histeria

cremaster

Primus registratum
histeria

E cila ishte lidhja midis vibratorëve dhe shëndetit? "Histeria", thotë Maines. Sot kjo fjalë nënkupton shumë gjëra, duke filluar nga të qarët e pandalshëm deri tek çmenduritë më të mëdha, por para vitit 1920 histeria kishte një kuptim të përcaktuar qartë. "Histeria atëherë do të thoshte 'sëmundje e mitrës'". Që nga fillimi i historisë të mjekësisë, kuruesit kishin vënë re se gratë, ndryshe nga burrat, nuk lëshonin lëngje gjatë seksit. Si rezultat, lëngjet e grumbulluara, të zëna në kurth brenda mitrës, shkaktonin lloj-lloj problemesh - dhimbje koke, prishje nervash, frikë nga çmenduria, histeri.

Me të njëjtin kuptim të thellë shkencor që çoi në lindjen e kësaj diagnoze, profesioni i mjekëve gjeti edhe kurën. Doktorët dhe mamitë filluan t'u bënin masazh organeve gjenitale derisa të arrihej 'paroksizma histerike', siç quhej atëherë orgazma, për të çliruar energjitë e ngecura. Nga fundi i shekullit 19, doktorët rekomandonin që gratë të shkonin te doktori cdo javë për trajtime të tilla.

Por detyra e sjelljes të një gruaje në orgazmë hante shumë kohë, nuk ishte dhe aq e thjeshtë, dhe bëhej e bezdisshme.... Kështu, në 1883, për t'ua lehtësuar punën e dorës doktorëve, Dr Joseph Mortimer Granville, një britanik, shpiku percetorin....

Artikulli i plotë, shumë zbavitës, gjendet në adresën:
http://www.wired.com/wired/archive/7.01/vibrators.html?pg=1&topic=&topic_set=
 
Top