Historia jone!

regele

Forumium maestatis
Historia jone!

Te gjithe pretendojme se e dime aq mire historine e vendit tone saqe fillojme t'ua mesojme dhe te tjereve! Sikur t'ia mesonim dhe njeri-tjetrit ketu, nuk do benim keq! Le te bejme nej permbledhje kronologjike, vetem fakte e pa interpretime politike, te historise se Shqiperise! Mendojme te fillojme me kete mijevjecar, kur iliri Bato, ne shekullin VI pas eres se re, u zgjodh udheheqes i ilireve! Kete e kam lexuar ne librin e klases se V.

Kush di me shume per kete ngjarje, le te shtoje fakte, nese jo, le te vazhdoje me ngjarjen me te afert me kete! Nese dikush di ngjarje me te hershme se ajo e postimit parardhes mund te nderhyje dhe te shtjelloje njohurite e tij!

Ju lutem, pa ofendime, pa interpretime dhe vetem me fakte! Citoni dhe burimin historik te cilit i referoheni!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Historia jone!

P.S. Regele, Bato u vu në krye të një kryengritje në Iliri në vitin 6 E.T. deri në vitin 9 (jo shek VI).

Gjatë kësaj periudhe e deri në shekujt 6-8 të erës tonë ilirët e qyteteve u romanizuan në një shkallë të konsiderueshme ndërkohë që nëpër fshatra e në malësi një fenomen i tillë nuk ndodhi për mungesë kontakti me kulturën e gjuhën romake si dhe falë konservatorizmit tipik të malsorëve (i diktuar nga kushtet e jetesës).
Ndërkohë shumë perandorë romakë vinin nga Iliria ashtu si dhe një pjesë e madhe e ushtrisë së Romës.

Vijon: Ardhja e sllavëve.
 

Tan

Primus registratum
Re: Historia jone!

Flitet se ekzistojne 200 breza shqiptaresh. Jetuan ne shekuj ne vende te thepisura e grykash ndaj u quajten shqipetare nga shqiponja.
Si popull jemi i lashte dhe shenon date me te hershme se civilizimi i romes dhe greqise.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Historia jone!

Kondra ke te drejte! Gabim i imi! Bato u vu ne krye ne vitit VI.

Pas kesaj ngjarje, e deri ne ardhjen e sllaveve dihet ndonje gje mbi aktivitetet e ilireve?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Historia jone!

Ëhë. Shiko më lart. Mundesh edhe ta zgjerosh po deshe duke vendosur emrat e perandorëve romakë që vinin nga Ilirikum (provincë romake që përfshinte gjithë Ilirinë, Greqinë e Maqedoninë.)
 

regele

Forumium maestatis
Re: Historia jone!

Nuk kam cfare te zgjeroj, se nuk kam shume njohuri per kete periudhe! Cfare vazhdon me pas?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Historia jone!

Dyndjet barbare të finalizuara me dyndjet sllave.

Për informacione ke sa të duash në site të ndryshme ndër të cilat edhe serioze.
 
Top