selam_demiri
Primus registratum
Hixhabi (Mbulesa)
HIXHABI ËSHTË PËRKUSHTIM (NËNSHTRIM)
Hixhabi është shenjë e përkushtimit (nënshtrimit) ndaj Allahut xh.sh:
"Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare.”E kush kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës"
(Ahzab 36).
Allahu, xh.sh., gjithashtu në Kur'an thotë:
"Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit),të ruajnë pjesët e turpshme te trupit të tyre, që të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le të vëjnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askuj, përveç burrave të vet, baballarëve te vet ose baballarëve të burrave te vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet, apo djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni te gjithë te Allahu, o besimtarë në mënyrë që të gjeni shpëtim".
(Nur, 31)
Ky ajet përmban dy urdhra: Gruaja nuk duhet ta tregojë bukurinë dhe zbukurimin e saj, përveç asaj që vjen nga faktorë të tjerë që nuk mund të kontrollohen, si në rastin kur era e ngrit rrobën. Shamia duhet t’i mbulojë flokët, qafën dhe gjoksin.Dijetarët islamë nuk janë në pajtim rreth çështjes së mbulimit të fytyrës dhe duarve. Shumica e dijetarëve janë të mendimit që nëse gruaja mbulon fytyrën është më mirë, por jo edhe e obligueshme. Allahu e di më së miri.
HIXHABI ËSHTË PASTËRTI
Allahu, xh.sh., ka urdhëruar mbajtjen e hixhabit si kusht për pastërti dhe turp. Allahu xh.sh., në Kur'an thotë:
"O ti pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos sulmohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues"
(Ahzab 59).
Ky është argument që prezentimi i bukurisë së gruas mund të ndikojë nxitje seksuale te mashkulli dhe si e tillë mund të jetë e dëmshme për femrën. Megjithatë, kur mënjanohet ajo që shkakton ngritjen e epshit (tërheqje), vetvetiu ai rrezik nga ana e mashkullit për femrën largohet dhe ajo është e mbrojtur. Këtë më së miri e ilustron shembulli i plakës e cila më nuk paraqet kurth për meshkujt, kur kemi të bëjmë me nxitjen e epshit. Allahu, xh.sh., u ka lejuar këtyre grave t’i heqin pelerinat e tyre, t’i zbulojnë fytyrat dhe duart e tyre. Megjithatë, duke përkujtuar ato që janë thënë në lidhje me këtë çështje, është më mirë që t’i mbajnë pelerinat e tyre.
HIXHABI ËSHTË PASTËRTIA (DËLIRËSIA)
Keqpërdorimi dhe eksploatimi i gruas është sëmundje e cila është vendosur në zemrat e bijve të Ademit, a.s., qysh nga ekzistimi i kësaj bote. Nuk ka dyshim se prostitucioni shpesh paraqitet si njëra prej profesioneve më të vjetra. I Dërguari, a.s., thotë në një hadith:"Nuk ka sëmundje të cilën Allahu e ka krijuar e të mos i ketë krijuar tretmanin (ilaçin) për atë sëmundje"(Buhariu). Ilaçin për këtë sëmundje të zemrës mund ta gjejmë në ajetet e Kur'anit ku Allahu (Subhanehu ve Teala) e mëson të Dërguarin e Tij si t’u drejtohet besimtarëve:
"O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos sulmohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues"
(Ahzab, 59).
Ky ilaç quhet hixhab, që do të thotë qoftë veshje e jashtme apo e brendshme e anëtarëve të një shoqërie. Hixhabi është një prej urdhrave të Allahut, xh.sh., dhe zemrën e besimtarit dhe besimtares mund ta bëjë edhe më të pastër, për shkak se ajo paraqet mbrojtësin i cili e mbron zemrën prej epshit dhe lakmisë. E Allahu, xh.sh., në Kur'an thotë:
"E kur kërkoni prej tyre ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes. Kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre".
(Ahzab, 53).
Nëse hixhabi lihet pasdore, atëherë epshi dhe lakmia bëhen dirigjues të zemrës, gjë që nuk është e rrallë në vendet publike, ku stolitë janë të zbuluara. Sheriati (e drejta islame) vëmendje të veçantë i ka kushtuar ngjarjeve të cilat marrin vendin e një jete të myslimanëve.Ligjet të cilat ekzistojnë, e të cilat flasin mbi mënyrën e veshjes së femrave, kanë për qëllim ta mbrojnë nderin e saj, nderin dhe vendin të cilin e ka çdonjëra nga ato myslimane në shoqëri. Do të thotë, këto ligje së pari shërbejnë si mbrojtje e saj, e në të njëjtën kohë, edhe si mbrojtje e shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që ta parandalojnë degradimin e shoqërisë dhe rënien e saj në humnerat më të thella të degjenerimit moral.
HIXHABI ËSHTË BAMIRËSI
Allahu, xh.sh., thotë në Kur'an:
"O bijtë e Ademit! Ne krijuam për ju petk që iu mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai ështe më i miri. Këto janë nga argumentet e Allahut, ashtu që ata të përkujtojnë"
(Araf, 26).
Moda e sotme dhe mënyra e veshjes kanë për qëllim vetëm një gjë - sa më shumë të paraqitet (reklamohet) bukuria e gruas, prezentimi i statusit të saj financiar dhe shoqëror. Vështirë që mënyra e sotme e veshjes mund të merret si mbrojtje e trupit të femrës, apo të pretendohet se mund të ekzistojë ndonjë element për mbrojtjen e saj me veshje të tillë. Megjithatë, për të gjithë besimtarët është e qartë se roli i veshjes për gratë myslimane është të sigurojë mbrojtjen e trupit të saj, ashtu që ato njëkohësisht të jenë të përkushtuara ndaj Allahut, xh.sh. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse vërtetim i imanit të tyre dhe njëra prej mënyrave të arritjes së bamirësisë.
HIXHABI ËSHTË TURPI DHE XHELOZIA
Hixhabi është në pajtim me natyrshmërinë e njeriut dhe ndjenjat e tij, si te meshkujt dhe te gratë. Hixhabi përmban në vete ndjenjat e turpit (haya). Haya dmth turp, mirëpo gjithashtu mund të ketë kuptim edhe tërheqje apo përmbajtje. Pjesë e fesë së njeriut, po ashtu, është edhe shfaqja e turpit, e gjithashtu edhe ta kërkojë atë prej të tjerëve. Nëse njeriu nuk i këshillon të tjerët për ruajtjen e moralit, do të japë përgjegjësi para Allahut xh.sh. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: "Turpi është pjesë e imanit" (Buhariu).
Kur një myslimane mban hixhabin, ajo vërteton me atë një pjesë të fesë së saj dhe në atë mënyrë të tërthortë i ndihmon burrit të vet dhe prindërve të saj që edhe ata t’i përmbushin obligimet dhe detyrat e tyre ndaj Allahut, xh.sh. Gire (xhelozia) nënkupton një pjesë të natyrës së njeriut e cila e bën njeriun të mos lejojë të huajt (të tjerët) që ta shikojnë gruan, nënën motrën, vajzën me haram.Girah(xhelozia) është ajo që i ndihmon njeriut t’i sigurojë gruas sigurinë ndaj meshkujve të tjerë. Hixhabi është ajo që e mban të gjallë këtë element me rëndësi të familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Megjithatë, përzierja e gjinive dhe largimi (heqja) i hixhabit e largon xhelozinë e mashkullit. Për këtë i Dërguari, a.s., ka thënë: “Myslimani është vëlla i myslimanit” (Buhariu). Myslimani ka xhelozi ndaj të gjitha myslimaneve të tjera dhe pikërisht për këtë nuk lejon për to asgjë nga ato që nuk i lejon për motrat e tij nga barku.
HIXHABI ËSHTË SIMBOL I ISLAMIT
Njëri nga parimet themelore të islamit është se feja është dialog, të folurit me gjuhë, fe e zemrës e cila manifestohet me pjesët e trupit. Për këtë është e pabesushme që femra, e cila dëshmon ekzistimin e Allahut, xh.sh., dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit, a.s., e cila fenë e ka në zemrën e saj, që mbas të gjitha këtyre vendos të dalë jashtë me veshje e cila aspak nuk e dallon nga gruaja pabesimtare. Dëmet e veprave të tilla janë të qarta, ashtu si ka thënë edhe i Dërguari, s.a.v.s.: "Kush i imiton të tjerët, ai është prej tyre” (Ebu Davudi).
Rinia aktive Islame
www.riniaaktiveislame.ch.gg