Historite e dashurive te Cifteve VIP
Janë padyshim VIP-at më të dashur për momentin, shpesh protagoniste në faqet e para të mediave me historitë e tyre, por shumë pak kanë folur për sekretet e jetës së tyre intime! Përveç faktit se ata adhurohen tejmase nga të gjithë, më
e rëndësishme është se ata duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë fakt e kanë pohuar për mediat pa kurrfarë ndrojtjeje. Tri prej çifteve më të njohura në Shqipëri ndajnë në këtë intervistë për suplementin Bulevardi VIP, sekretet e marrëdhënieve të tyre disavjeçare, duke fi lluar nga takimi i tyre i parë dhe për të përfunduar tek vera e nxehtë e këtij viti. Ata rrëfejnë sekretet e jetës së tyre intime, sesi i thërrasin njëri-tjetrit me përkëdheli, si janë njohur, madje edhe si e kujtojnë momentin kur kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë. Cilat janë recetat e preferuara të gastronomisë, si sillen në shtëpi dhe detaje nga pushimet e sivjetshme verore, të cilat padyshim kanë qenë në çift. Zbuloni gjithçka nuk dini për çiftin e talentuar të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, çfarë i tërhoqi tek njëri-tjetri dy politikanët novatorë, Ajola Xoxën dhe Erion Veliaj, si dhe bashkëjetesën tejet interesante të dy personazheve shumë popullorë të Portokallisë, Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin. Ata kanë vendosur të rrëfehen për suplementin, duke pohuar për herë të parë se çfarë ndodh në strehën e tyre familjare dhe cili është sekreti që ende vazhdojnë të kenë një lidhje të gjatë dhe të shëndoshë mes tyre…</p>
Historia që lindi katërmbëdhjetë vjet më parë në provat e baletit, puthja e parë poshtë pallatit e Enadës dhe ja sot një dashuri pasionante si në fillim.
Si të propozoi Gerdi?
Enada: Nuk pati një propozim konkret, ne ishim ditë për ditë në prova së bashku dhe krejt natyrshëm arritëm të kuptonim se mes nesh kishte diçka më shumë se miqësi.
E pranove direkt propozimin?
Enada: Po, por në bazë të disa kushteve që vura që në fillim.
Kur e keni dhënë puthjen e parë, e mbani mend atë ditë?
Gerdi: Natyrisht që e mbajmë mend, puthjen e parë e kam marrë rreth tre muaj pasi fillova të dilja me Enadën, ka qenë diku aty pranë shtëpisë së Enadës.
Çfarë të tërhoqi ty Enada tek Gerdi?
Enada: Ajo cilësi që më tërhoqi më shumë tek Gerdi është sensi i tij i hollë i humorit, por ndërkohë çiltërsia dhe mirësia që Gerti mbart më bënë menjëherë për vete.
Po ty Gerdi, çfarë të tërhoqi tek Enada?
Gerdi: Tek Enada gjithmonë më ka pëlqyer shumë serioziteti dhe dëshira që ka për të punuar.
Cilat janë gjërat e përbashkëta mes Enadës dhe Gerdit?
Gerdi: Natyrisht që pikat e përbashkëta janë më të shumta në numër në krahasim me ato pika në të cilat nuk kemi përputhje. Janë shumë të rralla rastet në të cilat ne kemi mendime të ndryshme, pothuajse gjithmonë kemi të njëjtin mendim.
Po veçantitë?
Enada: Gerdi është shumë herë më shumë tolerant se unë, ndërsa unë kërkoj të jem më posesive dhe të më plotësohen të gjitha dëshirat.
Si e thërrisni njëri-tjetrin me përkëdheli?
Enada: Gerdi mua më thërret amore, ndërsa unë, shpirti, zemra, nuk është se i kemi vënë njëri-tjetrit ndonjë epitet të veçantë.
Po kur nxeheni, cila është ajo shprehje që përdorni ndaj njëri-tjetrit?
Gerdi: Normalisht që asnjëherë nuk shkojmë deri në atë pikë sa ta fyejmë njëri-tjetrin, maksimumi që mund të përdorim është ndonjë fjalë e lehtë, e cila nuk lëndon asnjërin.
Sa vjet keni që bashkëjetoni?
Plot 14 vite.
Cilat janë të metat që keni vënë re tek njëri-tjetri gjatë kësaj kohe që bashkëjetoni, të cilat nuk i kishit evidentuar më parë, ose diçka që se kishit vënë re më parë dhe tani që e keni vënë re po ju pëlqen?
Gerdi: Nuk mund të themi se kemi vënë re të meta.
Enada: Ajo që ka filluar të më pëlqejë çdo ditë e më shumë, është prezenca e dorës së mashkullit në shtëpi, kohët e fundit ka filluar të vihet re edhe më shumë kjo gjë.
A dini të gatuani, cila është ajo pjatë që dini ta bëni më mirë?
Enada: Nuk është se jemi shumë të mirë në të gatuar, por ato pak gjëra që dimë ti bëjmë, i bëjmë mirë, qoftë unë, qoftë Gerti, dhe për hir të së vërtetës na shijojnë shumë.
Kush është shtëpiak më i mirë?
Enada: Unë jam një ndër gratë më të lumtura në botë, për faktin se për çdo gjë që bëhet në shtëpi kam edhe ndihmën e mamasë së Gerdit, të cilën përfitoj nga rasti ta falenderoj. Ajo kujdeset për djalin gjatë kohës që ne jemi në punë, ndërsa gjatë asaj kohe që dhe unë dhe Gerti jemi të lirë, dimë ti ndajmë shumë mirë punët.
Kush qeveris në shtëpi, kush është më i pushtetshëm në %?
Enada: Ka çështje për të cilat vendos unë, ashtu siç ka dhe çështje, vendimet për të cilat i merr Gerdi, gjithsesi mund të them se në shumicën e rasteve vendosim të dy bashkë, kështu që zonat e influencës i kemi të ndara në mënyrë të barabartë.
A ndikohet Gerdi nga shija e Enadës (në ushqim, në të veshur) dhe anasjelltas?
Sigurisht që ndikohemi, por më shumë në të veshur sesa në ushqim, kur dalim së bashku gjithmonë jemi të kombinuar mirë.
Sa vjet keni që jeni martuar?
Gerdi: Kanë kaluar 5 vjet nga dita që ne kemi kurorëzuar dashurinë tonë me martesë.
Ku pushuat këtë vit?
Këtë vit vendosëm të mos pushonim në një vend të vetëm, për këtë arsye këto pushime i nisëm me Antalian, më pas shkuam në Maqedoni dhe ka vetëm pak ditë që jemi kthyer nga udhëtimi disaditor që bëmë në Itali.</p>
Ai nuk i ka shkuar shumë pas, madje që në takimin e dytë ata i kanë dhënë jetë dashurisë së tyre pa e zgjatur. Sot janë po aq të lumtur dhe me mendtë në kokë, sa nuk mund ta besoni.
Si të propozoi Ermali?
Ami: (qesh) Nuk është se ka pasur ndonjë propozim shumë formal, shiko se unë ty kshu, kshu…ka qenë diçka që ndodhi shumë shpejt dhe natyrshëm. Madje që me takimin e dytë ose të tretë kur ne kemi qenë vetëm për vetëm, dukej sikur kishim shumë kohë me njëri-tjetrin. Tipa shumë të zbërthyer mendërisht.
Ermali: Është muhabet i gjatë..
Domethënë ti e pranove direkt propozimin ?
Ami: Nuk mund të themi që ka qenë dashuri me shikim të parë, por mund të themi vetëm që ka qenë shumë e shpejtë dhe ishte intuita mbase e të dyve për ta kuptuar, është si puna e atij magnetit që ka një fuqi shumë të madhe tërheqëse.
Kur e keni dhënë puthjen, e mbani mend atë ditë?
Ami: Ka qenë një ditë pranvere.
Çfarë të tërhoqi ty Ami tek Ermali?
Origjinaliteti.
Po ty Ermal, çfarë të tërhoqi tek Ami?
Ehu, çfarë pyetje është kjo…
Cilat janë gjërat e përbashkëta mes Ermalit dhe Amardës?
Ami: Shpirti i aventurës.
Po veçantitë?
Ami: Unë jam më me këmbë në tokë, nuk është se i përjetoj shumë gjërat, ndërsa Ermali është shumë energjik dhe pak më emotiv se unë, i përjeton pak më shumë gjërat si për mirë, ashtu edhe për keq.

Ami: Ndryshojmë tonalitetin e zërit, ose bebi, zemër.
Ermali: Unë e thërras lushi.

Ami: Thjesht ngremë pak zërin kur shpjegojmë situatën, nuk jemi arrogantë nga goja, sepse nuk është në natyrën tonë. Zënkat nuk zgjasin shumë, aq më tepër tani që bashkëjetojmë, sepse kur shkonim në shtëpitë përkatëse mund të zgjaste 1-2 ditë, prisnim kush do marrë i pari në telefon, kush do flasë i pari e gjëra të tilla, ndërsa tani edhe kur mundohemi të jemi seriozë na kap një e qeshur.
Sa kohë keni që bashkëjetoni?
Kemi rreth 10 muaj.
Cilat janë të metat që keni vënë re tek njëri-tjetri këto kohë që bashkëjetoni, të cilat nuk i kishit evidentuar më parë?
Ami: Un
Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1604. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1604