Hiresia e tij, Baba Rexhebi

kastriot

Primus registratum
Hiresia e tij, Baba Rexhebi

I NJAJTI PERSON, DY VLERESIME : HIRESIA TIJ BABA REXHEB-I

Nga Mergim Korsha

Mbas një periudhe thuaj se gjysëm shekullore gjatë së cilës përkushtimi ndaj Atdheut u quajt krim, virtyti faj dhe erudicioni shkak dënimi, më në fund dita e zëvëndësoi makthin e asaj nate të tejzgjatur komuniste ! Në ktë kontekst, dekreti Presidencial me anën e të cilit i akordohet Hirësisë Tij Baba Rexheb-it titulli i lartë : NDERI I KOMBIT
rektifikoi pozicionin dhe e vendosi figurën e të ndjerit Baba Rexheb-it në altarin e njerëzve më të shquar të Kombit tonë së bashku me laureaten tjetër të këtij titulli, Nënë Terezën, Shqiptaren e Kalkutës !
Tani e tutje, falë këij Dekreti Presidencial, Baba Rexheb-i nuk do të jetë më "tradhë- tar i popullit dhe kriminel që i ka duart e lyera me gjakun e popullit", por do të njihet ashtu siç ishte, vërtet një shënjtor i gjallë ! Sado që të mundohem, nuk e besoj se do të mund ta sintetizonja më mirë Baba Rexheb-in, nga c'e ka bërë Hirësija Tij, Arbëreshi At Bellusci duke e portretizuar kështu :" ... në bisedat me të shihnje se kishe të bënje me një plak erudit nga goja e të cilit dilnin vetëm fjalë t' ëmbla të një shenjtori që ftonte për dashuri dhe vllazrim në mes njerëzve, fjalë mëshire dhe bujarie ..." !
Mendoj tani se Dekreti Presidencial, i mbështetur edhe nga pohimi i At Bellusci-t, flasin në mënyrë bindëse dhe venë në dukje tendenciozitetin e paprincip me të cilin e ngarkuan me epitete të pathemelta Baba Rexheb-in armiqt'e ç'do patrioti dhe intelektuali të ndershëm, "kalemxhinjët dhe fallsifikatorët e historisë", komunistët e Enverit !
Për Baba Rexheb-in, ndërmjet të tjerëve, edhe unë kam shkruar për shtypin, si në Shqipëri edhe në diasporë. Shkrimet kanë qënë përqëndruar kryesisht të vinin në dukje vlerat e Baba Rexheb-it. Por tani, me ktë Dekret Presidencial, mendoj se i erdhi koha që të traj- tohet nga një këndvështrim më i gjerë figura e Tij Madhore duke shikuar konkretisht përse vlerat si edhe virtytet e Tija binin ndesh me luftën që komunistët u bënin gjithë njerëzve të ndershëm si edhe intelektualëve të shquar. Nje tjetër profil i Baba Rexheb-it :
E kam parasysh si tani atë buzëqeshjen e hollë të Babait tek më shikonte me ata syt'e Tij të ëmbël dhe me thosh gjithe shpoti' " ... e more bir, ja që kini të bëni me një tradhëtar që i ka të lyera duart me gjakun e popullit !" Por me kalimin e kohës e vinja re se Babai e persë- riste jo rrallë ktë "pohim". E kuptova atëbotë se Babanë e mundonin kta epitete të rreme që i kishin atribuar komunistët e Tiranës. Gjith'ashtu e kuptova, dorë pas dore, se inati i komunis- tëve e kishte burimin në tre faktorë :
Së pari, se Babai ishte atdhetar i skajshëm. Së dyti, se qe mishërimi i virtytshmërisë. Së treti, se kish një erudicion të pa anë e të pa fund. Lidhur me patriotizmin e Tij mendoj se, pa asnjë egzagjerim, mund ta konsiderojmë një "etallon" në ktë fushë që nga rinia e tij e herëshme e deri në ditën që u nda nga jeta toksore. Më 1920, së bashku me Murshidin e Tij, ( udhëheqësin shpirtror ), Baba Selimin, i dërguan ktë telegram Qazim Koculit*, strategut të Luftës Vlorës që I hodhi italianët në det : " Shpirtrisht jemi me ju. Po na deshët edhe fizikisht, brënda një të ngrysure dielli edhe një lindjeje të tij, na kini në Kotë !"
Gati një çerek shekulli më vonë, tashmë i formuar plotësisht si karakter, Baba Rexhebi propagandon i palodhur, skaj më skaj Qarkut Gjirokastrës, për ndalimin e luftës vëllavrasëse nxitur nga partia komuniste, vegël e verbër e politikës sllave si edhe që populli të mos gabo- hej nga propaganda " nacional clirimtare " e Bedri Spahiut me Shemsi Totozanin që çuan në masakrën e Gërhotit. Aktiviteti i palodhur i Baba Rexheb-it me fjalën e Tij të ëmbël dhe bin- dëse, bëri të mundur që besimi fetar dhe mëshira religioze ti kundërviheshin propagandës së Bedri Spahiut me shokë që nxisnin për gjak ! Me gjith'atë ajo qe një periudhë gjatë së cilës për shkak edhe të rrethanave, nuk kishte as Baba Rexheb e as patriotë tjerë të shquar që të mund të shërbenin si busullë për ta ndaluar zhvillimin e ngjarjeve që sot, për të gjithë është tashmë histori !
Mendoj të ndalemi tani këtu dhe seicili të meditojë dhe të nxjerrë mësim nga virtyti dhe humanizni i Baba Rexheb-it : Gjatë njërit prej udhëtimeve të mija në Shqipëri, rastisi që u botua një shkrim "autokritik" i Bedri Spahiut. Pa hyrë në diskutime li- dhur me pikpamjen time rreth shkrimit, gjë që do na nxirrte jashtë teme, po përshkruaj ve- tëm faktet. Vajta në Teqe tek Babai dhe pasi biseduam pak rreth gjërave të përgjithëshme e të përditëshme, nxora nga xhepi dhe i tregova shkrimin e B.Spahiut. M'u lut që t'ja lexonja. Më ndiqte me vëmëndje të jashtëzakonëshme. Kur mbarova së lexuari, Babai kishte rënë në mendime të thella. E lashë deri sa ... u kujtua vetë. "Dëgjo bir", më tha, "gjatë gjithë je- tës jam lutur per Bedrinë, (Spahiun), me që ay ka shumë nevojë ti lutemi Zotit për të se ka shumë, shumë, krime e gjynahe për të larë. Kur vjen pleqërija, normalisht edhe njerëzit më ateistë fillojn'e besojnë. Me Bedrinë më vika edhe më keq se shoh që edhe në pleqërin'e tij të thellë, ay prap se prap gënjen dhe i transformon ngjarjet e prandaj e shoh se ay e paska akoma më shumë nevojën e lutjeve të mija ... " Me kaq, Babai "e mbylli " kapitullin "Bedri" dhe vazhduam muhabete të tjera. Në ktë çast un'e kuptova njerin prej mësimeve të Babait që dëgjuar e kisha në mënyre të përsëritur, por " bluar " nuk e paskam patur fare : Sa he- rë na e kishte thëne dhe përsëritur Babai se " ... lutjen ndaj Zotit t'onë e kemi për detyrë dhe unë nuk ka çast që të jem'i lirë e të mos ta shfrytëzoj për tu lutur. Por duhet dini se për ju, njerëzit e mij të mirë unë lutem shumë pak, në qoftë se krahasoni lutjet për ju me ato që bëj për njerëzit e këqinj e aq më shumë për ata që më kanë bërë keq. E sa më keq të më kenë bërë, aq më shumë lutem për shpirtin e tyre që t'ja u shpëtojë Zoti I Math. Kjo sepse njerëzit e mirë i ka vetë I Madhi Zot në konsideratë e kështu për ata mjaftojnë më pak lutje ...!"
Për sa u takon besimeve fetare, Babai kishte një vizion filozofik shumë të gjerë. Mund thuhet me plot gojën se Ay ishte një ekumenist i math. Ay përsëriste shpesh se që ti avite- mi Zotit duhet pa tjetër të ngrihemi mbi mjegullat tokësore, ta vazhdojmë ngritjen edhe mbi ret'e atmosferës dhe vetëm atëhere mund ta shohin të shtrirë para syve t'onë rrugën e ndri- çuar nga Zoti i vetëm i gjithësisë ! Ky mësim i Tij na e ndriçon plotësisht figurën e tij si një ekumenist i math ku motua Tij ishte : të gjithë monoteistët të njajtin Zot kanë !
Një ditë duke biseduar me Babanë rreth mistikës në përgjithësi, si edhe rreth asaj Isla- mes në veçanti, kur u fut në terrenin'e tij të preferuar që ishte Bektashizma, më shikoi the- llë në sy dhe tha : " Mbase të duket e egzagjeruar që unë rrij e rrij dhe papushim them se njeriu kryesisht duhet ta luftojë egoizmën e tij. E beson ti se ajo është si një mal i lartë që e kemi përpara syve, ndërsa Zoti është prapa këtij mali ! Po nuk e zhdukëm dot pengesën, nuk e shohim dot kurrë Zotin e Math !"
Deri tani u bindem katerciperisht se Babai "e kishte mbushur kupen" per ta quaj- tur kriminel dhe tradhetar, (duke qene atdhetar i perkushtuar). Nga ana tjeter ishte "e kjar- te si drita e diellit" fajesia e Baba Rexheb-it, (si njeri me virtyteshmeri te larte). E tani e kemi akoma me te lehte detyren qe te percaktojme se si kishte shume e shume aresye per ta bere Baba Rexheb-in te perzgjedhur per tu denuar !
Erudicioni i math që kishte Baba Rexheb-i ishte si një minierë diamantesh e cila në pamje të parë tregon vetëm grykën e saj të hyrjes. Duhet futesh në galerit'e saja, thellë e më thellë, me "profesionalizëm", që ajo të shpalosë përpara syve të gjitha xhevahiret e çmu- ara që përmban ! E theksova kalimin "me profesionalizëm", sepse jam i bindur që edhe pa- ra syve të mij Baba Rexheb-i ka shpalosur aq erudicion sa për të mos më fyer mua nga ana e përgatitjes kulturore. E ktë e kuptoj tani, duke i kujtuar në mënyrë retrospektive të gji- tha bisedat që bënim me Babanë, gjatë të cilave zinte në gojë një nga shumë maximat e të Madhit Haxhi Bektash Veliu, që thotë : " Para të paditurit kurrë mos u trego i ditur se është si ti paraqitesh të pangrënit i ngrënë !" Gjatë një bisede me Babanë një ditë, se si m'u mbush mëndja dhe e pyeta : " ... sot që zotrote i kalove të 90-tat, a mund të më bësh një krahasim lidhur me livelin e dijeve që ke zotrote sot me horizontin që kishte Baba Selimi, (udhëheqësi shpirtror dhe njëkohësisht dajiu i Baba Rexhebit), në kohën që u ndave prej Tij në fundin e vitit 1944 ?" Baba Rexheb-i buzëqeshi, më shikoi thellë në sy dhe m'u përgjigj : " As që mund krahasohet liveli i dijeve të mija me të Baba Selimit, more bir". Insistova së rishmi duke the- ksuar që Babai ta linte më një anë modestinë e të më fliste sikur fliste për një person të tretë. Kur ay e pa se unë isha i vendosur "t'i a gjenja fundin muhabetit", u mendua thellë e filloi të flasë qetë, qetë "... që të bindesh ti se për sa i takon livelit të dijeve Baba Selimi qëndronte shumë më lart se sa unë sot, do të arsyetojmë bashkë : Baba Selimi e njihte persishten shu- më më me themel se sa e njoh unë. Edhe turqishten, si atë osmanen e gjith'ashtu modernen, i njihte më thellë se unë. Arabishten, gjith'ashtu, ay e përkthente me të gjitha finesat e saja. A të mbushet tani mëndja more bir se Baba Selimi i kishte më të përsosur të gjithë çelësat për ti hapur dyert e ndryshëme të mistikës bektashjane ?! Prandaj, tani duhet ta vazhdoj bisedën duke e shtrirë edhe duke e perifrazuar, dishka. Sipas mistikës bektashjane, gjëja më e madhe nga ç'do gjë janë Dija dhe Butësija. Me dije dhe njohuri gjen rrugën e Zotit. Me butësi duron vuajtjet nga turma ! E tani nuk ësht'e vështire të kuptosh se sa më i pajisur që të jesh me dije dhe njohuri, aq më kollaj e ke ta gjesh rrugën e Zotit ! Prandaj Baba Selimi i kishte shumë më të përsosura mjetet për ta gjetur ktë rrugë !" Atëhere i thirra mëndjes dhe kuptova se sa të gjerë dhe të thellë e kishin erudicionin e tyre mistik këta dy mjeshtra të mistikës bektashjane !
Për ti dhënë fund edhe këtij profili të ri të Baba Rexheb-it trajtuar në ktë shkrim, nuk mun- dem ta kaloj në heshtje edhe një fakt : Pa patur ndërmënd ktë herë ta trajtoj figurën e Ramiz Alisë, dua vetëm të kujtoj se me rastin e vdekjes Shefqet Peçit, ay u shpreh për figurën e Baba Rexheb-it me po atë mllef siç e kishte trajtuar për gati gjysëm shekulli propaganda gënjeshtare komuniste, ( që ay vetë e drejtonte ). Nisur nga fakti se propaganda është propagandë kurse faktet janë fakte, ftoj lexonjësit e ktyre rradhëve të gjykojnë vetë rreth figurës me përmasa fizike të imëta të Baba Rexheb-it, por kollos për sa i përket vlerave morale e atdhetare të tija ! Ndërsa për Ramiz Alinë do të thonja se, mbi gjysëm shekulli të shkuar, i influencuar nga disfata që shoqëronte Bedri Spahinë, (shokun e tij të armëve - lexo të krimeve), kur ky i fundit ba- llafaqohej me personalitetin e Baba Rexheb-it, ishte e natyrëshme që Ramizi të mbante ison e "Vishinskit" të ardhëshëm të gjyqeve speciale. Por të vazhduarët me shpifje edhe mbas gjysëm shekulli nuk ka shpjegim tjetër veç se me thënjen latine :
Errare humanum est sed perseverare diabolicum, (Të gabosh është njerëzore por insistimi në gabim është djallëzor). Me gjith'atë edhe Ramizi mirë bën që vjell vrer për Baba Rexheb-in, se ky i fundit, ashtu si bënte për Bedrinë, do të jetë lutur edhe për Ramizin !

* Qazim Koculi - Mbaruar Shkollën e Lartë të Admiraliatit në Stamboll. Gjatë Luftës Vlorës më 1920, qe strateg dhe udhëheqës ushtarak i palës shqiptare. Mussolini kurrë nuk e harroi ktë fakt dhe mbas 23 vjetësh ngarkoi vrasës gjakftohtë-profesionistë të cilët i bënë atentat edhe e vranë ktë patriot të shquar.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Leo the qe nderrove nick pasi ai i pari u be boze. Me sa shoh une problemi nuk qenka tek nicku qe perdor por tek ty vete. Nqs do te ishe vertet patriot ashtu si deshiron te tregohesh ndonjehere nuk do te shkruaje vazhdimisht shkrime qe tregojne vetem percarje kombetare. Vetem dy gjera i ke perzemer per te folur ketu ne kete forum ti - tregimi bastard i jugut, persekutimi qe gjasme i paska bere ai veriut dhe denigrimi ne cdo rast i myslimaneve shqiptare. Nje qe eshte patriot nuk i ben keto qe ben ti Leo. Edhe se ato qe flet ti mund te kene ne veteveta edhe disa te verteta, perseri nje qe eshte nacionalist shqiptar nuk i potencon keshtu si ty. Me pare te shikojme ato qe na bashkojne vella e me pas ato qe na ndajne. Shpresoj te me kesh kuptuar!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Nëse është fjala për bektashinë që ka jetuar dhe udhëhequr teqen në Çikago (mos gaboj) e që ka shkruar librin e shkëlqyer - Bektashizmi dhe misticizmi islam - nuk e di a e citova drejt, por atë liber e kam lexuar dhe më ka mbetur në vendlindje, është personalitet shumë i shquar Shqiptar, dhe e meriton titullin nderi i Kombit.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb] Leo the qe nderrove nick pasi ai i pari u be boze. Me sa shoh une problemi nuk qenka tek nicku qe perdor por tek ty vete. Nqs do te ishe vertet patriot ashtu si deshiron te tregohesh ndonjehere nuk do te shkruaje vazhdimisht shkrime qe tregojne vetem percarje kombetare. Vetem dy gjera i ke perzemer per te folur ketu ne kete forum ti - tregimi bastard i jugut, persekutimi qe gjasme i paska bere ai veriut dhe denigrimi ne cdo rast i myslimaneve shqiptare. Nje qe eshte patriot nuk i ben keto qe ben ti Leo. Edhe se ato qe flet ti mund te kene ne veteveta edhe disa te verteta, perseri nje qe eshte nacionalist shqiptar nuk i potencon keshtu si ty. Me pare te shikojme ato qe na bashkojne vella e me pas ato qe na ndajne. Shpresoj te me kesh kuptuar! [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Une nuk i njoh vepren intelektuale, por di se i dedikohet radikalizimi i fshatit Lazarat kunder ushtrise Nacional Clirimtare. Pasi i mpiu mendjen dhe i beri fetare te pasionuar lazaratasit e pashkolle, u kendonte [astaj kengen e merise kunder te pafeve "partizaneve". Keshtu Lazarati u kthye ne nje nga fshatrat me kolaboracioniste me pushtuesit e huaj dhe partizaneve u eshte dashur te luftojne shtepi me shtepi per ta marre lazaratin nga Ballistet dhe Gjermanet.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Zoti kapiten Albania

<ul type="square">
[*]Leo the qe nderrove nick pasi ai i pari u be boze. Me sa shoh une problemi nuk qenka tek nicku qe perdor por tek ty vete. Nqs do te ishe vertet patriot ashtu si deshiron te tregohesh ndonjehere nuk do te shkruaje vazhdimisht shkrime qe tregojne vetem percarje kombetare. Vetem dy gjera i ke perzemer per te folur ketu ne kete forum ti - tregimi bastard i jugut, persekutimi qe gjasme i paska bere ai veriut dhe denigrimi ne cdo rast i myslimaneve shqiptare. Nje qe eshte patriot nuk i ben keto qe ben ti Leo. Edhe se ato qe flet ti mund te kene ne veteveta edhe disa te verteta, perseri nje qe eshte nacionalist shqiptar nuk i potencon keshtu si ty. Me pare te shikojme ato qe na bashkojne vella e me pas ato qe na ndajne. Shpresoj te me kesh kuptuar!
[/list]

Kur me the vella ne kete pjese shkrimi, u clirova.
Por kur shikoj njerez qe vellazerine e krijojne mbi kulturen shqiptare dhe sidomos te atyre qe edhe me kushurinjte e pare dhe dyte martohen dhe ne vend te fjales, tregojne hurin, ne vend te mendjes perdorin kembet,me ata qe edhe se ka mberritur deri ketu civilizimi, mbulohen me copa sikur te jene njerez me maska etj, etj, bej cudi qe qenkam shqiptar.

Nejse ata qe bejne gjera te tilla, nuk paguajne me koken e tyre, por populli eshte ai qe paguan ne fund te fundit.

Sinqerisht ju e keni kuptuar vete zoti Kapiten
qe gjate qendrimit tim per me shume se 7 muaj, as qe nuk i jam afruar fare Teologjise.

Jane keta qe mbi shqiptarin e vertete qe lehin dhe kan lehur historikisht, percajne shqiptaret.

Tashme diagnoza ime nuk ka nevoje me per te kuptuar se cka po ndodh me kete vend bordello.

Kastriot vazhdo i qete.
Nuk te trazoj me , as ty dhe askend.
Me vjen keq vetem per vendin tim, qe edhe nje bordello nuk ka kaq shume kurva qe i sherbejne klientave.

Leo une quaj dhe konsideroj shqiptar pa marre parasysh se cfare feje i perkasin. Gjeja e fundit qe shoh eshte feja dhe kete jo per keq. Pra per mua jane te gjithe ashtu si te thashe. Ndoshta ata qe jane i fije komuniste nuk i kam aq me qef, prap jane shqiptare dhe kjo vetem ne nivelin e muhabetit se per te tjera nuk hyjne fare ne laps idete dhe ideologjite. Ti kam vene re qe mundohesh shume, ben shume shkrime te gjata, por per fat te keq ne shumicen e rasteve lodhesh kot. Shkruan per gjera qe nuk kane shume vlere, qe jane demtuese apo qe jane thjesht humnje kohe. Je i djathte dhe monarkist, ashtu si dhe une dhe per kete duhet te jemi ne nje krah dhe jo te rrime te flasim per gjera te kota. Duke bere keto jo vetem qe lodhim veten, por i leme vend kominstave te tipit Martin, Malsor etj. Kur shume mire mund te merremi me to. Pra nqs do degjoje keshillen time. Leri muhabetet qe sjellin percarje krahinore-kombetare si dhe ato fetare. Merru me ata ndaj te cileve duhet te merremi. Jane ata problemi i vertete dhe jo ata qe jane myslimane apo labe, came etj si keto. Gjithe te mirat:
 

kastriot

Primus registratum
Re: Hiresia e tij, Baba Rexhebi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[QB] "Zoti kapiten Albania............
Kur me the vella ne kete pjese shkrimi, u clirova.
Por kur shikoj njerez qe vellazerine e krijojne mbi kulturen shqiptare dhe sidomos te atyre qe edhe me kushurinjte e pare dhe dyte martohen dhe ne vend te fjales, tregojne hurin, ne vend te mendjes perdorin kembet,me ata qe edhe se ka mberritur deri ketu civilizimi, mbulohen me copa sikur te jene njerez me maska etj, etj, bej cudi qe qenkam shqiptar...............
Kastriot vazhdo i qete.
Nuk te trazoj me , as ty dhe askend...."


Nardi, gjermanet kane nje fjale te urte popullore qe thote:

"AI QE TREGON ME GISHT TE TJERET NUK DUHET TE HARROJE SE NJEKOHESISHT TRE GISHTAT E TJERE TREGOJNE NGA AI VETE"


Kastriot
 
Top