Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Perendia

Primus registratum
Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Materialet që vijojnë janë të dokumentuara si proces-verbale dhe ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit.

P.S. Gjithë këtë s'e bëj për të hedhur poshtë luftën e partizanëve, gjë që s'mohohet, por për të parë se cilët ishin udhëheqësit e cetave partizane dhe nga cilët "shqiptarë" i merrnin urdhrat partizanët.
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Kuvëndi i Mukjes, 1-3 Gusht 1943...

Në hapjen e Konferencës e merr fjalën Hysni Lepenica (Komandant i përgjithshëm i fuqive operative të "Ballit Kombëtar" të jugut) dhe thotë:

--Në fund të fundit c'farë na ndan? Mos emri që mbajmë ne "Balli Kombëtar" që ju e keni italisht "Fronti Nacional-clirimtar"? A nuk është i njëjti emërtim? Apo mos na ndajnë simbolet që mbajmë: ne simbolin kombëtar me shiponjën dy krenore, ndërsa ju yllin e kuq të huazuar?
Është turp për ne që të vemë në diskutim cështjen më të shenjtë, fatin e Atdheut! Hajde të bashkohemi në këtë luftë të clirojmë vendin e t'i kthejmë popullit lirinë, pastaj të mendojmë dhe të diskutojmë për sistemin që e ka në dorë populli t'a vendosë me votën e tij të lirë!

Po në të njëjtin vit në 1 mbedhje dypalëshe në jug merrte pjesë edhe Dushan Mugosha, i cili merr fjalën dhe thotë:
--Balli Kombëtar dhe gjithë shqiptarët duhet të lenë cështjen e Kosovës në duart e Nacional-clirimtares së Jugosllavisë. Ajo do të përpiqet për të. Po na dhatë këtë dokument në dorë, atëherë mund të merremi vesh!
Hysni Lepenica i përgjigjet:
--Zoti Dushan!
Ne as mund të përfillim 1 akt të tillë. Po t'a lëmë ne, me anën e 1 dokumenti Kosovën në duart e Nacional-clirimtares jugosllave, zotria jote mund t'a përdori fare mirë nesër atë dokument në parlamentin jugosllav dhe gjetkë. Ne për marrëveshje ju drejtohemi komunistëve shqiptarë e jo të huajve të pa dëshiruar dhe të dyshimtë.
Po në atë mbedhje kur komunistët mundoheshin të shpjegonin pse nuk duhej kërkuar Kosova duke thënë:
--Të kërkosh Kosovën është tradhëti, sepse atë e kërkojnë edhe fashistët!
Përgjigja qe:
--Po mirë, fashistët hanë edhe bukë, pinë edhe ujë. Atëherë të mos hamë bukë e të mos pimë ujë, meqë e bëjnë fashistët?


Në Kuvëndin e Mukjes delegacionet përbëheshin nga 12 anëtarë kryesorë prej sejcilës palë dhe të tjerë:

Balli Kombëtar: Hasan Dosti, Mit'hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muco, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Major Reif Fratari*, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku*, Ismail Petrela, Vasil Andoni. (*nuk duket mirë emri).
Fronti Nacional-clirimtar: N/Kolonel Jahja Caci, Myslym Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gogo Nushi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, Spiro Koleka, Shefqet Beja.

Pika që u diskutua më gjatë qe kundër kujt duhej luftuar dhe komunistët ngulnin këmbë "Luftë okupatorit fashist e nazist", deri sa me këmbënguljen e ballistëve u vendos: "Luftë cdo okupatori që cënon kufijtë e Shqipërisë Etnike". Në përfundim të Mukjes (3 Gusht 1943), ndër të tjera, u krijua Komiteti i Përkohshëm për Shpëtimin e Shqipërisë me 6 anëtarë nga sejcila palë dhe vendosën parrullën e përbashkët "Ja vdekje, ja liri".

Por të gjitha vendimet e Mukjes F.N.C.-ja i hodhi poshtë në Labinot dhe pas tij nuk zbatoi as1 nga vendimet që kishin nënshkruar vetë.

P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Pleniumi i Beratit, Nëntor 1944
Gjithnjë sipas proces-verbaleve të ndodhura në A.Q.SH.



Më vonë në Pleniumin e II të K.Q. të P.K.Sh.-së, mbajtur në Berat Nëntor 1944 Enveri ndër të tjera thotë:
...Direktivat e Kominternit dhe udhëzimet dhe vërejtjet e shokut TITO, ishin për ne fanarët që duhej të na ndritnin gjendjen e krijuar deri në atë kohë dhe të na hapnin fushë punimi në të ardhmen.
...Ne arritëm në Mukje pa e demaskuar si duhej Ballin, pa mundur të bënim diferencimin në rradhët e tij. Qëndrimi ynë karshi tij ka qenë gjithmonë i luajtshëm, hezitues, oportunist...
...Ballistët kërkonin të flisnin me ne dhe tentativat bëheshin të tërthorta, ne nga ana jonë kërkonim t'i jepnim fund kësaj situate dhe mendimi ynë i prerë ishte se s'do të arrinim në as1 rezultat. Në vend që të mendonim për 1 rrugëdalje dhe bashkëpunim, sidomos kur shikonim se Italia po dobësohej, dhe se mund të zëvendësohej me 1 armik më të egër e më të fortë, Mukjen ne e morrëm për 1 gjë normale, ku do të venim më tepër t'i thoshin të 4 të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart përpara popullit për veprimet që do të bënim më vonë. Ballistët e kuptuan seriozisht Mukjen, dhe, kur në Mukje ne humbëm, ata vunë 1 kapital...
...Pasi kuptuam GABIMIN e Mukjes K.Q. mori masa , por në vend të gjykonte me gjakftohtësi e të bënte 1 analizë serioze, ne na zuri paniku dhe s'dinim të dilnim nga ky gabim...
...Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar. Nga oportunizmi i mëparshëm u hodhëm në sektarizëm të ekzagjeruar, u hodhëm në 1 qëndrim të ashpër. Ne u hodhëm në luftë me Ballin. Nga fakti që bisedimet u bënë në plataformën e tyre, ne refuzuam të bisedonim dhe të luftonim në plataformën tonë. Në vend që të vinim në mbledhjen e caktuar dhe atje t'i binim kresë Ballit e të rrëzonim GABIMIN që kishim bërë, ne bëmë mbledhjen e Labinotit.
Me Labinotin ne ia dhamë përgjigjen popullit dhe njëkohësisht i dhamë atij armën për të na luftuar, duke na akuzuar si shkaktarë të prishjes së marrëveshjes dhe të vëllavrasjes.
...Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimet e Partisë janë të lidhura me 2 shokët jugosllavë MILADIN dhe DUSHAN.

P.S. Nuk doja të bëja komente, por s'më durohet. Sipas Enverit "fitorja" e Ballit në Mukje ishin vendimet që u morrën atje, dmth bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve të Shqipërisë Etnike, dhe kjo për P.K.Sh.-në ishte 1 "humbje".
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Vazhdim i raportit të Enver Hoxhës në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944...

...Do të theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu* s'kishte besim tek asnjëri vec meje. Unë nuk e di për vendimin që u mor për këtë, por di që Aliu e mbrojti tezën që unë të isha sekretar politik. Kjo më ra si nga qielli.
(*ALIU ishte MILADINI.)
...Unë mbroja tezën që mbronte Aliu, sipas së cilës Balli ka forca dhe po ta godasim do të na godasë dhe do të humbasin. Tempo shtroi tezën e demaskimit të Ballit...
...Shikonim që në Vlorë bëheshin ekzekutime, shikonim vrasjet e Brigadës së Parë, shikonim veprimet sektare të Shules (Kristo Themelko), por për këto veprime mjaftoheshim me 1 kritikë të përciptë ndaj Mehmet Shehut.
...Vija teroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë (Liri Gega). Dushani gjoja ishte kundër terorit, kundër vrasjeve që bëri Mehmeti në Dumre, por për atë asgjë s'e pengonte të vriste pa gjë të keq më tepër se Mehmeti....
******************************************
Në Janar 1945 Enveri jep urdhër me shkrim trupave që ndodheshin në veri:
--Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë!

Arkivi Qëndror i Ushtrisë, dosja 45.
******************************************
Kjo që vijon është në kujtimet e Petro Markos (komunist i orëve të para, luftoi në Spanjë, i burgosur në kohën e Zogut pastaj nga Italia fashiste dhe i burgosur edhe nga komunizmi).
...Në 1941 më ngarkuan me detyrë të takohesha me nacionalistët (Balli Kombëtar s'ishte krijuar akoma dhe P.K.Sh.-ja e sapo krijuar përpiqej të zgjerohej duke pasur gjithë intelaktualët shqiptarë në të). Më në fund foli Mit'hat Frashëri:
--Partinë e themeloi Dushani e Miladini. Dua të pyes: Partia juaj e përfshin Kosovën? Nëse e përfshin Kosovën, eja të bisedojmë nesër! Nëse Kosovën e përfshin Partia Jugosllave, mos eja më të vazhdojmë bisedimet, se Kosovën e shitët!
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Hysni Kapo (Besniku). Gjithnjë sipas arkivave.

Në vitin 1941 takohet me Qazim Koculin (trim i luftës së Vlorës 1920), që ishte 1 njeri me personalitet në popull, dhe donte t'a reklutonte në P.K.Sh. për të pasur dhe popullin me vete. Kur Z.Qazim Koculi s'pranoi duke argumentuar se komunizmi s'ishte për popullin shqiptar, Besniku i thotë:

--S'na bëhet vonë ne për 1 milion qerozë shqiptarë, kur kemi 500 milionë kinezë me vete!!
**********************************

Hysni Kapo në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944

E falenderoj P.K.J.-në që s'ka munguar asnjëherë të na vijë në ndihmë. E gjithë puna udhëhiqej nga Lirija (Liri Gega) dhe ne të gjithë bënim c'na thoshte ajo. Nga Koferenca e Labinotit përfituam dhe menduam të bënim dicka. Biseduam për zgjerimin e Frontit, por në të vërtetë ne s'bëmë gjë, se me ardhjen e Lirisë në Vlorë e shtruam cështjen: O me ne, o s'ka. Nacionalistët (Ballistët, etj) e Vlorës ishin kundër okupatorit dhe Zogut dhe mund të bashkoheshin me ne, por Lirija dhe Dushani prishën shumë punë. Ajo zbatonte vetëm porositë e Miladinit e Dushanit. Puna në Vlorë tregon se sa sektarë kemi qenë. Gjëja më e keqe ka qenë fryma terroriste si në organizata ashtu edhe në ushtri, mendonim se kështu do të zhduknim ata që s'ishin me ne. Një provë e sektarizmit është dhe kjo që po tregoj më poshtë. Kur kapitulloi Italia dhe kur ne po luftonim gjermanët erdhën dhe forcat e Ballit që të luftonim bashkë me ne. Liria na ka thënë se s'duhet t'i pranomin dhe s'duhej t'i linim të luftonin Ballistët, se do fitonin simpati dhe influencë. Si provë terrorizmi më i keq është vrasja e Mynyr Xhindit. Po ta shikojmë cështjen mirë si komunistë, ai s'duhej vrarë. Shpirti terrorist vazhdon edhe sot, edhe te përgjegjësat e lartë. Ka disa që mendojnë se ky mjet, terrori, është i rëndësishëm për të fituar Partia. Këtë shpirt e ka futur Dushani që na fliste me simpati për 1 punë të tillë. Unë e di që kam bërë gabime si ai në Vlorë për punë morali, por mua s'më është bërë as1 kritikë nga shokët e K.Q.
Unë kam konstatuar se përvec Mehmetit shpirtin terrorist e ka edhe Shulja (Kristo Themelko), i cili më ka thënë se po s'i zhdukëm tani, s'kemi kohë kur t'i zhdukim. Ai mendon se kështu do të kalojmë në socializëm.
Sejfulla Malëshova:
--Si mendon ti? Pas ofensivës së dimrit po të kishim pasur 1 qëndrim jo sektar karshi Skënder Mucos dhe nacionalistëve të tjerë në Vlorë, a mund të vinin ata me ne?
Besniku:
--Skënder Mucua e kishte kuptuar qëllimin tonë dhe e kishte humbur besimin te ne, se ne donim ta hiqnim pas hunde prandaj ishte e vështirë. Por sikur atij t'i shtrohej kjo që po shtrohet sot, ai do të ishte nga ana jonë.
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Manush Myftiu, "Heqimi" në Pleniumin e Beratit

...Muharrem Bajraktari, për t'iu larguar konfliktit, shpërndau fuqitë e tij. Duke parë se forcat e tij ishin të pakta, për ne u bë e domosdoshme ta rrethonim e ta likujdonim. Mospërfillja jonë për të, bëri që aksioni ynë të dështonte me humbje shumë të rënda: 28 partizanë të vrarë, 30 të plagosur. Dhe populli e pa se ne e goditëm prapa krahëve.
Edhe në Vlorë menduam se ata që s'ishin me ne duhej të zhdukeshin. Në Vlorë kishim 1 listë me 42 veta të dënuar me vdekje dhe pjesa më e madhe e tyre s'kishin faj.
Me Mehmet Shehun kemi biseduar, meqë Shqipëria do të clirohej shpejt dhe popullit do t'i jepej mundësia e zgjedhjeve, reaksinarët duheshin zhdukur që më parë.
...Në Buzëmadh dërguam Shefqet Pecin dhe Cobanin (Hito Cako). Ata mblodhën fshatin në konferencë dhe pushkatuan 22 veta. 1 përsëritje e Kurdarisë.
Ne vendosëm (sipas Besnikut) që të pushkatohej kushdo që të gjëndej rrugës, dhe kështu u bë. Kur forcat tona u futën në Kurdari, ato dogjën 15-20 shtëpi, një mëhallë dhe vranë 20 fshatarë. U bënë të gjitha të këqijat që mund të bënte 1 forcë mercenare. Partizani kapte pulën, e ripte dhe e piqte vetë. Këtu influencuan Shefqeti me Cobanin. Atje qe edhe Besniku.
*************************************
Liri Gega në Pleniumin e Beratit

Si mereshin qëndrimet politike në K.Q. të Partisë.
U mor 1 qëndrim për Ballin Kombëtar, e ndryshuam atë në Labinot, pastaj e ndryshuam prapë në Përmet. Në Vlorë kemi marrë qëndrime për luftë kundër tij, kurse në Tiranë për të biseduar me të.
*************************************
Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit

Tuku (Tuk Jakova) tha këtu se ka tendenca terroriste. Jo vetëm në ushtri, por edhe në Parti, në udhëheqje bile. Dihet se c'ka bërë Brigata e Parë kudo. 1 tendencë e tillë ka qënë vijë për ne. Të gjithë ata që kanë qënë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë e kuislingë, ne i konsideronim si armiq dhe përpiqeshim t'i zhduknim nga faqja e dheut. Kjo ka qënë jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për ata që ishin anëtarë partie e që kishin 1 pakënaqësi ose që kishin shfaqur 1 dyshim në vijën tonë, kemi pasur direktivë nga K.Q. që t'i zhduknim. Por kemi këtu vrasjen e Mustafa Gjinishit, ose të Mynyr Xhindit e Shefit Hekali në Vlorë me urdhër të Besnikut. Këto gjëra duhet të diskutohen mirë këtu. Këtë shpirt kriminaliteti e kemi parë ditët e fundit në Tiranë.
**************************************
(Më vonë u likujdua dhe Tuku në këtë mënyrë.)


P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Sejfulla Malëshova në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944

E kishim bërë si kishte dashur Aliu (Miladini). Kjo gjëndje me Ballin vazhdoi prapë. Shokët mendonin ta godisnin Ballin me armë, udhë tjetër s'kishte. Ta godisje Ballin atëherë ishte 1 qëndrim sektar, ta lije pa e demaskuar politikisht ishte qëndrim oportunist. Aliu thoshte që s'duhej përmendur fare cështja e bashkimit me Ballin.
Kam marrë pjesë edhe unë në 1 mbledhje ku u shtrua cështja e Mukjes. U ngrit cështja që Dr.Dishnica e Gjinishi të dënoheshin me plumb. Unë e kundërshtova këtë. Ne, sic tha Enveri, pas Mukjes në vend që të bashkoheshim me Ballin, bëmë konferencën e Labinotit, ku dënuam Mukjen. Ky ishte 1 gabim. Megjithatë në Labinot u vendos që të mos e godisnim Ballin me armë, kurse nisëm menjëherë luftën me armë kundër Ballit në kundërshtim me rezolucionin e Labinotit. Ky ishte 1 provokim që bëmë ne.
...Me terror po i zgjidhim të gjitha punët. Po duken simptomat e degjenerimit nga 1 parti politike në 1 bandë kriminelësh.


P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Dokument i B.K. drejtuar O.N.C. (A.Q.SH. F.14 D.32)


SHQIPNIJA E SHQIPTARVET--------------------------GJINOKASTËR me d.11/9/1943
JA VDEKJE JA LIRI


----------ORGANIZATËS NACIONAL CLIRIMTARE--------------

Ju njoftojmë se Gjinokastra asht në duart e Shqiptarvet. Qysh pardje kemi kërkuar të viheshim ne kontakt me Juve, për të bashkëpunuar dhe k'ordinuar veprimet.
Sot ju ftojmë, që sa më parë të delegoni përfaqsusit tuaj për kët qëllim.
Casti asht kretik, nuk lypset t'i shmangemi detyrës që na imponojnë rrethanat e luftës kundra okupatorit të ri, interesat e larta të Kombit dhe ato të demokracis Shqiptare.
Në qoftë se nuk do t'i përgjigjeni kësaj Thirje të sinqert nga ana e jone, me hovin që imponohet nga rasti na duket se merrni nji përgjegjsi të randë për para popullit.
Me prursin prasim nji përgjegje të shpejtë.


KOMANDANT I PËRGJITHSHËM-------------------------------ANTARI KËSHILLIT TE QËNDRËS
TË FUQIVE OPERATIVE----------------------------------------AV. DR. SKËNDER MUCO
TË B.K. TË JUGUT-----------------------------------------------(FIRMA)
HYSNI LEPENICA
(FIRMA)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Zëri i Popullit, nr.11-12 Janar 1943

LUFTA E GJORMIT

Edhe karta e fundit që fashizmi u përpoq të lozë në Shqipëri për të përcarë Luftën Nacionalclirimtare të popullit tonë dështon në mënyrë të shëmtuar.
Disa qindra dibranë dhe mirditas që politika e turpshme e fashizmit mund t'i gënjejë duke përfituar nga injoranca dhe pa djallëzia e tyre i rekrutoi në luftën faqe zezë të historisë në luftën vëllavrasëse gegë kundër toskësh, e panë me sytë e tyre se atje, në malet e Labërisë kreshnike, nuk janë sic u kishte thënë fashizmi, rusë e grekër, që luftojnë kundra shqiptarve, por janë shqiptarë vetë që luftojnë kundra armikut të fëlliqur të popullit shqiptar, fashizmit okupator.
Popull, partizanë, VULLNETARË TË LIRISË* (*luftëtarët e Ballit Kombëtar), luftojnë sot krah për krah të shkrirë në një shpirt të vetëm që ka për dëshirë e qëllim: lirinë e popullit shqiptar, lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.
Ata e pritën me zjarr armikun që ish përgatitur të hynte në vatrat e tyre për të shtypur lëvizjen clirimtare të popullit.
Fashizmi po e humbet besimin dhe në njerëzit e besuar të tij. Vrasja e komisarit të naltë Qazim Koculi, e prefektit të Vlorës, Lele Koci është 1 dëshmi e gjallë e tmerrit të zi fashist.

Autor i këtij artikulli është Shefqet Musaraj, shoku dhe bashkëluftëtari i Enverit.
Në vitin 1979 në revistën "Ylli" nr.7 pohon:
--Me idetë komuniste unë isha ushqyer qysh nxënës. Anëtar i P.K.SH. jam që në ditën e themelimit të saj.
Për herë të parë, me porosi të Partisë dhe nën udhëheqjen e saj të drejtpërdrejtë, kam shkruar traktin e ditëve të para të Janarit 1943 që kish për temë luftën e Gjormit kundër milicisë fashiste italiane. Traktin e shkrova për të dytën herë (dmth pas luftës) pas vërejtjesh e sugjerimesh konkrete që bënte mbi dorëshkrimin tim të parë vetë themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë sh.Enver Hoxha.
Vërejtjet e tij konsistonin në atë që unë të isha më realist, më i thjeshtë dhe më i prerë në shkrimin tim, të mos zgjatesha në historira të kota, po të hyja drejtpërdrejtë në temë t'i bija fort në kokë armikut dhe tradhëtarëve...

P.S. Besoj se edhe këtu duket shtrembërimi i fakteve që kanë bërë komunistët pas luftës duke mohuar dhe gjëra që i kanë thënë vetë më parë.
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Në Qershor 1943, pas luftës së Mallakastrës, Mehmet Shehu i dërgon 1 letër Besim Belishovës (komandant i B.K. ne Mallakastër) në përgjigje të akuzave që i bënte ky i fundit për padrejtësitë e cetave partizane ndaj popullit:
--Bagëtitë i kemi sekuestruar bashkë me anëtarët e B.K. e i kemi ngrënë së bashku, ASHTU SIC LUFTUAM SË BASHKU. Sa për bagëtitë në fshatrat e djegura aty është shkelur direktiva dhe ne i morëm ato masa që të mos sekuestrohen më.

A.Q.SH. fondi 18, dosja 44.
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Zef Pali "Flaka", për Kuvëndin e Mukjes. (pjesëmarrës i Mukjes)

....Komunistët në Mukje kishin grumbullue disa ceta. Mendojshin se lufta po merrte fund dhe dojshin të mos liheshin mënjanë, kur të zbritshin aleatët. E dijshin se amerikanët dhe inglizët do t'u epshin dorë ma tepër fuqive demokratike të B.K., prandaj kërkuen marrëveshjen e Mukjes.
Mirpo këtu banë disa gabime:
Tue u paraqitun ma tepër nacionalistë sesa komunistë, nuk u kujtuen se B.K. do t'i vinte para cashtjen e Kosovës.
Mgjs fjaltarët e kuq u shpushpurisën t'i rrëshqasin lakut të Shqipnisë Etnike, dalëzotët e Ballit u treguen në naltësinë e misionit kombëtar. Nuk u lanë shteg shokëve të Dushanit të paraqiteshin c'ka nuk ishin...
I dyti gabim i tyne qe "Komiteti për Shpëtimin e Shqipnis", i cili do të shpallej qeveri, porsa ta lypte gjandja e re. Në këtë Komitet muerën pjesë 6 anëtarë të Ballit Kombëtar dhe 6 anëtarë të Nacional-clirimtares komuniste. Mirpo në anën e kuqe nuk kishte vetëm komunistë, kishte edhe asish ** mbaheshin zogistë, socialistë e nacionalistë, po të pa organizuem. Tue qenë puna kështu, 6 përfaqsuesit e clirimtares së kuqe ndaheshin thuajse gjysma nga drejtimet e P.K. Në këtë rast, komunistët do të ishin gjithnji në pakicë.
I treti gabim qe cashtja e zgjidhjes së kryeqytetit, dmth të vendit ku do të shpallej clirimi i vendit. B.K. kërkoi të pushtohet Kruja, ** ishte afër edhe të shpallej zyrtarisht fundi i pushtimit fashist. Zgjedhja e Krujës do të ishte nji akt simbolik me randësi të madhe.
Komunistët nuk e pranuen dhe kërkuen të caktohet Vlona për shpalljen e pavarësisë, ashtu si qe bamë më 1912. Porse Vlona ishte larg edhe ishte ende e pushtueme nga i hueji. Hysni Lepenica ua ktheu: "Unë si vlonjat jam për Krujën, e cila ka në histori shumë ma meritime sesa Vlona"
Atëherë komunistët kërkuan të zgjidhet ndonji qytet i vogël i Shqipnisë së jugut që ishte në dorën e tyne.
U kuptue se Vlonën e paraqitën sa për të prishë idenë e shpalljes së Pavarsisë në Krujë.
Pika ku ngulën këmbë ma tepër komunistët qe "luftë okupatorit fashist e nazist".
B.K. e kundërshtoi me këtë arsyetim:
"Fashizmi ka rënë dhe pushtimi i tij i ka ditët të numurueme. Gjermania nuk ka synime tokësore në Shqipni. Rreziku mund të vijë ma tepër nga fqinji i veriut, i cili do të kërkojë Kosovën ose nga fqinji i jugut, i cili mund të shtrijë dorën në jug, prandaj duhet shënue "luftë cdo okupatori që cënon kufijtë e Shqipnisë Etnike"".
Komunistët ishin të lidhun me rezistencën e drapnit jugosllav, ndën kryesinë e Titos ashtu edhe me lëvizjen e kuqe që njifej si EAM-i grek. Nuk dojshin t'ua prishin qejfin shokëve të idesë. Dhanë e muarën t'a kundërshtojnë Ballin me ca fjalë që nxuarrën nga thesi i kuq.
Ma në fund u shtrënguen t'a pranojnë se "Shqipnija do të luftojë gjithë ata që sulmojnë kufijtë e Shqipnisë së plotë".
Delegacioni komunist kryesohej nga Dr.Ymer Dishnica, shoku i ngushtë i Enver Hoxhës.
...Kryetar i kuvëndit u zgjodh Thoma Orollogaj, komunistët e pranuan sepse e cmojshin. Tjetër se nji muej mbas e sulmuen a thue se nuk qenë ata që e zgjodhën.
Sekretar u zgjodh Mustafa Gjinishi. E pata njohun në Mitrovicë. Ishte i tërhequn nga idetë e Marksit, por ende nuk i kishte braktisë krejt ndjenjat kombëtare.
Mbas Mukjes e takova për herën e fundit. Ishte bamë gati të hynte në Tiranë, kishte në brez nji dhjetëshe dhe nji cantë me bomba.
Mora vesh ma vonë se e vranë shokët e tij andej nga Dibra në nji pusi të kurdisun për arsye ** s'i kap arsyeja.


Kuvendi i Mukjes zgjoi shpresa clirimi dhe bashkimi mes partive që nuk mund të lidheshin bashkë.
Sekretari i P.K. nji muej ma vonë, mblodhi në Labinot shtabin e kuq. Kërkoi të prishej marrëveshja e Mukjes. Arsyet nuk i mungojshin.
Përfaqsuesit e Titos shifnin në cdo rradhë të dokumentit të nënshkruem "grackën" ku kishin ranë të kuqt dhe fitimin e Ballit! Kosova i tronditi tepër!!


Marrë nga gazeta "Flamuri". (botim pas luftës)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Zef Pali...vazhdim...

Më vonë agronomi i Pejës më rrëfeu:

Nji mbramje në kohën e mbledhjes së madhe në Mukje, nji maqinë ushtarake me tre oficerë gjermanë u paraqit në zyrën time. Ma prenë shkurt: "Po të presim në Beligrad!". U drodha nga frika gjithë natën e udhëtimit prej Peje në kryeqytetin e Jugosllavisë së pushtueme nga nazistët. Shoqnuesit as nuk hapshin gojën.
Me të arritun në vendin e caktuem, më përcollën në nji sallë ku gjindej nji tryezë e madhe, mbi të cilën shtrihej nji hartë e Shqipnisë. Nji varg oficerësh gjermanë rrijshin të kërrusun mbi hartën e vendit tonë. Më afruan dhe më rrëfyen:
Nji mbedhje e madhe po bëhet afër Krujës mes nacionalistëve dhe komunistëve. Me këtë rast kaq të volitshme - shtuen- nji bombardim i Luft afes do t'ia këputëte kokën rezistencës. Si kujtim do të lamë nji grumbull vorrezash...!

Kur e kuptova qëllimin e gjermanëve, të cilët ishin të lajmëruem shumë saktë, mora zemër dhe dhashë mendimin e kërkuem. U thashtë:
Në Mukje nuk janë mbledhë vetëm komunistët, por asht grumbullue ajka e nacionalizmit shqiptar. Ju, me këtë bombardim do t'i këputni kryet përtërimjes kombëtare shqiptare. Shqiptarët i duen gjermanët edhe qindresa asht e drejtueme kundër italianëve, të cilët tashmë e humbën luftën e tyne edhe janë banë nji peshë edhe për ju. Gjermania nuk humb ndonji gjë nga shpallja e pavarësisë së Shqipnisë, ndërsa nji bombardim i juej do të hapi nji hendek të përjetshëm mes jush dhe nesh.

Nuk mu përgjegjën ma, por natën më kthyen në Pejë, në vendin ku më kishin marrë.
Ndoshta fjalët e mija ndaluen nji tragjedi.


Marrë nga gazeta "Flamuri". (botim pas luftës)
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Gjeta edhe dicka tjetër që do ta postoj këto ditë.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: .
Je duke ba nji pune te madhe plako,vazhdo t'ia nxjerresh masken kuqalosheve injorante :wave:
 

ados

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Me te vertete gjera interesante, dhe te hidhura njekohesisht.Gjynah, keto fakte dalin mbas 60 vjeteve ne drite. Mjer shqiptaret,te percare kane qene, dhe ashtu do ngelen sic duket.Ndoshta u bie ne koke ketyre qe kemi tani, dhe behen nje mendje per ta nxjerre kete popull nga ky ferr!!
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Ja si e shiti Enveri Kosoven (qe e paska "dashur" aq shume)...

Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan:
"Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.


I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

Me tej ne Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia". Vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere, sepse...

Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte:
"Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348).

Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:

"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123).

Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).


Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes:
"Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte:
"Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do ta luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante:
"Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte:
"Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike:
"A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!"
Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej:
"Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh).
 

Male850

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Fillimisht postuar nga Perendia:
[qb] Materialet që vijojnë janë të dokumentuara si proces-verbale dhe ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit.

P.S. Gjithë këtë s'e bëj për të hedhur poshtë luftën e partizanëve, gjë që s'mohohet, por për të parë se cilët ishin udhëheqësit e cetave partizane dhe nga cilët "shqiptarë" i merrnin urdhrat partizanët. [/qb]
Nuk ka gje me te lehte per te shpifur ndaj te tjereve, se sa te perdoresh fjalite pa kontekstin e tyre. Per kete pune me duket qe je me te vertete nje mjeshter i madh.
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Fillimisht postuar nga Male850:
[qb] Nuk ka gje me te lehte per te shpifur ndaj te tjereve, se sa te perdoresh fjalite pa kontekstin e tyre. Per kete pune me duket qe je me te vertete nje mjeshter i madh. [/qb]
Më thuaj ku e shikon shpifjen ndaj udhëheqësit tënd të dashur dhe shokëve të tij?
Kush mendon se je, që mundohesh të hedhësh baltë mbi veprat e "udhëheqësit të KQPPSh dhe gjithë popullit shqiptar", "legjendës së pamposhtur të luftës së popullit tonë për liri", etj (dmth gjithë përrallave që beson ti)?
Nqs nuk të pëlqejnë thëniet e Sh.Enver, po shkel parimet dhe mësimet e tij. Dhe kjo, shoku enverist, është njësoj sikur të shkelësh mbi "eshtrat e tij të shenjta", është blasfemi komuniste. Kështu që matu para se të flasësh (shkruash), se sjellja jote reaksionare nuk tolerohet në gjirin e partisë tënde të shtrenjtë.
Në mbledhjen e ardhshme të orgazinatës bazë do flitet për sjelljet e tua të pahijshme. Dhe mos mendo se Partia nuk do mbajë qëndrim ndaj armiqve të popullit dhe ndaj mbeturinave reaksionare mikroborgjezo-revizioniste (,etj, etj), si puna jote.

P.S. Lexoji me vëmendje mesazhet dhe pastaj komkento! Apo akoma s'është pjekur rrushi nga anët e tua?
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Deklarata e KANÇ për të drejtat e qytetarëve. 23 Tetor 1944


Deklaratë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarëve.

E bërë në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë.
......................................................
Duke shprehur dëshirat e drejta të popullit dhe vullnetin e tij për të ndërtuar 1 shoqëri njerëzore plot liri e dinjitet, pushteti demokratik i popullit shqiptar, i konkretizuar në këshillat nacionalçlirimtarë dhe në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, garanton:

-Të drejtat e barabarta përpara ligjit të të gjithë nënshtetasve shqiptarë.
-Lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes si dhe të drejtat e barabarta të të gjitha feve.
-Lirinë e mbledhjes, të fjalës, të shoqërimit dhe të shtypit.
-Pronësinë private dhe sigurinë personale të qytetarit, si dhe lirinë e iniciativës private në jetën ekonomike.
-Të drejtat e barabarta të gruas me ato të burrit, si në jetën politike të vendit, ashtu edhe në veprimtarinë shoqërore.
-Të drejtën e zgjedhjes në Shqipërinë demokratike, të cilën zgjedhësit do ta ushtrojnë me votim të fshehtë, në bazë të së drejtës të zgjedhjes universale, të njëjtë dhe direkte. Të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën për t'u zgjedhur e ka çdo qytetar dhe qytetare që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk janë të zhveshur nga kjo e drejtë në bazë të ligjit. Luftëtarët e UNÇ e kanë këtë të drejtë pavarësisht nga mosha e tyre. Nga parimi i votimit të fshehtë dhe direkt mund të hiqet dorë për kohën e zgjatjes së Luftës Nacionalçlirimtare me vendim të KANÇ.
-Çdo qytetari i garantohet e drejta e ankimit për vendimet e organeve të pushtetit si edhe e drejta e lutjes dhe e padisë të të gjithë organeve të pushtetit shtetëror.
-Askush nuk mund të dënohet pa u zhvilluar më parë procedurat gjyqësore.
-Është nder dhe detyrë për çdo qytetar të aftë për armë, të marrë pjesë në luftën çlirimtare si ushtar i UNÇ.
-Pushteti demokratik popullor u siguron me anë të ligjeve të gjithë punëtorëve të qytetit dhe të fshatit 1 jetë të pajtueshme me konceptin modern të së drejtës shoqërore (droit social) dhe me dinjitetin njerëzor.
-Për të mbrojtur rendin demokratik dhe për të siguruar rezultatet e LNÇ, ndalohen të gjitha organizatat fashiste dhe profashiste dhe ndiqen të gjithë personat që merren me veprimtari fashiste dhe profashiste.

Berat, më 23 Tetor 1944.

Për KANÇ të Shqipërisë:

Sekretari------------------Kryetari
Koço Tashko--------------Dr.Omer Nishani
(firma, vula)---------------(firma)

Sa nga këto të drejta u zbatuan pas marrjes së pushtetit?
 

Perendia

Primus registratum
Re: Histori e dokumentuar e shtrëmbëruar nga komunistët...

Enver Hoxha për Abaz Kupin.

Në ditët e para të Prillit 1939, ditë të zeza të historisë sonë, populli shqiptar ishte më këmbë, me 1 zemër, me 1 parrullë: luftë invazorit fashist të urryer si bishë e Atdheut tonë të dashur; në fshatra dhe qytete të Shqipërisë i madh e i vogël bërtiste: në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun.
Në Durrës ishte Abaz Kupi me djemtë e Shqipes, luftonte me 1 grusht njerëzish kundër dëshirës së klikës dallkauke që ishte në fuqi, kundra mijëra e mijëra fashistëve që po zbarkonin në Molo. Bazi i Canës dhe djemtë e Shqipërisë, të frymëzuar prej 1 dashurie të madhe për Atdheun, me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun të kthehej në vapore e të linte në Molo me qindra të vrarë. Major Bazi ishte kudo, zëri i tij dëgjohej: "Djema! Godisni armikun pa mëshirë, se kështu e lyp ndera e Atdheut", dhe pushkët e shqiptarëve kërcisnin mbi fashistët e fëlliqur që turreshin valë-valë. Nga çdo anë, nga çdo mur, nga çdo penxhere e Durrësit vëlonte pushka. Bazi i Canës s'po ia lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë s'trembeshin sadoqë ishin 1 grup njerëzish. Lufta vazhdoi me orë; armiku hidhte si në furrë me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhie të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canës u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin. Në emigracion këtij s'i rrihej, ai e kish zemrën në Shqipëri, në vëllezërit e tij që po luftonin me tërbim fashizmin dhe ky luftëtar çau bjeshkët e Veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lyp detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë. Fshatrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën pushkët, pse era e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthyer me marrë pjesë në Luftën NÇ të popullit shqiptar. Mustafa Merlika u përpoq të kish zinxhirët, u përpoq ta bënte raje të okupatorit, por Bazi i tregoi rrugën këtij korbi të zi, këtij birit bastard të tokës arbërore dhe, si patriot që ishte, i shpalli luftë fashizmit, Merlikës dhe tradhtarëve. Merlika u lëshua si 1 bishë me hordhitë e tij mercenare për me ndjekë çetën e Abaz Kupit, u derdhën mbi miqtë e tij, mbi shokët e tij për me i vra e varë.
Bazi i Canës i goditi fashistët pa mëshirë. Merlika e bëri sheshin e Krujës shesh për varje për djemtë e Bazit. Por Bazi s'tutej dhe thoshte "Vallja vjen pas". Fashizmi dhe Merlika i kanë milicët të lirë me 5 napolona kokën, kurse ne djemtë tanë i kemi vëllezër dhe shokë, por hakën s'e lemë pa e marrë edhe për 100.
Bazi i Canës që luftonte për 1 qëllim të shenjtë: çlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianëve, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se 1 bashkim i fortë e i shëndoshë i gjithë shqiptarëve në luftën kundër okupatorit do të jetë shpëtimi i vendit tonë.
Patrioti i vërtetë s'lufton me fjalë, por me punë, me vepra dhe Bazi i Canës mendimet e tij i realizon në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, u hodh në luftën NÇ: "1 luftë për 1 Atdhe". Më 10 Tetor të vitit 1942, armiku i fëlliqur u godit nga të 4 anët e Shqipërisë, kudo u goditën kolonat, depot, milicët e armikut, kudo në Shqipëri u prenë telat e telefonave. Ky ishte rezultati i kuvendit të burrave shqiptarë, që vendosën të luftonin me armë e me pushkë dhe pa pushim deri në fitore armikun e vendit tonë. Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 Tetorit, po e vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundër okupatorit dhe tradhtarëve.


Artikull i E. Hoxhës botuar te "Zëri i popullit", Nº13/14, Shkurt 1943.
 
Top