Historia e pengmarresit Fatmir Pisli

Historia e pengmarresit Fatmir Pisli

Ngjarja e fundit e shemtuar dhe e denueshme e dy amatoreve me histori kriminale ka nxitur gazetaret te shkruajne mbi gjithcka qe lidhet me jeten e tyre, duke perfshire ketu edhe pengmarresin e pare shqiptar te autobuseve qe si pa dashje filloi nje tradite qe nuk na nderon.

E kane thene edhe te tjere me pare: Nuk kemi pse marrim mbi shpatulla veprimet idiote e anti-kombetare/emigrante te personave te pandergjegjshem e me kete rast t'i veme vulen e turpit gjithe popullit shqiptar. Pull me derra jemi edhe ne. Jemi ne shenjester te fqinjeve a te nje pjese te te huajve qe nuk lene lajm pa perdorur per te na ulur e poshteruar e treguar se ne crregullojme Ballkanin, sidomos ne keto kohe kur terrorizmi boteror (pergjithesisht) po kryhet nga persona te fese islame. Pra veprimet banditeske e donkishoteske te disave rendojne jo vetem imazhin jo aq te mire te shqiptareve ne Europe por edhe ceshtjen e Kosoves, apo vete fatin e jeten e perditshme te mergimtareve tane qe jetojne ndershmerisht ne Greqi e me gjere.

Shoqeria shqiptare ka problemet e saj qe nxiten edhe nga varferia, politikanet e mbrapshte apo pasojat e njeriut te ri e pa besim ne Zot qe na la komunizmi e tranzicioni i eger.
Sidoqofte le te mesojme me teper mbi ngjarjen e dhimbshme te nje mergimtari per te cilin edhe qytetare/individe greke kane fajin e vet:
Panorama16 dhjetor 2004
retrospektive
Historitë e majit dhe të korrikut 1999 dhe hakmarrja e grekut që
mori peng 38 emigrantë nga Fieri

Pengmarrësit shqiptarë në Greqi
Flamur Pisli dhe Aleksandër Nana, rrëmbyesit e autobusëve grekë

Vladimir Karaj

Mjaft prej atyre që kanë kaluar qoftë edhe një herë në Qafë-Kërrabë kanë parë dhe kanë fiksuar një lapidar që mban të shkruar emrin e Flamur Pislit.
Ky është memoriali i asaj që ndodhi 6 vjet më parë, pikërisht në vendin ku shqiptari u qëllua dhe u vra nga forcat speciale mëngjesin e 29 majit 1999, gjatë një operacioni për lirimin e pengjeve që ai kishte marrë në Greqi.

Historitë
Pisli u kthye në legjendë, për të u thurën rapsodi dhe në fund një regjisor grek vendosi të bëjë një film bazuar në atë ngjarje. Ndërsa
ngjarjet e 28 dhe 29 majit e kthyen pengmarrësin në një mit për shqiptarët dhe grekët që e shihnin Pislin në mënyra krejt të ndryshme. Për një pjesë të bashkëkombasve i riu ishte njëri nga ata që kishin vuajtur dhunën greke dhe që në fund kishte vendosur të hakmerrej. <span style="font-weight: bold">Në fakt, një nga kërkesat e Pislit, të bëra publike në
kanalet televizive greke gjatë pengmarrjes, ishte dënimi i një polici grek, i cili e kishte dhunuar dhe i kishte mbajtur paratë e punës së tij disavjeçare në Greqi. Për një pjesë të grekëve, ai ishte një motiv më shumë për të &quot;urryer&quot; të gjithë shqiptarët</span>. Në fakt, shtypi i atyre ditëve raporton se policia e shtetit helen kishte organizuar një operacion &quot;Fshesa&quot;. Sipas lajmeve të botuara,
mjaft shqiptarë dhunohen në kufi.

Flamur Pisli ishte i pari shqiptar që do të rrëmbente një autobus në Greqi me 8 persona dhe nën kërcënimin e armëve do të kërkonte para.
I riu nga një fshat i Burrelit, do të vritej 24 orë pas pengmarrjes së bujshme nga forcat speciale shqiptare në Qafë-Kërrabë, afër
Elbasanit. Shqiptari i dytë që do të provonte të bënte diçka të tillë njihet me shumë emra, ai vetë u prezantua si Aleksandër Nana.
Edhe ky rrëmbeu një autobus në Selanik, kërkoi një shumë të majme parash dhe u vra. Ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një polic grek
pak pasi i kishin dorëzuar paratë. Ky i fundit pretendonte se policia greke e kishte deportuar pa të drejtë, duke i grisur dokumentet. Pas kësaj ai kishte humbur të drejtën për t'i tërhequr paratë që kishte në një bankë të Athinës.

Policia
Variantet zyrtare për të dyja rastet ishin krejt të ndryshme nga ato që kishin treguar pengmarrësit vetë. Për Pislin u tha se kishte qenë i dënuar më parë për armëbajtje pa leje dhe se sapo ishte lënë i lirë nga qelitë. Për Nanan, u tha se kishte qenë disa herë i dënuar në shtetin fqinj me akuza të ndryshme. Madje, u theksua se ky i fundit kishte ndërruar disa herë identitetin. Në rastin e parë pati përplasje edhe mes polcisë shqiptare e zyrtarëve të lartë grekë, pas vrasjes së njërit prej pengjeve. Konkluzionet e hetimeve për këtë ngjarje nuk u publikuan asnjëherë. Nana u qëllua dhe u vra nga një snajper grek. Jo pak herë ka qenë në vëmendien e shtypit familja e shqiptarit që mori peng autobusin në Greqi. Të afërmit e Flamur
Plisit, pretejndojnë se njeriut të tyre i ishin bërë padrejtësi në Greqi dhe kjo e kishte shtyrë atë në aktin ekstrem. <span style="font-weight: bold">Në një shkrim të atyre ditëve në Agjensinë Telegrafike Shqiptare, nëna e Pislit, thoshte se djali para se të shkonte kishte treguar që në Greqi e kishin dhunuar dhe i kishin mbajtur paratë, ndaj ai do të hakmerrej.</span>

Hakmarrja
Akti që do të mbyllte dy pengmarrjet e ndodhura brenda pesë javëve, ishte rrëmbimi nga një grek i një autobusi me shqiptarë, me motivin
e hakmarrjes për dy pengmarrjet e shqiptarëve. Ky i fundit arrestohet, pasi lë të lirë të gjithë pengjet. Fermeri grek deklaron në polici se gjithçka e kishte bërë në shenjë hakmarrjeje. Ai shkoi vetë së bashku me autobusin në rajonin e policisë ku lëshoi pengjet e fundit.

Rastet e pengmarrjes

28 maj 1999, Flamur Pisli, 25 vjeç, merr peng tetë persona në një autobus në Selanik të Greqisë dhe kërkon një shumë të madhe parash
në këmbim të tyre, si dhe kthimin në Shqipëri. Autobusi futet në vendin tonë, siç kishte kërkuar pengmarrësi. Pisli vritet mëngjesin e 29 majit, gjatë një operacioni të forcave speciale në Qafë-Kërrabë të Elbasanit. Së bashku me të humb jetën edhe njëri nga pengjet.

15 korrik 1999 Aleksandër Nana merr peng në Gumenicë, qytezë pranë Selanikut, një autobus me 40 persona dhe kërkon në këmbim 250 mijë
dhrami. Pas negociatave të para pengmarrësi lëshon 35 persona dhe niset me autobus në drejtim të Shqipërisë, por nuk lejohet të kalojë
kufirin. Ai vritet në momentin kur do të merrte paratë. Nana pretendonte se policia greke e kishte dhunuar dhe i kishte grisur dokumentet.

<span style="font-weight: bold">16 korrik 1999 Andres Kalyvas, një grek nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa
orë bisedimesh, greku vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant, që të tre nga qyteti i Fierit. Pas disa orësh ai lë të
lirë edhe pengjet e fundit në një rajon policie, ku edhe arrestohet. Greku pohon se e kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas
pengmarrjes së grekëve nga një shqiptar.</span>

Nëntor 2000 Kristos Kendiras, rrëmben një autobus me 35 persona dhe kërcënon se do t´i vrasë. Pak momente më parë ai kishte qëlluar dhe
vrarë gruan e vjehrrën, të cilat i akuzonte për probblemet e martesës së tij. Kendiras vendos t'i lërë të lirë pengjet falë ndërhyrjes së një gazetari të njohur grek. Disa ditë më vonë ky i
fundit i shpëton vëmendjes së policisë dhe vret veten, me një copë xhami të thyer në një nga dritaret e stacionit të policisë së
Athinës.

= = =

<span style="font-weight: bold">Korrieri</span>
Flamur Pisli mori autobuzin peng, pasi i grisen dokumentet
E Enjte, 16 Dhjetor 2004

TIRANE - Rasti me i paprecedent i rrembimit te nje autobuxi me pasagjere me autor nje shiptar i perket majit te vitit 1999, emigrantit 24 vjecar Flamur Pisli, nga Burreli. Ai u vra nga forcat
speciale shqiptare te Briskut, ne Krrabe, gjate nje nderhyrjeje te tyre per te shpetuar 8 pengje te marra me nje autobus ne Selanik te
Greqise. Ne shenje proteste ndaj racizmit te shfaqur ndaj tij, nga pronari grek, si dhe dhunes se ushtruar nga policia e greke ai
kishte vendosur te merrte peng autobuzin, ne kembim te 5 milione dhrahmive te papaguara. Po keshtu pronari grek tek i cili punonte,
nuk kishte pranuar ta paguante dhe kishte ushtruar dhune ndaj tij, ndersa policia greke e kishte trajtuar si nje kafshe sipas tregimeve
te te afermeve, deri sa e kishin cburreruar. Per te marre parate e tij, Pisli ishte nisur per ne Greqi, rreth nje muaj para ngjarjes,
njekohesisht per t'u hakmarre. Me 29 maj te vitit 1999, autobuzi nga Selaniku i udheruar nga Pisli, kaloi doganen e Kapshtices dhe u fut
ne terroritorin shqiptar, duke ecur rruges kombetare Korce-Tirane, ndersa kishte si destinacion fshatin e ketij te 24 vjecarit Pisli,
Patine te Burrelit. &quot;Jam shqiptar dhe dua te vdes si burre ne Selanik, e jo si nje njeri i cburreruar ne Shqiperi&quot;. Pengmarrja sipas mediave te asaj kohe zgjati dy dite. Diten e dyte, forcat speciale te &quot;Briskut&quot;, vrane Pislin ne nje nderhyrje te rrufeshme.
Gjate komunikimeve te here pas hershme te tij me policine ai kishte kercenuar se do te vriste pengjet nese nuk do t'i hapnin rrugen.
Forcat speciale greke dhe shqiptare ndoqen Pislin, per rreth 150 kilometra nga Kapshtica ne Kerrabe, ku autobuzi u ndalua nga forcat
e policise. Vete personat e marre peng, i deklaruan policise pas lirimit, se Pisli ishte sjelle mire me ta dhe se iu kishte thene se
do t'i conte ne shtepne e tij, e me pas mund te ktheheshin serish prane familjeve.
 
Top