Zagrebi vendosi të heqë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë duke filluar që nga 1 janari.
Kroacia ishte vendi i fundit i rajonit që liberalizoi hyrjen për shqiptarët, duke ndjekur vendimin e Serbisë në nëntor dhe të BE-së në 15 dhjetor.
Tashmë shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë vetëm me pasaportën e tyre edhe në të gjitha vendet e Ballkanit.
Shqiptarët mund të qendrojnë 90 ditë pa patur nevojë për një vizë si dhe mund të kalojnë tranzit përmes Kroacisë vetëm më pashaportat e tyre.
Përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndeti vendimin e qeverisë kroate që sipas saj do t’i shërbejë intensifikimit të marrëdhënieve njerëzore, kulturore e ekonomike.