Historia amerikane e Praq Rados, nga Thethi në Nju Jork (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
97c54ff82bd5cdebe05360331d387980.jpg



Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se Hollyëoodi do të ishte destinacioni i tij. I lindur në Theth, në moshën 16-vjeçare, për shkak të vështirësive ekonomike, detyrohet të largohet nga Shqipëria.

Fillimisht në Greqi, e më pas drejt tokës së premtuar… në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
46e0fffc842d7efb24bd52511d10fb3b.jpg

Mes shumë vështirësive, i riu nga Shqipëria nuk dorëzohet dhe vazhdon shkollën e mesme me dëshirën për t’u bërë mjek, e për të ndihmuar ekonomikisht familjen e tij.

Sikur të mos mjaftonin kushtet e vështira në Amerikë, brenda një kohë të shkurtër, Praq Rado humbet të dy prindërit, e duke qenë emigrant i paligjshëm ai nuk erdhi dot në Shqipëri as për t’iu dhënë lamtumirën e fundit.
de602527f84facd2aa7a548366b8d7a3.jpg

Por, fati kishte rezervuar diçka të mirë edhe për të. Një takim i rastësishëm me regjisorin Lee Percy do të ishte fillimi i një karriere si aktor.

Historia e jetës së Praq Rados joshi regjisorin fitues të çmimit “Emmy”, i cili realizoi filmin me metrazh të shkurtër “Dreaming American” (Të ëndërrosh si amerikan). Por, kur mendonte se çdo gjë po shkëlqente në jetën e të riut, sërish del një pengesë.

af445059136eccfedcebacae43e2aff0.jpg

Si për ironi të fatit, ai ndalohet nga policia amerikane pikërisht kur po shkonte për të ndjekur filmin e tij në “Humpston Film Festival” në Nju Jork. Një agjent federal e nxori nga treni për shkak se nuk kishte dokumente, ironikisht e njëjta histori e filmit të tij, ku tregohet historia e një emigranti të paligjshëm.

Mediat menjëherë raportuan për arrestimin e tij dhe, ndihmesa e dhënë nga regjisori Percy bën që ai pas tetë ditësh të lirohej nga burgu. Tashmë Praq Rado është pajisur me dokumente dhe ëndrra e tij amerikane po realizohet.
 
Top