Historia e ri hapjes se Xhamis se Plumbit ne Shkoder ne vitin 1990

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Gazeta Shqiptare - Myftiu i parë në Shkodër: Morëm leje te Dega e Brendshme - Një nga nismëtarët për hapjen e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, Mit'hat Myftia, flet për ditët që besimtarët myslimanë filluan të përgatiteshin për faljen e madhe. Më 8 nëntor 1990, në qytetin e Shkodrës u hap shpejt fjala se Xhamia e Plumbit do të ishte gati për besimtarët më 9 nëntor, që i takonte ditë e xhuma (e premte), ditë e shenjtë për myslimanët. Por kjo nuk u bë e mundur.
Edhe pse nuk u arrit të bëhej falja, besimtarët kanë punuar për ta kthyer xhaminë në kushtet optimale për të kryer faljen. Më 16 nëntor 1990, që i takonte sërish ditë e xhuma, u arrit të kryhej falja, të cilën e drejtoi Hafiz Sabri Koçi. Kur dhe si filloi puna për hapjen e Xhamisë së Plumbit? Puna për hapjen e xhamisë filloi që më datë 8 nëntor. Ishte ideja që ajo të mund të ishte gati për besimtarët më datë 9 nëntor, që i binte të ishte e xhuma (e premte). Me disa miq e shokë jemi mbledhur te xhamia më datë 8 nëntor. Xhamia ishte e gjitha e mbuluar nga ferrat, nga balta dhe dherat, pasi kur dilte Drini, ajo përmbytej duke lënë në të shumë inerte. Iniciativa jonë ishte marrë vesh në gjithë qytetin dhe më datën 9 nëntor rreth xhamisë ishte mbledhur një grumbull i madh njerëzish. Grupi ynë që kishim marrë këtë iniciativë përbëhej nga unë, nga im vëlla Abdullah Myftia, Pëllumb Sauku, Agron Dibra, Eljaz Pateriku. Po pse nuk u fillua më herët hapja e xhamisë? E ka thanë një fjalë Dom Simon Jubani, disa e kishin lepurin në bark, disa e braktisën, por ata që e kanë pasur traditë, arritën të mblidheshin për të punuar për hapjen e xhamisë. Cilat ishin pengesat kryesore në ditët kur punohej për hapjen e xhamisë? Në ato ditë, pengesë kryesore ka qenë Dega e Brendshme. Ndërsa sa i takon Sigurimit të Shtetit, sigurisht që bëri punën e vet. Fillimisht jemi thirrur në Degën e Brendshme nga shefi i policisë, Dilaver Papare. Kam qenë unë, Bash Bilali, dhe katër të tjerë. Pasi ai mbaroi me ne, na thirri dhe shefi i degës. Në korridor kam dëgjuar këtë bashkëbisedim mes zyrtarëve: "Tani merru ti me katolikët, unë po merrem me myslimanët". Në atë moment e kuptova që në të njëjtën ndërtesë e për të njëjtën çështje ishin edhe katolikët. Ata kishin thirrur meshën më 4 nëntor dhe më 11 nëntor. Na u tha se nuk lejohet që të bëhen grumbullime, se këto grumbullime janë të paligjshme, e nga këto justifikime. I thamë se jemi të vendosur ta bëjmë dhe nuk lëvizim nga vendimi ynë. Atëherë na u tha se nëse do të bënim këto grumbullime, do na duhej leje nga Dega. Kemi bërë kërkesë me shkrim në Degën e Brendshme që të nesërmen dhe më 16 nëntor na u dha leja për të bërë faljen normale në xhami. Këtë procedurë e kemi ndjekur për tri të premte me radhë, më pas nuk morëm më leje për të bërë faljen. Nga vajtjet e ardhjet në Degën e Brendshme kemi marrë vesh se gjithçka që flitej rreth e rrotull xhamisë shkonte në veshin e Sigurimit. Prandaj vendosëm që të mos bënim më biseda përjashta, të gjitha bëheshin në shtëpinë time, që gjendet afër xhamisë, vend ku ka qëndruar dhe Hafiz Sabri Koçi. Si shkoi dita e caktuar për hapjen e xhamisë? Edhe atë ditë, pra më 16 nëntor, kur ishte caktuar hapja zyrtare e xhamisë, ka pasur disa pengesa. E para ishte informacioni se unë do të arrestohesha. Në ndërmarrjen ku kam punuar, drejtorin e kam pasur shok të ngushtë, pasi njiheshim prej vitesh. Donin të më arrestonin me të dalë nga ndërmarrja, në mënyrë që të mos isha pjesë e ceremonisë së hapjes së xhamisë. Duke qenë se informacioni më erdhi nga drejtori, atëherë unë arrita të dal nga ndërmarrja me qëllimin për të shkuar në spital, me pretendimin se isha sëmurë. Kam dalë me mjekun e ndërmarrjes për t'u drejtuar për nga spitali, i shoqëruar me një shok timin të ngushtë, Jul Darragjatin. Ata menduan se unë po shkoja në spital, prandaj nuk më ngacmuan më. Ne dolëm për nga spitali, por pastaj u kthyem në xhami. Një frikë tjetër ishte edhe ndonjë ngjarje e inskenuar në xhami. Një nga pyetjet që më ka bërë atëherë Dilaver Paparja ishte se, "nëse ndodh diçka në xhami, kush e merr përsipër përgjegjësinë". I kam thënë se "nëse kjo gjë ndodh brenda xhamisë, atëherë përgjegjësia është e jona, nëse ndodh jashtë saj, atëherë ajo është e juaja". A morët pjesë në meshën e parë të katolikëve, organizuar në varrezat e Rrmajit? Po, kemi qenë në meshën e parë të katolikëve, e cila u bë në varrezat e Rrmajit. Atëherë isha caktuar si sekretar, ndërsa Hafiz Sabri Koçi ishte kryetari i Komunitetit. Kemi qenë për një vizitë në shtëpinë e Dom Simon Jubanit, priftit që çoi meshën e katolikëve më 4 nëntor, më pas, më 16 nëntor ishte Dom Simon Jubani që bëri vizitë në shtëpinë e Hafiz Sabri Koçit. Ka pasur kontribute nga të dyja palët për të ndihmuar njëra-tjetrën. Suvatimin e pjesës hyrëse të Xhamisë së Plumbit e ka bërë një murator katolik. Për të gjithë këtë organizim të madh dhe të përkryer për kohën kanë kontribuuar të gjitha moshat, nuk është e vërtetë që ka qenë vetëm rinia, por të gjitha moshat kanë kontribuuar për këto ngjarje. Cili ishte mesazhi që u përcoll nga të dyja ceremonitë që u organizuan brenda një kohe të shkurtër? Mesazhi ishte se vetë feja sjell lirinë, besimin në Zot dhe në komunikimin mes njëri-tjetrit. Pavarësisht, nëse je mysliman apo kristian, të gjithë njerëzit e Zotit janë vëllezër. G.Bushati 
36178_1521233103149_1004197142_31227406_6292650_n.jpg
 

Al-Punk

Still here
Per nje cast mendova se behej fjale per xhamine e re ne qender. :) Sdq Xhamia e Plumbit eshte nder xhamite me te bukura ne Shqiperi dhe ia vlen te vizitohet te pakten njehere.
 
Top