Re: Histori dashurie me plumb ne koke
Ornela Çapollari, studentja e akuzuar për vrasjen e shoqes së saj të ngushtë
Policia: Bashkëpunëtori ka instruktuar autoren e akuzuar të këtij krimi që të zhdukë provat e mundshme
<span style="font-weight: bold">"Studentja vrasëse ka vepruar me bashkëpunëtor</span>
Jorgjeta Gjançi
KORÇË- Ornela Çapollari, studentja e akuzuar për vrasjen e shoqes së saj të ngushtë, ka pasur një bashkëpunëtor të specializuar për kryerjen e këtij krimi. Policia e Korçës, në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi, vazhdon të hetojë intensivisht për zbardhjen e vrasjes së studentes 20 –vjeçare Suela Sina, nga Përrenjasi, ngjarje kjo e ndodhur në 10 janar të këtij viti, në një nga dhomat e konviktit të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Burime policore thanë për gazetën se autorja e akuzuar për këtë krim vazhdon të mbetet Ornela Çapollari, 21 vjeç, nga Pogradeci shoqe me viktimën. Në bazë të hetimeve të zhvilluara deri tani lidhur me këtë krim që tronditi mbarë opinionin, dyshohet se studentja e akuzuar për vrasje ka pasur një bashkëpunëtor. Burimet thanë për gazetën se bashkëpunëtori i studentes së akuzuar nuk ka qenë njeri i zakonshëm, por i specializuar në fushën e krimeve. “Kjo pasi Ornela ka vepruar si një mjeshtre gjatë kryerjes së krimit”,- theksuan burimet e policisë. Bashkëpunëtori, sipas policisë, ka pasur qëllim që ta mbështesë kryerjen e krimit, por gjithmonë me kujdes jo vetëm për të mos u zbuluar vetë, por edhe për të zhdukur provat e krimit. Ai ka instruktuar autoren që të parandalojë provat e mundshme dhe më pas të zhdukë edhe ato që do të krijoheshin gjatë krimit.
Policia
Sipas grupit të hetimit të policisë së Korçës, studentja e akuzuar për këtë krim ka zbatuar me përpikmëri një nga kërkesat e instruktorit të saj, atë që gjatë kryerjes së vrasjes të mos kishte asnjë dëshmitar okular. Kështu ditën e krimit, studentja e akuzuar e ka ndjekur hap pas hapi shoqen e saj, Suelën. Ajo ka ndjekur gjithë lëvizjet e Suelës në qytet dhe nëpër auditoret e Universitetit, me pretendimin se duhej të sqaronte diçka rreth marrëdhënieve të saj me studentin e vitit të tretë agronomi, Ilir Cane (djali që thuhet se u bë shkak për xhelozinë mes dy shoqeve). Suela, së bashku me disa shoqe, ishte në dhomën e saj në konvikt, kur aty ka shkuar Ornela dhe u ka kërkuar shoqeve te Suelës që të largoheshin nga dhoma sepse kishte diçka për të biseduar me të. Këtë fakt e kanë konfirmuar për grupin e hetimit dy vajza, të cilat me kërkesën e Ornelës kanë qenë të detyruara të largoheshin nga dhoma 61 ku u krye krimi.
Me mendimin se krisma e armës nuk ishte e fortë dhe se nuk krijoi dyshime tek studentet e dhomave të tjera të konviktit, Ornela mendohet se ka fshirë nga arma tip pistoletë TT gjurmët e gishtave të dorës së saj dhe mandej duke e fshehur në mes të xhupit ka dalë nga godina dhe e ka hedhur atë (armën) rreth 50 metra larg godinës së konviktit. Vajza e akuzuar për vrasje, sipas policisë, mendoi se ky veprim nuk do të kishte tërhequr vëmendjen e ndokujt, por hetimet zbuluan se largimi në një rrugë jo të zakonshme kishte tërhequr vëmendjen e një studenteje, e cila rezervoi dëshminë e saj për hetimin. Po kështu ka tërhequr vëmendjen e studentëve edhe fakti se Ornela qëndronte e qetë mes tyre, çka dëshmon se ishte e përgatitur psikologjikisht për atë që kreu, thanë burimet.
Ngushtohet rrethi i bashkëpunëtorëve
Të gjithë elementët e mësipërme, sipas policisë, tregojnë se Ornela sado e shkathët që të ketë qenë, përsëri nuk do të kishte mundur të vepronte me kaq profesionalizëm në një krim, po qe se ajo nuk do të kishte pasur një instruktim profesional. Policia, duke kontrolluar telefonatat në celularin e vajzës së akuzuar dhe duke mësuar lidhjet e saj me persona të ndryshëm në qytetin e Korçës, ka ngushtuar shumë rrethin e të dyshuarve që mund të kenë luajtur rolin e bashkëpunëtorit apo të instruktorit. Burime policore nuk e përjashtojnë edhe mundësinë se personi që dyshohet si bashkëpunëtor të ketë qenë apo dhe të jetë në radhët e policisë dhe ka dijeni rreth stampave të krimeve të këtij lloji. Përveç fakteve të mësipërme, nga burime shumë të sigurta policore, mësohet se prej ekspertëve është ndërmarrë edhe një veprim i dytë teknik që ndihmon në zbardhjen e vrasjes , por që sot përbën një sekret hetimi. Nga burime policore mësohet se grupi i hetimit, përveç armës së krimit, letrës që u gjet në dhomën 61 dhe barit të miut që u gjend në çantën e Ornelës, ka grumbulluar në vendngjarje dhe më pas gjatë hetimit edhe një sërë provash të tjera, të cilat bëhen të ditura, por që do të çohen në sallën e gjyqit dhe do të hedhin dritë mbi autorësine e krimit, për të cilin deri tani e akuzuara e vetme është Ornela Çapollari, studentja nga Pogradeci, tashmë e izoluar në burgun 325 në Tiranë.
Vrasja e studentes
Rreth orës 14:30 të së hënës së kësaj jave, në dhomën 61 të konviktit të vajzave në Universitetin “F. S. Noli” në Korçë, u gjet e vrarë studentja Suela Sina. Një orë pas këtij krimi, policia ka mundur të identifikojë si autore të krimit Ornela Çapollarin, e cila më pas është prangosur. Vajza nuk ka shfaqur asnjë shenjë tronditjeje në momentin e arrestimit. Ajo ka qenë shumë e qetë
Dëshmitarët
Sipas vajzave konviktore që janë marrë në pyetje nga policia, pas krimit, Ornela ka dalë nga dhoma duke fshehur diçka në xhup. Më pas ajo ka shkuar nga prapa godinës së konviktit. Pas këtij veprimi, sipas dëshmitareve, Ornela është përzier në biseda me një grup studentesh që gjendeshin në sheshin rreth godinave. Ajo ka qarë kur ka “mësuar“ atë që ka ndodhur, kanë thënë dëshmitarët në vendngjarje.
Motivi i krimit
Motivi i krimit, sipas hetimeve të deritanishme të policisë ishte xhelozia për studentin Ilir Cena. I pyetur nga policia, studenti nga Pogradeci ka pranuar se dashuronte vetëm Suelën dhe se ditën e hënë rreth orës 09:00 këtë gjë ia ka thënë në sy edhe Ornelës dhe i ka kërkuar që të mos ushqejë iluzione. Studenti nga Pogradeci është marrë në mbrojtje nga policia dhe është siguruar në një vend të fshehtë.
Letra e “lamtumirës”
Policia e Korçës ka mundur të gjejë dhe një letër “lamtumire” pranë trupit të pajetë të studentes Sina. Në letrën e shkruar keq thuhej “babi unë e bëra” dhe pak më poshtë ndodhej dhe emri i studentit Cena. Policia dyshon se letra është shkruar nga e akuzuara Ornela Çapollari, për ta paraqitur ngjarjen si një vetëvrasje. Sipas policisë, dyshohet se Ornela ka ushtruar presion mbi Suelën, që të pranonte vetëvrasjen