Vlerësime për Shqipërinë nga studiues të huaj.
(Jozef Zhak Burkari acques Bourcart) - natyralist e studiues frances, në vitet 1891-1965 ka qënë oficer i legjionit të nderit, përgjegjës i Katedrës së gjeollogjisë në universitetin e Parisit (Sarbone), ka dhënë mësim mbi 35 vjet, antar i akademisë së shkencave (1962), President i shoqatës gjeollogjike (1943), këshilltar shkencor i marinës luftarake Franceze (1954), shkencëtar i përmendur në Francë. Gjeolog e gjeograf, ka botuar mbi 300 punime, si kumtesa, artikuj, tekse mësimore dhe libra të ndryshëm.
Në këtë vepër rinore, si natyralist dhe në radhë të parë si një nga themeluesit e gjeografisë alpine të Shqipërisë, hodhi dhe bazat e gjeografisë fizike të Shqipërisë juglindore.
Shqipërisë u kushtua në vitin 1917 kur ishte 25 vjeç, është njohës i mirë i jetës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Disa fragmente nga libri : “ Shqipëria dhe Shqipëtarët “
“Pushtimi i gjatë turk e kishte degdisur atë (Shqipërinë) në terr”.(f.19).
“.....me madhështinë dhe me mjerimet e saj, që të tregojë synimet imperialiste të fqinjëve të saj në të vërtetë dëmtojnë vet interesat e tyre; që të theksojë se një Shqipëri e mëkëmbur, e cila mund të jetojë vet, e begatë dhe e qetësuar, është e domosdoshme për paqen në Gadishullin Ballkanik, që të nxjerrë në pah se askush nuk ka të drejtë ti mohojë Shqipërisë të drejtën për të jetuar dhe për të gëzuar lirinë e saj “. Paris 14 korrik 1921.
“Një pjesë e madhe e banorëve myslimanë në Shqipërinë e Jugut janë bektashinj, pra zyrtarisht janë Shiitë.
Feja e tyre është e fshehtë dhe u tregohet vetem atyre që duan të bëhen antarë të vellazërisë, duke mos përjashtuar në këtë mes edhe të krishtërë.
Me aq sa munda të marr vesh, morali i tyre epikuruan, shija që kanë për një jetesë të thjeshtë, vllazërore, e spastruar nga çdo paragjykim dhe ndonjëra nga dogmat e tyre, si p.sh. mbijetesa nëpërmjet metempsikozës “zhvendosja e shpirtit “, është doktrina që thotë se i njëjti shpirt mund ti japë frymë me radhë, njëri pas tjetrit disa trupave njerëzore ose shtazore), i afron ata më tepër me budizmin.
Si do që të jetë, bektashizmi krijon një lidhje të fuqishme kombëtare, sepse edhe fryma e tij liberale bën që ai të përputhet më së miri me vet frymën kombëtare shqiptare”.
“ Por pasuria më kryesore e Shqipërisë është mbi të gjitha popullsia e saj e gjallë, mëndjemprehtë dhe puntore “.
“ .... unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë popull te shquar.
Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mos përfiljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë.
Dhe këto tek shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtartinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur “.
“ Shqiptarët,...i përkasin një race nga më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, nga më të rrallat në lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike.
Ndërmjet të gjitha racave ballkanike, vetëm popujt e racave iliriane kanë pësuar pa dëmtime dyndjet e huaja dhe shpesh u kanë bërë qëndresë të ashpër pushtusve dhe veçanërisht, pushtimit më të egër, sundimit turk.
As boshnjakët, as malazezët dhe as shqiptaret nuk kanë qënë ndonjëherë raja....”
“ ...për historianin, etuografin ose socialogun, Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, i cili si për mrekulli i ka ruajtur gjuhën dhe doket e tij, që janë njëkohëse me lashtësinë greke “.
“...në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtute të tilla aq burrërore, si ato që vërejmë tek shqiptarët.
Fshatari, malsori ose ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova dhe hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve unë banova, duket si një zotëri i madh po ta krahasojmë e me fqinjët e tij ballkanike “.
“...ajo çka na preku më shumë ne francezët, ishte atdhedashuria e flaktë e të tërë shqiptarëve që njohëm. Dhe kur vihej në lojë tërësia e tokave shqiptare, atëhere zhdukeshin të gjitha dasitë, fshiheshin interesat e veçanta, armiqësitë midis familjeve dhe klasave, dallimet dhe kundërshtitë kulturore, partiake ose fetare “.