Histori nëntori me çibukë dhe letra

nga Loer Kume

E kapa një më në fund. Bah, qull në djersë çdo drekë, (në drekë është koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gjë fare se çpo më ndodh.
E pashë shumë mirë skenën. Një xhaxha po ecte në vijat e bardha, veshur me xhupin e tij të lëkurtë, ashtu i kërrusur, i dobët, i lodhur, sikur rrinte tërë kohës duke tështirë dhe tërhequr hundët. Tërhiqte një biçikletë me parafango shkëlqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu në buzë të trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot në trotuar përpara se të merrej me atë punë, jo, për qamet!)
Ndaloi dhe nxorri një llullë nga xhepi. E mbushi mirë e mirë duke u çakerrmisur me ca gjëra të çuditshme aty nën xhup, me ca si qese nëpër duar, dhe e ndezi. Filloi ta tymoste. (tani që po e kujtoj, mos ishte bar ajo që po pinte xhaxhai? Ca nuk ndodh)
Dy çuna, në fillim ishin si të vegjël, pastaj u shfaqën në moshë rreth 25ave, e zunë për krahësh dhe e ngjitën në trotuar. Ata ulërinin me sa kishin në kokë. Biçikleta ra në tokë, e njëri nga ata, duke tërhequr zvarrë xhaxhain, e shkeli, u pengua e ra. U çua duke u fshirë, po sytë i kishte nga xhaxhai, ca sy tërë inat, deri në dhunë, ashtu si dhe tjetri.
Plaku i kishte shqyer sytë e veta për qejf, duke qënë se nuk po kuptonte çpo ndodhte.
Pse more plak, more pis plak.. pse pi letra?
Pse tymos letra të thashë! I bërtiste tjetri. Ti a e di që letrat nuk pihen?
Po pse more qen pse. Po ça je ti more po ku ka njeri të bëjë kështu si ty more
Ndërkohë vijnë dhe ca burra. Ata hyjnë ti ndajnë në fillim. Ca nga çunat, sepse ishin bërë shumë ata çunat, u ulëritën atyre burrave që ose ti ndihmonin, ose ti linin rehat. Sepse xhaja po pinte letra në llullën e tij. Ata burrat e zunë xhajën për krahësh dhe ata. Madje filluan duke u zënë me djemtë për tu zënë vendin në krahët e xhajes.
Ca gra aty vërdallë, me qese pazari në dore rrinin e ja bënin “pupupupu”
Kaloi dhe njëra, mu në mes të çunave, me jeanset e ngjitura në bythkat e saj, me këpucë të kuqe dhe xhuboks i çuditshëm zhapone.
Përveç një burri, asnjë tjetër nuk ia hodhi sytë. Nuk mund ta linin xhaxhon.
Ndërkohë vjen polici. Pastaj dhe polici trafikut.
Ca ka këtu? Mos bërtisni qena kush? Letra? Bixhozi?
Jo letra thjesht..
Po po, letra, plaku keq
Po çne mbase duhet ta çojmë në hetuesi. Madje, jo mbase. Ta marrim njëherë në hetuesi.
Jo, këtij i duhet vënë gjobë. Ca bëri qëparë në vijat e bardha ky?
Njerëzit aty vërdallë ishin bërë shumë. Rruga ishte bllokuar, makinat u binin borive ngjeshur në trafik. Rrëmujë e madhe. Policia lëvizte nga të katër anët me makina rreth e rrotull sheshit para bashkisë së Durrësit. Në qëndër nuk futeshin dot. Dëgjoheshin dhe sirena zjarrfiksesh thanë që panë dhe njerëz me hunj në dorë
Pasi ke parë një skenë të tillë, ulur në bythë, mbuluar me djersë, me frymëmarrje të rënduar, të lindin qindra pyetje në kokë, dhe nga skena, nga pyetjet, nga ankthi, bëhesh akoma dhe më shumë lëmsh.
Pse xhaja tymoste letra? Nëse jo, pse ata çunat i thonin që ai po pinte letra?
Po edhe sikur të pinte letra, apo dhe marijuanë, çju duhej atyre ça bënte xhaja?
Pse duhet të mos dalë njeriu, qoftë dhe xhaje nga turma?
Pse njeriu, qoftë dhe i çmendur, nuk u dashka lënë të pijë letra?
Pse njerëzit janë të tërë në një mendje? Pse shteti nuk i jep lirinë njeriut të bëjë çtë dojë?
Pse unë kam rreth një muaj që shoh kështu ëndërrash?
Mos jam çmendur gjë?
Mos është fazë fillestare çmendurie?
Mos duhet të vizitohem?
Kush di të më kthejë përgjigje?
Kam kaq kohë që shoh ëndërra të çuditshme, që kur zgjohem, nga një gjumë si kllapi, nuk i mbaj mend. Por, më në fund këtë ëndërr e kapa. E kapa, e lidha me gërma dhe ja ku jam tani.
Mos është ngjitës surrealizmi?
Po pse njeriu duhet të bëjë kaq shumë pyetje?

Marrë nga një ëndërr e vërtetë,
Homazh i pandërgjegjshëm për Danil I. Harms

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: enderr, loer kume, proze, shqip, tregim
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4698