Ismail.Qemali
Forumium praecox
Pjesa e 1:
"Ata Ishin Dy" - 1
Sapo kishte mbushur 14 vjec, ishte koha kur gjithshka dukej e thjeshte, gjunjet e gervishur dhimbnin per 1 dite, merzitej gjysme ore per makinen e preferuar qe i humbi, koha kur te gjitha buzeqeshjet i dukeshin njelloj, ku asnje fjale nuk te "vriste" veshin.
Por, ishte nje 5-minutsh i vetem qe shkaterroi gjithshka, 5-minuteshi i nje nate vere qe e zgjoi dhimbshem nga ai gjume letargjik, e rriti para kohe.
Nuk kuptonte as vet se c'po ndodhte, gjithshka i dukej si nje enderr nga e cila do zgjohej nga momenti ne moment, e qe pastaj dikush duke qeshur ti thoshte duke qeshur se:
"Gjithshka ishte vetem nje shaka!", por jo, nuk ishte enderr, ishte mankth, mankth qe ndryshoi jeten ne disa sekonta.
Ate nate nuk e zuri gjumi gjithe naten, ne nje krevat me motren dhe vellain, degjonte shume zhurme, shume njerez neper shtepi, lot, gjak... Vertete nuk po kuptonte asgje!
Te nesermen, akoma me keq, njerezit u shtuan, te qarat gjithashtu, femra te veshura ne te zi, kurre me pare nuk e kishte pare te atin duke qare, ate dite dukej i shkaterruar, qante, perplaste dhe shtynte objekte per te shfryre mllefin qe mbante shpirti i tij, godiste murin me grushta, kurse e ema, here qante, here qeshte hidhur me syte e fiksuar ne nje vend.
Te dy shihnin te tre femijet e mbledhur ne nje vend dhe i perqafonin duke qare.
"Ah o Zot, c'qe kjo dite e zeze per ne!", bertisnin duke qare te dy, dridheshin, cirreshin por asgje.
Britmat u shtuan kur ne shtepi erdhi nje kuti e madhe, e zeze, e mbyllur.
-Hapeni ju lutem, hapeni se po cmendem, dua ta shoh.
Bertiste e ema, kishte rene mbi kuti e nuk ngrihej, nuk donte te ngrihej pavarsisht insistimeve te njerezve prezent, te njejten gje bente dhe babai.
"C'po ndodhte?!"
Asgje nuk po kuptonte, te gjithe ishin, vetem dikush mungonte.
***
Vitet kaluan, pa u ndjere. Donin, s'donin duhej te vazhdonin perpara, me shume mllef ne shpirt, por me më shume dashuri per familjen e tij, ajo qe ndodhi, ishte nje arsye me shume per te kuptuar vleren e familjes, per te cmuar prezencen e saj.
Babai dhe nena, kishin mbetur gjysme njerez, as te gjalle, as te vdekur, por duhej te vazhdonin perpara nje jete qe dikush la pergjysme.
Ai, ishte me i madhi i femijeve, tani pas 9 viteve, kuptonte gjerat me mire, kuptonte gjithshka qe kishte ndodhur ate nate, e pikerisht tani, i vuante gjerat me shume.
Po asnjehere nuk kishte guxuar ti diskutonte me te atin, e dinte se cfare mbante shpirti i tij, nuk do e trazonte me shume.
Koha nuk sheron plage, perkundrazi, duke genjyer qe po riparonte ato, i ngurtesonte me shume, dhimbnin me keq.
Kjo ishte jeta e nje familje nga veriu i vendit, familje te varfer por te forte.
Kjo ishte jeta e familjes se Albanit.
Pjesa e 2:
"Ata Ishin Dy" - 2
Pasditja e gjeti po te i njejti lokal ku ulej perhere, nuk e kishte ndjere lodhjen as stresin e punes, per te siguruar te ardhurat e shkolles qe po i fillonte kishte vendosur qe gjithe veren te punonte kamarier tek nje lokal afer lagjes. Nuk ishte nga ata student qe perkushtohej per ore te tera pas librave, ama ato qe lexonte i fiksoheshin. Kohet e fundit po i njihej me nje vajze emigrante qe kishte ardhur per te kaluar pushimet ne vendlindje, nuk ishte ndonje tip interesant, po sipas tij ishte opsioni i duhur per te kaluar kohen. Fiku cigaren qe kishte ne dore, u be gati te nxirrte tjeren por ndaloi kur nga larg vuri re te atin, ai nuk ishte ne dijeni te kesaj gjeje. Fshehu paketen, kur pa qe ai po vinte ne drejtim te tij.
Ishte nje burre i ngrysur, problemet qe i kishte sjellur jeta e kishin bere qe edhe detajin me te vogel, ta merrte seriozisht, por qe thelle thelle brenda vetes kishte nje shpirt per tu admiruar, ne shtepi nuk shkaktonte probleme, nuk ishte tip qe as konsumonte alkol, as duhan. E admironte te atin, ishte shembulli i duhur i nje njeriu te mire, pa fjale, te mencur.
-C'po ben?
-Asgje, po pres Gentin.
-Aha, puna mire?
-Po mire o bab, qetesi. Ja dhe 2 dite fillon shkolla.
Studionte per pune sociale, ishte viti i fundit, do diplomohej.
-Ke bere gati gjithshka, c'te duhet tjeter?
-Asgje jo, pa merak.
-Tani mundesi te madhe nuk eshte se kemi mor bir, po me aq sa kemi mundesi, nuk do te te lejme gje mangut, vetem shkollen ta marresh, te gjesh ndonje pune, jo per mua, per vete. Neser, pasneser do ndertosh jeten tende, familjen tende, gjithcka do te jete me e veshtire.
Nuk mbaheshin per familje te pasur, ishte e ndertuar nga pese anetar, prinderit, Sandri, Shpresa, motra, Stela dhe vellai, Ani. Familje normale, te ardhura sa per te mos u ankuar ne gjerat thellbesore per nje jete normale, njerez te urte.
I dhimbjes i ati, sepse perpara punonte ne ndertim, ne diell dhe debore, per te mos u lene gje mangut, te mos shihnin te tjeret dhe te mos i lakmonin ne asgje.
I vinte keq qe dhe pak dite e ndanin nga shkolla, pavarsisht qe deri tani mezi kishte pritur te vinte dita per tu larguar, e ndjente se i duhej akoma kohe per te ndenjur me familjen e tij.
Do e merrte malli per ditet kur i duhej te zgjohej heret per pune, punen dhe shakate qe benin me stafin e saj, e pasditet e qeta me shoket ne plazh, do e merrte malli per veren.
Iku babai sa pa qe Genti po vinte aty, ata ishin te rinj, kishin muhabetet e tyre, ishte dhe i lodhur per vete, duhej te pushonte. Keshilloi te birin te mos vonohej ne darke, pershendeti Gentin qe sapo kishte zene vend ne tavoline dhe u largua.
-He Albi, ckemi?
-Mire, ja rrime.
-Si shume i lodhur Sandri!
-Eshte, puna per vete, problemet per vete. Pastaj mosha ben te veten.
-Tamam. Po cfare bere sot?
-Pune dhe neser jam, pastaj duhet te largohem per shkolle.
-A lum si ti, me keto mend te kisha qene perpara, rri rrugeve tani.
Gjithmone kishte qene nje njeri i pa rregullt, nuk kishte qejf te studionte, perpara ushqehej me idene qe "shkolla asgje nuk te sjell, fundja te kishe mik ose para rehatoheshe ku te doje". Ishte ndryshe tashme, te pakten po te mesonte ishte larguar nga ai vend, ku gjithshka ishte e njejte, "te mbyste" monotonia, asgje e re, gjithe shoqeria i ishte larguar, ishin te pakte ata qe kishin mbetur aty.
"Nje jete, pa te reja", mendonte perhere.
Pjesa e 3-4-5-6:
"Ata Ishin Dy" - 3
Ishte e shtune nje dite e ndante nga fillimi i fakultetit, e kishin shtyre te kthehej ne vendlindje per te perfunduar studimet, nuk ishte shembulli tipik i nje vajze te urte, perkundrazi perhere sillej pa menduar mire gjerat, cilesohej si nje nga vajzat me "tip" ne rrethin shoqeror, nuk e kishte problem sa duhej te harxhonte, ishte vajze e kompletuar, kishte para, ishte e bukur, e zgjuar, e shkathet.
C'te donte, e arrinte, nuk kenaqej asnjehere me ato qe merrte, kerkonte shume e me shume, shpesh e quanin mendjemadhe dhe ambicioze.
Ate nate me shoqet, kishin vendosur te shkonin, te argetoheshin ne ndonje klub nate, i pelqente kur mundohej te flirtonte me djem, i bente ti shkonin nga mbrapa, pastaj i refuzonte.
Nuk kishte dyshim qe te njejten gje do bente dhe sonte. Nuk ishte mesuar me nje jete "te qete", perkundrazi kerkonte shume nga ajo, prinderit e vet asnjehere si kishin lene mangut asgje, dhe tekat me te vogla ia plotesonin, e kishin vajze te vetme, pavarsisht ankesave te djalit qe gjithmone e linin pas dore, harronin qe ishte dhe ai pjese e familjes.
Veren qe kaloi pushimet i kaloi jasht shtetit, pastaj dhe ne bregdetin e jugut, ishte kenaqur, me mire prishej qejfi saj.
Nuk i kishte mbetur shume kohe per tu bere gati, vajzat e tjera duhet te ishin duhet te ishin duke ardhur.
Nga dollapi nxorri nje pale xhinse te shkurtra, kanatjere te bardhe dhe taka te larta. Floket e saj onde i mblodhi, beri nje tualet te thjeshte dhe vendosi te priste, ngaqe nuk kishte c'te bente vendosi te degjonte muzike, madje me volum te larte.
Teksa te degjonte, kendonte bashke me kengetaret dhe kercente neper dhome.
Aq i larte ishte volumi sa shqetesoi dhe Eraldin, vellain me te madh. Perhere e kritikonte, madje me kete gje ajo kishte krijuar idene qe ai e kishte zili sepse ajo ishte "e perkedhelura" e prinderve.
Perplasi deren dhe ju drejtua TV, per ti ulur volumin.
-Je apo nuk je ne terezi?! E shef oren, ti me kete muzike. Mendo qe shqetesohen te tjeret ne pallat.
-Erald, here tjeter, trokit para se te hysh.
-Trokita, po nuk te linte muzika te degjoje, eja ne vete, qe je e cmendur ti nuk te ka faj askush.
Ngriti zerin ai kete rradhe, kalonte me ore te tera duke bere projekte, ishte arkitekt, puna ishte e lodhshme, kerkonte perqendrim.
Ato fjale, sikur nuk i degjoi, po te njejten gje vazhdoi te bente serisht. Ne telefon, erdhi nje mesazh, ishte Bruna, shoqja qe priste.
"Nuk mund te dalim sonte Denisa, sapo mora vesh qe vdiq gjyshi".
Perplasi telefonin ne krevat, ishte bere gati tashme, si mund ti ndodhte kjo, kishte planifikuar shume gjera, ishte kjo e shtuna e pare qe nuk do mund te dilte dot.
-Aman, sonte e gjeti te vdiste dhe gjyshi!
Foli ajo gjithe inat.
Kapitulli nr 4
"Ata Ishin Dy" - 4
Sapo kishte bere valixhen e vet gati, ishte koha te largohej, ne dhomen tjeter prisnin pjesa tjeter e familjes, shtepia si perhere ishte e heshtur, nuk degjohej asnje ze, pervec spikeres se lajmeve ne TV. Gjithmone kishte admiruar qetesine e asaj shtepie, gjithshka zgjidhej nepermjet komunikimit, nuk mbante mend te kishte degjuar njehere te bertitura ose zhurme neper shtepi. Nuk ishin ne ndonje gjendje te mire ekonomike, ama me aq sa kishin mundesi arrinin ti dilnin mbane halleve, Sandri dhe Shpresa ishin lloji i atyre prinderve qe kur kishin pakenqesi ose kritika ndaj njeri tjetrit ose femijeve, dinin si te komunikonin per te mos ndikuar keq, ishin shembulli me i mire i prinderve, jeta i kishte sprovuar qe te heret dhe ata, e dinin cdo te thote, te kaloje shume halle, merzi dhe sprova ne jete.
Kurse Stela, Ani dhe ai, dinin te kuptonin gjerat, kur kishte dhe kur nuk kishte familja, nuk ishin nga ata femije te mesuar per te bere naze, kenaqeshin me pak. Stela, ishte maturante kete vit, vajze simpatike, e gjate, brune, e cilter dhe shume e sjellshme.
Ani, vellai vogel ne klase te nente, i zgjuar, i shkathet dhe komunikues me te gjithe.
Kjo ishte familja e tij, qe aq shume e donte. Hapi deren dhe hyri brenda, te gjithe u ngriten ne kembe.
-He, u bere gati?
Foli i ati duke qeshur.
Kete gje e beri vetem qe te mos e merziste Albanin, ishte shume i ndjeshem, e dinte qe me shume se asnje ai do merzitej, te pakten te tjeret kishin njeri tjetrin, kurse ai, vetem, ne nje vend te madh.
Ai pohoi me koke i merzitur.
-Mire t'keqen nena, fjalet qe duam te ti themi ti tashme i di, nuk eshte hera pare qe po iken, mbi te gjitha kujdes veten.
Fliste Shpresa duke qeshur, pavarsisht qe brenda ishte ndryshe. U afrua tek i biri dhe e perqafoi fort.
Ishte e vertete, ai kishte bere dhe 2 vite te tjera larg tyre, duhej te ishin mesuar, gjithsesi ishte ai "meraku i prindit", qe nuk i linte te qete.
-Ki kujdes veten Stela, sillu mire, e mos te degjoj fjale te tjera pastaj.
Keshilloi ai te motren, e kishte merak, kohe te veshtira kishin ardhur, nuk merrej vesh asgje, aq me teper nga nje vend sic ishte ai, ku mentaliteti ishte instrumenti kryesor ne jeten e tyre, mentalitet i ashper dhe paragjykues, ku te vellain me motren po te shihnin bashke, situata keqkuptohej dhe fjalet merrnin dhene.
-Kujdesu per vete ti. Te kam xhan Albi, do me mungosh.
-Ej, ej, cfare ben? Nuk dua lot, une do vij perseri.
Mundohej te ngushellonte te motren ai, e perqafoi fort dhe bashke me Sandrin e Anin dolen jasht, ne ballkon qendronin Shpesa me Stelen, nuk u larguan qe aty, derisa Albi u zhduk nga syte ne fund te rrugices.
Ishte ajo periudha tashme e njohur per ta, ku femija shkonte ne shkolle larg qytetit, e pavarsisht qe ky ishte veprim ne perseritje, ata as ai, akoma nuk ishin mesuar.
U afruan afer autobusit, te cilit i kishte shume pak kohe per tu nisur, ndenjen duke pare njeri tjetrin, asnjeri nuk po merrte guximin te pershendetej i pari, heshtjen e theu zeri i faturios qe lajmeronte dhe 5 minuta te mbetura nga koha e nisjes.
-Alban, dalsh faqebardhe bir, kujdesu per veten dhe vit te mbare. Per cfare te kesh nevoje, na njofto.
-Faleminderit bab. Gjithashtu dhe ju, une do vij shpesh.
-Dhe nje gje, lere duhanin.
Foli ai me buzen ne gaz, tashme e kishte kuptuar qe Albi e konsumonte, po nuk i kishte thene gje.
Te njejten gje beri dhe Albi, i vene ne pozite, nuk dinte c'te thoshte.
-Degjove babin.
Shtoj dhe Ani, i cili u zgjat drejt te vellait, e perqafoi fort, te njejen gje beri dhe Sandri.
Autobusi u ndez ai duhej te largohej. I perqafoi dhe njehere dhe u nis drejt hyrjes se tij.
Gjeti nje vend nga fundi, doli ne dritare, duke pershendetur me dore derisa u largua dhe nuk mund ti shihte me sy.
Nje tjeter jete e priste, ndryshe nga ajo qe u mesua ato 3 muaj, jeta e studentit.
Kapitulli nr 5
"Ata Ishin Dy" - 5
Qendronte i ulur ne ate vend, koken kishte mbeshtetur ne dritare dhe shikonte i heshtur duke pare gjerat qe i kalonin para syve. Ndjente mungesen e familjes edhe pse nuk kishte shume kohe qe ishte larguar qe aty, do i mungonte ambjenti i qete dhe i ngrohte i shtepise.
Afer ndjeu kollen e nje te moshuari, qe nuk e kishte vene re fare kur ishte ulur, dukej shume i lodhur, me rroba te palara, i dobet, rrethi i syve i kishte rene, i erdhi keq per te.
-Xhaxha, jeni vizituar?
-Jo te keqen, ku kam mundesi une plaku, leket mezi me dalin per tu ushqyer.
-Po keni familje?
-Hem, edhe ata pak njerez qe kam, eshte mekat ti quash "familje", per ta sikur nuk egzistoj, nuk me llogarit njeri qe jam i gjalle.
Nderkohe qe fliste, gjithe trupi i dridhej.
-Po ku ishe ose ku po shkon?
-Me ka vdekur nje i aferm, duhet te shkoj ne funeral.
-Keni ngrene? Dridheni i teri.
-Jo o bir, djali vetem qe kisha u martua me nje femer shume te keqe, ma largoi, ma vuri kunder. Po nuk i mbaj inat, nuk ka gje, jane te rinj, duan te shijojne jeten pa pleq neper kembe. Mua dhe pak dite me kane mbetur, e ndjej, nuk e kam dhe shume te gjate kete jete.
Nderkohe qe fliste faqet iu lagen nga lotet, dridhej akoma me shume. Nga xhepi nxorri nje shami dhe fshiu syte.
-Po ti mor bir, je i martuar?
-Jo xhaxha, eshte heret akoma. Kemi plane te tjera.
-Degjo cfare po te them, jeta eshte e gjate, ka kthesat e veta, po kurdo qe te gjesh shoqen e jetes, mendohu mire. Dhe mbaj mend dhe kete, nene as baba, nuk te behet njeri tjeter ne jete, vec atyre qe te kane bere koken, besoj me kupton se c'dua te te them.
-Patjeter qe po, ti mos u merzit xhaxha, me mire do behet.
-C'mire thua mor bir, djali im ka vendosur te me dergoje ne nje azil, se keshtu i ka sugjeruar e shoqja.
Kjo ishte jeta dhe realiteti i vendit, me te vertete qe jeta ka kthesat e veta, te papriturat e saj, ja ku ishte para nje te moshuari te harruar nga i biri vet, te shtyre nga nje "e huaj", sepse ashu quhej ajo.
I vinte keq per te, shume keq. Ishte kjo nje arsye me shume per te mesuar se, para familjes nuk duhej te egzistonte njeri tjeter, vertete mund te krijoje nje tjeter familje, po nuk harrohej babai, aq me teper ne ate gjendje si ishte ai njeri.
Biseda ne vazhdim me Sulon, te moshuarin qe sapo njohu ishte interesante dhe terheqese. Ai i fliste per rinine e tij, familjen, koherat e ushtrise, nje njeri qe dinte te fliste e bente per vete, i pelqeu shume. Ne momentin kur po largohej, Albi nxorri nga xhepi ca para dhe ja dha, pavarsisht refuzimit te tij, fjalet qe i tha e preken shume, e bene te kuptonte shume gjera.
Rasti i tij, nuk ishte aspak nje shembull i mire per asnjeri, po c'te besh... kjo ishte jeta, keta ishin njerezit qe e jetonin ate.
Kapitulli nr 6
"Ata Ishin Dy" - 6
Ne mendje i kishte mbetur i moshuari, si e kishin denuar ligjet e jetes, e kishin bere te perkulej para vetes dhe deshires per te jetuar. Nje njeri qe preferonte me para te shijonte vdekjen, sesa te jetonte nje jete pa te birin dhe pse gjalle e kishte, nuk mund ta imagjinonte sa e veshtire ishte po me aq sa kuptonte, duhej te ishte e tmerrshme.
Ato mendime i kishin zaptuar mendjen, gjate gjithe rruges ate mendonte.
Ashu sikurse dhe vitet e para te shkolles, do qendronte ne nje hyrje me qera me shoket e vet, Mikelin dhe Enisin, ishte ne nje pallat ne qender te qytetit, as i vogel, as i madh, nje apartament i rregullt, pavarsisht qe ndodhej ne qender ishte i qete, mbi te gjitha, kishte shkollen afer.
Ngjiti shkallet i lodhur me valixhe ne dore, e vetmja gje qe i kishte mbetur te bente per te harruar gjithe ate lodhje ishte, te imagjinonte dhe sa shkalle i kishin mbetur per te qene para se deres se vet, te shtrihej pastaj, te pushonte deri ne darke.
Ja, me ne fund dhe dera e vet, u shfaq.
Teksa neper xhepa e kerkonte celsin, ndjeu qe ne sup e goditi aq shume dikush, sa e zbrapsi tutje.
-Ku i ke syte ti, pse nuk hap rrugen?
Foli nje vajze, brune, syjeshile, e gjate, zeshkane. Ishte nje vajze qe e njihte por qe asnjehere nuk i kishin pasur rastin ti flisnin njeri tjetrit, biles as emrin nuk i dinte.
-Jo, ku e ke mendjen ti qe nuk shef rrugen. Lere telefonin dhe hap syte, desh na more me vete.
-Me fal qe nuk te pyeta!
Ktheu ajo me ironi. Kjo gje nuk i pelqeu Albit.
-Jo se po te me pyesje mua, nuk do mbaje telefon fare. Nuk kam hallin tim, po tatin, se une shpetova, po ti do thyesh qafen, keshtu do biesh ne ndonje pusete.
-Po me qan hallin?
-Ehuuuu, dashke muhabet shume ti.
Mendoi ti jepte fund ai bisedes me te, dukej tip ironik dhe mendjemadh, nuk i pelqenin tipat e tille, hyri brenda dhe mbylli deren, duke e lene ate perballe me hyren.
Ishte momenti me acarues qe kishte pasur kohet e fundit, asnjehere nuk i kishte ndodhur qe nje mashkull te mos e perfillte.
I pelqeu gjesti qe sapo beri Albit, nuk ishte ndonje gjest xhentil, po te pakten nuk do duronte te degjonte ndonje ironi tjeter, sepse e dinte qe nuk do reagonte mire, e do pendohej pastaj.
Ne guzhine gjeti Kelin duke pare film, qe sa e pa u ngrit i entuziasmuar.
-oo Albi! Ckemi shoku?
-Mire Kel mire. Ty si te kam? Pushimet si i kalove?
-Mire fare. Diell, relak, goca.
Keli, ishte nga ata meshkuj qe nuk para vriste mendjen per ato qe ndodhnin, ose nuk mendonte per te ardhmen, ishte nga ata njerez qe shijonin momentin dhe asgje tjeter, nuk kishte rendesi per ta. Ndryshe ishin Albi dhe Enisi, mendonin gjerat me mire, ishin me serioz e te terhequr nga gjerat qe bente Keli.
-Po ti Alb? Si te kaloi vera? Cfare u be me ate vajzen qe po njiheshe me te?
-Vera qete, pune, ndonje pasdite plazh me cunat. Ajo iku nga kishte ardhur, ishte thjesht njohje, jo me shume.
-Po ti o budalla, pse nuk mbajte komunikimin me te, te te bente letrat e te shkoje jasht.
-Ja mendja jote Kelo, po jo e lal. C'dua une andej, jam mire ketu.
-A ti nuk behesh me, po nejse. E di ti sa goca te bukura kane ardhur ne pallat, jane nga ato te viteve te para, "mish i fresket".
Qeshi ne fjalet e tij, qe ishin po te njejtat, gjithmone per te ngacmuar vajza kishte mendjen. Gjithmone ja arrinte me to.
"Se c'ju ben ky mizerje vajzave qe i ben per vete, nuk arrij ta kuptoj. Monster eshte!", thoshte shpesh me shaka Enisi.
Kapitulli nr 7
"Ata Ishin Dy" . 7
Dita e pare e fillimit te fakultetit, te gjithe ishin te entuziasmuar, vetem ajo qendronte me nerva para shkolles, duke pritur Brunen. Nuk kishte dalur qe ate nate kur ajo e kishte njoftuar per vdekjen e gjyshes, ishte nevrikosur me te, nuk ishte e mesuar te qendronte aq gjate pa dalur.
Pastaj i mungonte dhe shoqeria e saj ne Amerike pavarsisht qe nuk kishte kaluar akoma java qekur ishte kthyer qe atje. Ata ishin ndryshe, me te thjeshte, me te komunikueshem, ketu acarohej, te gjithe mundoheshin te binin ne sy duke bere gjeste shume fillestare sipas saj, bertisnin kot, perfundimisht kjo gje e acaronte.
Ndjeu qe mbrapa e preku dikush, ishte Bruna.
-Mir se erdhe nevrike, uroj te kalosh bukur. Le qe jemi me te qejfit se andej, nuk rrime me ore te tera siper librave, jam e sigurte qe do kalosh shume me bukur se andej.
-Dyshoj Bruna, shume rendshem me duket situata ktej, pastaj asnje cun i hajrit o goc, me se do kalojme kohen!
Qeshen te dyja me ate qe sapo tha Denisa.
-Ajt se gjithe puna eshte sa te ambjentohesh, pastaj mendjen vetem te cunat e ke.
-Bej shaka po he, meqe ra fjala. Pse u vonove, sikur do ngrije gjyshin nga varri!
-Mos u tall me keto gjera Deni, ti qe nuk ke provuar asnjehere te keqe ne familje, nuk e ke provuar kurre fatkeqesine e ke te lehte te flasesh. Mami po cmendet nga merzia, nuk mund ta le vetem.
Kishte te drejte Bruna, i merrte gjerat shume kollaj, po nuk kishte shpirtin e keq, fliste pa te keq, e beri per shaka, por u ndje keq dhe u pendua, nuk ishte qellimi i saj ta bente te ndihej ne ate menyre.
-Me Fal Bruna, shaka po beja. Ngushellime!
U afrua afer saj i fshiu lotet dhe e perqafoi. Bruna ishte shume e lidhur me gjyshin, pavarsisht qe nuk e kuptonte dhimbjen e saj, mund ta imagjinonte qe ndihej keq.
E harroi dhe "inatin" qe e kishte kapur 2 ditet e fundit me te, me te drejte fliste Bruna, ishte shume e lehte te flisje per gjera qe nuk i kishte kuptuar asnjehere.
-Meqe ra fjala, kush eshte ai cuni te dera e shkolles?
-Ari, pse?
-Jo po thoja, ja koha e lire per kete vit.
Beri shaka ajo per ti ndryshuar humorin jo te mire shoqes.
-Hemm, djali me i pelqyer i fakultetit, cmenden vajzat per te. Po ngaqe eshte ne dijeni te ketij fakti, i eshte rritur mendja. -Heh, ashu e?!
-Ben si i veshtire!
-S'ka gje, ja ul hunden une.
-Denisa!!!!
-Po, po. Fare mos me thirr emrin, e di qe Denisa quhem.
-Denisaaa!!!
-Po pra po, Denisa.
-Beson qe do ta besh per vete?
-C'eshte kjo "beson"?! Jam e sigurte, asnje nuk i ka rezistuar Denisa Lahos, ta beje ai, heh!
-A ti je e tmerrshme.
Me te vertete, kishte shume besim, siguri tek meshkujt dhe aftesia e saj per ti bere per vete.
Nuk i besonte "brockulles" se quajtur, dashuri.
Kishte qene e lidhur me shume meshkuj, te bukur, te zgjuar, xhentil, me pozite, por asgje, kishte kaluar mire me ta dhe ne fund kishte perfunduar duke i braktisur.
Per te egzistonte vetem nje dashuri ne jete, familja, ajo ishte e vetmja.
Kapitulli nr 8
"Ata Ishin Dy" - 8
Diten e pare te shkolles nuk kishte preferuar te paraqitej tek fakulteti, e dinte qe pedagoget do i mbanin disa minuta thjesht per ti uruar vit te mbare akademik, do ju benin disa minuta te tjera moral, do merrnin orarin dhe do i linin te lire. Edhe per te dalur, nuk i pelqente, vetem do sillej kot neper qytet, do lodhej dhe kaq.
Vitet e para te shkolles e kishin ndihmuar te behej dhe "punetor" ne punet e shtepise, shpesh mundohej te gatuante ndonje gje, lante shtepise nuk eshte se punonte shume mire, po te pakten merrte mundimin tu gjente vendin gjerave, nuk i pelqenin pa rregullsite ne shtepi.
Thuajse gjithe diten e bere ne gjumi, pa e kuptuar kishte rene nata. Enisi e bente mesimin pasdite, me siguri ishte tek shkolla, kurse Mikeli, ku i dihej, ndoshta pas ndonje vajze, atyre te vitit te pare, ato ishin "gjahu" i tij.
Mendja e Albit shkoi tek familja dhe pse fliste shpesh me ta, ua ndjente mungesen, pavarsisht largesise, zemren e kishte tek ata, i kishte merak.
Sa u be gati tu fliste ne telefon, u hap dera, ishte Keli.
-Ce ke ate surrat te qeshur?
-He mome, ketu ti? Duke gatuar, duke fshire?
"Mome", keshtu i therriste perhere, ngaqe bente punet, per ta ngacmuar.
-Nga ishe?
-Po dil jasht, dil. Shih c'behet? Jete o shoku jete!
-Po pra po. C'ne gjithe ky qejf?
-Kam rene ne dashuri!
-Ouu, me ke kshu?
-Me njeren, e pashe poshte pallatit, e genjeva, i thashe kam kohe qe te vezhgoj. Do te fejoj i thashe.
-Shi, shi. E ajo?
-Sa nuk po fluturonte e shkreta, e besoi. Do mendohem tha!
-Aaa, debil, debil.
-Ishte vit i pare!
-Nga e dallove?
-Mbante libra ne duar.
Qeshi me "budalliqet" e tij, ishte tip qe bente shaka, ua kalonte kohen.
-Dalim hame ndonje gje jasht?
-Jo, vllai. Pertoj.
-Ah Albi, Albi. Ndonje dite do te te vije divani nga mbrapa kshu sic e ke nisur ti.
-Duhet te shoh per ndonje pune, nuk rrihet kot. Pastaj me vjen keq ti kerkoj para dhe babit.
-Po mund ti perballosh, shkollen dhe punen o Alban?
-Si gjithe tjeret!
Kishte shume student qe benin te njejten gje, pune dhe shkolle, per te perballuar shpenzimet e jeteses, mundesite qe kishin familjet e tyre nuk mbulonin dot shtepine dhe shkollimin e femijeve te tyre.
-Po fol me Sokolin, ai ka respekt per ty. Te ndihmon them!
Sokoli, ishte pronari i pallatit ku ata ishin me qera, nje njeri i urte, i qete dhe zemermire.
Albani kishte marrdhenie te mira me te, i kishte treguar gjithshka per veten dhe familjen. Kishte shume besim tek ai.
Jasht u degjuan zera vajzash, Keli u ngrit me vrap per te dalur ne ballkon, kishte qejf kur i ngacmonte. Ishin vajzat e katit me poshte.
-He goca, keni nisur me serenata kshu?
Qeshi me fjalet e tij Albi.
-A ti je budalla!
Foli duke qeshur me shume ai.
Mori telefonin per te dalur ne dhomen tjeter, duhej te fliste me te shtepise.
Kelin e la aty, duke ngacmuar vajzat.
Kapitulli nr 9.
"Ata Ishin Dy" - 9
Ngriti koken me zor nga jastiku kur degjoi Kelin qe e therriste, ora po shkonte 9.00, duhej te shkonin ne leksione. U ngrit me pertese, gjithandej kishte rroba te shperndara, enet mbi lavaman po ashu, duhej te ecnin me ngadale qe te mos zgjonin Enisin, i cili ishte kthyer vone i lodhur nga shkolla.
U bene gati me te shpejte dhe dolen jasht, ngaqe ishin pergjumesh akoma nuk kishin dalur nga "botet" e veta, asnjeri nuk fliste, ecnin te shkujdesur. Nga mbrapa degjuan nje ze, ishte Kristi, nje vajze e shkurter, e embel dhe simpatike.
-Mirmengjes Mikeli. Ckemi?
Ishte vajza qe kishte ndaluar poshte shkalleve te pallatit para ca netesh, ju kujtua vetem kur qeshi, po nuk i mbante mend emrin.
-Mirmengjes bukuroshe. Ckemi?
-Mire, po ti?
-Kur te kthesh pergjigje pozitive ti, do behet dhe me mire.
Vazhdoi me lajkat ai, kjo gje e beri Albin te vinte buzen ne gaz.
-Ky eshte Albani, shoku im me i mire. Albi, kjo eshte ajo vajza per te cilen te kam folur.
I drejtua ai nga Albi duke i shkelur syrin qe te vazhdonte lojen e tij.
-Kristina!
U prezantua ajo e qeshur, duke i zgjatur doren.
-Gezohem Kristina!
Kishin mberritur afer deres se shkolles, duhej te ndaheshin, Kristi pershendeti djemte dhe nderroi drejtim.
-Per cfare studion kjo?
Pyeti Albi.
-Eshte juridikse! E shkurter dreqi, po e mire.
-Mos e ve ne loje Kel, duket qe eshte vajze e mire, gjynaf!
-Jo po do e martoj tani direkt, aa sa te madhe e ben dhe ti.
Hyne ne auditor, te gjithe kishin zene vende, te lire ishin vetem 2 karrige ne fund te auditorit.
-Fiks ne po na prisnin, po paska dhe fytyra te reja Albo. Hehe!!
Fliste Keli nderkohe qe po uleshin.
Para tyre qendronte nje vajze e re me Brunen, sic ndodhte shpesh ne auditor, po lyente syte me laps.
-Po lere fare mo shpirti, dukesh bukur dhe pa te!
Nuk rrinte dot pa e ngacmuar Keli.
-He Bruna ckemi? Nuk po na e prezanton shoqen.
Foli perseri ai.
-Kjo eshte Denisa, keta jane Albi dhe Keli.
-Nuk me intereson!
U pergjigj ajo me mosperfillje.
Albi e njihte, ishte vajza me te cilen u perplas para ca ditesh, vajza e pallatit.
Asnjeri nuk preferoi te fliste pas fjales se saj, se dhe po te flisnin kushedi se cdo thonin e nuk do ishte e hijshme te ofendonin nje zonjushe, por qe fjalet e saj i acaruan te dy.
Pedagogu erdhi, ishte po i njejti i vitit te kaluar, nje pedagog i qete, kur fliste ai, te paket ishin ata student qe e degjonin, vetem te rrjeshtit te pare.
Gjate shpjegimit te leksionit, Keli sec po i tregonte Albit, kishte gjithe kohes qe vetem fliste, e bezdisur nga kjo gje, nuk mund te rrinte pa reaguar Denisa.
-Ti cuni, nuk pushon dot?
Ju drejtua Albanit.
-Jo, pse?
-Pusho pra, te degjojme pedagogun!
-Do te hysh ne muhabet me shokun tim?
Nuk rrinte dot pa futur hundet Keli.
-Aman, plasa, se shef!
-Ngaqe e shoh po te them. Po mos perfito qe eshte i urte dhe serioz.
-iii sa i bezdisshem qe qenke!
-Jo, behem. Se po me ngacmo shokun.
Djemte po kenaqeshin skenen qe krijoi Keli, Denisa ishte acaruar po nuk bertiste dot ngaqe ishte pedagogu aty.
Kapitulli nr 10.
"Ata Ishin Dy" - 10
Mbaroi ora e katert e seminarit, te gjithe po beheshin gati per oren tjeter te leksionit, kishin gjithe paraditen ne auditor, ndiheshin te keputur.
-Ky eshte vetem fillimi, po na e marrin shpirtin! Ikim kete ore Alban?
-Jo Kel, dhe kjo na mbeti. Te qendrojme deri ne fund.
-Ohu. Qendro ti, po dal une. Vdiqa nga koka.
Akoma nuk kishte levizur nga karrigia Albani, as qe dukej qe do levizte, nuk ishte nga ata studentet qe mesonte shkelqyeshem, ama mundohej dhe ishte prezent ne leksione.
Mikeli qe nuk po e merrte veten nga dhimbja e kokes, nuk ishte mesuar te qendronte me shume se dy ore ne nje vend, me te njejtet persona.
Lajmeroi Enisin per kafe dhe gjeti nje vend per tu ulur ne lokalin e fakultetit. Per cudi, kete rradhe nuk po ngacmonte asnje vajze, kishte ulur koken, nuk ndihej mire.
-Cfare ka Keli?
-Koka Bruna, po me cmend!
Afer tij ishin ulur Bruna me shoqen, qe kishte hapur nje fletore. Sec shikonte gjithe kuriozitet.
-Ke pire gje?
-Akoma jo.
-Albin ku e le?
-Ne mesim. E po, e kemi shembullor cunin. E late dhe ju?
-Po. Nuk rrinte dot shoqja.
Heshtja ra perseri, Denisa vazhdonte me shenimet ne fletore, Bruna po kontrollonte telefonin, kurse Keli, kishte vene doren e djathte mbi balle dhe nuk fliste.
Ne hyrjen e lokalit pa qe hyri Albani qe sa e pa Mikelin u nis ne drejtim te tij.
-E dija qe nuk do qendroje dot pa mua?
Foli Keli.
-Po pra po.
-Apo te mori malli per shoqen e re?
Vazhdoi ai duke ngacmuar Denisen.
-Ke ndonje hall?
Ktheu pergjigje ajo gjithe seriozitet.
-Po kam 3 halla, ci doje?
-He Alb, nuk rrije dot?
Nderhyri Bruna per te ndaluar sadopak ngacmimet qe po i bente Keli Denises.
-Jo, iku pedagogia.
-Paska qene padagogia qe nuk rrika dot pa mua ee?! Mire paska bere.
Nuk rrinte dot pa folur Keli perseri.
-Sa i bezdisshem qenka ky o Bruna. Kush e duro gjithe vitin.
Shtoi Denisa.
Lodhja, stresi i mesimeve, ndoshta dhe ai serioziteti i tepert qe e karakterizonte e beri Albanin te reagonte karshi sjelljeve te Denises.
-C'jane keto pergjigje kaq harbute qe ke o goc, ke gjithe kohen qe sillesh sikur te ishe lulja "mos me prek". Se sheh qe po ben shaka Keli, apo te pelqen te besh interesanten.
-Ouuu, nga varri u ngrite ti qe fole?
-Me mire nga varri, sesa me keto tru qe ke ti.
Perfundoi ai, situata u be me serioze, asnjeri nuk fliste me madje as Keli qe nuk kishte muhabet qe te mos nderhynte.
-Keli, ec levizim, nuk rrihet afer kesaj.
-Kjo ka emer, quhet Denisa, fshatar.
Bertiti kete rradhe ajo.
-Gjithsesi, nuk me intereson. Po nje gje te kesh parasysh, je femer, e ne respekt te ketij fakti po shpeton, se do e merrje vesh sa fshatar jam une.
Tonet u bene me te ashpra, gjeja me e mire qe mund te benin ishte te largoheshin qe aty. Nuk ishte ne tipin e Albanit te krijonte konflikte por urrente mosperfilljen dhe mendjemadhesine tek te tjeret.
Kapitulli nr 11.
"Ata Ishin Dy" - 11
Nuk e zinte vendi nga nervat, nuk ishte mesuar ti flisnin ne ate menyre, aq me teper nje mashkull. Shtrengonte dhembet nga inati dhe ne dore kishte celularin e Brunes.
-Do e thyesh po kujdes.
Foli Bruna sa per te thyer qetesine, po Denisa vazhdonte te njejtin avaz, duke e rrotulluar neper duar ate celular ndoshta mund te ruante pak qetesine pa u ngritur ne kembe e per te shkuar te Albi, per te shfryre nervat.
-Do te pendohet Bruna, te betohem qe do pendohet per fjalet.
-Aman o Deni dhe ti, perse nuk e pranon qe kishe faj. Ata jane cuna shume te mire, sidomos Albani. U bene ky i katerti vit me te, njehere se kam degjuar nje fjale te keqe nga ai, jo vetem me mua, po me asnje. Po nuk e...
-E mjaft dhe ti me keto brockulla, cun i mire ai. Tipin si gjyshi im.
E mbylli biseden Denisa kur pa qe drejt tyre po shkonin dhe Adela e Lela, vajza te grupit.
-Pershendetje Bruna!
-Pershendetje goca! Si kaluat?
-Mire, si zakonisht.
-Po ju prezantoj, Denisa keto jane Adela dhe Lela, shoqe dhe kusherira. Goca, kjo eshte Denisa.
-A po, na ke folur. Gezohem Denisa.
Foli Lela me dashamiresi. Denisa tundi koken, nuk kishte nerva ti fliste askujt. Vajzat vazhduan bisedat e zakonshme per leksionet, pedagoget qe do u jepnin lendet e reja, ndonje thashethem tek-tuk per miket qe kishin inat.
-Adela, si ecin punet me cunin e internetit?
Pyeti Denisa per te nderruar ato muhabete qe po e merzisnin sepse ishin gjerat qe perseriteshin ne perdite.
-Mire, si perhere, duhemi, grindemi e kshu me rralle.
Denisa qe akoma nuk kishte folur u be kurioze te dinte per ato qe degjoi.
-Si "cunin e internetit"?
-Jam njohur me njerin ne internet, kemi thuajse 6 muaj qe flasim.
-Edhe...?
-Ai jeton ne Itali, jemi lidhur. Duket njeri i mire.
-Une nuk e kuptoj kete lloj lidhje o goc! Ti je gjithe kjo femer, merresh me lidhje virtuale. Me fal qe po ta them e...
-Jo, s'ka gje. Nuk je e para qe ma thua, po ku e di une si u bene keto pune keshtu. Cdo gje nisi thjesht miqesi dhe ja...
Adela ishte e vetdijshme per riskun e situates, po c'te bente... e donte ate njeri.
Kapitulli nr 12.
"Ata Ishin Dy" - 12
Ishte ora 9.25 e mengjesit kur i doli gjumi.
"Mos, dreqi e mori. Iku ora e pare", mendoi me vete kur hapi syte, e urrente te humbiste oret. Te pakten te behet gati per te dyten, u ngrit me pertese drejt dritares. Dita dukej e mire dhe pse pak fresket... Zilja e celularit e shperqendroi, ishte hutuar duke pare sa kishte harruar fare te lante syte dhe te dilte. Ishte Keli.
-Urdhero?
-Te urdherofte nusja, po ku je?
-Ne shtepi, sa u zgjova!
-Do vish ktej?
-Po, po. Mungese mora?
-Jo, "mungese" jo, vetem "m" se nuk e zinte kutia gjithe ate fjale, ajt behu gati tani e nisu.
Qeshi me fjalet e tij, e adhuronte tipin e Kelit, nuk i behej vone per asgje, bente thjesht c'ti thoshte mendja e ti dhe asnjehere nuk kishte pare trishtim ne fytyren e tij. U be gati shpejt e shpejt dhe u nis, nuk duhej te humbiste oren e dyte. Ne shkalle takoi Hektorin, mikun e tij dhe pse shume i madh ne moshe, te tille e konsideronte. Ishte pronari i pallatit ku Albani jetonte me qera. E kishte ndihmuar ne shume raste me keshillat e tij, e mbante shume afer, pershtatej me situatat, me muhabetet, dinte te fliste.
-Mirmengjes Hektor.
-Mirmengjes Alban. Per ku me kaq nxitim?
-Shkolle, shkolle. Ika se jam me vone.
-Mire, kalofsh mire. A po, Alban, kur te kesh kohe ne darke eja me tako tek lokali im, do flasim per punen e punes qe kerkove.
-Behet gje?
-Ku ka gje qe s'do e beja per ty bir, flasim po ik tani.
I dha doren dhe u nis shpejt drejt shkolles. Zilja e telefonit e trembi, perseri e gjeti pa mendje. Ishte Keli perseri. ,
-He?
-Me fal qe po te merzis me kete lajm, po nuk ka ardhur pedagogia, hajde te lokali poshte.
E lehtesoi dhe njekohesisht ju be qejfi qe mungonte pedagogia, nuk kishte pike qejfi te qendronte ne auditor kete ore. E mira ishte te ikte te hapte syte me nje kafe... nuk ndihej aspak ne terezi qe diten kur i foli ashtu Denises, ndoshta e mira ishte ti kerkonte ndjese.
Kapitulli nr 13.
"Ata Ishin Dy" - 13
Akoma pa i dalur gjumi mire mendja i kishte shkuar te Marko, u ngrit shpejt dhe ndezi kompjuterin, ndoshta mund te ishte ne linje ose mund ti kishte derguar ndonje mesazh. Kishin kaluar dy dite qe nuk kishin folur, madje heren e fundit ishin zemeruar keq te dy, ajo sepse ne adresen e tij kishte gjetur nje postim te nje vajze ku i shkruante gjithe perzemersi Markos, kurse ai mbrohej me justifikimin qe xhelozia e saj e acaronte dhe mbi te gjitha kerkesa e saj e llogarise, ne fakt gjera te ketij lloji ishin perhere arsyeja e zenkave te tyre. E dinte dhe vet qe ishte gabim kjo lidhje, ajo akoma nuk e kishte pare nga afer, nuk e dinte shijen e puthjeve te tij, menyren e se si qendronte, gjestet e tij, atehere si kishte mundesi qe aq shume ndjente per te?! Akoma nuk e kuptonte se cfare e beri ta terhiqte aq shume, c'kishte brenda atyre shkronjave? Po nuk do i fliste vet pa i kerkuar falje dhe pa i dhene nje shpjegim te mire ai, kete here dukej e vendosur. Por... krenaria ra sapo vuri re qe ne linje hyri Marko.
"Nuk do i flasesh!", urdheroi veten. Duhet ta kuptonte dhe ai ate cfare ndjenje Adela, te ulte koken dhe te mesonte c'eshte 'te kerkuarit falje'. Ne profilin e tij u postua "Pink Flloyd - Wish you were here", e dinte Marko qe kjo ishte kenga e preferuar e Adeles. Zemra e saj shpeshtoi rrahjet, ju be qejfi. Ja, keto ishin gjerat qe e kishin bere te cmendej pas tij Adelen, ishte mashkull qe dinte pikat e dobta te nje femre, ato gjera cfare ajo do deshironte qe dikush te bente per te.
'Do flasesh apo si e ke hallin?', shkruajti me ne fund ai.
'Urdher ky?'.
'Jo, deshire'.
'Ja fola pra!', beri indiferenten ajo.
'Me ka marr malli!' 'Te te kishte marr me verte, flisje ne telefon ose dergoje mesazh'.
'Pse ti qe se bere nje gje te tille, do te thote qe nuk ma ndjeve mungesen?'.
"Po te dua sa jeten time o idiot, si s'ta paskam ndjere mungesen", mendoi ajo.
'Duhet te ik tani se kam mesim', u mundua te dilte nga situata, nuk donte ta jepte veten dhe te tregonte ate qe ndjente, jo me. Keto ishin fjalet qe thoshte zakonisht, nuk dinte ndonjehere te kerkonte falje, ta pranonte qe nuk ishte perfekt dhe qe mund te gabonte si gjithe te tjeret. Nuk ishte ishte dashur kohe per ta dashur, as distanca nuk kishte krijuar problem, thjesht e ndjente ate dhe ato qe ai thoshte. As nuk donte te mendonte ato qe vinin pas, e frikesonte e ardhmja pa te...'Mire zemer, flasim ne darke'.
Kapitulli nr 15.
"Ata Ishin Dy" - 15
Ditet ishin po te njejta per te, asgje e vecante. Kohet e fundit ne mendje shpesh kishte familjen e vet, i mungonin kujdesi i te emes, fjalet e te atit, madje dhe zenkat e Steles e Anit me njeri tjetrin qe aq bezdi i krijonin ndonjehere. Jo rralle here mendonte dhe ate nate qe ndryshoi rrjedhen e jetes se tyre, nuk ishte e lehte te perballoje nje humbje dhe nje fatkeqesi te tille, e vuante dhe pse kurre se mori vesh arsyen e saj. Nga mendimet e shkeputi hyrja me furi brenda e Kelit, zhurmaxhi si perhere.
-Akoma nuk je ngritur ti?
-Jo, pertoj. Pastaj te shfrytezojme fundjaven.
-Fundjava shfrytezohet duke dalur, pastaj gjej ndonje vajze se me je bere si prift.
Nuk i kishte terezite e shakave te Kelit, duhej te merrte te shtepise ne telefon per te hequr merakun, te dinte si ishin. Kaloi ne dhomen tjeter ndersa Kelin e la duke u munduar te bente ndonje gje per te ngrene, deri vone kishte dalur me Kristinen ne nje lokal nate, ndihej i lodhur. Ishte e cuditshme kur mendoje qe lidhja e tyre po linte mbrapa 2 javeqe ishte krijuar, nuk ishte ne tipin e Kelit te mbante lidhje ne me shume se 3 dite.
-Alb, takova Hektorin kur po vija lart, te kerkoi ty.
Tha Keli kur pa Albanin qe po dilte nga dhoma tjeter.
-U po, kisha harruar fare. Duhet te shkoj ta takoj.
-Tani?
-Jo pasneser, tani pra.
-E gjen tek lokali. Enisi nga behet?
-Ka dalur, ne kurs besoj. Ika, shihemi.
Nga karriga terhoqi xhaketen e zeze e hodhi kraheve, hapi deren dhe sa u be gati te dilte ne shpatull ndjeu nje goditje te fuqishme, dikush ishte perplasur me te.
-Ku i ke syte?
Degjoi nje ze vajze, ishte Denisa, vajza e grupit.
-Perseri ti? Nuk mund te besh dy pune ne te njejten kohe e di, dhe te ecesh dhe syte ne telefon.
-Heh, do na tregosh ti.
Kaq tha Denisa dhe u largua, e kuptoi qe faji qendronte tek ajo, po ne mendje nuk i shkonte per te kerkuar falje, aq me teper atij. Atij qe ne fakt ju duk shume simpatik sot, nuk kishte vene re perpara syte e tij te zinj, plot shkelqim. Po perseri ai ishte Albani qe ajo urrente.