Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre. Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё[17]. “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё atё popull” thoshin ata (malazezёt dhe serbёt). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto njoftime ishin tё vёrteta. Nuk ka pasur një turk qё tё jetё sjellё me armenёt mё keq se u sollёn dy popujt serbё (serbët dhe malazezët-shënimi im) me shqiptarёt nё emёr tё kishёs sё shenjtё ortodokse. Sllavёt vazhdonin tё çirreshin: “Vdekje Shqipёrisё”[18].
Shkrimtari vjenez, çifuti Leo Freundlich, botoi një libër me titull “Akuza që ulërijnë” (“Accusation Records”). Ai rrëfen për “Golgotën shqiptare” ose holokaustin shqiptar (nënvizimi im). Holokausti i parë evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frojndlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “EGËRSISHT DHE NË MËNYRËN MË
ANTINJERËZORE QË KA SHFAQUR NDONJËHERË ÇIZMJA E PUSHTUESIT, KRIMINUAN BARBARIZMA QË NUK KANË TË PËRSHKRUAR. ME DHJETËRA MIJË BURRA TË PAARMATOSUR TË THERUR, – GRA TË PËRDHUNUARA, – PLEQ E FËMIJË TË MBYTUR, – ME QINDRA FSHATRA TË DJEGUR TË RRAFSHUAR PËR TOKË. MEGJITHATË EVROPA EDHE SOT VAZHDON TË HESHTË”
[19] (germat kapitale, autori).
Gjatë vitit 1913, Freundlich, botues në qendrën vjeneze të kulturës, kishte dhënë thelbin e “fytyrës së re” të “shtazërisë mizore”, e cila po hynte në politikën evropiane. Ishte gjenocidi, projektuar dhe zbatuar kundër një populli të tërë
[20]. Ai e quajti krimin e holokaustit kundër shqiptarëve “Golgotta Shqiptare”. Edhe Freundlich, duke cituar një dëshmitar të kohës bën të njëjtin krahasim si Durham-i se, “qoftë edhe një turk i vetëm nuk i ka trajtuar armenët më keq se ç’janë trajtuar shqiptarët nga serbët”
[21].
Tani qё serbёt erdhёn nё Ohёr dhe grekёt nё Korçё, shkruan Durham, fillova ta ndjej veten fajtore pse dikur kisha uruar qё turku tё largohej nga Evropa. Sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Ndёrsa kёta pushtues “tё krishterё” ishin njёqind herё mё tё kёqinj
[22]. Të vënë në tehun e hanxharit, shqiptarët u “zgjuan”.
Të njëjtat skena makabre zhvillohen edhe nё jug tё Shqipёrisё nga masakrat e ushtrisё greke. Avancimi i ushtrisë greke në dhjetor 1912 bëri që shumё familje myslimane nga Devolli të zbresin nё Korçё, tё detyruar nga persekutimi i grekёve. Burra, gra e fёmijё tё zhveshur e tё zbathur iknin nёpёr dёborё e akull tё lemerisur, duke lёnё tё shkreta shtёpitё e tyre, plaçkat e bagёtitё
[23]. Në fillim të qershorit 1915, shkruan Haris Silajxhiç në “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, Fondi për Ndihmë Shqipërisë i dërgoi një letër presidentit të SHBA-së, nëpërmjet së cilës e njofton për situatën e vështirë në Shqipëri (është fjala për Shqipërinë Jugore) ku gjysmë milioni po vdesin nga uria, ndërsa 100.000 tashmë kanë vdekur
[24] (shifra këto që nuk i gjen në tekstet mësimore as të nivelit akademik).
Në parlamentin anglez raportohet për “mizoritë e frikshme që janë duke kryer bandat greke në jug… ku refugjatë shqiptarë shkonin drejt Vlorës nga Berati dhe Korça (që tani kanë rënë në duart e grekëve) dhe se numri i muhaxhirëve të grumbulluar në kodrat me ullinj përreth qytetit të Vlorës ishte më shumë se 100.000, sepse i gjithë vendi është shkretuar”[25]. Muhaxhirët lanë shtëpitë e tyre për shkak të ashtuquajturës kryengritje epirote; kryengritje kjo e kamufluar si “lëvizje” për “autonominë e Vorio-Epirit”, në fakt të agresionit ushtarak grek mbi pjesën jugore të Shqipërisë. “Në furinë e këtij shpërthimi barbar, shkruan Abaz Ermenji, u dogjën shkrumb e hi 314 fshatra myslimanësh”. “Arkivat e Washingtonit, shkruan H. Silajxhiç, bëjnë fjalë për 400 fshatra, që u dogjën e shkatërruan krejtësisht”[26]. “Kështu, shkruan historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi u erdhi: “Zgjimi kombëtar (shqiptarëve) pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”[27]. “Kë s’trazon një fllad i lehtë, bjen tërmeti ai rrin fjetë”.
Duke qenë se me objektiva të tilla ishin projektuar këto luftëra dhe për faktin tjetër se pjesa myslimane e popullsisë përbënte shumicën, asaj i ra edhe barra kryesore e qëndresës kundër ushtrive pushtuese të shteteve ballkanike. Natyrisht që, për rrjedhojë mbi të ra dhe do të binte gjithë furia e urrejtjes dhe e egërsisë fetare e shoviniste. Në një artikull drejtuar vetëm myslimanëve, Faik Konica vinte në dukje se për ata po afrohej një rrezik eminent. Dukej i sigurt se otomanët do të dëboheshin prej Evropës dhe shqiptarët myslimanë rrezikoheshin kështu të përziheshin edhe ata mbasi vendi i tyre do të ndahej[28].
Këtë rrezik e parandjeu më herët (qysh në mars 1911), kleri katolik, ose më drejt, disa anëtarë me influencë të tij, si Dom Ndre Mjeda dhe Dom Luigj Bumçi menduan t’i shpëtojnë të keqes, duke u orvatur të zgjeronin kuptimin e Kultusprotektorat në relacionet politike. Në një apel drejtuar princit trashëgimtar Franc Ferdinandit, ata deklaronin se veprimet e otomanëve cenonin përditë Kultusprotektoratin dhe se shkelja e privilegjeve shekullore për shërbimin ushtarak dhe taksat në bazë të marrëveshjes midis fiseve të lira dhe qeverisë turke qe një prishje e kësaj marrëveshje. Ata kërkonin ndërhyrjen austriake. Një vit më vonë, kur kryengritja (e malësorëve të Mbishkodrës) qe përhapur tejpërtej nëpër Shqipëri, Zef Serreqi, atëherë kryepeshkop i Shkodrës, i shkroi Konsullit të Përgjithshëm austro-hungarez në Shkodër duke iu lutur që Austro-Hungaria të zaptonte Shqipërinë ose të paktën pjesën e saj katolike. Ndërkaq Terenc Toçi shpalli qeverinë shqiptare provizore në Kimëz (Ghims) Mirditë, në prill 1911, dhe priste t’i vinin ndihma nga Italia, jo prej qeverisë por prej Italo-Shqiptarëve dhe vullnetarëve italianë[29].
Për shqiptarët myslimanë qe e natyrshme që të luanin rolin kryesor (në procesin e zgjimit kombëtar, shënimi im). Ata përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri, shkruan Stavro Skendi[30]. Lufta e Shkodrës dhe e Janinës, Lufta e Kakarriqit, qëndresa në Qafë të Kolesianit, në Malësinë e Dibrës e të Pukës janë përballje me armikun të bëra tërësisht nga popullsi myslimane.[31] “Eshtё pёr t’u pёrmendur se kleri mysliman i pёrfshirё nё kёtё lёvizje nuk kurseu asgjё pёr lёvizjen kombёtare”, shkruan Eqrem bej Vlora në “Kujtimet” e tij”[32].
Nё fushёn e Orizares nё Manastir ranё dhe dy imamёt e qytetit tё Dibrёs sё Madhe: Jusuf efendi Skikuli, Osman efendi Langu[33] dhe kapiten Aqif Rusi. Ndërsa myftiu i Dibrës Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) dhe Hafiz Sherif Langu u nisën për në Vlorë, si delegatë të Dibrës në Kuvendin historik, ku Ditën e ngritjes së Flamurit, Myftiu i shumëditur bëri bekimin e tij dhe dha fetvanë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë[34]. Në telegramin që Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë H. Vehbi Dibra (Agolli) ua drejton disa nxënësve të Medresesë së Beratit, u shkruan se “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun”[35]. Deviza e myslimanit ishte: Imani = Vatani, që do të thotë, besimi = atdheu.
Në rrugën e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni për të dalë në Lezhë e Shëngjin, tradita popullore ruan shumё kujtime me vlerё qё pasqyrojnё qendresën e fshatarёsisё sё krahinёs sё Malёziut (banuar thuajse tërësisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshi, Mgulla, Fleti etj.) pёr mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrisë serbe. Kush ja vuni pushkën serbit,/Osman Hoxha pastë rahmet[36]. Pёr kёtё arsye krahina u dogj plotёsisht. Nё Gdhesh u therёn 72 gra, pleq e fёmijё qё ranё nё duart e serbёve. Nё fshatin Flet me 15 nёntor serbёt humbёn edhe reparte tё tёra. Bashkё me ta luftuan banorёt e fshatrave tё tjera si Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qё bashёpunonin me ata tё Qafёs sё Malit, Fushё-Arsit e deri nё Pukё[37].
Kur pa katastrofën që e gjeti Shqipërinë me dhimbje e dëshpërim të thellë Mehmet Akifi, poeti i madh dhe autor i himnit kombëtar turk me origjinë nga Peja, mё 1913 shkroi kёto vargje:
Dёgjoje kёtё nga unё: po, unё jam shqiptar /
Tjetёr s’kam ç’tё them, ja, u shkatёrrua atdheu im
[38](nënvizimi im).
Katastrofës iu vu një vulë ndërkombëtare me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër (dhjetor 1912-gusht 1913), duke i caktuar Shqipërisë “kufij që notonin në gjak”. Kjo vulë ishte një damkë që shërbeu si një kore “juridiko-ndërkombëtare” për të mbuluar një plagë të maisur kanceroze, e cila vazhdon të kullojë gjak prej 100 vjetësh.
I cilësuar si “bela epokë”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare (shprehje e A. Baletës), sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën:
1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.
Kombi shqiptar ka një detyrë imperative, historike, dhe kushtetuese të formuluar në paragrafin e parë të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare (kushtetutën e Mbretërisë) të vitit 1928. “Kombi Shqiptar, i lirë e kryenaltë, me plot shpresa lumtunie për kohën e ardhme, me dëshirën e patundshme e plot gjallni për forcimin e përjetshëm të BASHKIMI KOMBETAR (nënvizimi im) dhe për sigurimin e zhvillimit paqsor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektue traditat historike të Kombit, të cilat padyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme…”[39]. Kjo është detyra e parë e çdo shqiptari nën cilindo subjekt politik, që të jetë dhe e çdo qeverie shqiptare nëse dëshiron të quhet e tillë.[40]