mbetur i plagosur. Aktualisht thuhet se policia vendase po punon për kapjen e autorëve.

Panorama
 

Universal

AnonymouS
Përplasje bandash në Holandë, ekzekutohen 2 shqiptarë (FOTO)

attachment.php


HOLANDË - Dy shqiptarë u vranë në shtëpinë e tyre në Roterdam të Holandës, ndërsa një tjerë mbeti i plagosur. Ngjarja është regjistruar më 15 janar, pasi është raportuar nga mediet vendase.

Viktima kanë mbetur vëllezërit Florenc Tola, 27 vjeç dhe Klevis Tola, 25 vjeç, ndërsa u plagos Serxhio Piku. Të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan. Ekzekutimi i vëllezërve ka ndodhur në kohë që viktimat gjendeshin në shtëpinë e tyre, por ngjarja mbetet ende mister.

Sipas “RTV Rijnmond” vrasja ka ndodhur për një përplasje të bandave të drogës. Sipas policisë, ishte vetë shqiptari i plagosur që ka marrë uniformat blu duke i njoftuar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa autorët e ekzekutimit janë ene në kërkim.

Dy të rinjtë shqiptarë mësohet të jenë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një ekip prej 20 detektivësh është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes, që u shënua në zonën e quajtur Old IJsselmonde, në jug të Roterdamit. Shqiptari i cili mbeti i plagosur mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, pas mjekimit.

Dy krime brenda natës në Roterdam

Ndërkohë sipas medieve vendase mësohet se, po në të njëjtën ditë një kufomë është gjetur në Roterdam, brenda një banese.

Viktima një 33-vjeçar holandez u gjet pa jetë në një shtëpi në Gerdesiaweg. Policia lidhur me këtë ngjarje arrestoi dy persona 33 dhe 41 vjeç, të cilët mësohet se jetonin në banesë.

Një prej tyre u gjet jashtë saj, ndërsa tjetri u gjet brenda shtëpisë. Policia ende nuk ka zbuluar nëse kanë lidhje të dyja ngjarjet, ndërkohë që vijon investigimet për botën e krimit

Shekulli
 
Top