Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

Altaf

Primus registratum
Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

Hej, forumista. A dini gjë për historinë e magjisë dhe traditave paganiste të cilat mbijetojnë ende sot? ju lutem na shruni këtu po të keni ndonjë gjë interesante.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

Ah historija e magjise!!!

Para disa vjeteve pata marre nji lande te quejtun "Witchcraft in Christianity and Islam" (Magjia ne Krishterim dhe Islam).
Per mendimin tem feja dhe magjija vijne shpesh ne pika ku nuk dallohet vija ndarese.

Per mendimin tem fjala "magji" (witchcraft) asht term qe u asht dhane ritualeve fetare qe kane kene para koheve te feve monoteiste.

Pa dyshim bashke me keto fe (Krishterimi, Islami dhe Judaizmi) nji pjese e mire e ketyne traditave e praktikave kane mbijetue ose transformue.

Magji konsiderohen(prej monoteisteve ortodokse) edhe ritualet e vjetra te aztekeve e inkasve te lashte, klerikeve te Egjiptit te lashte, orakujve ne Greqine e lashte dhe Mesdheun e lashte (nqs mund te shprehem keshtu), praktikave te druideve ne Britanine e hershme etj etj.

Ia vlen te theksohet se "magji" mund te konsiderohen dhe shume praktika te malcise ne Shqipni. Jane zakone e rituale te feve qe kane ekzistue shume kohe para ardhjes se Krishterimit nder shqiptare.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

Magjia eshte nje shkence ekzakte, me ligje te caktuara qe veprojne pertej perdes se shkaqeve qe syri jone eshte mesuar te kuptoje, por qe kane nje rend llogjik e nje ligj preçiz.

Eshte si te themi qe nese une i jam flaken barutit ai digjet, e mbi kete dije une ndertoj nje shperthyes...

dhe magjia eshte diçka e tille, nese thuhet diçka, mbi ne objekt apo dike ne formen e duhur...diçka leviz pertej fizikes, dhe kjo eshte shkence (dije) e metafizikes.


Historia (ajo e fese sime) tregon qe dijen e magjise e zbriti ne toke Zoti me ane te dy engjejve, Harutin e Marutin, ne Babilonine e lashte. Me pare kjo dije qiellore nuk zoterohej nga biri i njeriut.Engjejt qe jetuan mes njerezve u mesuan njerezve kete dije qe si çdo dije tjeter duhet te perdorej per te mirat e kesaj bote dhe per njohjen e Allahut. Engjejt porositen njeriun te kete kujdes se perdorimi i keq i kesaj dijeje e hedh njeriun ne fund te ferrit.


Njeriut i pelqeu lehtesia e zoterimit te diçkaje qe mahniste e magjia u be vegel e smires, qellimit te keq e urrejtjes.


Nje arme ka pasur dhe ka kunder magjise, nje ilaç qe s'behet dot me diçka fizike, pasi e tille dije mund te mundet vetem nga burimi i saj. Besimi.

Sot ne shqiperi kjo dije e trasmetuar dikur ndoshta nga mjeshter te fese qe zoteronin dhe besimin e perdornin per mire, sot eshte ne dore te shum çarlataneve qe per 5mije lek bejne te vuajne njerez.

Injranca e madhe e nje grad e madhe cmire eshte nje nder gjerat me tragjike te popullit tone tani, e ti shikoni sesi ne deren e nje shpurdhjaku magjistar, vihen ne rresht grate, me floke...ene...rroba te vdekurish e fustane nusesh.


Njerezit nga magjia sot tek ne vuajne ftohjet familjare, irritimin e ciftit, ato qe neurologjia quan neuroza( jo te gjitha kuptohet), semundje, dhimje koke, e deri ne paraliza.

Ne shqiperi ka dhe plot njerez te hajrit qe ndihmojne te goditurit, por nese i godituri nuk beson, me thosh nje shok, une s'kam ç'ti bej!!!
 

Odea

Primus registratum
Re: Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

Shume interesante...
Nahar, po per ne Shqiperi, di ndonje veprimtari te vecante magjie? Une per vete te them te drejten asnjehere skam degjuar per ndonje shqiptare magjistare. Dmth, skam degjuar ndonjeren/in te flasi per shtrige or smth like that. Ky koncepti i magjise ne Shqiperi per mua nuk eshte shqyrtuar ndonjehere, ne mendjen time dmth.

Do ishte shume interesante sikur njeri nga jush te na sillte ndonje material qe flet pak per subjektin e temes. It would be so nice... /pf/images/graemlins/smile.gif

Odea :book:
 

CruelShedra

Primus registratum
Re: Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

shko te hoxha ta shkrun nje hajmeli *qesh*

nese do magji duhesh te behesh bektash kta merren me magji, jo vetem me magji kuptohet por eshte nje pjese e fese tyre.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Historia e Magjisë (WitchCraft) në Shqipëri

në biblën hebraike thuhes se kur Kane, mbasi vrau vëllaun Abel, u shënua nga zoti me një shenjë. pastaj, sipas përrallës, Kane gjeti gruan e parë të Adamit, Lilith. Ajo ishte përzënë para se të vinte Eva. Dhe Kane u martua me të dhe ajo e mësoi si të përdori magjinë e gjakut.

E di që në east coast të amerikës magjistarët kanë disa besime që mbeten edhe në shqipëri. psh. po ra piruni në tokë do të vijë mysafir, po këndoi instekti i natës, atëhere një njeri i afërm do të vdesi etj.

Tek libri Kujtimet të Eqrem Bej Vlorës ka një traditë magjiko-paganiste e cila bëhet në Vlorë.
 
Top