Historia e Shqiperise (ne menyre te shkurtuar) ne Internet

Pe.ili.sh

Primus registratum
Historia e Shqiperise (ne menyre te shkurtuar) ne Internet

Paraardhesit e shqiptareve
Trualli i banuar sot nga shqiptaret filloi te popullohej shume heret, qe ne epoken e paleolitit(gurit te vjeter) mbi 100.000 vjt me pare.
Ne Shqiperi vendbanimet me te hershme jane vertetuar ne shpellen e Gajtanit(Shkoder), ne Konispol, ne mali e Dajtit dhe ne vendbanimet e Xares(Sarande)
Shqiptaret kane kaluar epoka te ndryshme dhe per tu permendur jane periudha e Paleolitit dhe Neolitit

Zbulimet e hershme teknike

Nder shpikjet me te hershme te periudhen se Paleolitit eshte zbulimi i zjarrit.
Njerezit mesuan te punonin en prej balte, thurnin pelhura per veshje,shtroje e mbulese, ndertua kasollet e para me dysheme argjili
Shpikjet ne kohen e Neolitike jane nga me te ndryshmet
U shpiken vegla te reja pune, u shpiken guret e blojes, per punimin e tokes u perdor shati prej brireve te drerit dhe me keta brire benin dhe cekane.
U shpiken rrjeta te ndryshme per gjuetine e peshkut dhe shpiken grepa per zenien e tyre.
Ekonomia ne epoken neoilitiane u gjallerua me tej me zbutjen e kafsheve te gera dhe kthimin e tyr ne kafshe shtepiake.
Ne epoken eneolitike u krijua ndarja e ekonomise blektorla nga ajo bujqesore, u krijuan vendbanime te reja buze lumenjve dhe dyshemete e shtepive viheshin me trare te ngulur ne fund te lumit.
Shqoeria hyri ne epoken e re dheme konkretisht ne epoken e metaleve.
Ekonomia i dha perparesi punes se burrave dhe rolin e drejtimit ne shoqeri dhe ekonomi filluan ta merrnin burrat.
Ne epoken eneolitike lindi sistemi patriakal meqe sistemi matriakal u dobesua dhe sikur thame me siper burrat u bene zoter te ekonomise dhe shoqerise

Pellazget
Epoka neoilitike karakterizohet edhe nga ndryshime demografike.
Ne mesin e mijevjecarit te trete p.K dhe ne fillimet e mijevjecarit te dyte p.K erdhen nga
stepat e lindjes grupe te ndryshme popullata blegtorale.
Keto u perzien me banoret vendas dhe keshtu u krijua bashkesia e re kulturore e popullates indoevropiane ne te gjithe gadishullin e Ballkanit.
Kjo popullsi mendohet te jete popullsia me e lashte pellazge per te cilen kane shkruajtur shume autore te vjeter si Homrei, Heroditi,Tukididi etj.
Pellasget njihen si banoret me te lashte parailire e paragreke. qe jetonin ne Gadishullin e Balkanit dhe ne pellgjet e Egjeut
Ne fillim te shfaqjes se tyre ata kishin organizim matriakal.
Per karakterin e tyre etnik jane dhene mendime te ndryshme, ndonjehere edhe kontradiktore,
Te studiuesit shqiptare dhe ata te huaj zoteroi teoria e lidhjes se pellasgishtes me shqipen.
Perkrahesi i flakt i kesaj teorie ka qene austriaku (Hann).
Pellasget sipas te dhenave te Heroditit merreshin me bujqesi dhe detari , ishin mjeshter te mire ndertimi dhe Pellasget ngriten murin qe rrethonte Akropolin e Athines dhe per kete atdhinasit u dhane atyr edisa toka ne Atike, te cilat ishin t pavlefshme por qe Pellasget i kthyen ne toka bujqesore.

Iliret
Popujt me te lashte ne historine e Ballkanit jane greket, traket dhe iliret(si trashgimtare te pellasgeve qe jane me te vjetrit n gadishullin ballkanik).
Iliret jane autoktone,kulturen tiparet e tyre antropologjike iliret i formuan ne vendin e tyre ne pjesen perendimore te Gadishullit Ilirik aty ku shkrimtaret antike i permendin ne veprat e tyre.
Trevat e shtrirjes se popullsise ilire jane mjaft te gjera
Ato perfshijne pjesen perendimore te Gadishullit Ilirik, qe nga deget e danubit,lumenjte Sava dhe Drava, ne veri der te Gjiri i Ambrakise(Preveze) ne jug, kurse ne lindje deri te tokat pereth Liqenit Lyhnid(liqeni i Ohrit).
Grupe te vecanta ilire u vendosen edhe ne Italine e Jugut, Keto jane fiset Mesape dhe Japige
Emri etnik Ilir filloi te shfaqet ne veprat antike qe ne shekullin e V p.K kurse emrat e disa fiseve ilire fillaun te permendeshin ne shekullin XII p.K nga Homeri.
Por koha e formimit te etnosit ilir eshte shum me e lashte

Fiset kryesore Ilire
Nder fiset me te permendura Ilire jane:
Taulantet
Ardinaet
Dardanet
Dalmate
Albane
¨Peneste
Molose
Kaone
Thesprotet etj

Per me shume te dhena per historine tone ilire mund te lexoni librat e e historise si dhe mund te na shkruani per tju sjelle sa me shume material njohes
<ul type="square">
[*]Vendbanimet dhe varrezat ilire
[/list]
Vendbanimet ilire te periudhes se hekurit(shekulli XI-V p.K) ndodhen ne vende te ngritura kodrinore malore, ku kishin dhe mbrojtje te sigurt natyrore.
Pereth tyre kalonin rruget tradicionale te komunikimit
Vendbanimet Ilire ishin te fortifikuara dhe te hapura dhe perdoreshin vendbanime te tipit Palafit
Qyteza e Gajtanit(ne afersi te Shkoder) eshte vendbanimi me tipik per trevat e Ilires se Jugut
Menyra karakteristike e varrimit per Iliret ishte ne tuma,ne kodra artificiale prej dheu
Permasat e ketyre tumave shkojne ne lartesine 0.50-4 metra,kurse diametri nga 15-32 metra.
Ne mes te cdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i pare
Ai vihej ne siperfaqe te tokes ose i fututr ne taban.
E gjithe kjo siperfaqe rrethohej dhe mbulohej me gure, duke krijuar nje koder ku te vazhdonin te beheshin varrime te tjera.
Kolonite helene ne Iliri
Helenet themeluan kolonite e para te tyre ne brigjet Jonit dhe te Adriatikut Lindor ne shekullin VIII p.K ne Ambraki ne Arte dhe ne Korkyre(Korfuz)ku qene vendosur tregtaret Liburne, te cilet kishin zbritur nga viset veriore te Ilirise.
Ne vitin 627 p.K helenet themeluan Dyrrahun(Durresi), kurse ne vitin 588 p.K themeluan Apolonine(Pojani i Fierit)mbi bazen e vendbanimeve te vjetra ilire.
Me vone themeluan edhe koloni te tjera si farin(Hvar), Isen (Vish)dhe Korkyren e Zeze(Korculla)
Themelimi i kolonive helene ndikoi ne rritjen dhe zhvillimin e tregtise se ilireve me boten helene dh futjen e kultures helene ne trevat e Ilirise
Dyrrahu qe mbante edhe emrin Epidamn qe ne shekullin e V p.K u kthye ne nje qytet-shtet(polis) te zhvilluar.
Dyrrahu u shendrrua shume shpejt ne nje Port te rendesishem dhe shume shepejt u quajt Porti i madh i Adriatikut.
Qe ne shekullin e V p.K, ky qytet preu monedhen e vet prej argjendi.
Apolonia ishte qyteti me i madh qe nder 30 qytetet qe ne antikitet mbanin kete emer.
Edhe ky qytet preu monedhen e vet ne shekullin e V p.K e e cilau perhap shume ne Ballkan dhe jashte saj
Ne kete qytet vinin per te mesuar edhe nga vende te tjera .
Ciceroni e quan Apolinone "qytet i madh dhe hije rende" ndersa per Dyrrahun ai e quan "Taverna e Adriatikut"
Ashtu si ne Dyrrah dhe ne Apoloni lulezuan skulptura, Mozaiku dhe Muzika.
Per rendesine emadhe qe kishte Apolonia ajo u be shpesh arene luftimesh ndermjet ilireve maqedonasve romakeve dhe epirioteve.

Mbreteria e Enkeljeve e Taulanteve dhe e
Ardianeve

Ne shekullin XI p.K, ekonomiaIlire mori nje zhvillim te dhe organizim te ri
Ne disa dege te ekonomise, bujqesise zejtarise lindi prnoa private
Me mardheniet e brendshme tregatre me fqinjet fiset krijuan Federatat.
ne shekullin e VII p.K u krijua federata e Taulanteve e moloseve dhe fiseve te tjera
Nga fundi i shekullit te V u krijua shteti ilir
Mbreti i pare qe njohim eshte Sirra.
Qendra embreterise nderoi vend qe nga juglindja, ku u formua mbreteria e Enkelejve deri ne jugperendim, ne mbreterine e Taulanteve dhe me vone te Ardianet ne krahinat veriore.
Ne shekullin e VI p.K Bardhylirrezoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir duke themeluar dinastine e tij qe e kish qendren rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enklejve.
Politika e shtetit ilir gjate gjithe kohes se dinastise, pati si qellim gjithe perfshirjen e tokave te banuar nga iliret te cilat ishin te pushtuara nga maqedonasit.
Per te cliruar keto toka Bardhyli mundi tre mbreter maqedonas dhe i detyroi te paguanin ilireve tribut vjetor.

Per me shume rreth Bardhylit mund te merni me qera libra nga biblioteka ose ti blini ato ne Shqiperi

<ul type="square">
[*]Mbreteria e Taulanteve
[/list]
(335-231)p.K.
Pas shuarjes se kryengritjes qe bene enkelejteme n krye djalin e Bardhylit, Klitin per tu shkeputur nga Maqedonia qendra e shtetit ilir kaloi te Taulantet ku Glaukia krijoi Dinastine e tij mbreterore.
Politika e mbreterve te dinastise se Glaukise , ne ndryshim ngaajo e e Enkelejve qe shume aktive dhe dhe me e gjere.
Ndja maqedonasve u zhvillua nje politike e papajtueshme dhe pas vitit 323 p.K u cliruan tokat qe maqedonasit u kishin marre enkelejve.
Ne vitin 309 p.K Glaukia me nje ushtri te madhe zbriti ne Epir dhe vendosi ne fron mbretin Piro
Bradhyli i ri pasardhesi i Glaukise , krijoi mardhenie miqesore me mbretin e Epirit Pirron por keto nuk vazhduan gjate sepse Pirroja i shtriu pushtimet e e veta deri ne Shkumbin.
Politiken e paraardhesve e vahzdoi me force edhe mbreti Momun(280 p.K) i cili u be zoterues i Dyrrahut dhe preu monedhen e vet por gjithashtu rimekembi edhe mbreterine Ilire
Per te mesuar sa me shume rreth historise se kesaj periudhe , kultures, zhvillimeve etj, mund te na shkruani ose te kerkoni libra ne bibliotekat e atij qyteti ku jetoni.

<ul type="square">
[*]Mbreteria e Ardianeve
[/list]
(231-168 p.K)
Kjo mbreteri u formua ne shekullin e III p.K pa dobesimit te pushtetit te Taulanteve.
Mbreteria Ardiane perben bashkimin me te rendesishem politik qe u foruma nga Iliret
Themelues i saj ishte Agroni
Dinastia e tij mbreteroi gjate viteve 231-168 p.K pas dobesimit te pushtetit te Taulanteve
Mbreteria Ardiane bashkoi nen pushtetin e vet te gjitha tkt ilire te Veriut me atoqe u perkisnin me pare Enkeljve dhe Taulanteve duke shtrire kufinjte shtetrore qe nga lumi Vjose deri ne Dalmacine e Mesme ne veri dhe ne lindje qe nga trevat rreth liqenit te Ohrit deri ne bashkimin i dy Drinave ne Kukes.
Kryeqytet i mbreterise Ardiane u be Shkodra.
Ne kete kohe shteti ilir arriti organizimin me telarte social-politik
Rregjimi politik ishte i trashegueshem dhe fronin mbreteror kishin te drejte ta zinin dhe grate
Mbreterise Ardiane i ra barra e rende e mbrojtjes se pamvaresise shteterore te Ilireve gjate tri lufterave kunder romakeve

Lufta e Ardianeve kunder pushtimit romak

<ul type="square">
[*]Lufta e pare iliri-romake 229-228 p.K
[/list]
Ne fillimet e mbreterise se ardianeve shteti ilir njohu fuqizimin me te madh ushtarak duke u bere nje force shume e madhe ne Adriatik.
Pas vdekjes se mbretit Agron , pushtetin e mori Teuta, nje grua e vendosur qe te vazhdonte politiken e paraardhesit te saj per forcimin e pushtetit ilir.
Ajomori masa ushtarake per ta bere shtetin ilir zoterues te anedetjes se Adriatikut dhe ne vitin 229 p.K ushtrite ilire pushtuan Korkyren dhe qytetin me te pasur te Epirit Foniken.
Epiriotet u shkeputen nga alenaca me greket dhe u lidhen me shtetin ilir te Ardianeve
Fuqizimiilir vinte ne kundershti me interesat e romakeve, e fqinjeve perendimore.
Ne keto rrethana filloi lufta e pare iliro-romake
Ne vitin 229 romaket u nisen me 200 anije kunder ilireve
<ul type="square">
[*]Demeter fari komandant i Teutes qe ndodhej ne Korkyren e pushtuar nga Iliret, ja dorezoi qytetin romakeve, te cilet me pas pushtuan Apolonine dhe Dyrrahun.
[/list]

Se cfare ndodh me tutje me kete epoke te historise ilire te mbreteise ardiane, keshilla me e mire eshte te lexoni librin e Historiseose po patet deshire mund te na shkruani.

Lufta e dyte iliro -romake vazhdon ne numrin e ardhshem dhe gjithashtu ketu do vazhdojme te tregojme historine tone te plote nepermjjet epokave te ndryshme qe kane kaluar shqiptaret.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Historia e Shqiperise (ne menyre te shkurtuar) ne Internet

Teksti eshte shume i goditur dhe i pershtatshem per nxenesit e shkolles fillore te Ndroqit. :tipsy: :tipsy:


Kastriot
 
Top