Historia e Shqipërisë, nis ndryshimi
Mendova ta quaj kete teme te re: Nje teme per qorrat, por pastaj mendova se te gjithe ne kemi sy e shikojme, problemi eshte se nuk kemi tru te veprojme....
Historia e Shqipërisë, nis ndryshimi
Elda Spaho, Altin Metaj
Beqir Meta, Kristo Frëshëri
Historianë
Një nga të paktët historianë që kanë botuar vëllime mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Meta tha se nuk e dinte që ishte ngritur një komision i tillë dhe se nuk kishte patur asnjë ftesë për të marrë pjesë në të. “Ngritja e këtij komisioni është diçka absurde sepse ai nuk mund të shqyrtojë tekste të hartuara në bazë të punimeve shkencore. Kurse për anëtarët e tij, unë them se thjesht fakti që ata kanë pranuar të marrin pjesë në të, është i dënueshëm”,-tha ai për “Shekullin”. Edhe historiani i njohur i marrëdhënieve shqiptaro-greke, Kristo Frëshëri tha se nuk dinte gjë për komisionin dhe se nuk ishte ftuar të merrte pjesë në të.
Neritan Ceka, Shaban Sinani, Arben Puto, Valentina Duka, Fatmiroshe Xhemali dhe Ana Lalaj janë anëtarët e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, në pjesët ku flitet për marrëdhëniet greko-shqiptare. Emrat e tyre u bënë të ditura dje për “Shekullin” në Ministrinë e Arsimit, më saktë nga zëdhënësi i kësaj të fundit.
***
Pak javë më parë Ministria e Arsimit ka vendosur përfundimisht të ngrerë komisionin e ekspertëve, për të cilin është hedhur firma zyrtarisht qysh prej gjashtë vjetësh. Kur Shqipëria dhe Greqia, në 4 prill të vitit 1998 nënshkruan protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”, në një pikë të së cilit të dyja shtetet kishin rënë dakord që të ngrinin një komision të përbashkët ekspertësh që do të shqyrtonte tekstet shkollore të të dyja vendeve, në pjesët ku flitej për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Për gjashtë vjet me radhë gjërat qëndruan në hije derisa një muaj e gjysmë më parë ministrja greke e Arsimit lëshoi një deklaratë të ashpër në njërin nga stacionet private televizive greke. Marjeta Janaku e dha këtë deklaratë në 28 tetor 2004, vetëm pak ditë pas kthimit nga një vizitë në Shqipëri, si shoqëruese e presidentit grek Stefanopulos. Vizitë e shumëpërfolur kjo, ku presidenti grek nuk mënoi të zinte në gojë Vorio Epirin, gjatë një mitingu në Dropull të Gjirokastrës. Fill pas kësaj, Janaku i deklaroi stacionit televiziv “NET” se “Greqia do të ngrinte shumë shpejt një komision ekspertësh që do të shkonte në Shqipëri për të diskutuar me qëllim heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Në tekstet shkollore shqiptare ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”,-pati thënë ministrja greke e Arsimit.
Katër-pesë javë më vonë, ministri i Arsimit Luan Memushi vendosi t’i jepte formë komisionit të ekspertëve shqiptarë. “Janë zgjedhur specialistë të fushave të ndryshme, emra të njohur”,-deklaroi ai. Sipas zëdhënësit të Arsimit, kryetar i këtij komisioni është Neritan Ceka, arkeolog dhe deputet, kurse anëtarët janë Arben Puto, historian që punon në Akademinë e Shkencave, Valentina Duka, historiane dhe pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Ana Lalaj, historiane dhe drejtore e Institutit të Historisë, Shaban Sinani, etnolog dhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Fatmiroshe Xhemali, specialiste në Drejtorinë e Inspektimit në Ministrinë e Arsimit.
***
Sipas zëdhënësit të Arsimit, komisioni i ngritur nga ministri Memushi nuk do të ndryshojë përmbajtjen e teksteve. “Prej tyre do të shqyrtohen vetëm tekstet shkollore të historisë, por ende nuk janë vendosur të cilave klasa. Komisionet nuk do të vendosin për përmbajtjen e teksteve dhe do të shqyrtohen ato libra për të cilat do të bien dakord palët”,-tha ai.
Nuk dihet se kur do të mblidhen ekspertët shqiptarë sepse sipas Ministrisë së Arsimit nuk i takon më asaj të organizojë takimet. “Ata kanë një kryetar që është zoti Neritan Ceka dhe i takon kryetarit të organizojë takimet”,-tha zëdhënësi i cili shtoi se nuk kishte ndonjë afat konkret brenda së cilit duhet të merrte fund shqyrtimi i teksteve shkollore.
Disa javë më parë, ministri Luan Memushi shkoi për një vizitë në Greqi ku takoi homologen greke, Marjeta Janaku. I pyetur nga “Shekulli” nëse gjatë kësaj vizite u fol për komisionin e shqyrtimit të teksteve shkollore, zëdhënësi i Arsimit tha se dy ministrat “kishin folur për të gjitha problemet që shqetësojnë dhe preokupojnë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, pa u përgjigjur qartë nëse ishte folur ose jo për komisionin.
Ministria e Arsimit tha dje se gjatë shqyrtimit të teksteve, mendimet e anëtarëve të komisionit nuk do të ishin vendime. “Ata do të japin vetëm konsiderata dhe konstatime. Vendimet do të ngelen në dorën e autorëve të teksteve, atyre që kanë hartuar librat”,-tha zëdhënësi.
Nga ana tjetër, vetë disa autorë tekstesh (Gazmend Shpuza, Fatmira Rama, Myzafer Korkuti) kanë deklaruar për gazetën në nëntor të këtij viti se tekstet ishin shumë të sakta dhe nuk kishin nevojë për ndryshime faktesh.
Pak histori
Në në 4 nëntor 1998, qeveria shqiptare firmosi në Athinë, bashkë me atë greke protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”. Në një nga pikat e këtij protokolli shkruhej se do të ngrihej një komitet i përbashkët ekspertësh i cili do të shqyrtonte mënyrën se si ishte trajtuar historia mes dy shteteve në tekstet shkollore
Në 3 prill 2003, qeveria shqiptare rifirmosi në Athinë, bashkë me palën greke protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”.
28 tetor 2004
Ministrja greke e Arsimit, Marjeta Janaku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET. Ajo deklaron se sapo pala shqiptare të ishte gati, Athina do të dërgonte në Tiranë një grup ekspertësh “me qëllim që të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, - ka thënë ajo.
30 tetor 2004
“Shekulli” boton fakte që vërtetojnë se mes dy shteteve ishte rënë dakord për ngritjen e një komiteti të tillë, por historianët, ata që kishin shkruar tekstet shqiptare, nuk dinin asgjë. Aq më pak dinin ata për anëtarët e grupit të ekspertëve që do të caktoheshin nga Ministria e Arsimit. Nga ana tjetër, historianët këmbëngulin se në tekstet e tyre nuk kishte asgjë që të helmonte marrëdhëniet shqiptaro-greke
1 nëntor 2004
“Shekulli” publikon edhe një pikë tjetër të protokollit, atë me numër 1.3.5, në kapitullin e dytë. Qeveria shqiptare kishte rënë dakord që të shqyrtonte mundësinë e futjes së greqishtes si një nga gjuhët e huaja fakultative në shkollat e mesme shqiptare. Nga ana tjetër, pala greke nuk kishte firmosur asnjë pikë ku të zotohej për të njëjtën gjë, pra që edhe ajo do të shqyrtonte mundësinë që shqipja të futej në gjimnazet greke si gjuhë fakultative.
“Tekstet e historisë në shkollat shqiptare helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”
ATHINË – “Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie”. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, e bëri të ditur gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit, Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre çka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe.
Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, -tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe” .